Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Në pesë vjetorin e shuarjes së Sali Bajres më 13 dhjetor 2006

Shko poshtë

Agim Gashi:Në pesë vjetorin e shuarjes së Sali Bajres më 13 dhjetor 2006 Empty Agim Gashi:Në pesë vjetorin e shuarjes së Sali Bajres më 13 dhjetor 2006

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 13, 2011 12:21 pm

Agim Gashi:Në pesë vjetorin e shuarjes së Sali Bajres më 13 dhjetor 2006

Sot pesë vite më parë pushoi së rrahuri zemra e Sali Bajres nga Kaçaniku.
Agim Gashi:Në pesë vjetorin e shuarjes së Sali Bajres më 13 dhjetor 2006 Bajra
Për nder të figurës madhore të këtij vigani nga Kaçaniku, Faruk Tasholli shkruajti tekstin nergut që unë ta këndoj meqenëse kishim nderin që të dytë ta njofim.
Në shtator të vitit 1990 Faruku bëri një intervistë me Sali Barjren, Në pamundësi që ta përshkruaj intervisten e plotë, po ua sjell hyrjen e intervistes ku autori figuren e Sali Bajres e përshkruan kështu:
„ Kahdo që kalon Sali Bajra nëpër Kaçanik, nuk është njeri i pahetueshëm.Atë e njohin pleq e të të rinjë, gra e fëmijë dhe të gjithë e përshëndesin me admirim, e përcjellin me shikim nga simpatia që kanë për të. Në kujtesën e secilit ai ka mbetur i paharruar që kur ishte njeriu i parë i Kaçanikut, në vitet e gjashtëdhjeta dhe si i tillë, pothuaj se e marrin edhe sot. Pra, ky është ai kryetari që populli e quante shpirt të vetin, ndërsa oligarkia politike e Kosovës kuader „arrogant“ dhe të padëgjueshëm.
Me Sali Bajren njeriu ndien knaqësi të kaloj çaste të gjata, se ai është mikpritës i mirë, basjkëbisedues i këndshëm që flet pa kurrfarë protokolli me këdo që i afrohet dhe nga shpirti i tij buron një altruizëm i rrallë. Shoqrohet me të gjithë, por më së shumti i afrohen të rinjtë.Kënaqem në shoqëri me të, por që të bisedojmë për gazetë, e kemi pak vështirë.Këtë qëllim, megjithate e realizuam“.
Për Sali bajren janë shkruar shumë shkrime e libra.Një liber kushtuar Sali Bajres e shkruajti edhe Latif Nallbani me titull „Sali Bajra opozitar i totalitarizmit“, në të cilin liber që ka 372 faqe përmblidhet jeta dhe veprimtaria e Tij, si dhe shumë shkrime e kujtime për Salihun e Kaçanikut, Salihun e Kosovës.
Nga libri në fjalë nxora edhe një insert nga kujtesa e z. Mexhide Kyçykut e cola për autoritetin që gëzonte Sali Bajra ajo shkruan:
„Por populli duke e njohur punën dhe vepren e tij të mirë atdhetare, përkunder linçimit që sistemi i egër i bënte atij, ai i thurte vargje, të cilat këndoheshin në gëzime e dasma.
Vajzat e guximshme nuk frikësoheshin të këndonin varghe të tilla dhe këngët që këndonin mbremjeve të muajit ramazan, ishte kori ynë gazmor ku feja nuk ishte ndasi, por mbëltim i çështjes kombëtare.
Ishte Vaso Pasha vetë.
Vargjet
„Jemi dy motra
Dalim te dera
Presim babin
Na bie sheqera,
Sheqera me lara
Rrnoftë Sali Bajra“!


Sot në pesëvjetorin e shuarjes së Tij, unë e paraqes këtë këngë që të jehoj në ato gryka të Kaçanikut ku shpirti i Sali Bajres atje lartë është roje e atdheut!

Falenderoj familjen Bajra që si dhurat ma dergoi librin e Latif Nallbani për Sali Bajren.

Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi