Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:Përflakje...

Shko poshtë

Ramadan Emini:Përflakje... Empty Ramadan Emini:Përflakje...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 12:05 pm

Ramadan Emini:Përflakje... 369141_100001799075412_422987725_n
Ramadan Emini:Përflakje...

Jam futur thellë labirintheve
të pafundme të shpirtit
me zemrën e zhveshur
të përflakur në njerën dorë
...
e me penën e gjakosur në tjetrën;

Kërkoj zonat e ndritshme
të shtresuara njëra pas tjetrës
në librin e madh të jetës;
më fshihen herë pas herë
nga perdja e turbullt
e fshikëzës antropomorfe
të etur të ndërgjegjes...

Dua të depërtoj thellë
në vorbullën e kaltër të dritës,
aty ku atomi shpërbëhet
në mijëra valë të spektrit
drithërima të galaktikës;
aty ku sekonda copëtohet
në mijëra pjesë të periodës,
e unë të bëhem një me tingullin
e këngës së përjetshme të kohës...

(Ramadan Emini, 11.01.2012)


Ramadan Emini:Përflakje... 387465_247223828680918_100001799075412_537898_1773356992_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi