Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koalicioni i partive “të vogla”

Shko poshtë

Koalicioni i partive “të vogla” Empty Koalicioni i partive “të vogla”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:57 pm

Koalicioni i partive “të vogla”

Dafina Xhemaj, BOTA SOT


Pas zgjedhjeve të vitit 2007, në shumicën e komunave pushtetin e ka PDK-ja, ndërsa në 6 të tjera LDK-ja, e në 3 AAK-ja. Por këto parti të mëdha politike janë në koalicione me partitë e tjera madje edhe me ato me të cilat në nivelin qendror janë në relacione opozitare. Por konfliktet politike të nivelit qendror janë reflektuar edhe në nivelin lokal. Mu për këtë arsye në disa prej komunave tashmë janë prishur edhe koalicionet e krijuar në fillim të konsolidimit të pushtetit lokal.
Besnik Tahirit, zëdhënës i partisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që udhëheq në tri komuna në Pejë, në Gjakovë dhe në Deçan thotë se AAK-ja po ushtron përgjithësitë e veta në komunat që drejton ndërkaq është opozitë konstruktive në qendrat e tjera komunale. Ai thotë se qeverisja lokale ka një autonomi të plotë të menaxhimit publik dhe lokal, por jo edhe qasje në buxhetin qendror.
Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR, thotë se kemi kërkuar prej degëve të partisë së tyre që në nivelin lokal aty ku kanë mundësi të jenë pjesë pushtetit sepse për këtë arsye edhe e kanë marrë votën e qytetarëve që të jenë në pushtet. “Ne kemi kërkuar prej degëve tona në nivelin lokal, që aty ku e kanë mundësinë që të jenë pjesë e pushtetit, për t’i shtyrë politikat tona lokale që të jenë pjesë e këtij pushteti” thotë Makolli.
Ndërkaq Gëzim Kasapolli zëdhënës i PSD-së thotë se kjo parti ka pasur koalicion parazgjedhor me PDK-në por nuk do të thotë se është parti e pozitës. Sipas tij, si parti do paraqesin vizionin social demokrati prandaj janë parti opozitare konstruktive ndaj të gjitha fenomeneve negative si dhe në zgjedhjet e ardhshme do të konkurrojmë si PSD.
Ndërkaq Besa Gaxherri nënkryetare e LDD-së tha se në nivelin qendror janë opozitë, ndërkaq në dy komuna janë pjesë e pushtetit lokal. Gaxherri vlerëson se do të duhej të formohej një bllok opozitar kundër PDK-së dhe LDK-së, dhe se kjo është strategji e partisë së tyre, ku ende është duke u punuar në këtë drejtim. “Në nivelin lokal ne jemi opozitë, partia jonë është vetëm në dy komuna, se a do të duhej të krijohet një bllok opozitar, kjo është strategji e parisë sonë ende jemi ka punojmë në këtë drejtim” thotë Gaxherri. Edhe Zyfer Aliu, anëtar i Kryesisë Qendrore të ORA-së, tha ne në të shumë komuna, ORA është parti opozitare. Ai thotë se lidhur më funksionimin e pushtetit lokal ka shumë të meta të cilat reflektohen në jetën e përditshme, pastaj ne e ngritim zërin për atë çka është më me rëndësi nuk hezitojmë. “Mendoj që asnjëherë nuk kemi dështuar në ngritjen e çështjeve shumë parimore shumë më rëndësi për qytetarët edhe atë me argumente të fuqishme, mirëpo fatkeqësisht rezultatet kanë munguar nga se koalicioni qeverisës në komunën time ka shumicën e cila i hap rrugët për miratimin e vendimeve dhe nuk përfillet opozita”.i pyetur rreth krijimit të një blloku kundër partive në pozitë ai thotë se do të doja që të që të krijohet një bllok i fortë opozitar ndaj çështjeve jo parimore në dobi të qytetarëve. “Nuk do të thosha që të krijohet një bllok opozitar kundër LDK-së dhe PDK-së, por do të thosha se duhet të krijohet një bllok i fortë opozitar ndaj çështjeve jo parimore në dobi të interesave vitale të qytetarëve, pavarësisht kush është në pushtet, por thjeshtë duhet të jemi opozitë konstruktive, opozitë e fortë me argumente të fuqishme gjithnjë në dobi të interesave madhore” thotë Zyfer Aliu, anëtar i Kryesisë Qendrore të ORA-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi