Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic

Shko poshtë

Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic Empty Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 12:52 am

Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic

Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic 15.president-ksgov

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në punimet e konferencës në kuadër të lansimit të projektit Gratë në Shërbim Publik, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe shtatë universitete amerikane.

Në këtë konferencë, Presidentja Jahjaga është ftuar nga Sekretarja amerikane e shtetit, zonja Hillary Clinton, e cila në fjalimin e saj hyrës e ka shquar Presidenten Jahjaga për udhëheqjen e saj dhe iniciativën që të themelojë Këshillin që do të koordinojë politikat për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Jahjaga merr pjesë në lansimin e Projektit “Women in Public Servic 68285_Konferenca_5

Në këtë konferencë me Presidenten Jahjaga ka marrë pjesë edhe Ministrja për Integrime Evropiane e Republikës së Kosovës, zonjusha Vlora Citaku, ndërsa të pranishme ishin edhe Ambasadorja amerikane për çështje të grave Melanne Verveer, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde dhe udhëheqëse të tjra të larta që janë në krye të vendeve dhe që kryesojnë organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në punimet e kësaj konference, Presidentja Jahjaga ka folur për përfaqësimin në rritje të femrës në institucionet e Kosovës dhe në sferën publike dhe rolin pozitiv që gratë kanë luajtur dhe luajnë në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Ajo ka veçuar grupin parlamentar të grave dhe ministret në qeverinë e Kosovës si shembuj të kontributit të dobishëm që femra ka dhënë në shoqërinë e Kosovës.

“Gratë shikojnë përpara, drejt të ardhmes. Si të tilla, ato luajnë një rol qenësor në pajtimin mes njerëzve dhe në shtetndërtim,” tha Presidentja Jahjaga. Ajo poashtu shtoi se gratë shpesh kanë treguar solidaritet me njëra tjetrën, duke kaluar linjat politike e edhe ato etnike për të quar shoqërinë përpara.

Presidentja e Kosovës po ashtu ka theksuar se si Presidente e Kosovës ajo është betuar se do të zbatojë me përpikëri parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Kam vënë një normë, në bazë të cilës nuk do të nënshkruaj ligje në fuqi të cilat nuk e respektojnë parimin gjinor,” tha Presidentja Jahjaga.

Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë zyrtare pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me Sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, shefin e Gardës Kombëtare amerikane, si dhe ka takuar një numër të kongresistëve amerikanë. Presidentja Jahjaga ka nënshkruar një marrëveshje me Sekretaren Clinton për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjatë ditës së enjte ajo do të takojë kryeprokurorin amerikan dhe do të zhvillojë takime në departamentin e mbrojtjes dhe me drejtorin e FBI. (bota sot)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi