Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 2:47 pm

Agim Gashi: Heronjët e Demokracisë




 







Ballina e albumit Heronjët e Demokracisë

Albumi i nëntë i Agim Gashit

 

Heronjët e Demokracisë

 

Albumi me këngë folklorike i Rapsodit të popullit z. Agim Gashi u realizua në vitin 2006, vit ky që për autorin ishte edhe vit i dhëmbjes shpirtërore sepse mbeti pa dy idolët e tij: Dr. Ibrahim Rugovën dhe babain e tij z. Hamit Gashin. Hyrja në studio ishte e vështirë sepse akoma s’kishin kaluar as  katër muaj nga vdekja e Presidentit dhe as një muaj nga vdekja e babait. Por, si gjithëmonë i fortë e me vullnet të pa thyer i hyri punës dhe e realizoi për t’ia dërguar produksionit muzikor “Labia” nga Prishtina ku edhe e botuan. Si ''shpërblim'' për albumin e tij z. Agim Gashi

 

mori  80 CD, të cilat shumicën i shpërndau falas. Kompensim tjetër nuk kishte. Agimi falenderon një person, i cili sponsorizoi, emrin e të cilit (me dëshirën e tij) nuk do e bëjë publik.

Agimi tani i takon të gjithëve. Të merrem unë me mjeshtrinë e këngës dhe vargjeve të tij nuk mundem. Mbetet që kritikët a artit muzikor dhe kritikët letrar të merren me veprimtarinë e tij. Por mund të them se Agimi me veprimtarinë e tij jo vetëm që e këndoi por edhe e shkroi historinë tone më të re. Një shkrimtar i huaj ka thënë: “Historinë e shkruajnë  fituesit”! Njëri nga këta fitimtarë është padyshim edhe Agim Gashi.


Tekstet e këngëve në album:

 

KOLOSIT DARDANIAN DR. IBRAHIM RUGOVES

      Lot´  e varg  i derdhi n´letër
      Se si Ti ma nuk ka tjetër,
      Dhe sharkia mbushë me mall´
      Kanga ime shëndrrohet n´vaj.

Lum´  Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!

       Lumja nana n´dritë që e qiti
       Lumja shpija që e rriti,
       Lum´ Dardania që t´pati Ty
       Për Vatan dritë e LIRI!

Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.

     Lumja nana n´dritë që e qiti,
     Lum´ Kosova që të rriti,
     Mbete simbol dhe krenari
     Lum´ ky popull që t´pati Ty !

Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´  Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.

     Lumja nana n´dritë që t´qiti,
     Lumja shpija që të rriti,
     Lum´ e lum´ populli që t´pat´
     Dymijë vjet i ke dhanë fat !

Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.

     Lamtumirë o bir Dardani
     Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
     Vepra Jote legjendare
     Na e ka ba Kosov´n   t´bekueshme!

KENGE PER HAKI YMERIN

Hej n´ato maja ku s´shkrin bora,
N´ato rreze e n´ato hije,
Kanga e zogut e merr qiellin,
Bashk me kangë e gaz femije,
N´vaj të Nikës tash Vojnik
Lind nji trim zemër çelik,
Për tu rujtë besa e nderi
Lind i trimi Haki Ymeri.

Po n´Drenicë në atë kshtjell burrnije
Që i dha trimat me nam trimnije,
Ku n´barot u shkonte jeta,
Ku n´Bajloza turrej Azem Bejta,
Ku me besë o matej burrnija
Ku s´dorzohej Kamer Sejdija,
Ku merr hak Ahmet Delija,
Ku janë sulë shumë trima tjerë
Që për Kosovë binin me nderë,
Brez pas brezi pertrihej Gjaku,
Tash pertrihet Tahir Binaku,
Me i ndritë besa e nderi
Lindi e rritet  Haki Ymeri.

Lindja e rrita e djalit t´ri,
Shum bujare në këtë  shtëpi
Ku rrinin burrat e kuvendojshin
Për liri besen e vnojnshin
Ku gjith flitej fjalë trimnije
Fjalë të besës e fjalë burrnije,
Me buzë n´gaz pritej miku
Ku perbuzej gjithmonë anmiku,
Miku i shpisë vjen pa trokit
Me i ba planet e lirisë
Me këtë Odë krenohej Drenica
Aty vinte Azem Galica
Gzohej shpija dhe shtrohej darka,
Kur u vinte Shahqir Smaka,
Hije nuri kish konaku
Mirë i priste Ymer Binaku.

Kështu rritej dhe edukohej
Piqej djali e shkollohej
Kryente shkollë e fakultet
Kontribut për atëdhe jep,
Tuj mendu veq për liri
Shpirti i tij s´gjente qetësi
Kishte shokët t´mirë me vete
Ismet Racin e Fadil Gecin,
Ksaj Drenice ja rritshin namin
Me bujarin Xhafer Behramin,
Edhe tjerë trima të rrallë
Burra t´fortë e atdhetar.
Që për luftën tash mendonin
Popullatën ta ndihmonin,
E Hakiu jo nuk ndalej
Dhe armikut nuk i falej
Por atij ja ipte hakun
Bash si kopje e Tahir Binakut.

Dhe kshtu lufta ashpërsohej
Në Kosovë gjithkund luftohej,
Haki Ymeri burrë bujarë
E ndihmoj luftën pa ndalë;
Hem me pushkë e hem me pare,
Edhe me ndihma humanitare
I bante shtretnit për ushtri,
Me familje e vllezen te tij
Pa sakrifica ska liri!
Këtë e dinte Haki Ymeri
Se ku ish besa e ku ish nderi
Lype vlla te ky burrë dai
Që nuk ndalej për liri.

O babë i mirë i gjashtë fëmijëve
Familjar e luftëtar
Profesor dhe edukator
Shkrunte vjersha dhe përkthente
Asgja mangut n´shoqri s´lente,
Se e dinte çka ashtë jeta
Me arsim dy fakulteta.
Në krah pushkën e në dorë lapsin
Kshtu anmikut i ipet haku
Siç ia dha Tahir Binaku.

E nderonte President Rugovën,
Ai e donte shumë Kosovën
LDK-në e kish parti
Se shumë vjet tuj lypë drejtësi
Edhe lufta u ashpërsue
Në shumë fronte tuj luftue,
Filloj egzodi në shqiptari
Ikshin njerzit me gra e fmijë,
Në Shqipni e Maqedoni,
Në Turqi e Itali,
Haj ne Zvicer e Gjermani,
Në Kanadë e Amerikë,
Në kater anët shqiptart´  tuj ikë!
Filloj lufta nga ajri e toka
Tash lufonte e tane bota
Amerika mikesha e jonë
Filloj Serbinë e bombardon,
Ja ka qart tank e ushtri
Bash me zor n´Serbi i ka kthy!
N´Kosove kthehej shpresa e nderi,
Gzohej shumë Haki Ymeri
Siq i gzohet fmiu nanës,
E siq i gzohet o nata hanës,
U gzuen mbarë shqiptaria
Nisen shpejt me u kthye te shpija
Ah e ambel ashtë liria.

Haki Ymeri djalë zotni
Filloi punën tash n´liri.
N´degë të vet nis aktivitetin,
Për me que n´vend amanetin ;
Të shumë trimave e djemve t´ri
Që ranë në luftë po për liri,
Por dikuj si konvenonte
Që Kosova para t´shkonte,
Nis´ formohen turli SHIK-u,
Që i gzohej veq anmiku
LDK-istat me i pengue
E ata vetë me përfitue;
Materialisht e politikisht
E me marr me dhunë pushtetin
Qe me grushta t´përshëndesin!
Nis e bajnë plane të ndyta
Prap me vrasje politika,
Veshin maska si bandita
Për me vra shqiptarë në prita.
Spo e dojnë Ibrahim Rugoven
Komuniste e don Kosovën.

Kanë ba plane ku me ja nisë,
Kanë vendosë t´fillojnë n´Drenicë
Djemt ma t´zot me ja vra Kosovës
Me ja thye „krahët“ President Rugoës!
O me 2 nandor ´99,
E Hakiut prit´ i kanë zanë
Djem të kqij me maska t´zeza,
Tre katila, tre kriminela,
Me ni veturë Opell Omega
Me nji veturë të zezë katran
Mu si zemrat qysh i kanë!
N´fshatin Burojë e kidnapojnë
Në Açarevë n´male e qojnë
E rrahin djalin e torturojnë
Porse jo, jo se nënshtrojnë.
U përgjigjej me pak fjalë :
-Sjam komunist e as tradhëtar
Drenicak jam zemer bujarë !
Kriminelat smund t´durojnë
T´lidhun djalin e pushkatojnë,
Frigacakët kshtu veprojnë
Me dalë para nuk guxojnë;
Me shumë plumba vritet djali
Por nuk vritet jo ideali,
Që e lirë të jetë Kosova
E t´na prijë President Rugova.

U hap lajmi si rrufe
Në Kosovë t´shtrejtin atdhe,
Se na vranë besen e nderin
Na e kan vra Haki Ymerin,
Të pa besit sa ma ska
Që mbulojnë fytyrat mos me u pa
Që e vrasin dijen, shkollën,
Që jau vrasin fmive lojen,
Që shkelin n´dije e shkelin n´besë
E  n´jetima Kosova t´jesë!
E vranë shokun e Idriz Rrecit
Edhe shokun e vllaznive Geci,
Sejdi Koci se nal vajin
Si t´ja vritshin atij vllaun,
Ja kanë vra nji trim Kosovës,
Me ja thye krahin President Rugovës
E gjashtë fëmijë jetim me i lanë
Me u rritë vetëm me nanë.

Sot n´Vojnik në ato vorre
E rrokë flladi nji përmendore
Ku pushon trimi i nderit
I Heroit Haki Ymerit,
Ku shkojnë lulet nga vllaznija
Nga familja e mbare shqiptaria
Në nderim të Drenicakut
Të asaj kopje të Tahir Binakut,
Fli i qetë Haki he burrë
Se Kosova s´tharron kurrë.

 

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 2:53 pm







Hamit Gashi, babai i A. Gashit
BABAIT TIM HAMIT GASHIT


Ditë e premte në mëngjez
M´erdhi lajmi n´kurbet t´zi,
T´ka vdekë baba mu më thanë
Pa e pa edhe njiherë me sy.


Dymbdhet Maji muej me lule
Paska vdekë baba im,
Pa më pa edhe niherë
E me marrë në përqafim.


Terri i zi kaploi dynjanë
Edhe dielli spo ban dritë,
Mos me qenë në varrim t´prindit
Unë kët´ gja nuk e kam pritë.


Ah kurbet ti qofsh mallkue
Që po i ndanë njerzit për t´gjallë,
Mos  me kanë edhe n´ditë të vdekjes
N´botën tjetër shkojnë me mallë.


E kam ditë që s´jeton gjithmonë
Në kurbet të kisha mall´ ,
Jo ske vdekë për zemrën time
Do të jeshë gjithmonë i gjallë.


Vepra jote e kësaj bote
Më jep forcë e më jep nderë,
Kah të eci e kah të shkoi
N´kujtim timin do t´jeshë përherë.


Lamtumirë babë i dashur
Fli i qetë në tokë kosove,
Do t´jetoj me mall´ t´pashuem
Se i gjallë je ti për ne.


Dashunija për babë e nanë
Ashtë dashni që ska përshkrim,
Kur të ikun pa i pa
Jeta ma nuk ka kuptim.


Nat´e ditë të kam në mendje
Në atë botë kur kem me u pa,
Do të qmallemi për dy botnat
E ma kurrë skem me u nda.


KËNGË PËR ADEM  JASHARIN  


Jehoi zani i Drenicës
N´ato bjeshkë të Qyqavicës!
E u gzun´ kto malet tona,
Krenari ka prap Kosova!
Na i del gjumi çdo shqiptari,
Trimat tanë flasin nga varri!
-Ka ardhë koha e Lirisë,
Na thot nuri i Ahmet Delisë,
Azem Bejta flet nga varri;
-Dasëm t´madhe ban shqiptari,
Kamer Loshi flet me mall
Tahir Mehës i qon fjalë.


Janë tubu krushq´  të shqiptarisë,
Nën flamurin e lirisë
Po na vikan nga Shqipëria,
Nga Tetova e Gucia,
Nga Presheva e Malësia,
Po nga Shkupi e Qamëria,
E arbërshë nga Kalabria;
Kanë lidhë besë, janë besatue
UÇK-në e kanë formue,
Këtë ushtri të fortë si guri
Me djel shqipesh e zemra burri.


Krisi pushka habertare,
U ndëgju n´trojet shqiptare,
Për liri nis´ luftë shqiptari
Bajraktar Adem Jashari,
Bashkë me Hamzën krah për krahi,
Lum për ty o babë Shabani,
Lum për Ty dhe t´lumin zot
E Kosova i nderon sot,
Janë në zemrat e shqiptarisë
Kto simbole të lirisë.


AHMET KRASNIQI KOLONEL


U ngrys qielli n´at  nat´ me hanë,
Krisi pushka në Tiranë,
Ogurzit edhe nji herë
Na e vran nji Kolonel.


U ngreh gishti i tradhëtisë
Dridhen malet nga termeti
Tue ja krye borgjin Kosovës
N´kry detyres ra Ahmeti.
 
Në Tiranë u vra Ahmeti
Ku ashtë besa e ku ashtë nderi,
Për nder të tij e për trimni,
Mbi Shqipni ka ra Ylberi.


O Ylber o i perëndisë
Që mban shpirt e kolonelin,
Që gjithëherë mallkon tradhëtinë
Shqipënisë po falja nderin.


Moj Shqipni moj diell e hanë
Je ba qerdhe e tradhëtisë,
N´ty sundon krimi e dhuna
T´ka humbe qehrja e bukurisë.


Ska mendu Ahmet Krasniqi,
Që nji ditë do ti bahesh varr,
Ai t´ka dashtë porsi Kosovën,
Në ty ishte njeri i gjallë.


Tash mbi qiellin e  Shqipnisë
Nuri i tij shendrit si zjarr
Bashkë me shpirtin e Azemit
Të urojnë një dritë të bardhë.


KENGE PER SALIH ÇEKUN


Krisi topi në Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Çeku,
Filloi luftën për atdhe.


Salih Çeku ep kushtrimin
Tue puthë shqipen në flamur
Po ban be ne Diell e Hanë,
Nuk e la pa i hjek´  k´ta gur.


Sdurojn´  ma k´to troje t´mija,
As tradhëti e jo as puçe,
Këta gur që ndajnë kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.


Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit në istikam
Se k´ta gur´  jane t´mir për vorre,
E n´Serbi vendin e kanë.


Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi në ball,
Para vllazen për liri
Se unë rashe me mbetë i gjallë.


N´maje t´bjeshkës dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj´  t´Drinit e dhe t´Kosovës,
Plagët trimit ja sherojnë.


Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimëni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovën,
Me mbjellë faren për liri.


Amanet ua  la Kosovën,
Që ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpërndajn në shqiptari.


Kërset topi në Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Çeku
Ra deshmor mos me vdekë kurrë.


ELEGJI PËR XHEMAIL MUSTAFEN


Moj Kosovë moj kshtjellë trimnije,
Treqind vjet knon n´djep fëmije!
Dur të ndyta t´u  kanë mësy,
Për çdo ditë tue t´mbajtë n´zi ;
E çdo dit´  t´prishet hareja,
Tu´e  t´mbjellë me varre t´reja.
Spo t´lanë plaget me i sherue
Për çdo ditë varre tue t´shtue,
S´po t´lanë sytë me i hap n´liri,
Tue ti vra po djelt n´tradhti!


Sot po t´vritet e shejtë liria,
Prap t´troket në derë robnija,
Ta thejnë derën e dritaren;
T´shkelin n´prag, ta shkelin arën,
T´shkelin n´moral e t´prishin varre,
T´shkelin  n`dije e n´Abetare,
I shkelin lodrat e fëmisë,
Tue ja shtue plagët Arbnisë,
Të pa burrat sa ma s´ka,
Mbulojnë fytyren mos me u pa !


N´këtë Nandor kur knojmë me zemër,
Për flamur e për nji emën,
Krisi pushka n´mes t´Prishtinës,
E vran Xhemën n´tradhti pas shpinës,
Ah mos janë k´ta djel të shkinës?!!!
A mos janë dor e tradhtisë,
Me ja shtue dhimbjen Arbnisë?


Kanë dalë Zanat vezhgojne Sharrin,
E  Kosova  se ndal  vajin:
-Do djel t´ë kqij mu sot çka mban,
M´humbin nderë e m´humbin nam´,
M´humben fjalë e m´humbën besë
Prej djelëve t´mij ngadalë po vdes;
-Kur mendoj sa shumë qëndrova,
N´mileniume su nenshtrova,
Shum furtunave u bana ballë
Me trimnesha e trima t´rrallë,
Që n´ketë luftë ranë për Atdhe,
Tue ba vdekjen si me le
E sot dikush po me venë lak,
Tue m´shkel´ n´vorre e tu m´shkelë n´prag.


Ma shkelin namin që e pata rritë,
M´shkelin n´sy e mshkelin n´dritë,
Po më qorrojnë sdi nga me ecë,
Ma vrajnë dijen e më vrajnë n´besë,
M´shkelin n´Kishë, m´shkelin n´Xhami,
M´shkelin n`Teqe e pasuni;
M´shkelin n´shkolla e fakultet,
Grabiten çikat e fëmijët n´djep,
Nga shtëpia porsa del,
Po has n´banda e kriminel,
Del në shesh pyet historia,
Këso pisash s´ka pasë Arbnija!
Nga kanë ardhë nga kush pagu,
Nanë Arbninë po me e coptu´ ?


Si n´Kosovë e si n´Shqipni,
Sot po vrasin djelt e këqij!
Por nji za del nga Tomorri;
-Këtë Arbni Lumi e mori,
Nga Korabi e Kështjellë e Krujës,
Ndihet zani, za i kujës,
Lotojnë nuset, vajtojnë nanat,
Nëpër Sharr trishtohen Zanat,
Me mallëngjim dhanë nji kushtrim;
-Për Arbni do t´ketë shpëtim!
Nga Drini i Bardhë deri n´Shkumbin,
Lajmi i shpresës po na mbrrin`,
Që po delë nga Drini i Zi,
 -Jo s´ka vdekë nana Arbni;
Dy damarë rrahin pa pra,
E gjakë të pastër në ta ka,
Kurrë se lanë Arbninë me vdek´,
Prap do t´marri rrugë për jetë,
Këta damarë n´zemra i kena,
Janë në Shqipen mbi dy krena!


-Ngrehu n´kambë nana Arbni,
Se djelt e mirë i ke me Ty,
Nuk t´lejojnë ma me u plague,
E këtë plagë kem me e sherue ;
Të ecim para për liri,
Me reforma e Demokraci,
Do të ketë Arbni mbi dhe
Se n´Evropë vendin e ke,
E degët tua që t´janë pre,
Do të rriten prap për ne,
Kur të bahesh Shqipni etnike,
Për kush të don, do të jeshë mike,
S´do t´lejojmë me na u përzi,
Me na sjellë prap anarki.


-Mblidhni mendjen djelmënija,
Shumë të fala u qon Arbnija;
-Edhe njiherë me ba me u rrëzu,
Ma nuk mundem n´kambë me u qu,
Mblidhni mendjen O Shqiptarë,
Bani be n´moral kombëtar,
Kush gabon edhe nji herë,
Ska me pasë besë as nderë,
Pasha Zotin mjer ai
Kend e namë Nana Arbni.


KENGE PER ISMET ASLLANIN


Kombi ynë ti komb´ i lashtë
Për liri shekuj me radhë
Pëjetsisht të jemi bashk´ ,
Bijt e tu i vune n´ballë
Herë me shpatë, herë me flakë t´barotit
Komb i shtrejtë i Kastriotit,
Historinë me gjak e shkrove
Shtrejtë ndër shekuj e pagove.


Sa herë hasmi na ngushtonte
Me uri jetën cenonte
Bujaria dilte n´shesh,
Që nga zoti i kem peshqesh
Njeri tjetrit krahun ipnim,
Që nga skamja lartë ta ngritnim
Sepse kshtu nderonim vetin,
Popullin, kombin dhe vet shtetin.


Lindshin nanat zogj luani
Nji nder ta Ismet Asllani,
Shpetimtari i varfnjakëve
I t´pambrojtunve dhe bonjakëve
Nanë Tereza e la nji vlla,
Ismet Asllani emnin e ka,
Ishte vet mirsia e zotit
Nderi e besa e Kastriotit.


Sot n´Lipjan, n´zemër t´Kosovës,
Roje nderi pranë përmendores,
Komandantit të logjistikës
Fëmijëve tanë ua mundsoj rriten
Si me pushkë, me grosh e bukë,
Mbrojti kombin mos me u zhdukë
Je simbol në ball  t´qendresës
Legjendë shekulli e mbijetesës.


ENVER HADRI  LULJA E KOSOVES


Janë ngrysë malet tona, kodrat e Rugovës
E qajnë Enverin Hadrin, Lulen e Kosovës,
Po e vajtojnë Zanat dhe tronditin malin
Gjakun e Kosovës Jo nuk do ta falim.


Rrjedhen ngadalson Drini për Kosovë
Valët lot Kosove diç seç turbullon,
Hej! Seç po qahet toka e Dukagjinit
Kur po shuhen  jetnat nga krismat e krimit.


Kur u shkrepen plumbat Brukseli plot me gjak
Dhe vranë Enver Hadrin, trimin fjalëpak,
U trondit Evropa, u këndell shqiptari,
“Gjaku im nuk falet”, një kujtim te varri.


Fjalët tua ishin vulë në parlament
Tundej  Beligradi kund s´mund zinte vend,
Smund i thente faktet që fliste shqiptari
Andaj kriminelët flasin me armë zjarri.


Kaluan shumë vite kujtimi ska tretun
Për Kosoven trime Ti kurrë ske me vdekun,
Se ishe pishtar´ n´ball t´Demaokracisë
Na e tregove rrugë e drejtë të lirisë.


Kosova ashtë gjaku im që kurr nuk falet
T´hijshme janë dhe vorret, të lartë lapidarët,
Duhet t´shtrihen duert, t´bashkohet shqiptari
Amanet kto fjalë na i la Hero Enver Hadri.


Sa herë në Kosovë zbrazet pushka e krimit
Qahet n´tkater anët tokë e Dukagjinit!


Përgatiti: G. Marku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 2:58 pm


 

ALBUMI I GJASHTE I AGIM GASHIT




Ky album i këngëtarit dhe rapsodit të popullit Agim Gashi është realizuar në vitin 2002 me ndihmën e kompanisë “Eni Reisen” të vllëzërve Bytyqi.

Kësaj radhe nuk do të shkruajmë për muzikën e Agim Gashit, as për jetën dhe veprimtarinë e tij, e cila është mjaft e pasur, por duhet theksuar se Agim Gashit nuk i ka shpëtuar asnjë ngjarje e rëndësishme pa e futur në veprimtarinë e tij muzikore, me qëllim që ato ngjarje të ruhen dhe përkujtohën edhe në këtë mënyrë.

Ky album ka gjithsej nëntë këngë, ku mjeshtri Gashi u këndon figurave madhore shqiptare, si dhe një valle instrumentale e kompozuar nga vetë autori.

 



27 TETOR 2002

 


(Kushtuar dëshmorit të Demokracisë Ukë Bytyçit)


N´tanë Arbninë sot qielli ngryset,

Deti i madh nuk ka qetësi,

Prap po i vrajnë burrat e mdhej

Për me ra Kosova n´tzi.

Zogjët sot e ndalen kangen,

Lulet ma aromë s´po lshojnë,

N´maje t´Sharrit vajtojnë Zanat,

Ukë Bytyçin e lotojnë.


N´mes të ditës krisi pushka,

Prap e ngrehë gishtin tradhtari,

Tue nai vra kokat e kombit,

Ndalen gurrat e thahet bari.

Qan Kosova e qan me lot

Ndalni´e krimin thot e mjera

Mos ma vritni krenarin,

Mos me mbillni me varre t´reja.



Spo mlanë plagët me i sherue

Për çdo ditë varre tue m´shtue,

Spo m´lanë sytë me i hapë ksaj stine,

Tue mi vra po bijtë pas shpine.

M´shkelin n`votat e lirisë,

Tue ja shtue plagët Arbnisë,

Të pa burrat sa ma ska ,

Mbulojnë fytyrat mos me u pa.


O mor Ukë o Ukë Bytyçi,

Krenari e Kombit ishe

Komandant n´luftë me trimni,

Per me te vra vlla në liri!

Grua e fëmij të mbetën vetëm,

Nuk t´kanë Ty ma me qa hallin,

Nanë e shkreta del t´kërkon,

N´fush e n´mal me e shkymë mallin.


Düren, tetor 2002






KËNGË PËR SALIH ÇEKUN



Tokë e Dukagjinit

Pse po t`lotojnë lisat,

Ah ka do vjet hasmi

M`i ka përly` plisat.



Çu e çoje ballin

Ballin tand krenar,

Po t´vjen Salih Çeku

Djali yt ushtar.



Po t`vjen Salih Çeku

Bashkë me nji ushtri,

Sa hije i paska

Shqiponja m`i sy.



Shqiponja m`i sy

Shtati nën flamur,

- Tokën e Kosovës,

Thotë, nuk e l`shoj kurrë!



Del e shpraz rafalet

Trimi mbi Koshare,

- Para djem të shqipes

N`luftën çlirimtare!



Tokë e Dukagjinit

Pse kaq shumë qet flakë,

Kam do kroje gjaku

Nëpër 100 plagë.



Çu e çoje ballin

Flladite ndër gurra,

Po t`vjen Salih Çeku

Kapedan ndër burra.



Te rrasë e Koshres

I kuq del nji krue,

Zemra Salih Çeku

Nis me t`gurgullue.



Nga zjarri me plumba

Trimi jep bekime :

- Gjaku im t`u baftë

Dritë Kosova ime!



Sa t’ ka Dukagjini

Ujë, lisa e gurë,

Oooooh

Vorr i Salih Çekut

Nuk rrafshohet kurrë!





KENGE PER AGIM RAMADANIN


N´rranza t´Karadakut

Pranë Idriz Seferit

Rriti ´i djal Kosova

Me Sy të Skyfterit.


Rriti ´i djal Kosova

Që ia mban flamurin

Del n´Koshare serbit

M´kufi ia shkul gurin.


Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.


II


E shkul gurin trimi

E shkul bukur flet,

Gur i toks sime

Do të bahem vet.


Ku po i qan pritat

Ku po e qet dorën,

Me bij të shqiponjës

Malit ia shkun borën.


Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.



III

N´rranza të Shkëlzenit

Skuq do kroje bore,

Si rjedh i kuq Drini

Për luiri Kosove.


Drejt Isë Boletinit

Bacë Idriz Seferit,

Me flamur në dorë

Shkon nga fusha e nderit.


Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.

 

vijon



 

 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:02 pm

Këngë për Ahmet Krasniqin


S´u skuq Bari as Selaniku

Kur nji trim nga jeta iku,

Iku trimi nën hije t`Nanës

Kur e vranë në mes Tiranës.


Tash sa vjet për kob t`Shqipnisë

Shprazen plumbat e tradhtisë,

Si në gjoks t`Hasan Prishtinës

Të Ramë Bllacës, Ahmet Shtimes.


Djalë kreshnik bir i Kosovës


Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës

Kishte besën që kurrë s`e prishi

Koloneli Ahmet Krasniqi.


II.

Njiqind vjet nën kamë t`Serbisë

Dergjen krahët e Shqipnisë,


Dergjet koka që kurrë s`duron

Kah len dielli e perëndon.


Se mbi malet e Qyqavicës

Ngjiten trimat e Drenicës,

Shpërthejnë plumbat e lirisë

Tek ia kthejnë pushkën Serbisë.



Djalë kreshnik bir i Kosovës

Kishte gjak t`Azis Zhilivodës,

Kishte besën që kurrë s`e prishi

Komandanti Ahmet Krasniqi.


III.

O Ahmet, Ahmet Krasniqi

Gjoksin tand po kush e prishi,

Kush të vrau midis t`Shqipnisë?

- Do djem t`ligj­- klysh të Serbisë.


Si kur vritet Bajram Curri

Gjon Serreqi kur thehet guri,

Si kur vritet pa i dalë fjala

Trimi ynë Jusuf Gërvalla.


Djal Kreshnik bir i Kosovës

Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës,

Drejt Koshares e drejt Pashtriku

Ndër sy trimash Ahmet Krasniqi.



BEKIM BERISHES


Kulla të Junikut

Që s’u dridhët kurrë,

Për Bekim Berishën

Ma jepni nji gur.


O ma falni gurin

T’ia ruej kujtimin,

Si nderoi flamurin

Ta nderoj unë trimin.


Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.


II.

Kur turren Kosovës

Bandat me çetnikë,

Ju del n’pritë Abeja

Djalë zemërçelik.


Nëpër lufta botës

Plumbi kund s’të zuni,

Veç nër qiell Kosove

Ku merr emën guri.


Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.


III.

Kulla të Junikut

Me shtatin e hijshëm,

Nji frengji ma falni

Për Bekim Berishën


O t`ia la te vorri

Gurin me frengji,

Djalit të Kosovës

Që ra për liri.


Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.




LUAN HARADINIT


Fushat e Kosovës

I ka vesh blerimi,

Ku ma ke ti vorrin

Luan Haradini.


Ku ma ke ti vorrin

Ku ma ke ti gurin,

A t`ka marrë prapë malli

N`qiell me pa flamurin.


Flamuri i shqipes

Gjaku yt ku ra,

I shpaluem bukur

Po valon pa pra.


II.

Ku i shpove pritat

Kush të bani za,

A t’çoi Mic Sokoli

Për Kosovë me ra.


A t’çoi Mic Sokoli

Smajl Hyseni vetë,

Që në brigje Shtimjes

Ranë tash 100 vjet.


A folën me malet

Nga kjo fushë Kosove,

Me ta ru’jt ty vorrin

Me nji gur Tropoje.


III.

Fushat e Kosovës

I ka vesh blerimi,

Ku ma ke ti vorrin

Luan Haradini.


Ku ma ke ti vorrin

Ku ma ke ti gurin,

A t`ka marrë prapë malli

N`qiell me pa flamurin.


Flamuri i shqipes

Gjaku yt ku ra,

I shpaluem bukur

Po valon pa pra.








PËR FEHMI E XHEVA LLADROVCIN



Sot më duhet ta ndal gjamën

Se me lot kam vadit kangën,

Këtë kange zjarri me fllad bjeshke

Për nji trim e `i sy trimneshe.


A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.


Kur Kosovën mbuloi flaka

Erdhe zog nga dhena t`largta,

Erdhe zog si t’kishte hije

Për atdhe për dritë lirie.


A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.


Ku kanë djemtë Drenica, Llapi,

Nis bajlozat Beogradi,

Zani yt e çon n’kamb gurin

Pushka jote ja u ndal turrin.


A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.



Kur me tanke t’rrethojnë ty

Pak të duket nji ushtri,

M’i çon fjalë trim Skënderbeut

Unë po bi’ për nder t`atdheut.


A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.



KENGE PER MIC SOKOLIN


Kah merr frymë toka arbnore

Kanga buron edhe prej gjolit,

Brenda maleve a jashtë në fusha

Ku ashtë vorri i Mic Sokolit.


Mic Sokoli nji krah shqiponje

Në këtë tokë nuk ka kund varr,

Mic Sokolin gjylja e topit

N´qiell e hodhi e bani zjarr.


Mic Sokoli nji lulkuqe

Kur blerimin sjell pranvera,

Mic Sokoli aromë shiu

Sa here grunin e pjek vera.


Thua n´gji e futi qiellin

Kur pushtoi grykën topit

Kalorsisë së rreptë Osmane

Ia theu turrin e galopit.


Përsëri në tokë arbnore

Ku ndriqon dielli rrezear,

Nga nji pjesë të Mic Sokolit

E ka n´zemër çdo shqiptar.



PRESIDENT RUGOVA


Lum Kosova që ka nji djalë

N´kohë të randa që i du’l n`ballë,

Lum e lum po ban Kosova

Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!


Lumja nana n’dritë që t’qiti

I lum pragu që të rriti,

Lum e lum populli që t’dha

Lum e lum Vatani që t`ka.


Kah u nise me nji grusht dhe

Për liri e për atdhe,

Sy me sy me burra t`botës

Me ja pru dritën Kosovës.


Lumja nana n´dritë që t´qiti

I lum pragu që të rriti,

Lum e lum populli që t´dha

Lum e lum Vatani që t´ka.


Ku ma k`i oxhakun, gurin

Gjithmonë nalt e mban flamurin,

Pri e pri po t’ thotë Kosova

N’ballë të kam President Rugova.


Lumja nana n´dritë që t´qiti

I lum pragu që të rriti,

Lum e lum populli që t´dha

Lum e lum Vatani që t´ka.



VALLE INSTRUMENTALE

(kompozuar nga Agim Gashi)

Përgatiti: G. Marku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:03 pm

ALBUMI I SHTATE I AGIM GASHIT 
 






Ballina e albumit
DY TEZET E MIA


Nga Gëzim Marku - Zemra shqiptare
 
Humori dhe satira, janë gjini letrare të cilat zënë një vend mjaft të rëndësishëm, jo vetëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, por njëkohësisht luan rolin e përqeshjeve dhe ''thumbimin'' e dukurive negative, tek persona të ndryshëm.
Edhe këngëtari dhe rapsodi i popullit Agim Gashi, duke  parë  se dhe tek ne si popull, ashtu si popujt e tjerë, nuk jemi të kursyer nga vetitë  e këqija, në veset dhe sjelljet tona, i ka hyrë një pune mjaft të rëndësishme,  që edhe nepërmjet muzikës, (pra këngëve humoristike dhe parodive të ndryshme),  të kontribuojë sadopak në ''pickimin'' e atyre veseve që na rëndojnë. Muzika shqiptare, si ajo popullore, ashtu dhe ajo folklorike, është mjaft e pasur me  këtë zhanër të këngëve në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
Ky zhanër, është edhe mjaft i vjetër ku me anë të lojrave si ajo e  filxhanave, kapuçave, gurapeshit etj, ku pala fituese ka pasur të drejtën t'i  përqeshë me anë të këngëve humoristike, palën humbëse. Pastaj janë të njohura  edhe këngët e kanagjeqeve (kryesisht në Kosovë), mësitëve apo shkuesëve, këngët  e përqeshjeve të martesave të pleqëve me vasha të reja, e shumë e shumë dukuri  të tjera negative.
Në Shqipëri me vite të tëra, përtërihen grupe të  parodistëve, që me paraqitjen e tyre kudo që gjenden, bëjnë që njerëzit të  harrojnë hallet për momentin dhe të përjetojnë të qeshurën. Prandaj dhe rapsodi  ynë Agim Gashi, duke parë se këto këngë akoma zënë vend tek ne, u përkushtua dhe  realizoi këtë album që tek simpatizantët e tij, u prit me përzemërsi.
Ndërsa poeti dhe gazetari Faruk Tasholli, në shenjë respekti për albumin në fjalë bëri një shkrim humoristik në revistën ''Zëri'', më 23 tetor 1998. Me këtë  rast vlen të permendet, qe ndihmë shumë të madhe në realizimin e këtij albumi,  ka ofruar poeti Faruk  Tasholli me shkrimin e teksteve dhe në rregullimin e  teksteve të vetë rapsodit tonë.
Ky album u realizua më 1998 dhe producent ishte shtëpia muzikore ''Libonia''.


DY TEZET E MIA


Po Flasin nji ditë
Nja dy teze t´mija:
-A ke ni moj moter,
Do t´na kthejnë te shpia?


-Shuj Hajri qyqe
Po ia kthen Hata,
Gjermoni me shkinin
Kanë llafe t´gata.


Cka tha Petersoni
Ti nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarët
Jo as n´Rumani.


-Veç me ba moj bijë
Me na kthy n´Kosovë,
Naj prishin lezetin
Që kem ´ n´diasporë.


Këqyri njiherë Hajmat
Me djel t´bardhë e t´zi,
Turli afrikani-
Kurd e turqeli.


Gjithë natën burrat
Raki tuj pi,
Gjithë ditën në gjumë-
Gratë sallamadi.


Tuj hangër turli mishi
Tuj hanger rrush e molla,
Gu m´gu po rrimë
Me Hausmajstora.


Tani bash me ba
N´Kosovë me na kthy´
Qysh m´i hjek hellonkat
E m´u vesh n´dimi.


E n´Kosovë nuk kemi
Turli Afrikani
Tuj nejt burrat n´shpi
Tybe bahet nami.


Shuj Hato, shuj,
M´shtine me t´ba be,
Kam m´i thane Hajdarit
Letra falls me ble.


Me I pagu të shtrejta
Le t´pagun me mija,
Veç le të shkrujnë :
Na kanë rreh milicija.


Se vallahi Hato,
Ma mirë me prit´ kjametin,
Se me na kthy´ n´Kosovë
E m´e prish lezetin.


-Qitma Hajri ´i kafe
Se i bahet qare,
Edhe n´Gjermani azili
P´u blejke me pare.


Avokat Nellesit
Ja jep nja dhetë mij,
Pashaport t´Gjermanit-
Ke me shti në gji.


Nuk kthehna n´Kosovë
Me kunata n´i shpi,
Ma mirë asht moj motër
Me dekë n´Ghjermani.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:05 pm

LETRA E KUNATES

Çoi letër Dudia te kunata n´Llap
A kujtojshe bijo se mun´ u m´ban zap,
A kujtojshe bijo se të baj në shpinë
Herë me gatu n´magje herë me kqyr baçinë.

A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti
E kam burrë Hakifin s´ka njeri ma i zoti,
A kujtojshe bijo s´muj dal n´Gjermani
Me ti lanë te shpija bija e vjehrri.

Bija e vjehrri kppengj me t´i lanë
Me mushë ujë me kofe me krah me bajt sanë,
Tuj i kqyr bullicat përditë tuj gatue
As për ditë t´Bajramit n´opçinë mos me shkue.

N´Gjemani kunatë moj jam sikur n´xhenet
Po rrnoj si gugutka a po t´vjen siklet,
A po t´vjen siklet moj a po t´kris ty zemra
A e din kur t´thojsha s´um vjen as te themrra.

Tuj punu Hakifit-o hiç nuk i del dita
Se kur t´vjen akshami moj del lun me çibrita,
E bjen nji truç marka do sinxhirë dukati
I qes kos e fli moj pa u ba sahati.

Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki
Dal e pervloj çajin moj fisin se koriti,
Dal e përvloj çajin dal e ngjeshi bukën
Fun´e kry Frankfurtit moj kujna s´ja kem tutën.

N´dash me ta plasë barkin, o pasha Kuranin
Si dikur sulltanat e majmë Ramazanin,
Tana punve mirë moj jau qesum kararin
Me fiq e me hurme e presim iftarin.

Tespitë n´dorë Hakifi me do turqeli
Nuk e prish avdesin dekter n´taravi,
Tash moj kunatë zeza s´po di shka me t´shkrue
Veç nja 100 marka për bukë me ti çue.


Ia kthen kunata letrën:

Letër nga Llapi

Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati
E rroku kalemin kunata prej Llapi,
Nisi m`i qit shkrolat sikur me tërfurk
Me ja shprazë inatin Dudijes n`Frankfurt.

Ani moj kunatë moj keq ishe mashtrue
Qat letrën me kungja qi ma kishe shkrue,
Qat letrën me kungja n`ta me 100 marka
Që tash n`Podjevë qaq po kushton darka.

Ato buz’t e trasha mos i qaravesh
Edhe këtu farmerkat po i veshim shpesh,
I veshim farmerkat nuk bajnë za vjehrria
Veç ty për kerrname t’ i rujmë do dimia.

Prej luftës e knej s´kemi gajle hiç
Edhe rreth Tetovës tash kem zanë shumë miq,
N’ desh përbej n’Kuran n’desh përbej n’xhami
Ma mirë rrnojnë gratë n`Llap sesa n`Gjermani.

Tana janë me errz te tana me namuz
Si ti nevojtore s`lajnë si me topuz,
Për dollarë e marka kurrë s’e kemi zorin
Mos me pasë shumë gajle n`derë e kemi KFOR-in.

Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi
Shpijat e gjermanve me rub n`dorë tuj fshi,
Se prej durve tua s´hahet kurrë ma flia
Kur e di shka ban tug po m´çon gërdia.

Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit
Me ta çu kadal kangën para xhamit,
Me ta çu kadal me pasë shka me ni
Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani.

Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrën
Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrën,
Kur e ban krej skllotë kur e ban përshesh
N`telefona t`dorës këtu po marrim vesh.


UNË

Unë i pari
Unë i mbari
Unä fanari
Bajraktari.
Haj hi,haj hu…
Unë jam nja
Nuk ka si mu.

Unë kombëtari
Unë dijetari
Unë shkenctari
Unë shkrimtari
Unë gazetari…
Haj hi,haj hu…
Unë jam nja
Nuk ka si mu.

Tanë të tjerët
Çilimi
Pa mu kombi
Tragjedi
Ndodhi kush
T´më ketë kalu
Ai kombin ka tradhtu
Haj hi,haj hu...
Unë jam nja
Nuk ka si mu.

Se si unë
Nuk fal ma Zoti
Për sa t´jetë
Jeta e moti
Unë tash
Kryetari
Sikur unë
Nuk ka këtupari.
Haj hi,haj hu…
Unë jam nja
Nuk ka si mu.


LIDERI

(Parodi)

Ç`po na shkon lideri
Në nji mal të madh,
Cimilim-cimilim
Në nji mal të madh.

Ç`po i vjen liderit
Nji ide e madhe,
Cimilim - cimilim
Nji ide e madhe.

Nji ide e madhe
Sa ka bar n`livadhe,
Cimilim-cimilim
Sa ka bar n`livadhe.

Nji ide e madhe
Sa ka dushk e bar,
Cimilim – cimilim
Sa ka dushk e bar.

Ç`po na don lideri
M`u ba kryetar,
Cimilim – cimilim
M`u ba kryetar.

M`u ba kryetar
Me dalë gjithë i parë,
Cimilim – cimilim
Me dal gjithë i parë

Ç`po na i del liderit
Nji udhë plot me therra,
Cimilim – cimilim
Nji udhë plot me therra.

Nji udhë plot me therra
Nji udhë plot me cunga,
Cimilim – cimilim
Një udhë plot me cunga.

Ç`po i dalin liderit
N´kokë nja 300 gunga,
Cimilim – cimilim
Koka gunga – gunga.

Ç`po kthehet lideri
Kadaldal te shpia,
Cimilim – cimilim
Kadaldal te shpia.

Nuk merr vesh ky popull
Çka po thotë Partia,
Cimilim – cimilim
Çka po thotë Partia.

Çka po thotë Partia
Tash e 50 vjet,
Cimilim – cimilim
Nuk ka ma lezet.


BOMBARDIMI I KANGES SHQIPTARE

Producentët n´kamë janë qu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtar e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptarer.

Nga çdo naë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju qu:
Ju qoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Qon ezane Arabia,
Shumë gazela u qon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Üllasin lopë, blegrojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen krriqe e mushka;
Zngjir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloqit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dausha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:07 pm

DO TRIMA T´KOSOVES

Ishin se ç´na ishin do trima t´Kosovës
Morën udhë u nisën yrysh diasporës,
Yrysh diasporës me gra e me f´mi-
T´i ndihmojmë Kosovës hajde hym n´parti.


Hajde hymë n´parti hajde klube t´çelim
Si dikur në oda cigaret t´i  dredhim,
Cigaret I dhezim çojmë timin tullug
Se vijnë kryetarët me na shit suxhuk.


Hajde diasporas dalim dorë për dore
T´shohim çka po bahet n´klube kulturore,
T´shohim çka po bahet t´i  shohim do trima
Që për shqiptarizëm krejt ju nalet fryma.


Trimat e Kosovës azilantë të randë
S´mund e çelin derën pa u ba piskamë,
Pa u ba piskamë me ditë kush po vjen
Vijnë burrat e fisit me vllazën e djem.


Vijnë burrat e fisit kur në klub bie nata
E t´ia nisin lojës domina e karta,
Me çaj e me kafe muhabetin zgasin
Se kur pinë raki shishet shpesh kërsasin.


Ç´po kërsasin shishet si pushkë n´Karadak
I çojnë grushtat trimat klubi bahet gjak,
Klubi bahet gjak merr vesh policia
Shkojnë në krevet trimat me u dale rakia.


Most a lame me kaq trima ka ma shumë
Prej mbledhjes në mbledhje krejt mbetën pa gjumë,
Shkepun diasporas në parti e partiza
Me hyp n´funksione fort ju kruhet kthiza.


Nëpër degë e rrema kryetar n´aktive
Sillen sikur t´ishin burra t´qeverive,
Po se qysh me folë trimat janë në hall
Çka do t´bahet nesër n´mbledhje qesin fall.


Se çka bajnë në mbledhje mos me dale n´gazetë
Shkumojnë këta trima shkumojnë me siklet,
Lum e lum Kosova ska pse me pasë frikë
N´diasporë ka trimat që bajnë politikë.



SI JETOHET ME MAGARËT


Ndalet njeriu i shkretë
I mrrolun nga hallet:
O zot si ka mundësi
T´jetohet me magarët?!


Si nuk ka mundësi
O i urtë e i marrë
Po e shef që sejcili
Shtiret sa ma magar?


Mes tyne jetohet
Vetëm magarisht
Mundesh mos t´hash bari
E as t´mos kesh bisht!


E sa për veshët
O ti pika e djalit
Ata ma së lehti
Bahen si t´magarit.


Mos degjo kur duhet
Bërtit kohë pa kohë
Dhe ja, nga magari
S´dallon asnji trohë!


Kur e arrinë këtë
O i miri trim,
Je bind se nga ti populli
Mund të presë shpëtim.


Del përpara turmës
O bërttet e thrret
Po kokrra e magarit
Je ti, dora vet!


Të bahet magarishtja
Gjuhë komunikimi
E turma e mbledhun
Qanë nga mallëngjimi!


Pispillosen magarët
Kah ecin me elan
Sa keq për këta t´mjerët
Nga dy kambë i kanë!


Ndalet njeriu i shkretë
Kapitur nga hallet
Dhe pa nda lutë zotin
Shpëtona nga magarët








Një shkrim humoristik i Faruk Tashollit për albumin në revistën “Zëri” 23 tetor 1998




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:09 pm

ALBUMI I TRETE I AGIM GASHIT


KTHEHU RINI
 
Nga Gëzim Marku - Zemra Shqiptare
 
Miq të nderuar!
Pas një pauze të shkurtër; po vazhdojmë me veprimtarinë muzikore të këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit z. Agim Gashi.
 
Albumi i tretë i rapsodit të popullit Agim Gashi karakterizohet nga këngë kurbeti dhe këngë malli. Ishin vitet e nëntëdhjeta, fundi i shek. XX, kur Kosova jo vetëm që lëngonte nga zgjedha barbare serbe, por i rëndonte dhe plaga e rëndë e ikjes nga atdheu të energjisë dhe gjakut rinor, duke lënë nënat si “qyqet e rremit”, ndërsa atdheun në rrezik. Kjo dhembje e pushton këngëtarin tone, i cili duke u nisur nga amaneti i Jusuf Gërvallës në vitin 1981, pak para se të vritej në klubin “Ikballe Prishtina” të Gjenevës tha: ”Mos të lejojmë që perëndimi të na mbushet me azilantë, sepse kjo do të jetë tragjedi mbarëkombëtare”!
 
Agim Gashi gjithmonë brengat, problemin e shqiptarëve, mallin për atdheun, dhimbjen shpirtërore të mërgimtarit e derdhi ne letër dhe me telat e sharkisë së tij, vazhdoi të këndojë pareshtur, me qëllim që ato të arrijnë të dëgjohen nga veshët dhe zemra e çdo shqiptari anembanë botës. Ecjet e këtij këngëtari nëpër qytetet dhe fshatrat e Evropës për të arrirë deri tek çdo vend ku kishte shqiptarë, atë e lanë pa pasuri materiale, por ndërkohë në anën tjetër dicka e tille ndikoi, qe ai të pasurohej me ideal njerezor, me qëllim që çdo hall e brengë e të rinjëve shqiptarë, nxënës, studente e punëtorë, të lehtësohej sadopak.
Agim Gashi ishte si qiriri i Naimit, që digjej për t´ua ndrirë rrugën të tjerëve. Ai gjithmonë i kendon së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes, duke leshuar mesazhe shprese për ardhmërinë dhe duke bërë të pavdekshëm figurat madhore shqiptare.
 






Faqja e brendëshme e albumit
Ky album që u realizua në vitin 1996, ka dhjetë këngë të kompozuara nga vetë këngëtari, me tekste të poetit Ali Podrimja, Faruk Tashollit dhe të vetë Agimit.


Këngët e Albumit:


1.- Këngë për Ibrahim Rugovën,
2.-Kam do vorre rreth Toplicës,
3.-Qyqja e rremit,
4.-Kthehu moj rini
5.- Për flamur e për Shqipni
6.- Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël
7.- Këngë për Feim Jupën
8.- O moj Nanë e Dubovikut
9.- Kur unë shkova në kurbet
10.- Himni i gazit


 


 


 


 








Dr. Ibrahim Rugova


 


PRESIDENT RUGOVA


Lum Kosova që ka nji djalë
N´kohë të randa që i du’l n`ballë,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!


 Lumja nana n’dritë që t’qiti
 I lum pragu që të rriti,
 Lum e lum populli që t’dha
 Lum e lum Vatani që t`ka.


Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Sy me sy me burra t`botës
Me ja  pru dritën Kosovës.


         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.


Ku ma k`i oxhakun, gurin
Gjithmonë nalt e mban flamurin,
Pri e pri po t’ thotë Kosova
N’ballë të kam President Rugova.


         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.


Vienë, 1992.








Eh! Vorret e të parëve na mbetën në Serbi
Kam do vorre rreth Toplicës


Ish nji dimen ka shumë vjet
Ish nji dimen me stuhi
N´kam nau qu krajli i Serbisë
Ma naj mbushë trojet me t´zi.
     Kur regtinte krah i shqipes
     Nëpër Nish e Kurshumli,
     Kam do vorre rreth Toplicës
     Mi kan shkelë do shapkali.


Qanin fmija e dridhej mali
Nëpër rrugët zanë prej borës,
Ku i kam trojet e mia
Ku i kam gishtat e dorës.
    Kur regtinte krah i shqipes
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.


Ish ni dimen ka shumë vjet
Erdhen thikat prej Serbisë
Gjak shqiptari pinte rrfija,
Me ja thy nji krah Shqipnisë.
    Kur regtinte krah i shqipe
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.








Nëna në pritje
Qyqja e rremit


Qyqja e rremit flakë po qet
Ku i ka nana djemt e vet,
Ku i ka nana djemt e ri
Nu kurbet o tuj u shkri.


Kur n´pranverë qel lule bora
Po nisë nanës ti thahet dora,
Me merzi tuj e plak motin
Spo mun vera me ja pi lotin.


N´guri t´votres nana flet
Me prush n´shpirt len amanet
N´kry të djemve po ban be
Përskaj udhës me m´shti n´dhe.


Përskaj udhës rrajë nji arre
Lemna vorrin me dritare,
Kur t´vin djemt me qilen sytë
Qohet nana e i merr n grykë.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:11 pm







Nëna në pritje
Qyqja e rremit


Qyqja e rremit flakë po qet
Ku i ka nana djemt e vet,
Ku i ka nana djemt e ri
Nu kurbet o tuj u shkri.


Kur n´pranverë qel lule bora
Po nisë nanës ti thahet dora,
Me merzi tuj e plak motin
Spo mun vera me ja pi lotin.


N´guri t´votres nana flet
Me prush n´shpirt len amanet
N´kry të djemve po ban be
Përskaj udhës me m´shti n´dhe.


Përskaj udhës rrajë nji arre
Lemna vorrin me dritare,
Kur t´vin djemt me qilen sytë
Qohet nana e i merr n grykë.








Metropolet e Evropës bucisnin nga protestat shqiptare
KTHEHU  MOJ RINI


Kah po shkojnë k´ta trena t´zi
Ku po e qojnë gjith këtë rini?
Kah flutrojnë k´ta  aeroplan´ ,
Këtë Kosovë po kujt ja lanë?
Kujt ja lanë nanë e babë,
Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë?
        Kthehuni Ju moj rini
        Se Kosova nuk asht Serbi.
        Kthehuni Ju në vendin tuj,
        Se Kosova nuk asht e huej,
        Jo kurr´ mor JO!


Nuse t´reja në shtatzani
Në kurbet po lindin fëmijë
Po lindin n´Evropën plakë,
Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s´harrohet dot Kosova!
       Kthehuni pra gra, pleq, e të ri
       Mos ta lamë Kosovën  n´Serbi
       Kthehuni ju në vendin tuj
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!


Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovës tradhëti
Ju kolona, n´kurbet qe shkoni,
Pse Kosvën po e tradhëtoni.
       Kthehuni ju djel të ri
       Ta bajmë luften me Serbi,
       Kthehuni Ju n´vendin tuej
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!


Vien, 1992


PER FLAMUR E PER SHQIPNI


Në shtatë kodra e në shtatë male
Ndihet vaji i nji zemre nane,
Ndihet vaji e ndihet gjama
Për djal´  t´vetin po vajton nana.


Vajton nana  për t´vetmin djal
Që ja prunë n´shpi me plimb në ball,
Ja prunë n´shpi me plumb në zemër
Për nji nder e për nji emen.


Sa përmallshëm nana vajton
Për hajr plumbat djalit ja ban,
Për hajr plumbat në ball e n´gji
Nja për flamur, nja për Shqipni.


Nji për falamur të Skënderbeut
Edhe nja për nder t´atdheut,
Nuk të qan ma nana ty
Se t´kam lindë t´bish për Arbni.


Të kam rritë e t´kam ba burrë
Që ta mbrojsh tonin flamur,
Të martova me plumba n´ball
N´vend të nusës lapidar.


Se kjo tokë e ka traditë
Me gjak trimash me u ujit,
Edhe lulet ma t´bukra qelin
Kur rinia far gjaku mbjellin.


Për liri ashtë deka e burrit
Për hajr t´qoftë Dita e Flamurit,
Për hajr t´qoftë nanë deka e djalit
Për flaur të Ismail Qemalit.








Këngëtari i paharruar Qamili i Vogël
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël


Kanga shqipe kjau mbi kodër
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël,
Ku m´ka mbetë e ku m´ka shkue
Fort po droj mos m´ka harrue?
    Mos ka ra në valë të Drinit
    Mos ashtë fsheh n´fushë të Dukagjinit
    Mos shkoi malit majë Pashtriku
    Mbas ndoj Zane a mos iku.


Kanga shqipe po nxjerr lot
Ku e kam Qamilin sot?
Çka i kam ba mos ashtë isdhnue
Ka kohë n´gojë nuk më merr mue?!
    N´Lybeten ku bora zen borën
    Mos ja shkriu diçka dorën,
    Ndoj ortek keq mos i ra
    Apo zani keq ju tha!?


Mos pyt kangë ma për Qamilin
Ish merzit pa Jusuf Myzyrin,
Tha po shkoj te Ai të rri
Përmbi dhe prap të la Ty.
    Të mos bahesh kurrë e vjetër
    Të merr n´goj tash dikush tjetër,
    N´fushat tona n´malet krenare
    Jeho bukur oj kangë shqiptare.


KANGE PER FEIM JUPEN


E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar të rrall,
Pa atë za si gurgullima kanga ka shumë mall,
Ka mall kanga ka mall dasma, ka mall çdo gazmend,
Sepse vdekja e rrëmbeu, shumë të ri pa rend.
     Le e rritë n´Gadime në rranzë të Murturit
     I jepte gjak jetës, ujë i nxirrte gurit
     Me atë kangë të dashtun kangën popullore,
     Në gazmende zemrat flakë naj digjte prore.


Kur këndonte kangë trimnije, bahej si kreshnik
Do të tjera arshikishte, arshik mbi arshik
N´Karadak e n´Kaçanik, dej ku buron Drini,
Si bie shiu n´pikë të verës, Za nxirrte Feimi.
     Ia merrte kangës sikur vërshon lumi
     Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
     Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
     Se këndonte bukur kangë të vendit tim.


E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar plot jetë
Midis nesh kur zen vend kanga diçka shprazt ka mbetë,
Se nder vorre te do lisa gjumin e ka nisë
N´gryk të zemrës ja preu vdekja kangën e lirisë.
      Ai ja merrte kangës sikur vërshon lumi
      Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
      Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
      Se këndonte bukur kangë të vendit tim.








Zemra e Nënë Ajshes flladitej nga kënga e Jusufit
O MOJ NANE E DUBOVIKUT


O moj nanë e Dubovikut
O moj loke mal me borë,
Rite djalin rrite trimin
Për atëdhe lule kunorë.
      Kur kujtimi ta vran ballin
      Kur merzia ti djeg syt,
      Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
      Me zjarr kange ti flladitë.
O moj nanë e Dubovikut
Dil e shtrydhe atë shami
Gjaku yt në gjak të djalit
Karanfil për bukuri...
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.


O moj nanë e Dubovikut
O moj nanë me erë Kosove
Me dy djem si krah shqiponje
Çdo gjak trimi ti nderove.
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.








Poeti Ali Podrimja me këngëtarin tonë në një mbrëmje letraro-muzikore në Siegen të Gjermanisë
KUR UNË SHKOVA NE KURBET


N´prehen t´grues e lashë qikën
Kur unë shkova në kurbet,
Tash asht rritë e asht ba nuse
Nuk e njeh babën e vet.
       
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Syt´ as flokun pa ja pa.


Lidh per djepi e lashë djalin
Kur unë shkova në kurbet,
Ka ba dasmë e ka marrë nuse
Pa nji pushkë të babës t´vet.
        Hej ç´mu tha zemra prej mallit
        Pa e g´zu dasmën e djalit.


N´kry duvakun ja lashë motrës
Tuj ja prit krushqit në derë,
Pa ja pa unë fëmijt rreth votrës
Mu mbush zemra helm e vner´.
       Ç´më dhemb zemra, ma ngrit gjakun
       Pa ja puth motrës duvakun.








Në sy nanës ju ngri loti
Në kurbet kur shkova s´pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët
Vorrin tash ja ka mblu bari.
        Hej ç´mu tha zemra mu ngri
        Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.


Unë n´kurbet baba në pritje
Ju ba mjekrra bardh si borë,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa më prek ma e tija dorë.
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Edhe nji herë o babë me t´pa.


Vien,1992.


HIMNI I GAZIT


Edhe kur nuk ke bukë
Edhe kur ia vejnë dryrin shkollës sate
Edhe kur djegin librin tandë të shenjët
Qeshu vlla


Edhe kur të shajnë
Edhe kur të ndjekin
Edhe kur të rrahin publikisht
Qeshu vlla


Edhe kur ske nga tia mbash
Edhe kur të vrasin
Edhe kur del te varret
Qeshu vlla


Dhe bindu niherë o i miri im
Me vdektarë ke punë
Dhe arma më e fortë është gazi
Ha,ha,ha,ha,ha,
lavdi marrzisë


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:14 pm

Ekskluzive - Agim Gashi: I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë!




I këndojmë Kosovës,
I këndojmë Demokracisë!


Nga Gëzim Marku - Zemra Shqiptare Ekskluzive








Agim Gashi ne vitin 1990
Menjëherë pas daljes nga burgu, Agim Gashi iu përvesh punës për realizimin e asaj që kishte përgatitur në burgjet sllave. Ai nuk kishte sjellë gjëra të shkruara nga atje, por i mbushur me urrejtje ndaj sistemit totalitar, kokën e kishte të mbushur me vargje nga të cilat do të bënte shumë këngë për ta realizuar albumin e pare me këngë rapsodike.


Rapsodin Agim Gashi e kam dëgjuar para shumë vitesh. Isha shumë i ri dhe të jem i sinqertë, kënga folklorike nuk më tërhiqte aspak. Ishte kënga madhështore e Agim Gashit, konkretisht kënga për heroinën Shukrie Obertinca qe me njohu me folklorin, me atdhedashurinë që mban në të. Pas shumë vitesh, kam një nder të vecantë, Agim Gashi është një ndër miqtë e mi më të mirë. Agim Gashi nuk ka kënduar vetëm këngë, nuk ka shkruar vetëm vargje, ai ishte një aktivist i dalluar në mirësine e pajtimit të gjaqeve, përkrah të papërsëritëshmit Anton Çetta.
 
Ne zhvilluam një intervistë të shkurtër nëpërmjet telefonit me rapsodin e popullit, Agim Gashi, në lidhje me këtë album, si dhe me momentet e para në lirinë e paliri!
 
Zemra Shqiptare: Z. Agim, si e ndjenit veten pas daljes nga burgu?
 
Agim Gashi: Pas daljes nga burgu ka pasë turtura të njëpasnjëshme nga UDB-ja dhe klyshët e saj. Njerzit ngurronin të më flisnin e aq më pak të më afroheshin. Kishte edhe përjashtime nga ata që nuk ia kishin frikën pushtetit, por burra të tillë ishin të rrallë. Mua gjatë qëndrimit në burg më kishte mbetur një shprehi që smund e hjeka dot edhe sot. Pra, ajo ishte mbajtja e duarëve mbrapa sepse në burgjet e atëhershme ishe i detyruar  ti mbaje duart mbrapa në çdo kohë. Dilja mbrëmjeve të shetisja rrugëve të Lipjanit derisa edhe atë ma ndaluan. Dy sulme që i përjetova për një javë, ishin tejet brutale, rrahje me shufra hekuri dhe atë mbrapa shpine. Fatmirësisht unë i njof ata dhe që të dy ishin nga një fshat turistik i komunës së Lipjanit. Njëri nga ata kishte arritur që edhe sot të jetë në strukturat e larta të një partie, ndërsa për tjetrin nuk kam dëgjuar se ku gjendet. Ata ishin të lidhur me UDB-në e atëhershme, dhe e di që kishin urdhër nga ata të më rrahnin. 
 
Zemra Shqiptare: Por ju megjithate nuk e keni ndalë aktivitetin tuaj. Jeni pjesmarrës i shumë aksioneve në formimin e LDK-së si parti e re, si dhe ishit pjesmarrës i pajtimeve të gjaqeve. A mund të na thoni diçka më tepër për këtë periudhë kohore?
 
Agim Gashi: Po ju them me plot bindje se pushteti komunist-serb me torturat dhe bugosjet që na i bënin,  na ka kalite të punojmë për një ardhmëri më të mirë. Njëherit ne ishim të mbushur me plot moral të lartë, sepse urrejtja e madhe ndaj armikut sjell dashurinë e madhe ndaj atdheut. Kam punuar aq sa kam ditë e sa kam mundë. Kurrë mjaft për atdheun nuk është.
 
Zemra Shqiptare: Këtë album mua ma kanë sjellë të afërmit e mi nga Amerika. Ardhja në Shkodër e këtij albumi më ka bërë, jo vetëm mua, që ta dua folklorin dhe më shumë Kosovën. Flisni pak për këtë album, ju lutem.
 
Agim Gashi: Për atë kohë ky ishte një album shumë i kërkuar nga shqiptarët por edhe nga policia serbe. Të parët e kërkonin për ta dëgjuar e të dytët për ta ndëshkuar. Shumë njerëz që ziheshin me këtë album, torturoheshin dhe burgoseshin. Falë vëllezërve Kuzhnini nga Zagrebi ky album e pa dritën e vetë për çka edhe i falenderoj.  Një pjesë e madhe u konfiskua nga policia dhe u asgjësua. Një pjesë tjetër mbeti në kiosqet e Rilindjes dhe fati i tyre nuk dihet. Por gjithsesi ky album e ka arsyetuar veten për kohën dhe momentin.


Albumi i parë me këngë folklorike (Albumi ka 13 këngë)








Ballina e albumit të parë


KOSOVES TRIME
 
Moj Kosovë, Kosova  trime,
Pse vajton me shumë idhnime,
Pse s´qon´ kryet kah Epiri,
Prej kah njeriut I vjen hiri?
Ka t´ka shku trimina e parë
Me fatosa tu shqiptar?
Që nuk dishin çka ashtë tuta,
Si trembte kurrë pushka as huta!
 
Çka t´ka gjetë Kosova trime e shkretë?
Qբ po t´shof me ftyrë aq t´zbehtë,
Pse mjerisht nji thunderr e vshtirë,
Rri tue t´shkelë pa kurrnji mshirë?
Pse t´ra ty mbi qafë mizori,
Shkja i egër ai gjaksori?
Që pa shpirtë e fare mshirë,
T´prishi zemër dhe dëshirë,
Tue t´shkelë e tue t´varru,
Tue t´vra e tue t´coptu,
Edhe djelt të gjithë ti korri,
Ma të mirët ti qoj te vorri.
 
U shkretnu kjo Kosovë trime,
Ka mbetë vetun dhe n´mjerime.
Zot, çka ke gjithë kjo poterë,
Që sejcilit me i shti nderë,
Dhimbjet, pjekjet e t´mjerimit,
Që i ke hjekë prej Osmonlisë,
Oh! Moj zemër e Shqipnisë,
Çka do ty që t´la turqia
Ta plotsoj dyfish Serbia.
 
Kjani, kjani pa pushu´
Mbi Kosovë t´ngratë edhe t´mjerë,
Që e ka mblu gjithë kjo poterë,
Që ka bjerrë shpresë e uzdajë,
Kjani t´mirat që mbarun,
Ra Kosova, ra krejt dekun;
Pa pik٥ gjak ra krejt e mekun,
Serët si t´egjër e barrbarë,
Nuk kursejnë asnji shqiptarë!
Po bajnë çmos e t´qitun fare,
Moj Kosovë, Kosovë shqiptare.
T´kaloj gzimi dhe lumnija,
T´mabroj krejt për ty burrnija,
Qysh se dridhesh si purteka;
Thu t´ka marrë mordja apo vdekja.
 
Qysh durohet shkau n´derë?!
Me na vra e me na there,
Ndër zakone me na dhnu,
Vajza e motra me na i çnjerzu!
Me na gri me mitraloza,
Me nab a krejt hi e bloza.
Athue sje ti Kosova e parë,
Ty që t dashti Shqipni mbarë,
Ti q rrxojshe shumë sulltana
Me djem tu të lehtë si zana.
 
Mblidhnu pra burra shqiptarë,
T´gjithë sa jeni o Kosovar´ ,
Leni t´keqe e leni mni,
Lidhni besë, lidhni miqësi,
Nderin, fiset me i nderu,
Ka ardhë koha me punu
N´daqim lirinë na me e gzu.
 
Athue shpresa hupi e ngeli,
Pse Kosovën shkau e shkeli?!
Athue i mend shkoi mbarë shpresa,
Sikur mjegulla e si vesa?
Mos kujtoni ju malsor,
Se i përhershmi do hjekë dorë ,
Se Kosova larg përmendet,
Kah bjen dielli e hana endet.
 
Jo, jo, jo kurrë nuk za besë,
Se Kosova kshtu do t´jesë,
Kam uzdajë n´zotin e qiellit,
Se nji ditë rrezet e diellit,
Kanë me sh´ndritë e me ngjallnu,
Ka me ngjallë çdo shpirt shqiptari,
Që ndër dej ka gjak shqiptari,
Ka me i gëzu dit´ e lirisë
Tuj u ba bashkë me t´bij t´Shqipnisë.
 
Pa shiqojmë njiherë t´kalumn´ ,
Dilte vrrik burri i Kosovës,
Si prej Peje dhe Gjakove,
Si prej Plave edhe Hoti,
Që i njef mire njaj syni i Zotit,
Si prej Kuçit e Gjilanit,
Ç´ja kanë dorën jataganit,
A prej bjeshkëve të Planin´s,
Prej Tetove e Guci,
Prej Kërçove e Kaçaniku,
Tu ja shti frikën anmikut.
 
Rrofsh pra kjofsh moj Kosovë trime,
Qofsh e lumtun plot me gëzime,
Qofsh e rrofsh tip or sa mallet,
Por sa detnat dhe sa zallet,
Se nga zemra jam´ tue t´dëshiru,
Lirinë tande Kosvë me gzu!
 
 








Fotografi e plakut Anton Çetta e cila publikohet për herë të parë nga www.zemrashqiptare.net. Autor i fotografisë është Agim Gashi.


GjAKMARRJA PO ZHDUKET
 
„Jo atyne qe janë trima
Me ngre gishtin e krimit,
Por atyne qe janë trima
Me shtri dorën e pajtimit”!
 
Mbi kto male legjendare
Dhe kto fusha heroike,
Po sin nuse bukuroshe
Shtrihet Kosova e jonë kreshnike.
 
Sa bujare Kosovë je
Aq bujare rininë e ke,
Se n´Lumbardh u dha jehona
E u shtri n´kto malet tona,
Gjëmoi Drini e Rugova
Se rinia ban´ apel,
Me u que populli dhe nji here:
Qohu shqiptarë si din me u qu,
Le të thahet gishti i krimit
Quhu shqiptar si din me u qu´
Me shtri dorën e Pajtimit.
 
Jehuen malet nga ky kushtrim
Me rini ashtë nji plak trim,
Që aksionit n´ball i prin´
Ky pra ashtë Anton Profesori,
Që këtë detyrë në dorë e mori!
Me nji qetë burra shqiptar
Me i qitë burrat n´log ball per ball´ ,
Me i falë gjaqet dhe ngatrresat,
Si shqiptar e shqiptaresha
Se këtë të keqe i pari e shkuli
Kryetrimi ai Dedë Gjon Luli.
 
Për Dedë Gjon Lulin i kem do fjalë
Gjakun e t´birit si e ka falë,
Me 1911-të,
Kur shqiptart´ luftonin vetë
Kundër sundimit otoman,
Dedë Gjon Luli ngritet n´kambë
Gjakun e djalit ai e falë!
E malsia kur ndëgjon,
Kryetrimi gjakun falë
T´gjitha gjaqet i pajtojnë
Prej hasmenisë u ba miqësi,
U tubuen si vllazni
Dhe luftuen po për liri.
 
Sot pësri u dha jehona
E u lëshu n´kto malet tona,
T´bie gëzimi n´vatrat tona.
Anton Çetta burrë bujar
N´log të burrave ashtë i pare,
Sipas nderit dhe traditës
E si t´ish trim i komitës,
Syni i tij shiqim n´liri
Prej hasmenive po ban miqësi.
 
Anton Çetta  burrë i vjetër
Ashtë plak trim po plak pa mjekërr,
I njef mire doket shqiptare
Që don fjalë e nuk do pare,
Me nji grup profesor tjerë
E kanë rrokë këtë punë me nderë;
Që nanat tona nji herë me i gzu,
Mos me qajë ma, mos me vajtu,
Mos me u kthy nuset n´gjini,
Mos me mbetë motrat pa vllazni,
Mos me u vra për mexhë e lame,
Këtë anmiku na e ka lanë;
Me përqa nji popull trim
Profesorët këtë mire e din´ ,
E të parët na e kann´ lanë
Për vatan nji besë me dhanë.
 
Flet Antoni, dridhet toka,
N´përmallim ndëgjon nanë Lokja,
N´përmallim ndëgjon rinia,
Me kujdes edhe burrnija
Flasin burrat rend´ me rend´  ,
Se Antoni ashtë n´Kuvend!
Shtrihet dora e derdhet loti,
Dalin fjalt´  si prej grykës t´topit.
Kshtu hakmarrjes i ipet haku;
Shtrohet sofra e falet gjaku.
 
U dha kushtrimi që ngjallë jetën
Prite, prite Anton Çettën,
N´log të burrav´ ai me ardhë
Po e presin me faqe t´bardhë,
Se kur vjen-o Anton Çetta,
Aty flitet e vërteta
Aty merr mësim rinia,
Qeshin nanat, gëzohen fmija,
Qeshin fushat, qeshin malet…
E gëzimi sndalet, sndalet!
 
Flet Antoni ai burrë bujar,
Krenohet populli kosovar,
Lum për ne oj nane shqiptare
Që Antonin ne na e fale,
Ja ke falë ksaj toke t´mjer´mjerë
Që ta gëzoj ky burrë me nderë,
Që burri i ngrysun t´qeshë nji here
E bilbili t´këndoj në ferrë,
Dhe zymbyli i lirë të qelë.
 
Sot flet populli kosovar
Për Antonin burrë bujar,
Flet në oda e flet në arë
Që kem Antonin jem krenar´ ,
Jem krenarë e i këndojmë
Jetë sa malet i dëshirojmë,
E urojnë nanat shqiptare
Që u dha gëzim në këto male
Se u ndal sot gishti i krimit,
E u shtri dora e pajtimit,
Anton Çettë t´nderojmë he burrë
Se vllavrasje sdo t´ketë kurrë,
Ta kem dhanë besën e madhe
Se në tokën kosovare;
Sdo të vritemi ma ndër veti
Kjo e keqe nga ne treti,
Anton Çetta ne na e hjeki,
Me nji qetë burra shqiptarë
Qofshi t´lumtun e faqe bardhë.
 
1990


 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:22 pm







Anton Çetta  duke uruar pajtesat, 1990
LUM E LUM NE LUBARDH NISI
 
Lume e lum në Lumbardh nisi
Ora e bardhe në zemra krisi,
Me diell n´shpirt nisi rinia
Me sjell drit´o nëpër shpia;
Nisi e prime prej besimit,
T´shtrihet dora e pajtimit,
Filloi punën me i ndalë gjaqet
Me i gzue´ n´Kosovë konaqet.
 
Me i çburgosë burrat e dheut
Kta stërnip të Skënderbeut,
Qe ndër vedi janë gjaksu,
Plagë e randë i kish kaplu;
Por kori si lan´ kurr vedit,
As n´sun t´krajlit e as të mbretit
Me urti e prej guximit
Nisi u shtri dora e pajtimit.
 
Burrat gjakun kur e falin
Shkrepin rete, tronditin malin,
Lkunden bjeshka edhe vrrija
N´bark të nanës gzohet fmija;
Kudo njerzit harrojne halle
Mija vetë  rroken në valle
N´Kaçanik, n´Lug të Drinit
N´Verra t´Llukësn, n´Rrafsh t´Dukagjinit!
 
Sa në Shalë sa n´Karadak,
Në Drenicë, n´Llap e n´Gollak,
N´Has e n´Rekë, në Podrime,
Po ashtu n´Llapushën trime,
Në Podgur, në Rugovë,
Anë e kandë nëpër Kosovë,
Kudo valle e burrnisë,
Se mban mend toka e Arbnisë.
 
Për me zhdukë vrasjen me vlla
Peng i hueji lan´na e ka,
Burrat dorën kur e shtrinë
Në çdo zemër lule binë,
Rrezet dielli i shumon
Fara e mbarë kudo bimon;
Ai që shtrinë dorën t´pajtimit
Ashtë burrë-burri e trim i trimit!
 
E burrnesha kur shtrinë dorë
Lkundet bjeshka plot me bore,
Hapen zemrat si kunorë;
Si kunorë lule n´pranverë,
Përbetohet n´gji e nderë;
Vlla me vlla ma sdo të vritet,
Fis me fis ma sdo të pritet,
Shtrije vlla ti dorën shtrije,
T´jemi bashkë si na ka hije,
Me dashni, mik mbas miku ,
Shkamb i fortë përballë rrezikut.
 








Shtëpia e Agim Gashit e djegur nga forcat serbe
KËRSET PUSHKA
 
Kërset pushka n´mes t´Prishtinës,
Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës,
Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha,
Të tanë beqarë e beqaresha,
Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi,
T´mbulu´m  n´flamurin kuq e zi,
Se dhanë jeten-o për liri,
Për të drejta, DEMOKRACI.
 
Kërset pushka, vret shqiptarë,
T´bijtë e shkinës-o barbarë.
“Ndale turrin, shka I shkinës,
Ka me t´vra  gjaku i Prishtinës.
Se shqiptari s´vret pas shpinës,
Kur don t´vrasë more barbar,
Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë,
S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“
 
Kërset pushka po vret trimnesha,
Vasha t´reja, shqiptaresha,
Të bukura, t´pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbëresha,
An´e  kand nëpër Kosovë,
I bajnë nder po tokës sonë,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.
 
(Prishtinë, 1981)
 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:23 pm

(Prishtinë, 1981)
 
 






Anton Cetta me Ibrahim Rugoven

ALTERNATIVA NE AMERIKE
 
N´Amerikë po ku tjetër,
Janë taku dy miq të vjetër;
Amerikan dhe shqiptar´,
Alternativë dhe Senator;
N´Sherraton Center në Nju Jork Siti,
O nji za i ambël briti
Nga vershllima drita zbardhi,
Përshendet vlla Dioguardi,
Që shqipart´ i ftoj n´Amerikë
E Kongresi boll mirë me i pritë.
 
Kshtu n´Hotelin Sherraton,
Kanë fillu po bisedojnë,
Se Kosova sot lëngon,
Ka nevojë ngushllim me i dhanë,
Ka nevojë me e ngushllu…
Se i ka plagët pa i sheru!
Se kjo tokë ende lëngon,
Për rininë që na e vranë,
Na i banë shumë padrejtësi
Se kërkojmë Demokraci,
Tu i ngrite nalt´ veq dy gishtnij!
 
Kështu n´Nju Jork në Sherraton
Të pranishë shumë mërgimtarë,
E mikpritsa shumë Senator
Në këtë tubim që kanë mbajtë fjalë;
E i pari ngritet me nder´
Senatori Lari Presller,
Ngritet n´kambë e po mban fjalë:
Përqafon Alternativën,
Vetën n´te shef përspektivën,
Përqafon President Rugovën
Që përfaqson Ai krejt Kosovën,
Kongresmen e Senaror,
Jetë sa malet po i dëshirojnë!
 
Alfons Dante ngritet n´kambë
Për Kosovë dy fjalë me i thanë,
Po i drejtohet Ibrahim Rugovës;
Je si Lulja e Kosovës,
Zotni Rugovë n´ju kam admirim,
Se i  takon nji populli trim,
Që sja don tankset Serbisë,
Po don rreze t´demokracisë!
 
Loterbergu Senator,
Për shqiptarë i folë dy fjalë;
Jeni ju nji popull trim,
Jeni popull që ka durim,
Ju duruet çka sduron njeri,
Por su largut nga besa e nderi!
Ju e dini çka ashtë liria,
Ju pret pra demokracia!
 
Tom Llantoshi ai Kongresmen,
Shif si ngritet ai përnjiherë;
A ndëgjoni o Kosvar,
N´mesin tuej unë kur kam ardhe,
E kam ndi vedin shqiptarë!
Keni dhanë ju shumë viktima,
U vranë trimnesha edhe trima,
Me demokracinë në përqafim,
Ju ftoj pra me u ba nderim.
Kshtu n´hotelin Sherraton,
Tre mijë veta ngriten n´kambë,
Nji minut heshtje në Amerikë
Për dëshmort´  e shqiptarisë.
 
Ngritet n´kambë Ibrahim Rugova,
Amerikë, po t´përshëndet Kosova,
T´përshendetë populli shqiptarë
T´gjithë nga janë në botën mbarë,
Kemi ardhe ktu me u tregu
Në robni mjaft kem jetu,
Kemi qenë mjaft në spirancë
Tue pasë gjithë tolerancë,
I takoj nji populli trim,
Që ka pasë gjithmonë durim
Skerkojmë shumë veq barazi,
Si të tjerët n´Jugosllavi,
Me qenë të lirë n´demokraci,
Na keni pritë ju me shumë t´mira,
Miku i mire shifet n´ditë t´vshtira!
 
Pastaj folin shumë të tjerë,
Që përfaqësojnë shqiptart´  me nderë,
Gazmend Pula po i prinë fjalës;
Flet në emën t´Zekria Canës:
Që s´lejun t´shkoj n´Amerikë,
Se prej Tij kishin shumë frikë,
Ja njef rranjët historisë
Qysh prej para dhe Ilirisë!
 
Rexhep Qosja Akademik,
Syrin pishë, zemrën çelik,
I drejtohet popullit shqiptar,
T´gjithë sa janë o mërgimtarë;
Ju përshëndes me përmallim
Se ju jeni dhe malli im,
Larg Kosovës t´përmallum,
Populli kurrë s´ju ka harru,
Ktu e keni trupin, zemrën…
Në Kosovë e keni mendjen!
 
Idriz Ajeti ai burrë bujar,
Për t´drejta t´njeriut ai kryetar,
Raporti i tij mallëngjim n´kunorë;
Flet sa gjaku u derdh´ n´Kosovë,
Sa janë vra gra, t´ri e fëmi,
Për liri e demokraci.
 
Me fjalë t´bukura deklaroi,
Njeriu i urte Veton Surroi;
Do t´përkulet populli shqiptarë
Jemi njerz përparimtarë,
Lart i ngrehim dy gishtnij
Dhe këkojmë demokraci!
 
Tomë Berisha folë me zemër,
Për nji nder e për nji emen;
A ndëgjoni motra e vllazni,
Me luftue për liri
Ashte detyre edhe njerzi,
Dhe nji gja di të tregoj,
Demokracia do t´fitoj!
 
Jusuf Buxhovi i fole do fjalë;
Nuk jam tjetër veq shkrimtarë,
Në nji barakë përnallë policisë,
U l´shue rrezja e demokracisë
E kjo rreze që u lshue n´këtë dhe,
Shprese e madhe ashtë për ne,
Që ta gzojmë tonin atëdhe!
 
Pastaj dridhet edhe kulla,
Kur ligjëron Luljeta Pula:
Nga nanat tona kosovare,
Përshendetj ju mërgimtare,
S´jem helmuese, jem krenare,
Jemi nana shqipetare!
 
Shkelzen Maliqi po mban fjalë,
Tri  tubime i propozon;
Nji n´Prishtine e nji n´Nju Jork,
Edhe nja thot në Tiranë!
 
Mërgimtarë le t´hiqet frika;
Kshtu po thotë Jusuf Berisha,
Do t´takohemi ju dhe ne ,
Me hjekë mallin për atëdhe,
Kosovën t´lirë kemi me pa,
Se shumë zemrat na janë vra,
Këtë na e tha edhe Ibrahim Rugova,
N´demokraci ju pret Kosova!
 
Hyvzi Islami flet ngadalë,
Kryetar ai për fshatarë:
Zonja, zotnij, bashkëatdhetarë,
Nuk kem ardhe k´tu t´akuzojmë,
Por të drejtën ta tregojmë,
Se pushteti policor
Asgtë pushtet totalitar,
E ne shqiptarët s´kërkojmë tjetër
Liri për t´gjithë, liri për vete!
 
Për gjendje t´vshtirë të puntorisë,
Pa bukë n´gojë e vaj t´fëmisë,
N´Sherraton me dije i bani,
Me kujdes Hajrullah Gorani:
Çka kërkon kjo puntori?
Bukë, liri, demokraci!
E kur u mbyllen konviktet tona,
Menjiherë u dha jehona,
Se mikëpritja kosovare,
Ashte e pastër dhe bujare,
U strehun studentët tanë
Në Prishtinën zemër gjanë!
 
A ndëgjoni o mërgimtarë:
Ju o njerz zemër bujarë?!
Ju të ndjekun e të shamë,
Skeni ardhë ju për dollarë,
Anton Berisha kto fjalë i foli
E nga sytë loti i rrodhi.
 
Kur bota don civilizim,
Izolohet nji popull trim,
Në izolim intelegjenca,
Kështu na lanë pa kompetenca,
Tuj na rrahë e torturu,
Por jo kurrë me na nënshtru,
 
Se populli trim i shqiptarisë
Se ndal rrugën e demokracisë,
Na vranë neve me fëmijë,
Se ngritëm naltë dy gishtnij;
Anton Kolaj kështu tha,
E loti i pastër n´tokë i ra.
 
Halil Matoshi djalë bujar,
I parlamentit ai kryetar;
Ju përshëndes o Senaror,
Edhe juve o mërgimtarë,
Ju sjell këtu edhe përqafime,
Prej rinisë gjeneratës sime,
Kjo rini kjo gjeneratë,
Demokracinë e lau me gjak,
Kërkesa e drejtë u mundu t´përdhoset,
Por liria smund t´burgoset!
 
Për konventat ndërkombëtare,
Jusuf Haklaj folë me qare,
Jugosllavia i ka nënshkru,
Por n´Kosovë si ka zbatu,
E që dhet vjetë shqiptart´ jetojnë,
Me dhunë e vrasje, terror shternor.
 
Si hakmarrjes i ipet haku;
Flet ngadalë Ramadan Marmullaku,
U tregon ai mërgimtarëve,
Kongresmenëve e Senatorëve,
Se n´Kosovë ashtë dhanë kushtrim,
Me u ndalë ngatrresë e krim,
Me u shtri dora për pajti,!
 
Ngritet miku i fjalës, lapsit…
I Fan Nolit, Athanasi,
Flet si lule me kunorë,
N´këtë tumim të naltë madhështor´ ,
Fjalt´  e Nolit i përsërit:
“Mbaju nëno mows ke frikë,
Se ke djelt në Amerikë”!
 
Fjala e fundit përshëndetëse,
Ashtë e Rades, fjalë arbneshe,
Ashtë e nxehtë po sikur prushi,
Na e sjell Antonio Bellushi:
Kërkesave të drejta u bashkohemi,
E me ju solidarizohemi,
Jemi ardnesh e jem shqiptarë
Kurajo popull´ kosovar,
Mos të ketë ma frikë Kosova,
Se u prin President Rugova!
 
1990
 
 
KANGA E DEMONSTRATAVE TË ´81-shit

 
O, më njëmbëdhjetë, vëllezër, e njëzet e gjashtë
Po të marsit ´81,
Do të shenohet në histori
Në histori shënohen tëto data
Se Kosovarët u çunë në demonstrata.
Në demonstratë u çu´n pa qare
Të kërkojnë të drejtat kombëtare
Të kërkojnë çka na takojnë
Si të tjerët dhe ne t´i  gëzojmë,
Me njëmbëdhjetë kaloi disi,
Me njëzet e gjashtë u bë kërdi,
Se njësitë speziale
Janë versulë n´lule shqiptare
Se njësitë speziale
Janë versulë n´lule shqiptare
Se njësitë po të Serbisë
Janë versulë në lule t´çiknisë;
Duke prerë e duke gri
Vasha të reja e studentë të rinj,
Duke prish edhe gji të çiknisë
Duke shkatërruar faren e djalërisë
Që të mos lindin më Mic Sokola
Po e shkretë të mbesë Kosova.
 
Për masakër që k´ta bënë,
Që na vranë edhe na ranë
Që për herë të parë jo nuk e kanë
Me një prill populli ngritet n´kambë;
Janë tubu, në Prishtinë dyqind mijë
Kërkojnë të drejta e barazi.
Janë bashkuar nxënës e studentë
Për çka të gjithë jemi kometent,
Që të ketë nxënësi ku të mësojë
Dhe studenti ku të studiojë,
Që minatori në galeri
Mos ta nxjerrë arin për Serbi.
Mos të shkrihet plumbi sikur lum
E të shkojë në pus pa fund.
A ësht´ e mirë edhe e drejtë
Fushat tona me grurë si det
Që të shkojnë në tjetrin kosh
E shqiptari barkun bosh?
 
Po kur ra ai terri i zi
Ka dhënë urdhër kjo Serbi
Që të qohet milicia,
Të bashkohet edhe ushtria
Parashuta në Kosovë po lëshojnë
Që Kosovën ta robërojnë,
Kanë hudhë bombë e municion
Në trup t´shqiptarit të gjitha ranë.
 
Tërë Kosova u ngrit në këmbë
E protesta gjithkund po bajnë,
Shih llapjanët kur çohen n´kambë
Në t´katër anët udhët; kanë zënë
Milicinë po e çarmatosin
E vetveten e armatosin,
Që t´i  mbrojnë bijtë edhe të Drenicës
Ata nipa të Azem Galicës.
U ngrit Peja e Gjakova
Në demonstrata tërë Kosova.
 
Po vushtrria heroike
Ajo e vjetër dhe kreshnike,
Në kanagjeq u nis të shkojë
Me gjak pajën ta lulëzojë.
Po Ferizaji athue çka ka?
Në Sefë Kosharen më ka përngja
E ramë Bllacën që u vra,
Në Idriz Seferin atë trim të vërtetë
Që nuk iu dhimbs jeta të vdesë
Për vatan e popull të vet.
Po Lipjani ç´ka që bërtet
Për herë të parë në histori të vet
Nxënësit grushtat lart po i çojnë
Republikën po e kërkojnë.
 
E Gjilani me Karadak,
Nuk kanë frikë nga Serbi aspak!
Se shqiptari i vërtetë
Nuk i ikë jetës të vdesë.
Ja një shembull të vërtetë:
Për një vajzë si luaneshë
Ishte e re dhe studenteshë
Po mbi tankë ajo hipi ,
Vendosë flamurin kuq e zi,
Por oficieri me revole në dorë
I bie vashës në kraharor;
I ra indeksi, i kishte dhjeta
Kjo na ishte e vërteta
Për Kosovë nuk iu dhimb jeta
E s´u  tremb vasha të ikë
Për KOSOVEN REPUBLIKË!
 
                               
DY KORRIK I VITIT   `90-të
 
Dy Korrik i vitit  ´90-të
Historia e shkroi ni jetë
E kanë nënshkru´ niqind  e pesëmbëdhetë,
Kosovëe tmerrin me ia hjekë,
Me hapë rrugën e lirisë
Me vullnet të popullsisë
Sepse populli kosovar
Pavarësi ka lypë me shpallë,
Rrugë t´lirisë me hapë për ne
E me shkru´ kushtetutën e re.
 
Ditë e hanë dielli ka le
Shndrit Kosovën t´dashtunin Atdhe
Shndrit Kosovën me i dhanë jetë,
Kanë marrë rrugë niqind e pesëmbëdhetë
Ju rrah zemra prej dëshirës ,
E me hy n´qytet t´Prishtinës
Pa u ndeshë me milici,
Që ka pru´ mjaft kjo Serbi,
Me ia zbutë zemrën Bozhoviqit,
Që sa herë derën e kyçi
S´lejoi me hy n´shtëpi të vet
Si të ish I veti ai parlament,
Por s´do të bahet ma i tradhëtarëve;
Po do të jetë gjithë I Kosovarëve.
 
Porse trimat që mirë mendojnë
Kanë një lëkurë që nuk e ndërrojnë,
E kanë zemren plot gjallni
Pranë Kuvendit mirë kanë mbërri
Porse derën prap e kyçi
“Kryetari” ai Bozhoviqi,
Nuk don deren askush me çelë,
Porse dielli i mirë nxen në verë
Kështu njiqind e këta pesëmbëdhetë
Në oborr mirë kanë zanë vend
Fillon punën ky Kuvend.
 
Në katër anët të rrethu´m,
Por të trembun jo, jo kurrë
Të tri dhomat kanë vendosë
Me udhëeqë tëtë mbledhje sot,
Gjurgjiali emnin Bujar
I prizerenit faqe bardhë,
Përcjellin mbledhjen gazetarë
E musafir nga bota mbarë
Verena Gravsi për liri
E Zhan Zhaku për miqësi,
Çarls Greivsi për drejtësi
Eva Bredli avokate,
Përcjell botën kate-kate.
 
Kështu  këto kushte jashtënormale
Po udhëheqë Bujar Gjurgjiale
Delegate e delegatë
E përcjellin me zemra plot
Se n´këtë ditë, vendimtare,
Po i mbrojnë të drejtat kombëtare,
Që ky popull i lau me gjak
Tue na vra në arë e prag
Tue na vra në rrugë e votër
Tue vajtu´ po nanë e motër,
Ushtarë të vramë tue na pru´ në shpi
Për me u kthy´ nuset n´gjini,
Por sot vetëdija e jonë kombëtare,
Asht e pastëe e jo tradhtare,
E tradhtarve u kem´  tregu´
Me fat të popullit nuk mujnö me lu!
 
Nisë me folë Bujar Gjurgjiala
Kosovarëve po u çon të fala
-Delegat na keni zgjedhë
Me i mbrojtë të drejtat me nderë,
Me kerku´ kushtetutë të re
Me nderu tonin Atdhe
Mos me shitë Kosovën plakë
Që sa herë u la me gjak,
Përfundim në t´katërtën pikë
Ashtë Kosova Republikë,
Durtrokitje në qiell e në dhe
Do t´na del dhe Kushtetuta e re.
 
Se na quajnë, po, tokë poshtruese
Deklaraten kushtetuese
Me pesë pika Kuvendi e bani
E lexon Muharrem Shabani,
Kjo deklaratë, ky dokument
Që Kosovës t´i  ipet vend
Në Federatë a n´Konfederatë
Veç me qenë të barabartë.
 
Se n´vend të tretë me popullësi
Ne që jemi n´Jugosllavi
Domë liri, DEMOKRACI,
Nuk domë tankë, ushtri, përdhosje
Porse domë ne vetëvendosje
Gjithmonë të tjerët i kem´ nderu´
Asnjëherë s´i  kem´ nënçmu;
S´I  kem´ qujtë popujt kombësi
Si na quen neve kjo Serbi.
Porse populli ynë shqiptar
Mirë e di kush asht´ tradhtar,
Mirë e di kush ka nenshkru´
Që ketë tokë me aneksu´,
Porse sot kem njerëz t´vertetë
Të Kuvendit njiqind e pesëmbdhetë
Të gjithë të lidhun me besa-besë
Për komb të vetin me luftu´
Kurrkujt të keqen pa ja mendu´
Të gjithë janë pëllumba të bardhë n´pranverë
Ka me i dashtë populli përherë.


 


vijon



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:25 pm

KËNGË PËR YLFETE HUMOLLIN
 
Kjo Kosovë po tokë arbnore
Ju ka lëshu ni valë mizore,
Me na e marr´ çdo gja kombëtare,
Prej fillores në universitare,
Po na ban çdokend anmik
Profesorë e akademik.
Me masakër e me dhunë
Na´i  ndalen mësim e punë,
Kanë qit helm e municion
N´trupa t´njomë të gjitha ranë.
 
Që dhjetë vjet n´Kosovë jetojmë,
Me dhunë e vrasje, terror shtetnor,
Tu´ na vra n´shkolla e n´shtëpi
Njerëz ma t´mirë n´burgje tui shti
Nxanës, studentë tuj i përjashtu´,
Papunësinë, po tu´ e shtu´
Tu´ na qujtë nacionalista,
Terrorista, kanibalista
Me nai kthy mbiemnat n´viçe,
Naj qu´jnë nanat,lavatriqe.
 
Mos me hy ma thell´ n´mendime,
Po I këndojmë ni vashës trime
Që jeta e saj ju fal këtij trolli
Ish shqiptarja Ylfete Humolli.
 
Me nji shurt po agoi dita
E milicët kanë zanë prita,
Me vra shqiptarë që qojnë dy gishta
Që kërkojn demokraci,
Që s´durojnë dhunë, kërkojnë liri,
Si gjithkund në Kosovën trime
Që po vuen n´vaj e idhnime
N´Lupç të Poshtëm u derdh gjaku
Aty ku lindi Adem Demaçi,
Volli zjarr automatiku
Vashës s´re jetën ja fiku.
 
O atë mëngjes atë ditë me diell
Stinë e dimnit po ishte verë,
E Ylfetja ishte zgju´,
Po në shkoll´ ajo me shku´
Dituni për me fitu´,
Per me mësu´ ta urren robninë
Ta kërkon gjithmonë lirinë,
Se kështu jeta e kishte mësu´
Dhunë, terror mos me duru´.
E Ylfetja del n´livadhe
Me shokë t´shkollës rrokë në valle,
Janë rreshtu´ dy e nga dy,
Tu´i  ngrit veç dy gishtërij
Tu´ kerku´ demokraci
As me armë e as me topa
Ç´po kërkojmë ka ndi´ bota
E Ylfetja gishtat çon
Si shqiponja qi fluturon
Për liri, demokraci
Qi shqiptarët mos t´rrnojn n´robni.
 
Dal kadalë janë rreshtu´
Pranë flamurit janë rreshtu´
Të bashkuem për liri,
Tu´ kërku´ demokraci
E Ylfeta në rreshta t´parë,
E rrokë plumbi mu në ballë,
E rrokë plumbi i gjakatarit
E i shtymë edhe prej tradhtarit,
U nda shqiptarja nga kjo jetë,
Për Kosovë kurr´ mos me vdekë,
Nuk do vdesish, oj motra jonë
Për Kosovë ke ra dëshmore,
Se Kosova të ka rritë,
Me gjak t´njom´ me u ujitë.
Nuk mbajme zi, por jem krenar
Ju nderojmë me lule n´varr.
 






Heroina Shukrije Obertinca në përcjelljen e fundit 1989
KANGË PËR SHUKRIJE OBERTINCEN

 
Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë
Sa e ngrysun sa e vrantë,
Sa e pa shpirt ti qëllove
Mbar nji popull e tradhëtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinë ja more,
Po me tanksa e ushtri
Për me vra vasha e djem të ri!
Me robnu popullin shqiptar
 
Buk´n  e gojës me ja marr,
Me varros çdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinë kombëtare…
 
Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball´ për ball´,
Djel e vasha , t´njoma,t´reja,
Para tankëve i mblon hareja,
I ka qit nana n´ket jetë,
Me ja fal Kosovës t´shkretë,
Sa shpejtë toka e uji i rrirë
Me gjak Kosova me u ujitë,
E ma t´kuqe lulet me u rritë
Se kur vret hasmi n´Kosovë
Nanat tona lindin “boll´”
Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç
Nanat lindin katërneq!
 
Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë
Vit i ngrysun dhe i randë,
Kur bota gëzohet në pranverë
N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë
Po me tankë dhe ushtri,
Na e vodhën atë pak liri.
Por ngriten n´kambë djel e vasha
Nëprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica
Ish me shokë Shukrije Obertinca.
 
Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare
E lehtë e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dëshirës
T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.
Ti ngris lart dy gishtëni
T´kërkoj liri, demokraci,
S´durohet dhuna me tradhëti
S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin
Ma mirë asht me e derdh gjakun.
 
Lamtumirë babes i thotë
Në Prishtinë unë po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t´mia
Na thërret toka dhe liria
Rrugë të mbar baba u ka thanë
E mirë leje u ka dhanë,
Bashkë me motër përshendeten
Pak ma gjat me nanë të veten,
Sa mirë nana i përqafon,
E n´Shukrien dy lot i ranë.
 
Me autobus rrugën kanë marrë
Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumë milic motër paskan pru”
Të dy motrat si sorkadhe
Kanë fillue me britë me t´madhe,
Me grupe tjera janë ashkangjitë,
Për Kosovë pa pas kurrë frikë
Pa mendue k´tu kush do t´jesë
Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »
 
N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi
Fillun me qit po helm të zi,
E rafalët shqiptar tue gri
Tue vra t´ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurë tankset i qëllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Në katër anët llahtari
Por shqiptari për liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanë na fton
Me e derdhë gjakun e lirisë.
Ka nevojë toka e Arbnisë.
 
Gruppe, grupe, vasha t´reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t´ri,
Kerkojnë liri, demokraci,
Por kur hynë në rrugë t´pazarit
Villnin zjarr tyta t´tradhtarit,
Villnin zjarr për me shue jetë
E me vra Shukrien e shkretë,
Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë,
Se n´pranverë e kish pagzimin
Me ja ba n´pranverë vorrimin.
 
Kështu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien në lule t´ballit
E rrok motra në prehen t´vet,
E në gjoks kokën ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokët në ndihmë,
Porse nana nji Shukri lindë,
E këtë vashë ja vrau Serbia
Me ja qu t´vdekun te shpija.
 
Në vend t´fustanit të nusnisë,
Me i qitë flamur t´lirisë
Në vend t´dasmorve me hare
Mija vetë me e qu n´dhe,
Për Kosovë përsri me le
Se e dha jetën për atdhe
Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe
E kjo toka e Arbënisë
Nuk harron kurr gjak t´lirisë.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshë si Shotë Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanë Nora e Kelmendit
Fli e qetë nuse e lirisë
Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.
 
KANGA E TË BURGOSUNIT
 
Moj hapsane ty t´kalltë furra
Sum´ e gratë nai le pa burra,
Ty t´kalltë zjarri e të baftë hi
Qysh nai dogje djelt´ e ri?
Na i le nanat me du´r  n´gji
Na i le motrat pa vëllazni.
Na i dogje shumë vasha t´reja
Në këtë pranverë godit rrufeja.
 
Ujq të etshëm e të terbu´m ,
Dojshin fëmitë me i coptu´
Tue hy n´çerdhe e shkolla
Tu´ helmu´ vasha t´njoma
Tu´ helmu´ po çikë e djalë
Për me mbetë shqipja pa farë
Por nanës shqipe si çeliku
S´mund t´ja ndalë lindjen anmiku.
 
Çupëza e vogël agresive
Ajo e don babin pa hile
Gardianit i thot shtrigan,
“Pse s´po më len ta shoh babanë”,
Ty xhelat t´u  shoftë fara,
Pse s´na lëshon t´punojm´  në ara
Sa shumë vjet në shpi s´jem kanë
Na merr malli me thirr nanë.
 
O polic, polici plak,
Ç´e ke ba shufrën me gjak
Ma shumë sjell sesa pushon
Djemt´ e ri po i shkatërron.
Porse ne jemi betu´
Për Kosovë jetë me ndërru´
Tash e di bota mbarë
Se kush asht kombi shqiptar.
Ka traditë, zemrën çelik
S´ka ç´i  ban asni anmik.
 
1996-Burgu i Prishtinës
 
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:27 pm

1996-Burgu i Prishtinës
 






Jusuf Gërvalla
KANGË PËR JUSUF GËRVALLËN

 
Me shtatëmbdhjetë Janarit
O tetëdhjet e dy
U hap lajmi në gjithë botën
Për shqiptarë ish zi.
 
Sepse UDB-eja Jugosllave
Atje n´Gjermani
Në mënyrë mizore e tradhëtare
I vrau tre djem t´ri.
 
Na e vranë Jusuf Gërvallën
Trimin guximtar
Na e vranë dhe Kadri Zekën
Me Bardhoshin vranë.
 
Qohu Jusuf shihe Bardhoshin
Ma të voglin vlla,
Qohu e shihe Kadri Zekën
Shok kurrë pa u nda.
 
Qohu Jusuf shihe Donikën
Që po të rri përbri,
Shih sa duket sot renare,
Lot si sheh në sy.
 
Qohu Jusuf e shih shokët
T´popullit tand trim-o
Fjala Jote para vdekjes
Na ka dhanë kushtrim.
 
Janar 1981,Lipjan
 
LULJA E BUKUR E SHARRIT
 
Lulja e bukur e Sharrit,
Ajo me kunorë
Po i ban të fala lules,
Që rritet n´Kosovë.
       Rritu, e lulëzo,
       Se motër të kemi,
       Nji ujë na ujit,
       E të nji dheu jemi.
 
Lulja e bukur e Rugovës,
Ajo që lëshon erë,
Përshëndet lulen kosovare:
Oj, lule, qofsh me nderë.
        Rritu e lulëzo,
        E shtatin me lëshu´,
        Se do të vijë pranvera
        Bashkë kem´ me lulëzu´.
 
Veç lulja n´saksi,
E mbyllun ka mbetë-
S´ka kush e ujit,
Me dorë kush s´e  prek.
        I humbi aroma,
       Që e pat dikur.
       Çonju, vllazën, çonju,
       Ja qesim pak ujë.
 
Tani po qajnë lulet,
Të bjeshkës e të fushës,
Për lulet e mbylluna,
Që kurrë s´u  banë nuse.
        Njana rri n´dritare,
        Tjetra këqyr kah dera,
        Vesin njana-tjetrën:
        Kur do t´vijë pranvera?
 
Janjevë,1975.
 
 






Edhe kështu pritej karavani i Anton Çettës
ANTON ÇETTA BURRE ME ORE

 
Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit –
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.
 
Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi I priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue I gzue votrat e ndryme,
tue I qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po I zbutë zemrat prej gurit –
po I pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me I dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.
 
Si rrufeja fjal´t  tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare –
mirë po ndrit ora shqiptare.
 
KENGA E USHTARIT
 
(Kushtuar Xhevdet Aruçit)

 
 O n´Razallë po vjen nji kufomë,
Kah po e bikan, ku po e qojnë?
T´kujna djalë e paskan mbytë,
Djalin e mseusit o shkronja e dritë!
 
O cila nanë ka mbetë pa djal?
Ksaj Kosovës dëshmorë mi falë.
Cilat motra po mbajnë zi?
Se ua vranë vllaun n´ushtri!
 
Xhevdet Aruçi djal bujar,
Vullnetar ai shkon ushtarë,
Katërdhet ditë në ushtri
Ju kanë flugë korbat e zi,
Me ja qartë atë bukuri.
 
E kanë thirrë n´torturë po e qojnë,
Si po e rrahkan çka po i bojnë
Porse djalin se nënshtrojnë!
Kanë marrë zjarrin me ja djegë trupin,
E ndër sjetull ndezë barutin.
 
Me „tregu“ çka skanë ba shok´t,
E me u shkru aktakuzë t´plotë
Si ua banë mija shqiptarëve,
Që mbajnë burgje prej tradhëtarëve,
Që i denun dhe i vranë,
I nëmqmunë dhe i shanë!
 
Nuk ka shtet n´botë e n´liri,
Që i vranë ushtart´ e tij,
Nuk ka shtet po në këtë botë
Që ushtart´  me zjarr i sosë.
Kshtu Xhevdetin e torturojnë
Me mjete t´ndyta i mëshojnë.
Trupi i tij krejt i bamë varrë
Për me vdekë ai si shqiptar.
 
Për me lshu në funeral,
Me përcjell n´shpi këtë uashtar,
Katëdhet ditë ai në ushtri
Për me kthy të vdekun n´shpi.
Për me u kthy i sakatosun
Trupi i tij i vramë e i sosun.
Duer t´ndyta që e vranë,
Duer të pastra sot e  lanë.
 
Mija vetë homazhe i banë,
Lule t´kuqe nvorr i lanë
Si u kem lanë shumë djemëve t´ri
Që na i vranë neve n´ushtri.
Porse populli kosovar
Si harron kta djel shqiptar,
Sepse ranë n´lule t´rinisë
E pa ra në kurth  t´tradhëtisë
Kshtu i ruhet o ndera Arbnisë



















 





Babai i rapsodit tonë, Hamit Gashi para shtëpisë së djegur nga paramilitarët serb në Lipjan
 





Mirënjohje nga Zyra për Beneluks dhe Union Europian
 





Mirënjohje nga Gjermania
 





Mirënjohje nga Brukseli
 





Agim Gashi në odën e dëshmorit Ismet Asllani më 1990
 





Dueti Liri Rasha-Agim Gashi
 





Faksimili i Aktvendimit mbi denimin e me burg të grupit prej dhjetë vetash
 





Faqja e brendëshme e albumit

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:30 pm

Ekskluzive: Agim Gashi - Shtatë shtator në Kaçanik




Një histori e shkurtër e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik” të rapsodit të njohur Agim Gashi


Nga Alma Papamihali dhe Gëzim Marku - www.zemrashqiptare.net








Rapsodi Agim Gashi gjate interpretimit
Këngëtarin dhe rapsodin e njohur Agim Gashi në vitin 1990, pas mbarimit me sukses të misionit të pajtimit të gjaqeve, do ta gjejmë në Lubjanë dhe Zagreb. Në Lubjanë, Agimi inçizon materialin e albumit të parë me titull “I këndojmë Kosovës, i këndojmë Demokracisë”. Vlen të theksohet, se në inçizimin e këtij materiali, ndihmë morale dhe materiale i dhanë SHK “Alternativa”, Sali Kabashi, Halil Matoshi, Abedin Maliqi, Shemsi Reçica, Naim Maloku e posaçerisht z. Ukshin Hoti, me të cilin banuan plot tre muaj, në internatin e nxënësve “Zvjezni Center” të Lubjanës. Në pamundësi për të përballuar të gjitha shpenzimet, detyrohet të kërkojë ndihmë edhe nga familja në Kosovë, ku me atë rast u shitën stolitë e arit të shtëpisë. Por për ta shumëzuar nuk kishte përsëri mundësi, sepse duhej para e madhe. Pas kalimit në Zagreb takohet me vllëzërit Kuzhnini, të cilët atë kohë ishin ideatorë dhe udheheqes të Shoqatën Humanitare “Nëna Tereze” në Zagreb. Pas qëndrimit disa javësh tek vllëzërit Kuzhnini, Agim Gashi shpërngulet në fshatin Botinec afër Zagrebit së bashku me delegatin e KK Dr. Shaban Hashanin ku z. Krista u kishte leshuar shtëpinë e tij.
Në Zagreb u bë edhe shumzimi i albumit në fabrikën “Jugoton” dhe natyrisht me investimin e vllëzërve Kuzhnini, të cilët pa hamendje dhanë një shumë të konsideruar të hollash. Për peripecitë e këtij albumi do të flasim herë tjetër, por le të kalojmë në historikun e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik”.


Në vitin 1990 pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, delegatët e kuvendit të Kosovës i vunë detyrë vetes, që t´a shpallin edhe Kushtetuten. Kjo ndodhi më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik dhe në kushte shumë të vështira, sepse gjurmonte policia pa ndërprerje. Shpallja e Kushtetutës bëri jehonë të madhe në mbarë botën. Agim Gashi në shenjë respekti për delegatët të cilët bënë një gjest të shenjtë për kohën, shkroi dhe këngën në fjalë. Së pari kjo këngë u botua në revisten “Dielli”, që dilte atë kohë në Zagreb nën mbikqyrjen e Jusuf Ferizit dhe Lekë Musollit, më 9 shtator 1990 për t’iu përveshur punës qe të bëhet edhe muzika në mënyrë që të këndohej në koncertin humanitar që do të mbahej në Zagreb nën kujdesin e vllëzërve Kuzhnini, gjithsesi me organizim të ShH “Nëna Tereze”. Në atë koncert, në të cilin ishin tubuar mijëra bashkëatdhetarë, delegatët e KK si dhe shumë miq të shtetit kroat, merrnin  pjesë shoqëri kulturo-artistike të të gjitha trojeve shqiptare nën sundimin jugosllav si dhe artistë të estradës kosovare të të gjitha zhanreve. 


Pika kulmore arriti me daljen në skenë të Agim Gashit, nga i cili, për disa minuta publiku i entuziazmuar brohoriste për Kosovën dhe lirinë e saj.


Zëri i tij, vjen si një mesazh i vetëm emocional.
Tek dëgjon këngën "Kushtetuta e Kosovës" në videon e rapsodit të  njohur shqiptar, Agim Gashi...nuk ka si të kalosh pa përjetuar emocione të forta rrënqethëse, të cilat e kanë burimin tek nacionalizmi dhe dashuria e tij për vendlindjen...që shprehet në vargjet e rapsodisë.
 
"Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
Sulesh e vritesh për Republikë"

 
Me të drejtë, publiku ngrihet në këmbë me duartrokitje euforike gjatë dhe pas përfundimit të këngës. Kohëve të fundit jo shumë shpesh kemi rastin te ndjekim artistë të vërtetë.
Është pikërisht publiku, ai që vlerëson artin ndaj dhe nuk mund të kursejë entuziazmin e tij.


Zëri melankolik i rapsodit, sharkia dhe fuqia e vargjeve të bëjnë ta duash më shumë Kosovën…shqiptarin. Duajeni!


Ne, stafi i www.zemrashqiptare.net i urojmë suksese të mëtejshme zotit Agim Gashi në rrugën e tij artistike dhe atdhetare.
Kumboftë zëri i tij, me vargje për Kosovën e pavarur...


Shikoni videon:


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:34 pm

Ekskluzive: Agim Gashi - O Atdheu im










Agim Gashi duke folur në një demostratë në Bon të Gjermanisë


Ky album është incizuar në Studion e Musa Tolajt më 1992 dhe për redaktor kishte kompozitorin Mehdi Bajrin, ndërsa  producent i kasetës ishte Sali Agushi.


Për shkak se autori u detyrua të emigrojë, këtë album e boton Lazim Dastani që në atë kohe ishte pronar i AT “Sharr Turist” me seli në Stolberg të Gjermanisë.


Vlen të theksohet se në vitin 1999 muzikantin e njohur Musa Tolajn, policia serbe e vrau mizorisht në Studion e tij. Më  vonë do të kemi rastin të njihemi edhe me një album të Agim Gashit, i cili në shenjë respekti dhe kujtimi për Musa Tolajn i dedikon një album.


 


AGIM GASHI - O ATDHEU IM


Faqja A e albumit


1.-Shtatë Shtator në Kaçanik
2.-Kërcet pushka
3.-O atdheu im dhe
4.-Këngë për Isa Boletinin


Faqja B e albumit


1.-Këngë për Aziz Kelmendin
2.-Nënës shqiptare
3.-Ku i kam shkronjat dhe
3.-Këngë pë Ramë Bllacën








Agim Gashi në mesin e Kongresmenëve dhe Senatorëve amerikan dhe intelektualëve Kosovar në restaurantin „Dubrovnik“ në Prishtinë 1990


Tekstet e këngëve në album


KUSHTETUTA KAÇANIKUT


O, shtatë shtator, në Kaçanik,
Janë tubu´ trimat për Republikë,
O për të mirën-o, për atdhe,
E shpallën Kushtetuten e Re!
         O Kaçanik, o faqebardhë!
         S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
         Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
         Sulesh e vritesh-o, për vatan.


O n´shpi t´kuturës-o, janë tubu´,
Me lule t´kuqe mirë zbukuru´,
Po ky kuend u ba historik
Themelet t´Kosovës-me Republikë.
     
       Kaçanik, o faqebardhë,
       S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
       Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
       Sulesh e vritesh-o për vatan!


O në ato gryka, në Kaçanik,
U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK,
Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë-
Kosovës trime dhe nderit kombëar.
      O kaçanik, o faqebardhë,
      S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
      Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
      Sulesh e vritesh për REPUBLIKË!


Zagreb, 7 shtator 1990.


KËRSET PUSHKA


Kërset pushka n´mes t´Prishtinës,
Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës,
Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha,
Të tanë beqarë e beqaresha,
Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi,
T´mbulu´m  n´flamurin kuq e zi,
Se dhanë jeten-o për liri,
Për të drejta, DEMOKRACI.


Kërset pushka, vret shqiptarë,
T´bijtë e shkinës-o barbarë.
“Ndale turrin, shka i shkinës,
Ka me t´vra  gjaku i Prishtinës.
Se shqiptari s´vret pas shpinës,
Kur don t´vrasë more barbar,
Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë,
S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“


Kërset pushka po vret trimnesha,
Vasha t´reja, shqiptaresha,
Të bukura, t´pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbëresha,
An´e  kand nëpër Kosovë,
I bajnë nder po tokës sonë,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.


(Prishtinë, 1989)


O ATDHEU IM KOSOVË!


O atdheu im, Kosovë,
Mori Pejë edhe Gjakovë,
O ti Llap edhe Gollak,
S´pate frikë as në Pollatë,
Kaçanik, të nderojmë ne,
Na ke falë Kushtetutë t´re.


O Gjilan, ti në Moravë,
Oj Viti, ti e bame varrë,
Suharekë-o në Podrime,
Ti e ke dhe Bllacën trime,
Prizren, ti me Kala,
Edhe nji lidhje kem´ m´e  ba.


Moj, Kosovë, o vendi im,
Sot për ty kam nji kushtrim,
Ne lirinë duhet me fitu´
O me pushkë,ose t´u  shkru´
Se Prishtina zemrën çelik,
Me 2 Korrik shpalli Republikë.


Ferizaj, vend historik,
Për atdhe ishe besnik,
Mori Shtime e Carralevë,
Ju luftuet gjithë me nderë,
Plavë, Gusi, Tetovë, Kërçovë...
Për shqiptarin janë Kosovë.


1990-Burgu i Smrekovnicës


 








Agim Gashi më 1989 në Tetovë
KANGË PËR ISA BOLETININ


Hej, krisi pushka e na duel  timi
Ja ka mbërri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vëllazën, bini,
More, asnji t´gjallë kund mos e lini!
Asnji i gjallë kund mos t´na jesë,
Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet.
      Bini, vëllazën, tha bini!
      Burrat e malësisë!
      Bini, vëllazën, bini,
      Ju dielli i lirisë!


Hej, krisi topi e ra n´kullë,
S´ja lëviz frengjitë, jo, kurrë!
Se atë e ndërtoi vetë dora e shqiptarit,
E Isa Begi na rri ma i pari,
Rri i parë, e ambël na flet:
-Të lidhim besë, vëllazën, si e kem adet!
      Bini,vëllazën, bini,
      Burrat e malësisë!
      Bini, trima, bini,
      Ju dielli i lirisë!


O, jarga n´gojë Pashës po i shkon:
-Due gjallë, Isën m´e  zanë.
Por, mashtrue Pasha ish kanë,
Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë.
E  Isa Begi tash urdhën po jep:
-Bini, vëllazën, si e kem adet!
       Bini,vëllazën, bini,
       Burrat e malësisë!
       Bini, vëllazën, bini,
       Ju dielli i lirisë!


 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:37 pm

KANGË PËR AZIZ KELMENDIN


Oficerët në kambë janë çu,
Aziz Kelmendin  e kanë rrethu´,
E rrethojnë kët´ djalë të ri
Për m´e  vra, po, në tradhti.
       Kështu dha urdhën gjenerali:
       N´Paraqin me u vra shqiptari!


Në mes të natës e rrethojnë,
Kështu mendu´n  që ta nënçmojnë,
Për m´e  vra këtë djalë bujar,
Pse ish trim e ish shqiptar.
      Kështu dha urdhën gjenerali :
      N´Paraqin me u vra shqiptari !


Në çdo mënyrë e torturu´n,
Porse trimin s´e  nënshtru´n,
Nana shqipe e kish le-
Mos me pasë frikë për atdhe.
     Për këtë urdhnon gjenerali:
     N´Paraqin me u vra shqiptari!


Aziz Kelmendi, sot t´kendojmë,
Për Kosovë ke ra dëshmor,
Shembull t´mirë ke lanë ndër ne,
Si vdes trimi për atdhe.
     I tregove gjeneralit,
     Se je bir e bir shqiptarit.








Agim Gashi me Josef Dioguardin në Prishtinë


NANES SHQIPTARE


Oj nanë që lindë fëminë
Msoja çunit historinë,
O mësoja çunit historinë !
Mësoje për Mic Sokolin
Që ndjeku Turqinë,
Që me shumë tjerë trima
U vranë për lirinë.


Oj nanë që lindë fëminë
Msoja çupës historinë,
O mësoja çupës historinë !
Mësoje për trimneshat
Që mbrojshin vatani,
Për Shote Galicën
Që dridhte Ballkanin !


Oooooooooo,
Oooooooooo,
Prite Azem Galicen more !
Oooohohohohooooooo !
Seç ushtoj mbarë Qyqavica
Dha kushtrim Azem Galica,
Dha kushtrim dhe Shota e Tij,
O për Kosovë edhe Shqipni !
Hej për Kosovë edhe Shqipni !
Kur u vra Azem Galica
Qau Kosova e qau Drenica,
Qan fushat, qan dhe malet,
O se vetë Shota ja lau varret !


Oj nanë shqiptare
O gjithë ke qenë krenare !
O gjithë ke qenë krenare !
Se linde trimnesha
Trima djel të ri,
Që s´kursyen jetën
Për t´shtrejten liri !
Për t´shtrejten liri !


KU I KAM SHKRONJAT E MIA


Po e pyet nanën fmija
Ku i kam shkronjat e mia ?
Msesi im ku më ka mbetë
Libra e çantë ku mu kanë tretë ?!


Ku më mbet dhe shkolla ime
Që në te unë pata gzime ?
Shokë e shoqe ku m´kanë mbetë ?
Në kurbet bijë të kanë tretë !


Shkronjat tua i ndaloj Serbia,
Msuesit zemra ju ka ndry,
Shkollat tona janë n´Kosovë
Porse t´mbylluna me dry !


A vjen koha Oj nana ime
Me ia hjekë shkollës drynin,
Me i msue shkronjat tona
Edhe vjershat e Naimit ?


Kur do t´kthehen shok e shoqe
Edhe msuesi me i pri valles,
Me i këndue kangët tona
Dhe triminë e Jusuf Gërvalles !?








Në shtëpin e Nobelistit gjerman Hajnich Böll me Akademik Rexhep Qosjen, bashkshorten e tij dhe poetin e madh Ali Podrimen


KANGE PER RAME BLLACEN


N´katër anët u hap lajmi
Se shqipart´  hupen vatanin,
Qiti lajmin ajo krali
T´gjithë shqiptart´ po me shku´ n´Turqi.
Deputetët kanë nënshkrue
Veq Ramë Bllaca ska pranue,
Jo s´pranoi ai trim me fletë
Për Kosovë thojke kem me vdekë.


N´Beligrad shkon ai zog shqiptari
Pa trokit po hyn te krajli,
Shkyn vendimin, ja ban copa,
Po çuditet mbarë Evropa !
Jan´  idhnu Krali e Kralica
Deri n´palcë u ka hy frika,
Se ua prishi të mbarë planin
Kurrë shqiptart´ sdo ta lshojnë vatanin !


U hakmirrën anmiqt e zi
Kan´ vra Ramën në pusi,
Por pa vdekë amanet e foli
Kurrë Kosovën vllazën mos e l´shoni.
Sot na kangën po ja knojmë
E Ramë Bllacën e kujtojmë,
E kujtojmë kët´  trim për ne
Ai dha jetën për atëdhe.


SHARKIA E AGIM GASHIT SI GULINOV  I UÇK-së


Nga Maxhun Smajli


Ishin vitet e ´90-ta, kur sharkia dhe zëri melankolik i rapsodit të mirënjohur Agim Gashit,dëgjohej kudo në Kosovë nëpër tubime për pajtime të gjaqeve që i printe i madhi dhe i pavdekshmi Anton Çetta. Ishte viti 1990  kur në oborrin e xhamisë, në Bubavec të Malishevës kishin vërshuar lumenjë njerzish për të marrë pjesë në tubimin madhështor, ku do të faleshin mbi pesëdhjet gjaqe e ngatrresa. Në mesin e tyre ishte edhe rapsodi Agim Gashi me sharkinë e tij. Prej kësaj kohe u largua nga vendi dhe shkoi në perëndim. Ky rapsod ka marrë pjesë në shumë tubime festive nëpër qytete të Gjermanisë, për ta ruajtur të pashuar në gjirin e mërgimtarëve zjarrin e oxhaqeve  të kullave shqiptare, të cilat as shkau nuk mundi t´i  rrënojë.
Këngët e para Agim Gashi i ka filluar që në moshën e re. Në fillim ka kënduar me axhën e tij Milazimin. Në moshën dhjetëvjeqare i recitonte dhe i këndonte vargjet e „Lahutës së Malcisë“. Kjo edhe e ka shtyrë rapsodin tonë që vetë të krijoj dhe përpiloj këngë, të cilat i ka ndarë në shtatë blena. Në krijimtarinë e tij folklorike përfshihen këngë rapsodike, elegji, këngë trimërie, këngë vaji, këngë kurbeti e deri tek këngët humoristiko-satirike të cilat i përgjigjen kohës.  Poashtu ka shkruar edhe tri libra, „Vaji i shqiptarit“, „Me grykë pushke këndon Kosova” dhe “Këngët e vendit tim“. Deri më tani ka inçizuar dhjetë audio kaseta. Janë rapsodët ata që historikisht nëpër shekuj bartën brez pas brezi , gjeneratë pas gjenerate lavdinë e kombit tonë, luftrat e lavdishme për ta mbrojtur nderin, gjuhën dhe kulturën. Një detyrë të tillë ia kishte parashtruar vetit edhe rapsodi ynë Agim Gashi, duke e shënuar dhe kënduar çdo ngajrje të kohës. Për shkak të tyre disa herë iu nështrua torturave policore dhe ishte denuar me shtatë vjet burg, pesë prej të cilave i kishte mbajtur. Por, asnjeherë nuk kishin arritur ta largojnë nga ideali i tij. Përkundrazi, vetëm krijonin tek ky rapsod një capital forcash e vullnetesh për të punuar edhe më tej. Në fillim ka kënduar me çifteli, por siç thot Agimi “për të kënduar vetë dhe në stil të Riza Bllacës të cilin e kasha dhe e kam idol nuk mjaftonte çiftelija, andaj u drejtova në sharki”. Që nga viti 1993 është bërë këngëtar I RTP-së.
Kontakti dhe bashkpunimi me Lorenc Antonin, Anton Çettën, Demush Shalën, më vonë me Bahtir Shehollin, Rexhep Munishin, Anton Berishën, etj. bëri që Agim Gashi, jo vetëm të merret me këtë zhanër muzikor, por edhe me studimin e kësaj lënde. Në Lubjanë kanë pasuar dy kasetat e para me të njejtin titull  “I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë”, me këngë kushtuar demostratave të ´81-shit, vrasjes së vllëzërve Gërvalla e Kadri Zekës, këngë kushtuar ushtarëve shqiptarë të vrarë nga armata Jugosllave, Ylfete Humollit, Shukrie Obertincës, etj.Për shkak të kërcnimit nga regjimi I atëhershëm gjatë viteve ´91-´92, Agimi u strehua në Slloveni e Zagreb bashkë me Ukshin Hotin. Atje u angazhua në shoqatën bëmirëse  “Nëna Tereze” duke grumbulluar ndihma për Kosovën. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Sarajevë bashkë me këngëtarin Safet Isoviqin, i cili ishte kryetar për ndihma Kosovës pë BH.
Në këtë kohë në Sarajevë për fëmijët shqiptarëqë kishin pësuar nga helmimet ishte organizuar një concert i madh para mëse 18.000 shikuesve. Këtu, paten kënduar Safet Isoviqi, Hanka Palldum, e shumë këngëtar të estradës së Sarajevës, por kulminacionin e pati arritur paraqitja e Agim Gashit me këngët kushtuar Isa Boletinit dhe Ramë Bllacës. Publiku I ngritur në këmbë që ky rapsod të këndoj prap, e shtynë Agim Gashin që të këndoj këngën të cilën ia kisht kushtuar mikëpritjes dhe solidarizimit të boshnjakëve me fëmijët shqiptarë.
Dashuria për Kosovën e detyron Agimin që të kthehet në shtëpi të tij në Lypjan, ku jetoi ilegalisht më shumë se një muaj. Aty arrestohet nga policia të cilët nën torture e detyrojnë ta hajë kasetën me titull “Po na vjen shkau n´konak”. Pasi mrekullia e zotit e shpëtoi nga vdekja dhe nga një burgosje e gjatë, Agim gashi u arratis në Austri. Me kënaqësi e kujton mikpritjen e mr. Skënder Gashit, me të cilin kishte organizuar shumë tubime e koncerte. Pastaj kalon në Gjermani ku sot jeton dhe krijon. Tani Agim Gashin mund ta shohësh kudo nëpër tubime kombëtare, me një çantë të madhe të madhe të mbushur përplot me këngë malli për atdhe, këngë vaji për kurbetqarët, por edhe me këngë krenarie, këngë për teimat dhe trimëreshat, këngë për ushtrinë tone të pare e të shenjtë, UÇK-në. Kohë më pare është nxjerrë albumi me këngë patriotike  “O vendi im”. Tani në shenjë kujtimi për Musa Tolajn ka dale kaseta me këngë që titullohet “Këngët e vendit tim”.
Së shpejti pritet të dale kaseta me këngë humoristiko-satirike që titullohet  “Dy tezet e mia azilante”. Agim Gashi me një elan të madh për të krijuar dhe për t´i dalur besnik çdo ngjarjeje me rëndësi të kombit tone, po vazhdon krijimtarinë e tij. Por, vrasjet e fundit të njerzëve të mëdhenjë të kombit tone nga dora e ndytë kriminale, që si qëllim kanë zgjatjen e robërisë së kombit tone, Agim Gashin e kanë prekur thellë në shpirt dhe gjithmonë këngët për ta i këndon duke qarë. Bile në një tubim gjerman në Düren, ku Agimi ishte i ftuar, kishte bërë që të gjithë të pranishmit (gjermanët) edhe pse nuk kishin kuptuar fjalë në gjuhën shqipe, të qanin, mase Agim Gashi e kishte kënduar këngën duke qarë me lot. Agim Gashi të kujton njerzit e mëdhenjë të kohës. Por, mua shpesh ma kujton të ndjerin Mirko Gashin, kurse edhe më shpesh Tahir Deskun të cilin unë e dua shumë. Kushdo që i bën nder dhe rrespekt Agimit, tek ai reflektohet i madh dhe nuk harrohet. Por, edhe borgj nuk i mbetet kujt për çdo të mire që i afrohet, kurse për të kqijat nga ky nuk merr kurrfarë përgjigjeje. Përmes kësaj reviste, në shenjë kujtimi për ndihmën e madhe që ia kanë dhënë poeti i madh Ali Podrimja dhe shkrimtari e gazetari Faruk Tasholli, falenderohen nga Agimi. Sepse, siç thot Agimi “ Rapsodi e këngëtari, domosdo duhet të bashkpunojnë me poet e shkrimtarë, sepse ata më së miri e njohin shpirtin e popullit”. Për fund i shtyrë nga interesi që kultura e jonë folkloristike të ketë një fond sa më të pasur me këngë kombëtare, Agim Gashit i dëshirojmë jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij.


P.S. Ky shkrim i gazetarit dhe reporterit të luftës ,  Maxhun Smajlit u botua në numrin 07. Viti i VIII, e shtune 17 shkurt 2001 në Euro Zëri.


 


Përgatiti Gëzim Marku


 


 



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:40 pm

Ekskluzive: Agim Gashi - Me grykë pushke këndon Kosova









Ballina e albumit
Të nderuar  miq,
www.zemrashqiptare.net, në ditët në vazhdim do të publikojë albumet e rapsodit të popullit Agim Gashi, njeriut qe thuri mijëra vargje dhe i këndoi me zemër për figurat më të shquara shqiptare. Në vargjet dhe këngët e tij lexon, dëgjon e ndjen dashurinë dhe dhimbjen për kombin shqiptar. Mirënjohje zemre për ata që dhanë atë më të shtrenjtën, jetën, për lirinë e Kosovës, për lirinë e shqiptarit.


Agim Gashi na shoqëri me këngën e tij në ditët më të vështira dhe stafi i Zemra Shqiptare ndjehet i nderuar me praninë e tij ketu.


Për vizitorët tanë të nderuar, e hapim këtë ‘’cikël’’ me albumin ‘’Me grykë pushke këndon Kosova“. Albumi është realizuar në vitin 1998 dhe i dedikohet kryesisht luftës së Kosovës, heroizmit të kryeheroit, burrit të madh shqiptar, Adem Jashirit, UÇK-së, flakës së Dukagjinit, për bujarinë tropojane dhe për gjithë atdhetarët shqiptarë që e bënë Shqipërinë Shqipëri.


Përvec teksteve, me kalimin e kohës do mundësojmë për ju edhe kenget e këtij albumi, në menyrë që të njiheni më shumë me shpirtin krijues të rapsodit të popullit, Agim Gashi.


ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA


Korba t`zi po bijnë prej qiellit
E kanë zanë rrezen e diellit,
Korba t`zi tash njiqind vjet
Mësy Kosovën për me djegë.


Po vjen rrfija prej Serbisë
Me ia pre rritën fëmisë,
Me ia k`put gjinin e nanës
N`hije t`natës për dritë t`hanës.


Për me shky fusha t`bleru`me
Për me tha gurra t`lumnu`me
Për me djeg lisa,shtëpia
Vijnë bajlozat nga Serbia.


II


Ooo-hooo-hej-heeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.


A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.


E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.


Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.


Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botë me i qu´ fjalë.


Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.


III.








Faqja e brendëshme e albumit
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.


Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja  shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.



N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.


Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.


Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.


IV.


E-heeej,
Ç`po trazohet keq Beligradi
Ma ka shkelë fytin Prekazi,
Njiqind vjet o dridhet krajlica
S`po ma nal pushkën Drenica.


As Drenica as Karadaku
Asht çudi s`ju dhimset gjaku,
Njiqind vjet mbi djep fëmije
Rrinë tuj knue kangë trimnie.


Klysht e krajlit janë nërsye
Drejt Drenicës ia kanë mësye,
Po i bijnë me ag të ditës
Me ngulfatë zanin e shqipes.


V.


Oi-Oii-Iiiii,
Ç`na u kall pragu i derës
Mu kur çel sy i pranverës,
T`mos lulëzojë lule tërfili
T`mos këndojë në degë bylbyli.
Me u djeg bjeshka e vrrija
N^bark të nanës me vdekë fmija.
Bjen kulçedra e djeg rrufeja
Tuj vra djem e vasha t`reja.
Nga Karpatet këtu ke mbrii
N`tokë shqiptari për me hy,
Me ja nal lulzimin fushës
E kullosën delë kallushës,
Me ja shkull rranjët e strallit,
Me ja ndal gufimin malit,
Me ia prish emnin Perëndisë
Edhe pamjen nanë Arbnisë.
Me na ba popull të mjerë
Me na zhdukë besë e nderë
Me i ndrru dhe stinët e motit
Me zjarr topash flakë t`barotit.
Me prish grunuin me prish arën
Me na e shkel dhe abetaren,
Me i shkel shkronjat e dijes
Edhe gazin n`buzë t`fëmijës.
Rrezet diellitr tuj ja zanë
E me lanë natën pa hanë,
Për me ça kupën e qiellit
Me e shpu zemrën e dheut,
Tuj ja shtu dhimbjet Arbnisë
Me vaj t`nanave n`sy t`fëmisë.


VI.


Po ngadalë more derrzi
S`asht kollaj me na hy n`shpi,
S`asht kollaj me shkel këtë tokë
Qe tash prit flakë e barot.
Se Kosova ka djem për pushkë
Që t`i ngul plumbat në gushë.
Pushkët tona janë t`hjekne keq
Janë untue me shpraz fyshekë,
S`derdhim lot po derdhim gjak
Jemi gati t`marrim hak,
Për martirët e lirisë
Që i vrave n`derë t`shtëpisë.
Për ato nana q`u veshën n`zi
E për nuset kthye n`gjini,
ku shkel shka ti flliqet bari
S`ta harron jo kosovari.
S`ta harrojmë jo as Tivarin
As Drenicën e as Sharrin,
S`ta harrojmë kurrë èrapashticën
As Lebanën jo as Toplicën.


VII.


More shka more kaurr
N`Kosovë çel lulja bozhur,
Këtu kem bi e këtu jemi
T`kuqe lulet simbol i kemi.
Se s`ka mal as fushë as arë
Që s`ke vra n`prita shqiptarë,
Na ke shtu derte e halle
Ara kopshte mbjell me varre,
Edhe tash sikur çdo herë
Na sulmove në pranverë,
Porse dije ore barbar
Se  kur veshet fusha me bar,
Se  këtu kur dushkon mali
S`din të ndalet n^luftë shqiptari.
UÇK-ja ka dalë n`dritë
Tuj u shtu e tuj u rrit,
UÇK mori kreshnike
Na i ban bashkë trojet etnike,
Do t`na bash bashkë Arbëninë
Do ta sjellësh n`tokë lirinë,
Që me shekuj ky troll ka prit
Për me pa të bardhën dritë.
                          
VIII.


Se nga vorr i Skënderbeut
Amanetet po na vijnë,
Çonju djem e rrokni armët
Arbënia lshon kushtrim.


Çonju djem e vasha t`reja
Se pranvera na ka mbrri,
Si kem ra n`luftë si përhera
Bini sot ju për liri.


Mos t`ju dhimbset gjak as jeta
Sulnju hasmit n`istikam,
Kur të soset djalë baruti
Gjuju n`shpinë haje me dhamb.


Se ma t`flliqun e barbar
S`ka se shkau nga Karpati,
Ku të shkel kamba e tij
Digjet jeta e prishet fati.


I përngjan ai çdo lugati
Gjak njeriu veç din me pi,
Sa shumë kobe e fatkeqsina
I ka sjell në Dardani


Qysh se moti edhe tash
Tuj na e narrë çdo gja ngapak
Tuj na lanë gjerdekt´pa dhandërr
Tuj naj ba dasmat me gjak.


Vaji i f´misë  në kupë të qiellit
As n´bark t´nanës s´gjen qetësi,
Po edhe varret e martirëve
Janë ngrit n´kambë kërkojnë liri.


Liri-liri, thërret shqiptari
Dhe fitoren pranë e kemi-
Të betuar për flamur
Për armikun zjarr do t´jemi.


 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 13, 2008 3:41 pm

IX.


Bukuritë që ka Kosova
Nuk i gjen në vise tjera,
T`pushon syni t`rritet jeta
Kur i çel lulet pranvera.


Mbushen degët plot qershia
Fushat arat me blegtorë,
rrjedhin gurrat këndojnë bylbylat
Sharr i bukur plot me borë.


Fshatrat tona si yj t`qiellit
E konaqet plot mirësi,
Të pret plaku pranë oxhakut
Me bukë,zemër e bujari.


Vashat tona si sorkadhe
E djelmoshat si t`bimë prej dheu,
Plot guxim e urti burri
Janë stërnipa Skënderbeu.


Me dhanë besën veç shqiptarqe
Trashëgim na e la i pari,
Tuj ra n`luftë si me le
Vdekje t`ambël ban shqiptari.


E dom jetën e dom lirinë
Porsi zogu që e do qiellin,
I dom trojet fushat arata,
Sikur bima që k/rkon diellin.


E dom malin bjeshkt e nalta
Sikur nana që don fëminë
I dom bletët zogjtë e qiellit
Si i don motra vllazninë.


Por këtë gaz e gjallni jete
Qe sa mote je tuj e nxi,
Se kur çeli synin pranvera
U çu shqiptari për liri.


Shtrihen duert sa mirë bashkohen
Sulen trimat e lirisë,
Për grykë t`pushkës flet Drenica
Tue vdekë për tokë t`Arbnisë.


Me trimni e shpirt bujare
Si e kem traditë që moti
Tuj i ba luftat burrnisht
Si dikur Gjergj Kastrioti.


X.


Mos u tremb botë mos u tut
Se n`Kosovë po bahet luftë,
E ban luftën shqiptaria
Shumë e shtrenjtë na asht liria.


E Drenica mbjell me vorre
Dukagjinit po i çon fjalë,
Qëndro vëlla si ke qëndrue
Nëpër shekuj flakë e gjallë.


Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini
Jo s`përkulet Dukagjini,
I kem thanë shkaut të zi
Kallim veten e t`farojmë ty.


Nuk i lshojmë troje e prag
Pa u mbush Drini me gjak,
Pa u ba krej Sharri hi
Kurrë Kosova s`bahet Serbi.


XI.


Dorë e zezë plagon Arbninë
Karavanet sapo mbrrinë,
Me t`plagosun gra e fmi
E kanë msy nanën Shqipni.


Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut
Që asht ba midis Shqipnisë,
Presin zemrat e plagosuna
N`sofra t`shtrueme t`bujarisë.


Eni vllazën eni motra
Se nuk jeni ju të huej,
Bukë e kryp e zemër t`bardhë
Qet Tropoja n`sofrën tuej.


Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër
Prite, prite gjakun tim
Ç´po më pret me atë fllad bjeshke
M´i merr plagët n´ledhatim.


Vij pushoj në prehnin tand
Pak cigares ja dredh tymin,
I ngjesh armët marshoj malit
Krah i bahem Dukagjinit.


Me atë frymë të Mic Sokolit
Me atë za të Smajl Hysenit,
Më jep gjak me ujë t´Valbonës
Më jep forcë me gur t´Shkëlzenit.


Se kjo luftë që po djeg tokën
Ku bie gjaku për liri,
Asht nji luftë e shenjtë kombtare
Për me ba shqipninë - SHQIPNI.


Se nga Toplica e n`Çamëri
Asht nji popull gjithmonë nji,
E kah flitet gjuha shqipe
Asht nji tokë i thonë Arbni.
                            19
Çonju vasha e djelmosha
Me i rrokë armët shqiptare
Me ju dal zot këtyne trojeve
Prin ushtria çlirimtare.


Ka ardhë koha me u bashkue
Me gjithë hovin e djelmnisë,
Me e ba këtë luftë të shenjtë
Me ja shpëtu trungun Arbënisë.


Me u lidh me u besatue
Si në Lezhë njaj Kastrioti,
Kur t`na shoh dhe zot i madh
Sjell buzëqeshje ndrrohet moti.


Rrjedhin Drina Bardh e i Zi
Lulëbozhuret çelin prore,
Bahet bashkë nana Shqipni,
Hidhet n`valle toka arbnore


XII.


Ka njimijë e disa vjet
Janë mundu´që t´na dëbojnë,
Porse rranjët këtu i kishim
T´l´shume thellë në tokën tonë.


Na dëbu´n n´shtete anmike
Në Rusi e Anadoll,
Porse shkjau nga Karpati
Nuk e di se kur asht boll.


Shumë herë djegë e kanë këtë tokë
Siç po djegin sot shpi e prag,
N´hi e zjarr prapë mbinin lulet
Se ujiteshin me gjak.


Prapë shtëpitë tona ndëtonim
Mbillnim pemë e mbillnim ara,
Mbi çati dridhej flamuri
Mbinte prapë e shqipes fara.


Do t´vijë prapë pranverë shqiptare
Porse duhet t´jem´unik,
Tuj i lanë hasmitë ndërvete
Bahmi t´fortë porsi çelik.


Sot kur thërret za i shqiptarit
Kush i l´shon k´to rrugë t´lirisë,
Ka me namë nana shqiptare
Që n´Altar ra  vetë e dytë.


Jemi shkep në t`katër anët
Ja kem kthy o shpinën nanës,
S`po cicrrojmë si dallëndyshet
N`çerdhe tonat vajtojnë qyqet.


Jo nuk kemi tjetër atdhe
Veç Kosovën ku kem le,
Kthehuni burra për liri
Në njat copë Dardani.


Kthehuni burra ju thrret Shqipnia
Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia
Ju thrret Presheva e Toplica
Dukagjini edhe Drenica.
                           
Kthehuni burra për atdhe
N`ato troje ku kem le,
Kthehuni burra me gjithë fmi
Mos m`u mbush me shapkali.


S`kemi kohë jo të mbarohemi
Ka ardhë koha të vetëmbrohemi,
T`kapim pushkët për atdhe
Se s`ka kush me i kap për ne.


XIII.


Thërret Kosova moj nanë Shqipni
A ma ndin moj zanin ti?
Tue t`thirrë nanë kam mbetë mjetun
Me za t`dhembshëm me za t`çjerrun.


Qyshse kur prej teje m`ndanë
Vajin kurrë nuk e kam nalë,
Tuj të thirrë Oj nanë Shqipni
Sa shumë gjak kam derdh për ty.


Ah moj nanë nana Shqipni
Shumë herë n`zjarr kam ra për ty,
Pa dëshirë na kanë coptue
Por unë ty nuk t`kam harrue.


Ah moj nanë nana Shqipni
Sa shumë plagë kam marrë për ty,
Po më dhemin kam mbet mekun
Asi gjallë asi i vdekun.


Ah moj nanë lule dukate
A e sheh si jam bonjake,
Përmbi kam shtrigën Serbi
Don me m`ba shkrum e hi.


Ma ka kallë zemrën e shkretë
Shumë e djem syrgjyn  kanë tretë.
Tjetërkush na hini n`shpi
Lujnë me gra e lujnë me fmi.


N`vaj e kuje gati jam tretë
Loti lotin s`po ma pret,
Merre nanë nji faculetë
Edhe fshimi kta lot të shkretë.
                           
A mban mend kir ne bashkë ishim
Krenarinë në qiell e kishim,
Me vasha t`bukura e djem të rrallë
Ndalnim krajla e pashallarë.


Sot qan Sharri e qan Tomorri
Kjo e keqe si na ndodhi,
Qajnë dy Drinat i bardhë e i zi,
Si rrinë ndamas nanë e bijë.


Ngrite ballin oj nanë Shqipni
A po e sheh se kam ra n`zi,
Ngrite kokën nanë njiherë
Edhe çilma mu nji derë.


 25.O7.l998



Në vazhdim po sjellim edhe një shkrim të Agim Gashit të shkruar në tetëvjetorin e rënjës së Jasharajve


Ata janë gjallë


Nga Agim Gashi








Agim Gashi
U bënë tetë vjet nga rënja heroike e Komandantit Legjendar Adem Jasharit. Simbolika e tij sot zë një vend me rëndësi në prizmin e institucioneve shtetërore, bile edhe pse mos të themi se zë njërin ndër vedet më të rëndësishme e më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Kosova sot është krenare me heroizmin e madh të familjes së Kryekomandantit Legjendar Adem Jasharit. Sepse, ata u bënë kurban të çështjes madhore kombëtare,qëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe fëmijët e gratë e fisit. Ademi, Hamza e Mixha Shaban me nipa e mbesa mbajtën frontin e luftës me Serbinë tri ditë e tri netë të gjata.
       Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare.Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare.Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë.
     Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin  e thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë pavarsinë e Kosovës.Prandaj, sot në pesëvjetorin e rënnies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem  Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë.
         Lufta heroike e Jasharajve tetë vjet më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Clirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti Legjendar Adem Jasharit ishte Kosova e lirë, demokratike dhe e pa varur dhe që shqiptarët gjithmonë të jenë të bashkuar dhe të gjithë të flasin me një gjuhë të përbashket. (Këtë e ceku fare kjart edhe djali i Hamzë Jasharit ne manifestimin qendror ne sallen e studentëve.) Pra, për veprën dhe heroizmin e madh të familjes Jasharaj sot dinë të gjithë shqiptarët e Kosovës, kudo që jetojnë. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk i lënë vetëm Jasharajt. Në familjen Jasharaj, por edhe në të gjitha familjet shqiptare, dhashtë zoti e të lindin fëmijë si Ademi e Hamza, si xha Shabani e shumë e shumë trima e trimëresha të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
          Tetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund.  
         Dhe ja tash, tetë vjet më pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopese së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo  sot është e lirë. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Kosovën e lirë dhe të pavarur.
           Pikrisht tetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit:Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Clirimtare të Kosovës,forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb.Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës.Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ata janë gjallë.


Përgaditi: Gëzim Marku


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit Empty Re: Albumet e këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit- Agim Gashit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi