Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demokristianët e kosovës: Urime per Pashket

Shko poshtë

Demokristianët e kosovës: Urime per Pashket Empty Demokristianët e kosovës: Urime per Pashket

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 6:59 pm

Demokristianët e kosovës: Urime per Pashket


Prishtinë, 10 prill



Në emër të Partisë Demokristiane për Integrim (PDKI), si dhe në emrin tim personal, ju uroj gjithë besimtarëve të krishterë Pashkët. Gjithashtu urimet më të mira ja dërgojmë Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, me rastin e festës së madhe të Pashkëve, këtë festë të vdekjes dhe të ngjalljes së Jezu Krishtit, të triumfit të së mirës kundruall së keqes, të dritës kundruall errësirës. Kjo festë e madhe, për shqiptarët ka një simbolik të veçantë, ngase edhe ne si Kosovë, tanimë kemi triumfuar kundruall së kaluarës, e po e ndërtojmë Kosovën si shtet të pavarur, me mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo festë e madhe, le të jetë moment bashkimi e reflektimi, për të kuptuar dhe jetuar të tashmen, si dhe për të projektuar drejt të ardhmen.

Urojmë që gjithë besimtarët, këtë festë ta kremtojnë të gëzuar, me dashuri familjare dhe me begati.





Zef Morina,

Kryetar i PDKI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi