Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovë: Gjykata dënoi 80 mësues me diploma false

Shko poshtë

Kosovë: Gjykata dënoi 80 mësues me diploma false Empty Kosovë: Gjykata dënoi 80 mësues me diploma false

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 5:08 pm

Kosovë: Gjykata dënoi 80 mësues me diploma false

Kosovë: Gjykata dënoi 80 mësues me diploma false Diploma-2091

Arsimtarëve me diploma false jo vetëm që u janë konfiskuar "diplomat", por janë dënuar edhe me 900 euro gjobë. Kështu ka vendosur Gjykata Komunale e Gjakovës për rreth 80 mësimdhënës të Malishevës, për të cikët është konstatuar se ishin me diploma të falsifikuara.

Aktgjykimet po shpërndahen në disa shkolla si në Carrallukë, Panorc, Temeqinë, Bubavec etj. dhe marrësit po i mbajnë në heshtje të plotë dhe kopjet e tyre e kanë të vështirë t'i sigurojnë edhe zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit, si dhe vetë drejtorët e shkollave.

Sipas këtyre aktgjykimeve, kopje të të cilave ka arritur t'i sigurojë gazeta "Zëri", dënimi primar është gjoba prej 900 euro, e cili duhet të paguhet brenda dy javësh, ndërkaq në të kundërtën do të zëvendësohet me dy muaj burg dhe krahas kësaj, bëhet edhe konfiskimi i diplomave që janë rezultat i veprës penale.

Krahas mësimdhënësve të Malishevës, akuzohen edhe Neki Myha dhe Njazi Xharavina, zyrtarë në Shkollën e Lartë në Gjakovë, të cilët për dhënien e këtyre diplomave kanë marrë para nga të akuzuarit.

Në arsyetimin e aktgjykimeve thuhet se gjatë vitit 2010 Prokuroria Komunale në Gjakovë ka kërkuar urdhër ndëshkimor për veprën penale të falsi?kimit të dokumentit nga neni 332 i KPK, kurse denoncimin e kishte bërë Policia në Pejë pas hetimit të rastit dhe marrjes në pyetje të mësimdhënësve.

Aktvendimet janë të shkallës së parë dhe mund të kundërshtohen në afat prej 8 ditësh dhe merrte vesh se shumica kanë parashtruar kundërshtim, i cili zgjat procedurat gjyqësore deri në plotfuqishmërinë e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi