Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën

Shko poshtë

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën Empty Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:45 pm

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën

BOTA SOT

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën Sh_b

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën +++pacolli


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka marrë konfirmim nga autoritetet e shtetit të Komorës për njohjen e shtetit të Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 58 që njeh pavarësinë e vendit. Ky konfirmim ditëve në vijim do t’u dorëzohet autoriteteve të Kosovës, ndërsa sipas tij edhe kjo njohje është rezultat i angazhimit për lobim në Konferencën e Ligës Arabe.
Republika e Komores është shtet islamik ishullor që gjendet në Oqeanin indian, dhe kufizohet nga ujërat e Mozambikut dhe Madagaskarit. Kryeqyteti i saj është Moroni, ndërkaq përbëhet prej tre ishujve me sipërfaqe mbi 1.862 kilometra katror. Ajo ka një popullatë prej 800 mijë banorë, dhe është vendi i gjashtë për nga madhësia më e vogël e shteteve afrikane. Emri i saj rrjedhë nga fjala arabe qamar, që do të thotë hënë. Vendi zyrtarisht përbëhet nga tri prej katër ishujve kryesorë, Ngazidja, Mwali, Nzwani dhe Mahoré. Kryetari i AKR-së, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa në të gjitha takimet me autoritetet atje po lobon për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende.Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën ++komora
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën Empty Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:06 pm

Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës


Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën Sh_b

Komora, shteti i 58-të që njeh Kosovën Arabia%20(Small)

Sipas njoftimeve të para(ende jo zyrtare) bëhet e ditur se Mbretëria e Arabisë Saudite e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë tregojnë se janë dëshmi në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje, vlerëson MAS. Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Pritet që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti me ndikim më të madh në Gadishullin Arabik, të vazhdohet edhe me njohjet tjera. Arabia Saudite është shteti i 58 që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Zëdhënësja e MPJ, Albana Beqiri tha se ende nuk kanë marrë konfirmimin zyrtar të njohjes, por theksoi se kjo pritet të bëhet shumë shpjet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi