Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi

Shko poshtë

Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi Empty Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 12, 2011 12:32 am

Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi 390063_10150449201133186_678723185_8492017_494405011_nKristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA-RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-Joniana Merjo Marqeshi 211458_678723185_2799306_n

Kristaq Shabani:LNPSHA “PEGASI” ALBANIA RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
Joniana Merjo Marqeshi


I fokusuar libri poetik “Thellësive të tua “

Një përsiatje në piketizimet ngulura për një arkitekturë të bukur
nga Kristaq F. Shabani I.W.A, A.O.M, W.P.S

“Joniana Merjo Marqeshi në nismën e saj poetike ka një shprehje sinqeriteti dhe pastërtie, e cila, sigurisht, duke u plotësuar me mbresat e jetës na jep fillimet e një profili poetik”.
Kështu e motivonte poezinë e Joniana Merjos poetja e mirënjohur shqiptare, Mimoza Ahmeti, në vitin 2004, me daljen e librit të saj poetik dhe, natyrisht, ajo kishte të drejtë për fillesën e një profili poetik. Tashmë Joniana ka formuar këtë profil original, si gjithmonë me nuhatjen, individualitetin e saj, preferencat dhe daljet në arenë poetike. Pritësia, studimi, këndvështrimi nga një pikë lartësie si dhe dhënësia e mendimeve edhe nga krijues potencialë të huaj për poezinë e saj konkurruese, rizgjoi dhe qëndrimin tim ndaj këtij profili poetik…



Dimër
Është ftohtë sot,
edhe pse nuk fryn ,
nuk ka shi,
borë,
acar,
ka dimër njerëzish,
nën një shtet të marrë…
Një zbulesë kjo thënësi troçe, guximtare e një vlimpërvlimi jetësor, një “atakim” interesant dhe kundërtor i dimrit natyror me dimrin social …

Ndërtesat poetike vijon të arkitekturoren me gdhendësi dhe me ndjesi :
Murgu
Nëpër rite fetare,
trupi, i kërkon pastrim shpirtit.
Rebelues shpirti në anën tjetër,
i lufton me ritin e vet trupin…
Kontrastim përsëri interesant duke kontrastuar gjendje marrje dhenie dhe fytyrëzim të dytë rituali te murgërirat …
*
Ekstazimi përshkruhet me ngjyrim dhe me dy përfaqësim ngjyrash (kafe –gri)

Ekstazë

Kemi rënë në ekstazë,
kombinuar ngjyrat kafe-gri,
ti shtrirë mbi tokën,
unë penetruar reve ,
gati për shi

Në këtë poezi flet syri fshehur, por kundrues i aftë, i mpulsuar nga inteligjentja poetike; panoramika tokë- re dhe pozicionimi aktiv i kundrimit relatues me figurim simbolik.
*
Ideja e risisë, apo e “antirisisë”… shprehet psikologjikisht dhe profetikisht në një krijim të ndërtuar me protagoniste merimangën - hartë, si dhe pjellshëria merimangë. Në poezinë ” Bashkëjetesë” Joniana sprehet:
Gishtrinjtë lodrues
në harta merimangash.
Merimnga që pjellin
gishtrinjve të rudhosur
nga koha e pritjes,
sa shumë vite
në prehërine njëra - tjetrës,
dora dhe merimanga
përqafohen,
shtrëngohen,
ngjiten.

Një proces evolues, i cili s’realizohet me shpejtësi, por që në fillesë ka realizim sa hap dhe mbyll sytë. Evoluimi kalon në një diagramë: gishtrinj, prehër, dora dhe dy gjendje dhe një “ ngjitësi” fat apo mos fat, sajon simbiozën . Këtë e kupton vetëm pikëpyetja apo , pikëçuditsja!…
Lexuesi inteligjent e kupton këtë diagramë , e kupron këtë skicim prepitues dhe merr mesazhin e bashkëjetimit… simbiozik.
*
Pikëzimi lirik I Merjos është interesant, i cili tregon dhe rritësinë moshore dhe dalje nga mbërthesat…

Deti
Kur më puthje,
kisha turp nga deti…
Një ditë, ai e kuptoi…
Mbylli sytë dhe fjeti…


Një rrëfim mbajtësmendës: Tre protogonistë: një aktiv, një pritës dhe i treti “mbyllës” sysh q ësheh me mendim për të hapësiruar puthërimi…
*
Në poezinë e Jonianës vëren trajta dhe precipitime të nocioneve gjeometrike, të cilat, pavarësisht se në ndërthurje të kësaj poezie, apo thjesht në lindjen e saj mund të kenë influencuar për “barrëzim” trajta vijash, konture e tjerë, ajo ka përqasje me letërsinë e moderuar matematikore, ku prezenca edhe e vizatuar, por edhe e thenë janë prezente:

Cili jeni

Nuk po të njoh
më .
J e kthyer në kontur..
Vijëzim i çuditshëm ,
Kryq
i varur në mur.


Shprehësia këtu ka dhe dyshimin dallues…

*
Tërësia e fenomenit psikik është fare prezent , madje mund të themi bashkëshoqërues, i cili del me nuhatje nga qëndrimi psikik, që, pasi lind është veprues dhe finalizues i mendimit aktiv, duke e startuar këtë… si një mekanizëm precizional.

Ç‘të bëj me ty

Më var në heshtjen
Tënde
dhe unë s’di ç’të bëj.
Përtyp ngadalë vetveten
se s’di,
heshtjen të trëmb…

*
Poezia e Peizazhit e trajtuar me notën e fortë në partituë, kur pret një dalësi thjesh peizazhore, të rrëmbehesn nga një gjendje tjetër , që vjen si rrjedhojë e veprimit të “reve “ të katërsimbolizuara. Luhet në arenë kushtesh klimatike dhe frymëmarrësi njerëozre dhe me similitudë…

Përgjysmë
Retë e hëngrën Qiellin.
Të tejngopua, lanë
tek- tuk
ndonjë kafshatë..
Me bark të fryrë
nga ushqimi I klatër,
tani histerike,
tallin Qiellin
e mbetur handikapat…
*
Sinqeritreti fitues I të dy palëve përfituese shprehet :
Tek puthja trëndaflin ( dysimbolizim), çelësia dhe forca e puthërimit, ku petalja dhe trëndafili sjellinpërmastime dinamike të botës dhe të trajtës njerëzore…

Të çela trupin
nën një puthje.
Vetëprangosa
kryeneçësinë time
deri në përulësi.
E ti petalbukur më fale
nga vetja si lëmosë,
pakëz fare koketëri.


*
Në poezinë e Merjos lëviz gjithë jeta , kujtesa, ardhmëria dhe procesi shihet me sy kritik, ndaj përfundesa është e drejtë….
Ndërrimi
Statuja antike, varrosur
në zemrën e një varreze
të gjallësh,
ku manekinët maskohen,
në frymorë, si frymorë.
Statujat atëherë
marrin jetë ,
njerëzit vdesin
Vetëm manekinët
nuk ndryshojnë…
Përfundesë
*

Sikur Joniana të latojë, të gdhendë më tepër; sikur ajo në poetikën e saj me këtë stil të luftojë akoma më shumë për prezencën e simbolizimit, atëherë çfarë duhet të ndodhë në këtë kuartet ?!...
Retorizmi na ndihmon në kësisoj rastesh…Unë pres daljen e kreaturës së re nga talenti…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi