Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË

Shko poshtë

Vullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË Empty Vullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 12:01 pm

Vullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË 383807_2169399845716_1568334934_31564135_246947949_nVullnet Mato:TELEFONAT SHPËTIMTARË 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

TELEFONAT SHPËTIMTARË

Gëlojnë telefonat rinor,
nëpër fole xhepi të gjalla,
me gjysma puthjesh
dhe pëshpërima përkëdhelje,
ku zërat delikat të vajzave
shushurijnë si gjinkalla,
drejt djemve qukapikë
të dashurive paralele.

Vërshojnë nëpër qiell
drithërima tonesh,
me tringëllimat e papritura
të zhuzhakëve gjahtarë,
që nisin zërat nga larg
mbi shina elektronesh:
-Alo, sonte të pres patjetër
në takim moj gjinkallë!

Galat dhe gallofët zyrtar
krokasin pa pushim,
me tone dhe klithma
urdhërash elektronik.
Shtyjnë minutat dhe orët
telefonave pa kursim,
paguar nga thesi i madh
i buxhetit publik.

Ndryshe telefonat familjarë
me rrokëzimin e copëtuar,
nga nxitimi i përhershëm
i limiteve të rrepta,
ngjajnë me breshërimat
e harabelave të shqetësuar,
ndjekur nga skifterët
e sekondave të tepërta.

Eh, të mos peshonte
superfitimi i pronarit,
mbi zërin shpëtimtar,
që këmbët lehtëson,
qetësohej paksa ankthi
i trurit të qytetarit,
nga lubia e çmimeve
që kuletat gllabëron!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi