Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht

Shko poshtë

Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht Empty Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 9:28 pm

Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht

Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht Aswq_1701120843_1Londra mbështet 4 pikat e Tadiqit, me kusht Aswq_1701120843_1
Publikuar: 17.01.2012 -


Prishtinë, 17 janar- Britania e Madhe mbështet planin e ri katërpikësh të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, nëse Serbia paraprakisht, heq barrikadat ne veri të Kosovës, zbaton marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe i shuan strukturat e veta paralele në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë për “Kohën Ditore” se të katër pikat e propozuara nga presidenti i Serbisë jenë të njëjta me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, andaj Londra zyrtare nuk do të kundërshtonte diskutimin e tyre.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, javën e kaluar tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen nëse nëpërmjet një dialogu trajtohen katër çështje: një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.

Londra zyrtare po e mbështet propozimin nëpërmjet ambasadorëve në Kosovë e Serbi. Fillimisht ka qenë ambasadori britanik në Beograd ai që ka dalë në mbështetje të planit, ndërkaq tek ka folur për “Kohën Ditore” të hënën, idenë e ka mbështetur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.

Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi