Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë

Shko poshtë

Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë Empty Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 8:02 pm

Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë

Mustafa: Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë Ld_veb

Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut historik në zhvillimin e Lidhjes Demo0kratike të Kosovës (LDK) dhe në zhvillimin e idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa me shpirtin e tij humanitar, me idetë e me dijen e tij kontribuoi që Kosova të respektohet edhe në momentet më të vështira nga vende e tjera.

Këto vlerësime i bëri sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,në 22-vjetorin e themelimit të partisë, pas homazheve me anëtarët e Kryesisë së partisë para varrit të Presidentit historik dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Mustafa po ashtu vlerësoi se Ibrahim Rugova ka kontribuar në zhvillimin e një solidariteti të paparë në Kosovë, si forcë, dhe si energji e qytetarëve dhe e popullit të Kosovës, rinisë studentëve dhe intelektualëve të Kosovës në rezistencën ndaj një pushteti të ashpër represiv të Serbisë në Kosovë.

"Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë, po gëzojmë pavarësinë dhe po ndërtojmë në përgjithësi shtetin e Kosovës", tha Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi