Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zize Pepshi:Veprime destruktive të disa anëtarëve të LDD-së

Shko poshtë

Zize Pepshi:Veprime destruktive të disa anëtarëve të LDD-së Empty Zize Pepshi:Veprime destruktive të disa anëtarëve të LDD-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 4:43 pm

Veprime destruktive të disa anëtarëve të LDD-së


Zize Pepshi:Veprime destruktive të disa anëtarëve të LDD-së LDD-chZize Pepshi.
Reagim i Degës së LDD në Zvicër

Dega e LDD-së në Zvicër si pjesë e pandarë e LDD-së në Kosovë po ndjek me vëmendje të veqant zhvillimet e fundit në këtë parti dhe asesi s’ka si të jet indiferente ndaj dukurisë së shëmtuar të kalimit të disa anëtarëve dhe « udhëheqësve » të ndonjë dege në parti tjera. Dega e LDD-së në Zvicër konsideron se këto kërcime prej një partie në tjetrën po bëhen, jo për shkak të bindjeve politike e përcaktimeve programore, por thjesht për interesa të ngushta personale. Ne dardanët e Zvicrës, këto sjellje të papjekura politike të këtyre « butakëve », jo vetëm që nuk do të na dekurajojnë në angazhimet tona të përdishme në realizimin e objektivave programore, por gjithsesi do të jenë një motiv më tepër për ta realizuar me besnikëri filozofinë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe pasardhësit të tij, Akademik Nexhat Dacit.
Veprimet destruktive dhe ambiciet e sëmuara karieriste të disa servilëve politik, qofshin ata ose ato edhe« udhëheqës »të ndonjë dege të qendrës, apo të Forumit të Gruas të LDD-së, vetvetiu po dëshmojnë se pakurrizorët e tillë asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim parësor avancimin e interesit kombëtar, shtetëror a partiak, por realizimin e synimeve personale, duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës. Saherë që është në pytje një interes tjetër më i « madh »personal, tipat e tillë harrojnë « bukën e moqme » dhe shiten si një plaçkë e hudhur në treg. Ata që janë mësuar vetëm të zhvatin, të shtyhen brrylash dhe që nuk kanë asnjë pikë ideali apo bindje politike e partiake, janë si një mish i huaj në trupin e shëndosh të LDD-së, ndaj bëjnë mirë që ecin. Jemi të sigurt se individët e tillë që janë mësuar të shetisin dhe t’i ndrrojnë « bindjet » e tyre për çdo ditë, nuk i duhen askujtë. Sa më parë që LDD-ja të lirohet nga personat e tillë që kokorizën diku e vezën e bëjnë diku tjetër, do të jet më stabile politikisht, më e fortë organizativisht dhe gjithsesi do ta ket më të lehtë realizimin e të gjitha objektivave të saj programore.


Kjo papjekuri e disa adoleshentëve politik që deri tani kanë bërtitur si altroparlant të shkoqur për LDD-në, ne dardanëve në Zvicër dhe kudo në Evropë, as nuk na habitë e as nuk na luhatë në rrugën dhe përcaktimin tonë të drejtë politik. Megjithëse individ të ndryshëm , kohë më parë janë përpjekur të përçajnë e të mbjellin mosbesim edhe në Degën e LDD-së në Zvicër, falë unitetit të anëtarëve dhe besimit të madh në vizionin e
Akademik Nexhat Dacit si trashiguesi më besnik i programit politik të presidenit Ibrahim Rugova, kemi arritur t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe tani kemi krijuar një unitet të pathyeshëm.


Në këtë rast, ne dardanët në Zvicër dhe kudo në Evropë, hedhim poshtë me
përbuzje të gjitha veprimet karieriste dhe të papjekura poltike të gjithë
atyre që interesin personal e kanë nxjerrë mbi interesin kombëtar, shtetëror
e partiak. Të tillët që fatmirësisht nuk janë shumë le të shkojnë ku të
dojnë, pasi që ata janë zëra të shkretë dhe të vetmuar. Ne jemi të bindur se
mbrapa nuk i kanë as anëtarët e familjeve të tyre, thuhet në reagimin
kryetarës së Degës të LDD-së në Zvicër dhe sekretares për Evropë, zonjës
Zize Pepshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi