Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës

Shko poshtë

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës Empty Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 02, 2012 6:59 pm

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës 23

Rajoni i Emergjencave në Angli gjatë ndërrimit të viteve ka qenë në një kaos të vërtetë. Qindra telefona nga të rinjtë e dehur që kërkonin ndihmë kanë shkaktuar një rrëmujë të paparë në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Ambulancat nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë në spital të gjithë të rinjtë e dehur, ndërsa 633 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e shpejtë nga ora 24:00 deri në orën 02:00, dhe kanë bllokuar ndihmën e shpejtë për emergjencat e tjera. Në total, shërbimet emergjente kanë marrë rreth 2 mijë telefonata, por vetëm 600 janë cilësuar si serioze.

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës Policia-te-dehurit

Lagjet e Kembrixhit të Londrës kanë qenë të “pushtuara” me të alkoolizuar që flinin, në rastet më të mira në stacione autobusësh, ndërsa më fatkeqit në mes të rrugës. Një mjek i spitalit thotë që dhjetëra të rinj kanë ardhur në gati pa ndjenja në spital dhe të gjithë kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës Te%20dehur

Pamjet e transmetuara në televizion me vajza të zhveshura në të ftohtin e dhjetorit dhe të tjera që flenë në alkoolizuara në rrugë, ka bërë që mediet ta quajnë “ditë turpi” atë që ka ndodhur në Kembrixh me qindra të rinj.

Foto pasqyrojnë disa prej momenteve më pikante të të rinjve të dehur në Londër.
Të dehurit “pushtojnë” rrugët e Londrës E-dehur
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi