Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:17 pm

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash


BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Kukes_varreza-490x320
Varreza në Kukës, ku sipas BBC-së, dyshohet se janë varrosur disa nga viktimat e UÇK-së



Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës të vitit 1999. Detajet nga ajo që ka ndodhur nëpër këto kampe, dalin në pah tek pas dhjetë vitesh.

Nga Altin Raxhimi, Michael Montgomery, Vladimir Karaj, BalkanInsight më 09.04.2009 në ora 10:28

(Updated) Në një kompleks industrial të vjetruar, me xhama të thyer dhe allçi të rrjepur, pulat sillen vërdallë për të gjetur ushqim, kurse dy kamionë qëndrojnë në mes të oborrit të rrethuar me depo të ndryshkura dhe një ndërtesë dykatëshe gati të shkatërruar.

Në mes të këtij kompleksi është një kasolle druri e cila dikur ka shërbyer si zyrë e një fabrikë që ka prodhuar gjithçka, prej kapanxhave e deri te ashensorët.
Por, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mars – qershor 1999, ky objekt ka shërbyer për një tjetër qëllim. Forcat guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, e kishin okupuar për ta shfrytëzuar si bazë për të përkrahur operacionet e tyre në Kosovë.

Fabrika nuk ishte thjeshtë vetëm një bazë për guerilët që po luftonin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit për ta pavarësuar Kosovën nga Serbia.
Ajo kishte marrë një qëllim më të ligë: qindra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, mbaheshin aty, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur akoma. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.

Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë së paku 18 persona, kurse disa të tjerë, më vonë, janë shpëtuar nga trupat e NATO-s.
Duket se qendra në Kukës ka qenë njëra ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar nga një objekt në tjetrin.
Edhe pas intervenimit të NATO-s, një kamp ka vazhduar të funksionoj në Baballoq, në Kosovë, ku janë mbajtur rreth 30 serbë dhe romë, për të cilët akoma nuk dihet se ku janë. Sipas katër burimeve, serbë të kidnapuar në Kosovë, mund të jenë mbajtur në kampe tjera në Shqipëri.

Emrat e disa të dyshuarve si kryes të e këtyre veprave kanë qenë të njohur për UNMIK-un për kohë të gjatë.
Njëri nga të përfshirët, tash mbanë pozitë të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës, ka zbuluar Balkan Insight.
Në ndërkohë që Bislim Zyrapi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në Kukës, ka thënë për Balkan Insight se në bazën në fjalë, si dhe në rrethinën e Kukësit, nuk janë vrarë civilë.

Dy nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së, në intervista të ndara për BBC-në, po ashtu kanë hedhur poshtë të gjitha këto pohime.
Hashim Thaçi dhe Agim Çeku i kanë thënë BBC-së se ata nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë burg të UÇK-së ku të burgosurit janë keqtrajtuar apo ku janë mbajtur civilë.
Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni se ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla. Ai ka shtuar se keqpërdorime të tilla kanë qenë ‘minimale’.

Gjeneral Çeku ka thënë se UÇK-ja ka zhvilluar “luftë të pastër.”
Por, Jose Pablo Baraybar, ish shef i zyrës për persona të zhdukur dhe forensikë në UNMIK thotë: “Ka njerëz të gjallë të cilët kanë qenë të burgosur në atë kamp në Kukës. Këta njerëz kanë parë njerëz të tjerë aty, shqiptarë dhe jo-shqiptarë. Pjesëtarë të udhëheqjes së UÇK-së kanë kaluar nëpër atë kamp. Shumë emra janë përmendur dhe do të thosha që ky është një fakt.”
Baraybar ka ndjekur gjurmët e personave të zhdukur në Kosovë dhe përtej kufirit në Shqipëri.
Karin Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për Balkan Insight se EULEX-i është në dijeni për pohimet rreth rastit të Kukësit dhe se prokurorët po i shikojnë dëshmitë për të parë nëse mund të ngritin aktakuza.

MERCEDESI I VDEKJES


Zbulimet për kampin e Kukësit në veri-perëndim të Shqipërisë bazohen në intervista me disa burime: dy dëshmitar okularë – një ish i burgosur dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, shënime nga një varreze në Shqipëri dhe dokumente të OKB-së në të cilat kemi qasje e të cilat japin detaje nga dëshmitë e të keqtrajtuarve në Kukës.
Së bashku, ato paraqesin pamje të një regjimi brutal burgu që është në kundërshtim me pohimet e ish-liderëve të UÇK-së të cilët thonë se i kanë respektuar konventat ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe asnjëherë nuk kanë mbajtur civilë.

Abuzimet në Kukës mund të mos kenë qenë raste të izoluara. Sipas ish-luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë folur për Balkan Insight, si dhe sipas dëshmive të pavarura dhënë hetuesve të OKB-së, UÇK-ja ka mbajtur një rrjet të zgjeruar të së paku gjashtë burgjeve sekrete në bazat e tyre në Shqipëri dhe në dy baza që i kanë pasur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.
Këto burgje, shumë prej tyre afër bazave të UÇK-së në Shqipëri, janë përdorur për hetime dhe marrje në pyetje, procese këto që kanë përfshirë rregullisht torturimin, thonë burimet e intervistuar për këtë artikull.

Shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së janë krenarë për luftën e tyre me forcat serbe, aksionet e përgjakshme të të cilave kanë detyruar ikjen masive të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.
Por disa thonë se janë ndjerë të turpëruar nga veprat që disa komandantë dhe liderë të UÇK-së kanë bërë në emër të luftës.
“Në atë kohë nuk dukej e çuditshme,” thotë një ish-ushtar i UÇK-së, i cili i ka parë ngjarjet.

“Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjëra që u janë bërë civilëve të pafajshëm kanë qenë gabim. Njerëzit që i kanë bërë këto gjëra bëhen sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe vazhdojnë ta lëndojnë popullin e vet, shqiptarët.”
Një tjetër dëshmitar okular, shqiptar i Kosovës, thotë se është mbajtur në Kukës nën pretekstin se ka qenë spiun i Serbisë, pandehje të cilën ai e mohon fuqishëm.
Ky njeri, që dëshiron të mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parë ushtarët e UÇK-së duke keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit në këtë bazë me javë të tëra, shpesh nën mbikëqyrjen e oficerëve të UÇK-së.

“I kam parë njerëzit tek rriheshin, thereshin, dhe goditeshin me shkopinj,” thotë ai. “Kam parë njerëzit të lënë pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë. I kam parë arkivolet tek hidheshin nëpër varre. Kam parë njerëz të vrarë.”
Ky njeri pohon se shumica e të burgosurve në Kukës kanë qenë civilë, kryesisht shqiptarë që akuzoheshin se punojnë për regjimin e Millosheviqit, dhe disa romë. Ka pasur edhe disa ushtarë të UÇK-së, të burgosur për shkaqe disiplinore.

Sipas të dy burimeve, tre nga të burgosurit kanë qenë femra shqiptare të Kosovës. Dy kanë qenë rome nga Prizreni. Të tjerët kanë qenë meshkuj shqiptar të Kosovës, nga mosha 20 deri në moshën 27 vjeçare, të gjithë të akuzuar për bashkëpunim me forcat serbe. Një i burgosur ka thënë se ka dëgjuar britma në gjuhën serbe nga të burgosurit që po torturoheshin në një distancë të vogël nga kompleksi.
I burgosuri thotë se ka dëgjuar ‘njerëzit duke bërtitur dhe çirrur derisa po torturoheshin dhe kam mundur të dalloj qartë se atje po flitej gjuhë amtare serbe.”
Ai thotë se disa të burgosur shqiptarë janë vrarë apo rrahur deri në vdekje në bazë derisa të tjerët janë larguar me një Mercedes të verdhë. Një i burgosur shqiptar ka vdekur para tij, kurse pesë të burgosur të tjerë pasi janë goditur me armë zjarri në këmbë dhe janë lënë pa mjekim.

Shënimet e varrezës në Kukës ndriçojnë rastin e njeriut që ka vdekur pasi është goditur me armë zjarri në këmbë.
Sipas shënimeve të varrezave, ai është varrosur katër ditë para se forcat serbe të largoheshin nga Kosova më 10 qershor 1999, në pjesën e varrezave të rezervuar për shqiptarë të Kosovës të cilët kanë vdekur në Shqipëri gjatë konfliktit.
“Sa herë e kam parë atë Mercedes të verdhë, dikush është marrë me të dhe më nuk e kam parë atë njeri,” thotë ai. “Nuk janë gjetur kurrë.”
Ky ish i burgosur thotë se beson se njerëzit janë mbajtur aty për arsye të ndryshme, si p.sh. hakmarrje dhe lakmi, si dhe për arsye se janë pandehur të kenë qenë spiunë të Serbisë.
Një i burgosur ka punuar si polic në qytetin perëndimor të Gjakovës nën regjimin e Millosheviqit. Ai është marrë në këtë Mercedes të verdhë dhe që atëherë nuk është parë më. Një tjetër ka qenë mësues, i cili është mbajtur për arsye se ka pasur leje për të bartur armë nga autoritetet serbe.

Ish i burgosuri thotë së beson se më shumë se 25 persona janë mbajtur aty nga marsi deri në qershor të vitit 1999.
Të burgosurit kanë qenë kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth. UÇK-ja i ka kapur ata nga turmat e kosovarëve kanë arritur në Kukës gjatë periudhës së luftimeve. Sipas të dy burimeve, së paku një nga ta është arrestuar në Durrës apo Lushnje, në Shqipërinë qendrore.
Një i burgosur kujton një të burgosur tjetër, shqiptar nga Kosova, duke u thënë trupave në oborr nga dritaret mbyllura se nëse e vrasin atë, ai ka gjashtë vëllezër që do t’ia marrin hakun. “Çka do të bëni me ata?” i pat sfiduar ai.

Sipas burimeve të njëjta, dhe dokumenteve të UNMIK-ut gjatë hetimit të rastit, menjëherë pas luftës disa nga të mbijetuarit janë transferuar në qelitë e stacionit policor në Prizren, Kosovë.
Më 18 qershor, ata dhe të burgosur tjerë nga UÇK-ja në Prizren janë liruar nga trupat gjermane të KFOR-it të cilët e kanë bastisur ndërtesën.
Burime të njëjta vlerësojnë se 18 të burgosur mund të jenë vrarë në Kukës.
Burimi që ka qenë ushtar i UÇK-së, thotë: “E kuptoj që kanë bashkëpunuar me serbët dhe kanë shkaktuar shumë dëm. Kjo do t’i tërbonte njerëzit kur mendon për masakrat që po ndodhnin në anën tjetër të kufirit. Por ata janë trajtuar në mënyrë brutale. Nganjëherë më vinte keq për ta.”


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Re: BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:20 pm

Ish i burgosuri me të cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjë nga të burgosurit ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me njësitë vrastare serbe.
“Edhe nëse kanë merituar të ndëshkohen, askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë [torturë] dikujt [tjetër],” thotë ai. “Askush nuk ka të drejtë t’ia bëj atë një qenie tjetër njerëzore.”

RRJETI I KAMPEVE

Kukësi ka qenë vend me rëndësi strategjike për UÇK-në. Armët, uniformat, paratë dhe rekrutët e rinj kanë kaluar nëpër këto depo dhe ndërtesa.
Baza ka qenë e rëndësishme edhe për policinë ushtarake të UÇK-së, e cila supozohet se ka mbledhur të dyshuar nga masa e civilëve që largohej apo ishte dëbuar nga forcat serbe për në Shqipëri.
Sipas disa policëve që i kemi intervistuar, një njësit i Ushtrisë Shqiptare i stacionuar në bazën e Kukësit e ka ndihmuar UÇK-në në organizimin e operacioneve të policisë ushtarake.
Duket se Kukësi ka qenë një ndër qendrat e shumta të burgimit në Shqipëri dhe Kosovë. Të burgosurit transferoheshin nga njëra në tjetrën.

Dy të burgosur ishin sjellë në Kukës nga një objekt i ngjashëm i UÇK-së afër qytetit të Burrelit, thotë ish i burgosuri, ku UÇK-ja kishe baraka për trajnim të ushtarëve gjatë dy muajve të fundit të luftës.
“Na treguan se njerëzit po vriteshin atje, dhe po hidheshin në gropa të gëlqeres,” tha ai. “Mund të shihja çka po ndodhte në Burrel edhe nga gjendja në të cilën i sillnin... Ishin torturuar keq.”
Sipas dokumenteve të OKB-së, intervistave me pjesëtarë të UÇK-së dhe të burgosur, të burgosur tjerë ishin transferuar në Kukës nga qendrat e UÇK-së nga së paku dy vende tjera, Durrësi, dhe pas luftës, nga Prizreni.

UÇK-ja kishte njësi të inteligjencës dhe polici ushtarake në shumicën e bazave që i mbante në Shqipëri.
Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan në biografinë e tij të autorizuar të Kudusi Lamës, komandant i divizionit të Kukësit Kudusi Lama: Gjeneral i luftës: “Ato njësi [të policisë ushtarake të UÇK-së] kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e disiplinës në grupet e UÇK-së të trajnuara në rajonin e Kukësit, si dhe në kapjen e agjentëve serb të cilët hynin në vend në mesin e refugjatëve nga Kosova.”

Sipas burimit tonë të tretë, pjesëtar tjetër i UÇK-së, këto njësi mbanin qeli burgu në Babine, qendër e logjistikës aftër rajonit kufitar të Tropojës, në kampin e trajnimit në Burrel, si dhe në bazën e UÇK-së në Durrës.
Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në këtë bazë në Kukës nga fillimi i majit deri në përfundimin e bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, më 10 qershor.

Ai thotë se të burgosurit në burgun në Kukës kanë qenë ushtarë me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur të vrarë në bazë ose jashtë saj. Por, ai shton se e kishte gjetur UÇK-në të çrregullt, me ushtarë të armatosur dhe individë që bridhnin lirisht në qytet dhe vende tjera në Shqipëri. Një ndër gjërat e para “që duhet të bëja ishte t’i disiplinoja,” tha ai.

KRYESIT NË LIRI


Sipas dëshmitarëve okularë, dy qytetarë shqiptarë, të përfshirë në UÇK, kanë marrë pjesë në procesin e marrjes në pyetje.
Njëri, i cili përshkruhet të ketë pasur flokë të gjata të zeza, ka qenë posaçërisht brutal ndaj romëve të Prizrenit, sipas një burimi.
Një burim thotë se luftëtarët e UÇK-së që ktheheshin nga luftimet në Kosovë nganjëherë zbraznin tërbimin e tyre në të burgosurit.

Tjetri thotë se të burgosurit torturoheshin për të pranuar se kishin bashkëpunuar më forcat serbe të sigurimit shtetëror, UDBA. Hetuesit dëshironin t’i incizonin të burgosurit duke pranuar bashkëpunimin me Serbinë.
Burimet e njëjta që kanë qenë dëshmitar të bazës në Kukës kanë thënë se hetuesit në Kukës kanë qenë eprorë të UÇK-së të cilët kanë qenë të përfshirë në kapjen e të dyshuarve si bashkëpunëtor.
Të dy burimet tona në lidhje me bazën kanë identifikuar disa oficerë të UÇK-së si të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës.
Njëri nga ta aktualisht është zyrtar i lartë në sistemin gjyqësor në Kosovë.

Balkan Insight nuk po i boton emrat e kryesve të pandehur për të mos rrezikuar burimet tona. Sipas ish-ushtarëve të UÇK-së që i kemi intervistuar, disa njerëz të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës kanë qenë të përfshirë edhe në rrëmbimin e qytetarëve të Kosovës pas luftës.
Cak i tyre nuk ishin “tradhtarët” shqiptarë por serbët dhe romët që kishin mbetur në Kosovë pas hyrjes së trupave të NATO’s.
Një shqiptar i Kosovës që ishte kthyer të luftonte në Kosovë pasi kishte jetuar shumë vite jashtë vendit, na ka treguar se ka parë afër 30 serbë dhe romë që mbaheshin në një kamp të UÇK-së në Baballoq, aftër Deçanit në Kosovën perëndimore, edhe pas luftës, në verën e vitit 1999.

Ai tha se kishte dëgjuar britma nga ky vend dhe kishte supozuar se të burgosurit po torturoheshin. Kur patrullat e NATO-s kalonin andej, të burgosurit fshiheshin në një punëtori, shton po ky burim.
Ky ish-luftëtar i UÇK-së thotë se dyshon se ky grup është dërguar përtej kufirit në Shqipëri dhe është asgjësuar. “Kurrë nuk i kam parë më, nuk kam lexuar për ta nëpër gazeta,” thotë ai. “Kështu që me siguri janë zhdukur në male.”


BBC: UÇK ka abuzuar me civilë

Nick Thorpe, BBC, Budapest

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka abuzuar me të drejtat e civilëve në Kosovë, ka maltretuar dhe në disa raste edhe ka vrarë. Kështu raporton gazetari Nick Thorpe i BBC-së, i cili thotë se ka hulumtuar akuzat se disa prej këtyre civilëve janë mbajtur në Shqipëri për t’ua marrë organet.

Një ish i burgosur nga UÇK, një shqiptar etnik, i cili ishte mbajtur në një burg të UÇK-së në Kukës, Shqipëri Veriore, është pajtuar që të flasë për BBC në kushte anonimitetit.

Disa burime i kanë thënë BBC-së që serbët e Kosovës, shqiptarët etnikë dhe romët kapin një numër prej 2000 personave që kanë humbur. Kjo ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, e cila ka përfunduar në qershor 1999.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtor politik i UÇK-së i ka refuzuar këto deklarata.

Thaçi ka thënë se ai ishte i vetëdijshëm që individë të caktuar “kanë abuzuar me uniforma të UÇK-së” pas luftës, por ka thënë se UÇK e ka distancuar vetveten nga të gjitha aktet e tilla. Ai ka shtuar që abuzime të tilla ishin “minimale”.

Dëshmitë

BBC News ka hulumtuar akuzat se disa prej këtyre janë mbajtur në Shqipëri për t’ua marrë organet e tyre, dhe provat fizike që janë marrë nga hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ishin shkatërruar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës.

“Ata i kanë mbajtur njerëzit e sëmurë në një korridor”, thotë një ish i burgosur nga UÇK, një shqiptar etnik i cili ishte mbajtur në një burg të UÇK-së në Kukës, Shqipëri Veriore, i cili është pajtuar që të flasë për BBC në kushte anonimitetit.

“Ata, po ashtu kanë ardhur nëpër dhoma në grupe prej pesë ose gjashtë vetave dhe nga kanë marrë në pyetje. Ata përdornin thika, revole dhe automatikë”.

Dëshmia e tij konfirmon që njerëz të ndryshëm me përkatësi të ndryshme etnike janë mbajtur aty, përfshirë edhe serbë.

Ai i ka thënë BBC-së: “Kur një person është maltretuar ... ai ka bërtitur ‘oh nënë’ në gjuhën e tij amtare”.

“Netët ishin të qeta, kështu që mund t’i dëgjoje duke bërtitur...përderisa rriheshin apo pas këtyre rrahjeve”.

Burime në Kukës tregojnë se 18 të burgosur janë mbajtur në këto kampe dhe pastaj janë vrarë.

Të humburit

Jo larg kufirit, në Prizren, Kosovën Perëndimore, Brankica Antic, ndez një kandil në përkujtim të burrit të saj Zlatko; një serb kosovar për të cilin ajo thotë se ishte rrëmbyer në korrik të vitit 1999 në Prizren nga një burrë me uniformë të UÇK-së, gjashtë javë pasi kishte përfunduar lufta dhe në vend ishte vendosur NATO.

Në Manastirin e quajtur “Holy Archangel”, afër Prizrenit, qiririt ndizen për njerëzit e afër sipas traditave ortodokse. Qirinjtë ndizen lart në një raft për ata që jetojnë, apo poshtë për ata që vdesin. Brankica ende e ndez qiririn e saj për Zlatkon në maje.

“Ne gjithmonë ndezim qirinj për shëndetin e tyre dhe mirëqenie sa më të mirë dhe do të vazhdojmë kështu derisa t’i gjejmë trupat e tyre edhe pse e dimë se ata kanë vdekur”, thotë ajo.

Zlatko është njëri nga rreth 400 serbët e Kosovës, të cilët janë zhdukur pas përfundimit të luftës, dhe ende mungojnë sipas shoqatës për “Familjet e të Zhdukurve” të Serbisë.

Rreth 150 prej tyre janë zhdukur gjatë periudhës se luftës.

Nga ana tjetër, 1500 shqiptarë të Kosovës ende mungojnë për shkak të luftës për shkak se forcat serbe të sigurisë i kishin ekzekutuar atë dhe për këtë ekzistojnë edhe fakte.

Qindra trupa janë gjendur nëpër varrezat masive nëpër Serbi. BBC thotë se hulumtimet e tyre kanë treguar se ushtarët e UÇK-së, gjithashtu, kanë shkelur dhe janë fajtorë për shkeljen e disa të drejtave të njeriut gjatë luftës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Reagime të ndryshme

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:27 pm

Acari (Bota): 10.04.09 në ora:13:24


Kuptohet që njerëzit emocionohen (sikurse PATRIOTI si duket): rastësisht kam qenë dëshmitarë kur një nga krerët e Uçk-ës - mos tia përmendi emrin - një donacion kolosal e pranoj, të dërguar nga një nga mafiozët më të mdhenjë Kosovarë, në atë kohë operues në Kroaci. PATRIOT: mos u bëj merak për mua dhe fqinjët e mij por shiqoje s'pari vehten në pasqyre e pastaj gjyko. Përshëndetje


kosovari i vertet (ch): 10.04.09 në ora:13:23


ACARI(BOTA) jam nje njeri qe kam kontribu ne te dy fondet 3% dhe vendlindja therret, une buken e gojes e fitoj me ndjerse e nga ajo kafshate e bukes kamndare nje pjese(sikur shume shqiptare te tjere) edhe per kosoven qe ateher ishte tejet ne rrezik, ti duhet te deklarohesh nje here ne cilen ane je ndoshta te kane mbete pazaret me serbet ne gjyse po fat e paske pase keshtu????

Atëdheu (Drenic): 10.04.09 në ora:13:10


Pas shumë komenteve të pa nevojshme qe po bojn njerzit qe nuk kan të bojn fare me atë qe ka ndodhur qe nuk kanë qenë prezentë vetem komentojne sipas mendimit të tyre qe mendimi asht i lirë i gjdo qytetari, po per mendimin timë nuk me brengosë fakti se paskan torturu serbë, romë apo ti quajë shqiptarë qe kanë punu me serbet qe kanë tregu tanë jeten se kush asht kojshiu i afert i ti dhe se me qka po merret tek organet serbe ata e kanë meritu, po mu me brengosë se e verteta ashtë ndryshe unë ne rrethin timë edhe me gjerë di shumë qe asht duftë te hiqen e nuk jon hjekë po janë hjekë ma shumë per inatë ose se nuk ka pas simpati ose nuk i perkiste ideve të tija, e unë mendoj se nuk duhet te merrem na me ta po organet perkatëse. U permend ma lartë ne shkrimin e BBC emri i njerit qe ka qenë nenëshkrues i nji liste te gjatë intelektualesh te Kosovës ku nuk do permendi se kush kanë qen ne kete liste se e dinë të gjithe ku nenshkruesi ishte Beslim Zyrapi sot zyrtar i lartë. Merruni me ketë.

kosovari i vertet (ch): 10.04.09 në ora:13:05


ZOTRI TE BBC SE PARI UCK NUK KA PAS IFRASTRUKTURE ME I REALIZU KETO QMENDURINA QE I KINI QPIK.ESHTE E PA LOGJIKSHME TE BEHET TRANSPORTI I TE BURGOSURVE NGA KOSOVA NE SHQIPERI ILEGALISHT KU DIHET SE SA I THYESHEM ESHTE RELIEFI NE KUFIRIN KOSOVE SHQIPERI, PASTAJ JU PASKENI SHPIKUR NXERRJEN DHE KOTRABANDIMIN E ORGANEVE NJERZORE,PARAMENDOJENI SIKUR TE ISHTE E VERTET SHQIPERIA DO TE BEHEJ VENDI ME I NJOHUR NE BOTE KURE DIHET KERKESAT PER OGANET QE MUNDE TE TRANSPLATOHEN,NESE DO TE ISHTE E VERTET KETE DOTA DININ EDHE FEMIJET EDHE MAQEDONET MALAZEZET SLLOVENET MBARE EUROPA ,OSE DOTE LAJMEROHEJ DIKUSHE QE KA BLER KETO ORGANE,DMTH ABSURD, LOJE JO E NDERSHME E BBC DHE E SERBEVE,MESIGURI KAN MARRE NDONJE BAKSHISH KETA TE BBC NGA SERBET.UNE NUK BESOJ NE KETO QMENDURINA TE SERBEVE E TE BBC.


drenicalee (g): 10.04.09 në ora:13:04


Cdo ushtri ka burgje, pse ne te jemi te vecante?! Po veq ni gabim ja kane leju vetit UCK-ja, qe si kane faru krejt ata te burgosur cka jane kane aty. Se tradhtari eshte armiku ma i madh i cdo kombi.


Patrioti (pr): 10.04.09 në ora:12:58


Mbase komentuesi me emrin ACARI e ka pas ndonje kojshi serb dhe qe ka ardhe me ndejt ne shtepin tende ACAR vakt e pa vakt, te njollosesh nje ushtri clirimtare siq ka qene UCK eshte me mire te mos egzistosh fare. Ushtria qe ka dhene me se shumti ne historin e popullit shqiptare per kete vend eshte UCK dhe eshte financu nga djersa e popullit e gurbetqareve tane .

Amerikani (Zvicër): 10.04.09 në ora:10:47


Kjo që thuhet për UCK-është më shumë se turp. Edhe në jam që njerëzit mos të torturohen, por a di dikush të më thot, çka duhet me bë me spiunët që¨për 20 vite rresht nuk na linin vend pa na ardhur mbrapa. Kujtojini njerezit e masakruar nëpër qelitë serbe, shpeshhere ishin viktima te spiunimit te shqiptareve. Spiunët gjithkund në botë e kanë të njejtin fat. Pra mos spiunoni kundër popullit që dëshiron të jete i lirë sepse e njëjta do ti gjej te gjithë. BBS- duhet të ndryshoj sistemin e informimit, në vend të hulumtimeve që do të vijnë nga informatorët serbofil, duhet kerkuar informatorë profesional.

blero (kosove): 10.04.09 në ora:10:43


Keq-mire thoni cfare te doni, BBC eshte BBC dhe nuk behet Tv-Beograd ... Per ate se kush nga shqiptaret e kosoves ka denoncuar UCK-ne nuk keni se per cfare ta lodhni veten. Ju kujtohet iniciativa e LDK-se per mbledhjen e fakteve ne terren por edhe per "krime e UCK-se" me siguri se po, ishte Kryeziu i LDK qe e kishte marre kete detyre.Tani Kryeziu eshte ne koalicion me UCK-ne(PDK-ne). Por edhe shume denoncues "te lemuar" sot jane ne ekipin qeverises te PDK-se edhe kjo eshte per tu habitur pak. Por edhe luften e UCK shqiptaret vet me shume e kane penguar sesa ndihmuar (shume e idhte kjo pune por e vertete!). Ketu shihet se ne "investigime" jane edhe nja dy gazetare te shqiperise, shiqoni pak kush jane, jane miqte e LULZIM Bashes dhe Zevendeses se tij te terbuar antimerikane. Dhe keshtu rrethi mbyllet, andaj mos u nxehni me englizin!, sepse nuk na e kane borgj bota me shpetue, ushqye, ruajt kufirin dhe edhe me na lavdu

Acari (Bota): 10.04.09 në ora:10:19


Uçk ka qenë e njollosur qysh prej fillimit, kur dihet se një nga burimet e të arrdhunave i ka pasur nga burimet mafioze (droga, trafikimi njerëzor etj). Kuptohet qe njerëzit këtë sdo ta pranojnë por ata që janë të informuar i njohin njerëzit me emër e mbiemër. Sa për abuzimet: pse a luftëtaret e uck'ës engjuj ishin a? Qeveria ka reaguar me vend duke i minimalizuar gjërat. Ata edhe vetë e dijnë që kto gjana me t'vërtetë kanë ndodhur. Plus, BBC është institucion serioz me gazetarë profesional. Mos e përulni vehten në nivelin e reagimeve të serbëve rreth raporteve të ngjashme për ta. Përshëndetje!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Re: BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:34 pm

Shkaba-4 (prishtine): 10.04.09 në ora:10:00


O ju shqiptar pse beni komente pa i pasur edhe argumentet e pales se kundert. Ne asnje vend demokratik ne bote nuk bihet Aktgjykimi pa u ndegjua te dy palet. Kjo u vertetua edhe ne Hage. Me rastin Limaj dhe Haradinaj, por edhe me rastin Millutinoviq. Ky shkrim i ketij gazetari ne BBC eshte i paguar, deshmitaret jane te paguar shtrenjet. Pajtoj me disa komentues se gazetari mundet me qene edhe me prejardhje serbe. Por lind pyetja pse bash tashti ne kete kohe. Mendimi i im eshte se kur Serbia i humbi te gjitha betejat ne Kosove, tashti perdorin te gjitha mjetet: me para me femra siq e kan tradite.Mos e akuzoni UQK-ne o te mjere, se po mos te ishte kjo ushtri dhe kjo lufte qe u be, populli i Kosoves nuk do te ishte ketu ku eshte. Ndoshta juve u ka prishur rahatine por ju jeni shum shum pak ne krahasim me popullin shqiptar.

Donadoni (Pr): 10.04.09 në ora:09:53


UNE QITU N MES T KOMENTUESVE PO SHOH EDHE INDIVIDE QE PO BOJNE EDHE "PYETJE", ME QELLIM ME NXJERRE INFORMATA APO EDHE DEZINFORMATA PER USHTRINE TONE QLIRIMTARE. KY ESHTE MEDIUM I SHKRUAR, KQYRNI QFAR "GJURME" PO LENI ME KOMENTE T JUAJA ... ME APO PA VETEDIJE DIKUJT PO I BONI NDER ME ATE QKA PO SHKRUANI ... thone, ARMIKU NUK FLE AS NATEN E SA PER ARTIKULL NUK PO DU AS ME KOMENTU EDHE PSE E LEXOVA DERI NE FUND EXPRESS, CENZURE JU LUTEM KU NDIHET NEVOJA, MOS BINI PRE E "KOMENTUESVE"


Aliu: 10.04.09 në ora:09:48


Si gjdo herë edhe kesaj radhe Serbia shum mir e ka luajt rolin e djallit sikur me rastin e Karla De pontes qe pagoi miljona per te ndryshuar Carla Depontja qendrimin e saj lidhur me krimet e luftes dhe , pastaj edhe ajo doli me librin e saj Gjuetia e shtrigave te luftes dhe tha se edhe Shqiptaret kan vrar dhe marr organet e brendshme serbve per tu ber transplantacionet e organeve. Ja tani del me tjetren tezë se gjoja paskan vrarë civil serb dhe shqiptarë. loj e rrezikshme dhe agjentur e rrezikshme . Nuk duhet te biem pre e disa njerzve te paguar me shuma marramendse dhe te shpifin . Qeveria dhe presidenti duhet ti qelin sytë dhe mos te lejojn ne pafundsi sulmet djallzore te Serbisë dhe keta te bejn sehire per integritetin dhe te zhdukurit . Zotri ku është UKshin Hoti me 2000 tjerë kjo është pyetje, dhe ketu duhet perqendrohet udhëheqesia e Kosoves , boll me fjal boshe .


Buli (Prishtine): 10.04.09 në ora:09:46


Te nderuar cka keni prite shqiptarve qe kan pas zemer serbi dhe qe kan punu per serbi me ja dergu ftesen per gjyq, apo me ju lut mos punoni me serb , kthene memorjen para 10 viteve se kush i ka bo dhunimet e vajazave te tona te miturave ne qender te prishtines apo ne prizren une kam qen pjestar UCK-se ne Kosoven qendrore .Dhe kurr nuk e pata fatin te shoh aso burgje qe kemi enderru me i pas ,dhe ende nuk i kemi ,se pjestaret e UCk edhe sot i kemi neper Burgje ,dhe shum shqiptar si ai plisi ose si ai gurbetqari nuk nuk ju shkon per shtati mos me pas Raden apo Draganin kojshi se 100 vite me serbij edhe ne dashtem apo jo jemi ka pak te perzim , Pjestaret e UCK-se qe i vjen keq qe kan pa ose gjera ose qe shpifin ka edhe sot deshtaka cdo vend si neper komuna si ne ministri si ne fabrika e deri te furrat tona ku ata njerz jan i kan pas te paret deshtaka dhe per ata ka pesh vetem fjala e huaj Dhe per fund turp per neve se si kemi dyshyme te bijet me te mire te Kosoves

kika1945 (Kosovë): 10.04.09 në ora:09:45


Ky falcifikim i BBC për tu njollosur UÇK nuk është asgjë tjetër përveq një dokumenti i hartuar në Beograd,por janë qeveritarët tanë ata të cilët duhet me argumente ti kundrevihen këtij akti që për qellim ka njollosjen e luftës që bën bijt dhe bijat ma të mirë të kombit.



albani (Prizren): 10.04.09 në ora:09:38


Kjo eshte nje shpifje ne prag te shqyrtimit te pozicionit te statusit te Shtetit te Kosoves nga ana e Gjykates se Lart te Drejtesis ne Hage.E koordinuar shume mir..Shqiptare mos besoni ne keso rrena ..Keso akuzash ka pas edhe Fatmir Lima edhe Ramush Haradinaj dhe shume shqiptare kane menduar qe cka kane ba komandantat ,por ne fakt doli e verteta tjeter se ska ndodhe kurgje por akuzat kane qene te fabrikuara nga sherbimet sekrete serbe dhe me qellim te barazohet krimi serbe ne kosove.


Shqiptarja (USA): 10.04.09 në ora:09:24


Kjo cka ka shkruar gazeta ne fjale eshte e vertete burgjet sekrete te UCk,kane egzistu une kam punuar me refugjatet kosovar ne nje kamp ne shqipri dhe kam intervistuar shume gra dhe burra ku e kane treguar te verteten se me shume jane malltretuar femrat nga ushtaret shqiptar se sa srb sepse kush ka qene ne hasmeri me njeri tjetrin i kan perdor turturat kinse jane shpijun te serbise dhe femrat ,ti je gruja ,motra e shpijunit keto jane te verteta qe une kam ndegjuar nga bashkeatedhetaret e mij dhe ka qene edhe nje gazetare e shpigellit qe i ka ndegjuar keto rrefime dhe artikulli eshte shenuar ne 99 ne gazeten shpigell te gjermanise.Ishalla do te zbulohen te gjitha krimet se krimi eshte krim nga kush do qe vjen ai duhet te gjykohet dhe denohet e ju shipeca mos i mbroni krimet se nuk kane nevoj me genjy te huajt se nga ata e kemi pamvarsine kete duhet ta dini dhe pranoni.Komandantet e vet shpallur te UCK nuk kane lane gje pa ba dhe i kane detyru edhe ushtaret e shkrete.


naimi (pr): 10.04.09 në ora:09:10


Mundet me qene edhe e vertete, lufte ka qene.. secili fshat ka qene i organizuar ne vet mbrojtje.. mundet me ndodhe qe eshte toruturu dikush edhe pse nuk ka qene shpiun.. ki plote storie ne kosove si jane vrare njerzit vetem pse kan dasht me leshu fshatin... e mos te flasim per shpiuna ose serb ose rome....

BEKIM (Prishtine): 10.04.09 në ora:08:58


Pse nuk merret BBC me eshtrat e shqiptareve qe jane ende ne Serbi. Mendoj se ky eshte njo komplot kunder Kosoves. E fundit nese kane qene spiun apo e ngjajshme cdo regjim dhe vend ne bot kish mi denu, ne veqanti ne kushte lufte. Por nese ka pas raste te keqetrajtimeve te individeve per motive te ulta atehere vete anetaret e uck-se duhet ti paraqesin para drejtesise. Pershendetje


dritoni (peja): 10.04.09 në ora:07:44


Mjeri ai shqiptar i cili ne veti ka si qellim vrasjen e vllaut te vet shqiptar sepse edhe ushtrija do ti kete te metat e saj.fjale e urte nga vetja.


Plisat (Indonezia): 10.04.09 në ora:07:34


Jam i befasuar me komentet. Nese nje akuze e tille vjen prej nje BBC-e duhet marrur parasysh se BBC ka qene shume perkrahes ne luften tone te lirise. Ketu behen komentet sikur ne webfaqe Serbe. Po ti pyes Serbet edhe ato do thojne se nuk kane bere krime. Kjo pune duhet hetuar edhe nese jane te verteta duhet kerkuar falje familjeve te prekura. Kjo eshte menyre e civilizuar, e nuk duhet marr mesim nga Serbet... Te them te drejten fare sdo befasohet, po qe akuzat jane te verrteta. Sot ne Kosove funksionon krimaliteti ilegal bash i krijuar nga keto grupe. Duhet edhe ne njeher e pergjithmone te pastrohemi ka "patriotizmi i demshem", nese mendojme nje dite te jemi pjese e EU...

Fighter: 10.04.09 në ora:05:20


The gjithe ju qe flisni permendesh tregoni se nuk jeni te denje te perballeni me realitetin. Kishte qene mire per te gjithe sikurse keto akuza te ishin genjeshtra, por ketu nuk eshte dilema. Pyetja duhet te behet se neqoftese faktet e ketyre krimeve vertetohen si ekzistente, cfare duhet te beje Shteti i Kosoves per kete ceshtje, pasiqe Kosova eshte zotuar te jete vend demokratik dhe i drejtesise per te gjithe?



timi (gjilan): 10.04.09 në ora:04:56


A e keni ndegjuar (KENGEN Per nje pule e pre nje birre komonisti u be nje sehir) kjo ka qen e vertet vllazer une njoh njerzi qe e urrejn uqk e i thojn vetes shqiptar, se ja ka prish rahatien me serbet, ju faliminderit.


gezim: 10.04.09 në ora:04:54


Une besoj se ka pas vrasje te serbeve edhe pas luftes, poashtu i kane vrare edhe tradhtaret shqiptar (i lumte dora atij qe vran tradhtarin) dihet se ne te gjitha lufterat behen vrasje kundra ligjeve te luftes por kur nje ushtar e shef vdekjen e shokeve te tij, shef masakrat e shokeve ,fqinjeve, popullit te tij ai ushtar me NUK MUNDET TI ZBATON LIGJET E LUFTES ,poashtu mos te harojme se ka pas te rinj te cilet i kane humbur anetaret e familjeve gjate luftes dhe mbas luftes kane vrare serb ,per rastin e carla del pontes nuk e di se pse ende perdoret rrena e saj e kulluar , pse nuk thirren experte te medicines dhe nuk trregojne se A EDHTE E MUNDSHME QE NJE PERSONI TI BEJNE OPERACION DHE TI JA NXJERIN ORGANET NE ATE SHTEPINE E VERDHE ????? se pari une nuk beoj assesi se eshte e mundshme qe ne kushte te tilla ne nje shtepi t e thjeshte te vjeter te nxiren organet dhe te dergohen ne shitje
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Krasniqi: UÇK s’ka pasur burgje

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:44 pm

Krasniqi: UÇK s’ka pasur burgje


Nga Express më 10.04.2009 në ora 11:17

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës hedhin poshtë akuzat që dalin nga një hulumtim i bërë nga BBC-ja ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar, disa prej tyre edhe vrarë, në burgje që kontrolloheshin nga UÇK-ja.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thotë se burgje të tilla ka qenë e pamundur të kontrollohen nga UÇK-ja në atë kohë.

“Unë nuk besoj se ka pasur burgje të tilla në atë kohë. Sikur BBC-ja të shfrytëzonte arkivin e pasur të saj të asaj kohe, do të shikonte se si ka qenë ajo luftë. Unë besoj se ka përpjekje të qarqeve të caktuara dhe individë të caktuar të BBC-së që duan të njollosin luftën tonë, sepse edhe në demokraci ka persona dhe individë që mund të jenë të qarqeve të ndryshme”, i ka deklaruar Krasniqi, Express-it.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së ka theksuar se lufta çlirimtare nuk ka qenë kundër popullatës civile, por kundër policisë, ushtrisë dhe administratës okupuese serbe.

“Edhe 10 vjet pas luftës, shfrytëzoj rastin të falënderoj BBC-në e atëhershme për informimin shumë korrekt për luftën tonë të drejtë për ndikimin e madh që ka pasur në krijimin e opinionit pozitiv për UÇK-në dhe luftën tonë çlirimtare. BBC-ja ishte kurdo dhe kudo dhe atëherë informonte shpejt e saktë. Ajo informonte për terrorin (serb) dhe luftën e UÇK-së. Ky informim i drejtë bëri që UÇK-ja të vlerësohej drejt dhe të vlerësohej mbështetja e SHBA-së, Britanisë së Madhe e deri edhe NATO-ja”.

Ai ka shtuar se sikur të sillej në atë kohë BBC-ja në këtë mënyrë, populli i Kosovës nuk do të kishte atë mbështetje.

Edhe zyrtarë të Qeverisë i hedhin poshtë pohimet e gazetarëve të BBC-së.

Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha se ky hulumtim i BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara, ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Shala: Dikush duhet të japë përgjegjësi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:49 pm

Shala: Dikush duhet të japë përgjegjësi


Nga Express më 10.04.2009 në ora 11:38

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, shpreh habinë pse institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar që në fillim kur ish-kryeprokurorja e Hagës, Del Ponte, kishte ngritur akuza në librin e saj për kampe të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ai thotë se heshtja ose përpjekja për ta injoruar një problem kaq serioz, tash po kthehet si boomerang.

Nga ana tjetër, ai thekson se dikush duhet të japë përgjegjësi për rreth 700 serbët civilë të vrarë dhe të zhdukur, nga 1 janari 1998 deri në ditën kur ka hyrë KFOR-i.

Express: BBC-ja shkruan se si UÇK-ja ka pasur kampe në veri të Shqipërisë, ku janë torturuar e vrarë civilë serbë, të rrëmbyer gjatë dhe pas luftës. Cili është reagimi i KMDLNj-së?

Shala: Në fakt ky ka qenë një dokumentar i BBC-së, i cili ka zgjatur 60 minuta dhe aty ka deklarata tonike të dëshmitarëve okularë, të cilët kanë deklaruar atë që ju po thoni, pro së pari duhet të vërtetohet autenticiteti i tyre, tek atëherë të hyhet në një analizë më të hollësishme. Kjo është një vazhdimësi e asaj të cilën e pati filluar ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte për shtëpinë e famshme të Burrelit. Një kohë ka rënë në heshtje kjo, por më vonë janë interferuar shumë palë dhe ndërkombëtarët i kanë kushtuar shumë rëndësi këtij rasti, duke e caktuar një hetues nga Këshilli i Evropës, si hetues i pavarur. UNMIK-u dhe Tribunali i Hagës kanë bërë një hetim në lidhje me këtë rast dhe kanë bërë një raport 4-5 faqesh, në të cilin nuk ka asnjë indikacion të vetëm për mundësinë e asaj çfarë ka shkruar Del Ponte. Mirëpo, tash ka ardhur deri te një kthesë, kur EULEX-i ia ka dorëzuar materialin për Burrelin prokurorit për krime lufte në Serbi, ku deklarohet se janë siguruar disa prova shtesë, me të cilin mbështetet pohimi i Del Pontes. Në njëfarë mënyre është bërë njëfarë mozaiku, ku njeriu bën pyetje se çfarë po ndodh me të vërtetë. Në fakt kjo e ka burimin gjatë kohës së luftës, kur misioni verifikues i atëhershëm pati deklaruar se ka burgje ku UÇK-ja i mban edhe serbët, edhe romët, mirëpo edhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me regjimin. Zanafilla e saj është qysh prej asaj kohe, pastaj vazhdimisht është përfolur, kjo çështje është ngritur me të madhe në kohën kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë në Hagë dhe Del Ponte është munduar me këto “argumente” ta mbështesë atë çka ka thënë.

Express: Cilat janë të dhënat që posedoni për serbët e zhdukur në Kosovë?

Shala: Nga 1 janari 1998 deri në ditën kur ka hyrë KFOR-i, KMDLNJ-ja ka të dhëna për 297 serbë civilë të vrarë dhe mbi 400 që konsiderohen si të zhdukur, të gjithë civilë. Andaj edhe ne kemi kërkuar që të zhvillohen hetime, në mënyrë që të hiqen dilemat dhe të dihet e vërteta dhe të përcaktohen fajtorët. Në qoftë se sigurohen dëshmi për të gjitha këto, atëherë ata njerëz meritojnë dënimin e merituar. Në këtë mënyrë do t`i kryhet një shërbim vetë luftës së UÇK-së, do të dekriminalizohej lufta e tyre, pastaj ne duhet ta ndërtojmë shtetin ligjor. Krimi është krim, pavarësisht kush e kryen, duhet të dënohet.

Express: Institucionet e Kosovës deri sot kanë heshtur ose kanë injoruar shkrimet e Del Pontes, “Shtëpinë e Verdhë”, tashmë rastin në veri të Shqipërisë?

Shala: Më habit fakti se pse institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar. Heshtja ose përpjekja për ta injoruar një problem kaq serioz, tash po iu kthehet si boomerang. Sikur të kishin reaguar në fillim, pse mos të shkojnë në Burrel, në Junik, në veri të Shqipërisë, edhe në qoftë se ka dëshmi, vetë institucionet e Kosovës duhet të argumentojnë ato dhe t`i dërgojnë në Gjykatë, e jo t’i lejojnë prokurorët e huaj apo ata të Serbisë që të marrin veprimet e tyre. Definitivisht dikush duhet të japë përgjegjësi për numër kaq të madh të serbëve të vrarë dhe të zhdukur. Ata nuk i ka lëshuar toka, dikush e di ku janë ata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty UÇK-ja luftoi për ekzistencën e qenies sonë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 8:58 pm

UÇK-ja luftoi për ekzistencën e qenies sonë

Ismail Shabani, BOTA SOT
Hedhin poshtë akuzat për UÇK-në
BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Sh_b

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Hashimi


Institucionet e Kosovës, politikanët dhe njerëzit e të drejtave të njeriut thonë se akuzat e bëra së fundi nga BBC ndaj UÇK-së, janë spekulime dhe të motivuara nga Serbia për të barazuar krimet e saj të kryera në Kosovë.
“Shqiptarët bënë luftë për të mbrojtur ekzistencën dhe se akuzat ndaj saj janë vetëm dashakëqija dhe në nivel spekulimesh”, vlerësoi presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, duke hedhur poshtë akuzat që janë bërë së fundi nga BBC.
“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë. Absolutisht çdo gjë tjetër të paargumentuar unë si president e marrë jashtë reales”, tha Sejdiu të premten në Prishtinë.
BBC bëri publik të enjten një raport hetimor, sipas të cilit dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kishin kryer krime të rënda gjatë luftës. Sipas raportit ata pasi zinin rob serbët dhe të tjerët, i dërgonin në një shtëpi, në Shqipëri, e cila sot njihet si “shtëpia e verdhë”, ku u hiqnin organet për qëllime trafikimi.
Por, Presidenti i vendit, sikurse një ditë më parë edhe Kryeministri, hedh poshtë akuzat, duke përjashtuar hierarkinë e UÇK-së. “Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them: më sill faktet, atëherë del drejtësia”, tha ai. “Dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dalë këtij qëllimi.
Kemi mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare të arsyeshme dhe me bazë. Për ne është me rëndësi që edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dalim me dosjen e kompletuar dhe kujtoj se është e kompletuar mirë”, tha Sejdiu duke iu përgjigjur gazetarëve se mos ndoshta edhe ky raportim është i ndërlidhur me qëllim të krijimit të një opinioni të disfavorshëm për Kosovën, në procesin e nisur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë.BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash --p-sejdiu
Presidenti Sejdiu tha se qeveritë e Serbisë vazhdojnë të mbajnë në gjirin e tyre kriminelët. “Ne dëshirojmë integrimin e gjithë Evropës Juglindore edhe të Ballkanit Perëndimor siç thuhet në NATO dhe në BE, por gjithmonë për vendet që plotësojnë kushtet. Një Serbi, e cila ende nuk është liruar nga gjykimet e saj apo nga qasja e saj që është e tejkaluar, që është konfliktuoze dhe asgjë tjetër për të mbajtur ambiciet për të mbajtur tensione, dhe ambicie e çmendur për të qenë dirigjues i rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme në rajon nuk mund të jetë. Një Serbi që mban në gjirin e saj kriminelë të luftës dhe nuk i dorëzon dhe e them se s’ka qeveri serbe edhe e Milosheviqit, edhe qeveritë e mëvonshme që nuk e dinë se ku janë kriminelët e luftës”, tha Sejdiu.
“Një hetim i bërë nga BBC-ja ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë.
Burimet i kanë thënë BBC-së se serbë, shqiptarë dhe romë ishin në mesin e 2000 personave që u zhdukën”, bën të ditur BBC.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtori politik i UÇK-së, i ka hedhur poshtë këto akuza. Ai tha për media se mund të ketë pasur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë.
“Hetimi i kryer nga BBC News, mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB-së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë. Një ish i burgosur i UÇK-së, një shqiptar i Kosovës që është mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kukës, në veri të Shqipërisë, ka pranuar të flasë, por me kusht që emri i tij të mos jepet”, theksohet në raportin e BBC.
Burimet në Kukës sugjerojnë se deri në 18 të burgosur që janë mbajtur në kampe janë vrarë.
Që nga lufta vazhdojnë të rezultojnë 1500 shqiptarë të zhdukur, të cilët u viktimizuan në mesin e mijëra të tjerëve, shumë prej të cilëve të zhdukur, që u gjenden për disa vjet pas luftës, kryesisht në varreza masive në Serbi dhe Kosovë.
Pohimet e BBC janë ngritur më herët edhe nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla del Ponte në librin e saj “Gjuetia“. Ndërkaq, para disa ditësh një dosje e hartuar nga prokurorët serbë në Beograd rreth kësaj çështjeje u është dorëzuar zyrtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë. Por, përgjegjësi për çështje të drejtësisë në misionin e EULEX-it, Alberto Perducca, nuk ka dhënë hollësi nëse një dosje e tillë është apo jo në duart e këtij misioni, por ka theksuar se krimet e luftës janë në përgjegjësi të misionit të tij. Përfaqësuesit politikë në Kosovë kanë hedhur poshtë pohimet për ekzistimin e kampeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhavit Haliti, ish-përfaqësues politik i UÇK-së, thotë se gjithmonë ku luftohet dihet pse luftohet, duke u nisur nga kjo akuzat janë të pa baza. “Ne e dimë se Serbia ka kapacitete shumë të fuqishme propagandistike të organizuara jo vetëm në gjuhën serbe, por edhe në gjuhët e huaja dhe ka kapacitete shumë më tradicionale, të cilat punojnë dhe kanë punuar në vazhdimësi për ta komprometuar çështjen tonë me akuza të ndryshme, si njerëz kriminelë, vrasës dhe që Kosovën ta paraqesin si vend transiti të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbi të gjitha fushata është shumë e egër, sepse unë i përcjell mediat serbe. Ata mundohen të fusin “thika” ndërmjet shqiptarëve, në të njëjtën kohë ta akuzojnë edhe UÇK-në, se gjoja ka bërë krime makabre”, thotë Haliti. Ai thotë se krimet e kryera nga Serbia, po mundohen t’ia mveshin UÇK-së. “Realisht të gjitha krimet që i kanë bërë serbët ia faturojnë UÇK-së, megjithatë mendoj se edhe nga ana jonë mund të ketë pasur gabime, por kapacitetet e përgjegjshmërisë në UÇK, në rrethanat kur zinxhiri komandues dhe kontrolli politik ka qenë i kufizuar dhe duhet të jetë parasysh se nuk ka mundur të kontrollohet gjithçka, mund të jetë bërë ndonjë gabim, por assesi nuk mund të krahasohen apo barazohen krimet, të cilat i kanë bërë ushtria dhe serbet kundër popullatës shqiptare”, thotë Haliti, që sipas tij, nëpërmjet kësaj Serbia po përpiqet të ndikojë në procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive të Njeriu (KMLDNJ), tha se shkrimet në media për njollosjen e UÇK-së nuk janë të shkruara pa e pasur ndonjë impuls të politikës nga Serbia. “Kjo njollosje e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është edhe për shkak të presionit që po i bëhet Kosovës nga ana e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe kjo nuk duhet të reflektojë, pasi që këto akuza nuk qëndrojnë për UCK-në”, thotë Shala. Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Qeveria hedh poshtë akuzat e BBC-së për UÇK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:49 pm

Qeveria hedh poshtë akuzat e BBC-së për UÇK-në

Bota sot
BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish kryeprokurores Karla Del Ponte .
BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Sh_b

Prishtinë, 10 prill


BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash MEMLI
Akuzat e BBC-së, kundër luftës së UÇK-së, vlerësohet si të pa baza dhe falso. Në këtë kontekst,Qeveria e Kosovës, ka reaguar ashpër, duke hedhur poshtë akuzat rreth një hetimi të bërë nga BBC, e ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjoja ka rrëmbyer civilë të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi theksoi se ky hulumtim i BBC është bazuar në të dhëna anonime dhe të pakonfirmuara ndërsa edhe disa gazetarë kanë rënë pre e propagandës serbe dhe pohimeve spekulative të ish-kryeprokurores Karla Del Ponte .
Sejdiu: Akuzat ndaj UÇK-së, pa fakte
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e gjendjes sonë”, thekson presidenti Fatmir Sejdiu, duke iu referuar disa shkrimeve në media të caktuara, për, siç thuhet, krimet e UÇK-së të bëra gjatë konfliktit të armatosur.
“Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them, më sill faktet atëherë del drejtësia”, tha Sejdiu. Presidenti i Kosovës tha po ashtu se se “dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dal këtij qëllimi”.
Sejdiu beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash Empty Re: BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi