Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë

Shko poshtë

LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë Empty LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 06, 2012 12:55 am

LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë

LDK-ja akuzon për dështime qeverisjen e Vushtrrisë Komuna-e-vushtrrise

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri dhe Grupi i saj parlamentar për vitin 2011 konstatojnë shumë dështime të qeverisjes në Komunën e Vushtrrisë. Keq-menaxhimi, keqpërdorimi i parasë publike, jo-profesionalizmi, investimet politike dhe shkeljet ligjore janë karakteristikë kryesore e qeverisjes lokale në Vushtrri, thuhet në një komunikatë të kësaj dege.

LDK e kritikon pushtetin komunal sepse "është shndërruar në një qendër shpenzuese të papërgjegjshme të parasë publike".

Po ashtu theksohet se janë aprovuar tri plane rregullative pa u shpallur tenderi për hartimin e tyre. GP i LDK-së e ka kundërshtuar me ofrimin e argumenteve bindëse, por u mbivotua nga pozita në Asamblenë Komunale.

Janë dhënë në shfrytëzim prona të paluajtshme komunale militantëve të PDK-së. Disa vendime të tilla të kundërligjshme janë anuluar nga Zyra Ligjore e MAPL-së. Komuna ka humbur rreth 100,000.00 euro konteste nga vendimet gjyqësore, sipas avokates së komunës.

Nga komuna janë lëshuar certifikata për hipotekë për parcelat komunale për marrje kredish të militantëve të PDK-së. Komuna në mënyrë të kundërligjshme ka tjetërsuar disa prona komunale.

Po ashtu LDK kritikon fushën e arsimit ku nuk ka asnjë përmirësim në cilësinë e arsimit, as në mësimdhënie e as në mësimnxënie. Komuna e Vushtrrisë edhe sipas rezultateve të hulumtimeve renditet si komuna e parë pas Prizrenit, ku përdoret droga nëpër shkolla dhe kafeteri, ndërsa huliganizmi nëpër shkolla është në rritje.

Ka punësim të militantëve të PDK-së, pa konkurs, madje edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit. Emërimi i drejtorëve nëpër shkolla bëhet në baza partiake. SHM "Latif Berisha" iu ndërrua emri dhe u zëvendësua me emrin e ri "Bahri Haxha", që është emri i vëllait të ish drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha, të cilin emër e bleu me para.

Një tjetër segment që kritikohet nga LDK-ja është shëndetësia për të cilën thuhet se dhe nuk ka përkujdesje sociale, pa ngritje të shërbimeve shëndetësore, menaxhim të keq të distribuimit të donacioneve barnave dhe materialit sanitar etj.

Pasi kritikohet bujqësia, LDK thekson se Komuna e Vushtrrisë vazhdon të mbetet kampione e zënies së tokës bujqësore me ndërtime nën masat komasative dhe nën sistemin e ujitjes.

Pasi theksohet se nën qeverisjen e LDK-ja funksiononte Shoqata e Afaristëve dhe Ekipi i Zhvillimit Ekonomik Lokal, thuhet se ato gjatë qeverisjes së PDK-së janë zhdukur. Qeveria aktuale lokale nuk bëri asnjë hap të vetëm për të ndërtuar bazën e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Grupi Parlamentar i LD- së përherë gjatë seancave ka ofruar alternativa, për ta flakur keqqeverisjen dhe keq-menaxhimin në Komunën e Vushtrrisë, por fatkeqësisht LDK-ja mbivotohej nga koalicioni qeverisës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi