Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga presidenca

Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Lajme nga presidenca

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:36 pm

Gati për mekanizmat financiarë ndërkombëtarë



Lajme nga presidenca 10_4_2009_për_media-490x320


Nga Express më 10.04.2009 në ora 14:09

Presidenti Fatmir Sejdiu, në një takim që pati sot me përfaqësues të Bankës Botërore, ka shprehur angazhimin e institucioneve të vendit për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Presidenti Sejdiu ka pritur sot në një takim zonjën Jane Armitage, drejtoreshë regjionale e Bankës Botërore, e cila shoqërohej nga Ranijit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, njoftoi Presidenca nëpërmes një komunikate për shtyp.

“Në takim, Presidenti Sejdiu shprehu angazhimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar sa më shpejt në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, duke përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, si dhe për të respektuar obligimet që dalin nga ky akt”, thuhet në komunikatën e shpërndarë mediave.

Ai gjithashtu falënderoi për ndihmat që Banka Botërore ka dhënë për popullin e Kosovës.

Ndërsa, zonja Jane Armitage theksoi zotimin për vazhdimin edhe më tej të ndihmës për Kosovës. Ajo gjithashtu shfaqi shpresën se vizitën e ardhshme do ta realizojë në Kosovën e anëtarësuar në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Re: Lajme nga presidenca

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 3:39 pm

Topi falënderon Sejdiun


Nga Express më 10.04.2009 në ora 13:28

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut, në të cilin e ka falënderuar për mesazhin e tij me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Me kënaqësi shumë të veçantë lexova urimin Tuaj të ngrohtë dhe miqësor me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO. Dëshiroj t’ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Shqipërisë për mesazhin Tuaj të sinqertë, e në të njëjtën kohë t’ju përgëzoj për hapat tuaj të deritanishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës”, thuhet në telegramin e presidentit shqiptar.

Topi thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një arritje me rëndësi, jo vetëm kombëtare por edhe rajonale me efekte të drejtpërdrejta në stabilitetin, paqen e sigurinë afatgjatë në rajonin e Ballkanit. “Ajo ofron shembullin e shpresës për të gjithë kombet tona, se integrimi e demokracia kthehen në realitete kur ka vullnet dhe vendosmëri për të ecur në rrugën që kërkon e ardhmja e përbashkët e fëmijëve tanë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Sejdiu: Serbët janë kundër të drejtave të njeriut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:11 pm

Sejdiu: Serbët janë kundër të drejtave të njeriut

Besnik Boletini&Lirie Hajdari, BOTA SOT
Presidenti flet për protestat serbe
Lajme nga presidenca Sh_b

Lajme nga presidenca Sejdiu%20s%20(Small)

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke komentuar protestat e serbëve për shkak të ndërtimit të shtëpive te “Kroi i Vitakut”, tha se serbët janë kundër të drejtave elementare të njerëzve që të kthehen në shtëpitë e tyre. “Ata e tregojnë se janë kundër të drejtave elementare të njeriut dhe një prej tyre, e garantuar, është edhe liria e lëvizjes dhe ardhja në shtëpitë e veta dhe, natyrisht, do të merren të gjitha masat që njerëzit të kthehen në shtëpitë e veta edhe shqiptarët ne veri, por edhe serbët kudo që i kanë ato. Politikë e përgjithshme shtetërore është që secili në shtëpinë e vet do ta ketë mbështetjen e institucioneve tona, por edhe mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, prandaj unë i thërras edhe qytetarët serbë që të mbajnë qetësinë shpirtërore, ta duan Kosovën, si atdhe të tyre, sikur çdo qytetar tjetër. Të japin kontribut të rëndësishëm në stabilitet të vendit dhe, natyrisht, të kemi iniciativa të brendshme që të mos hezitojnë të kthehen në shtëpitë e veta, askush nuk i nguc”, tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se ndërtimi i shtëpive duhet të vazhdojë si proces normal në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. Edhe për Qeverinë ndërtimi i shtëpive nuk do të ndërpritet. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, i vlerëson pozitivisht punimet që po bëhen në shtëpitë e shqiptarëve, duke theksuar se ky është vullnet i qytetarëve dhe i Qeverisë së Kosovës. “Kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e veta do të ndodhë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk do të ketë asnjë protestë qoftë e organizuar apo jo që do të ndaloj këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, është shprehur ai. Ndryshe, nga opozita e cila ekzistimin e strukturave paralele e konsideron rrezik për Kosovën, për zëdhënësin Krasniqi Kosova ka një gjendje të sigurisë shumë stabile dhe përveç organeve të rendit e të sigurisë të Republikës së Kosovës, në Kosovë ka prezentë edhe trupa të NATO-së dhe të Misionit Evropian. Ai shprehet i bindur se edhe përkundër vullnetit të dikujt, përkundër provokimeve të vazhdueshme të ekstremistëve serbë, nuk do të ketë mundësi që situata e sigurisë në Kosovë të përkeqësohet.
Serbët të shtunën kanë protestuar me armë, duke dashur që të pengojnë kthimin e shqiptarëve në veri, por janë shpërndarë nga policia e EULEX-it dhe e Kosovës, pasi kanë përdorur gaz lotsjellës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Sejdiu dënon sulmin kundër Qeverisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:51 pm

Sejdiu dënon sulmin kundër Qeverisë

Deklaratë e Presidentit Fatmir Sejdiu

Duke shprehur shqetësimin për ngjarjen në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënon aktin e atakimit të pronës dhe të institucioneve të vendit. Presidenti Sejdiu mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në përputhje me ligjin, por kundërshton fuqishëm çdo akt të dhunshëm, i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pronën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Presidenti u bën thirrje të gjitha institucioneve të vendit t’i vazhdojnë edhe më tej angazhimet e tyre për përmbushjen e obligimeve ligjore ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në këtë rast, në veçanti, ndaj veteranëve të UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Kompletohet diplomacia

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 9:21 pm

Kompletohet diplomacia

Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme nga presidenca Amba
Muhamet Hamiti


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekretoi sot Dr.Muhamet Hamitin në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar me seli në Londër.
Dekretimi u bë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-002-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Fotolajm

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:45 pm

Fotolajm



Lajme nga presidenca --Fotolajm


Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim z. Alain Van Gucht, shef i ri i Misionit diplomatik belg në Prishtinë. Presidenti Sejdiu i dëshiroi mirëseardhje z. Gucht duke e falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Mbretëria e Belgjikës Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa z.Gucht ripërsëriti përkushtimin e vendit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit midis Belgjikës dhe Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Presidenti Sejdiu uroi kancelaren Angela Merkel

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:46 pm

Presidenti Sejdiu uroi kancelaren Angela Merkel

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi zonjës Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së saj Kancelare e Gjermanisë. Në vijim po e japim të plotë telegramin e urimit:

Shkëlqesisë së Saj Angela Merkel
Kryetare e Unionit Demokristian
Kancelare
Republika Federale e Gjermanisë
Berlin
E nderuara Kancelare,
Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, po Ju shkruaj për t’Jua uruar ngrohtësisht fitoren e Juaj në zgjedhjet nacionale dhe rizgjedhjen e Juaj Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’Jua shpreh, edhe njëherë, mirënjohjen tonë të thellë për angazhimin afatgjatë të Gjermanisë, i cili popullit të Kosovës i ka sjellë paqe dhe prosperitet. Gjersa ne vazhdojmë ta zhvillojmë më tej vendin tonë të ri dhe të pavarur, roli dhe mbështetja që Ju na e keni ofruar do të mbesin përherë tejet të vlefshme për ne.
Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar që ta ndërtojë një vend përparimtar, demokratik dhe shumetnik që kujdeset për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të tij. Njashtu, Kosova është e vendosur që ta vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ndërsa unë mbes i bindur se Gjermania do të vazhdojë të jetë partneri ynë në përmbushjen e këtij misioni.
Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj shumë fat në angazhimet e juaja të mëtejme!

Sinqerisht,
Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga presidenca Empty Re: Lajme nga presidenca

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi