Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nesër përkujtohet presidenti Rugova

Shko poshtë

Nesër përkujtohet presidenti Rugova Empty Nesër përkujtohet presidenti Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 20, 2012 9:20 pm

Nesër përkujtohet presidenti Rugova

Nesër përkujtohet presidenti Rugova Rugova

Me aktivitete të ndryshme, nesër do të përkujtohet 6 vjetori i shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugovës-burrë shtetasit, vizionarit dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e këtij përvjetori, nën përkujdesjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifet e Jahjaga, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (në orën 11:00) do të mbahet një akademi përkujtimore.

Ndërkaq, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë (në orën 13:30) po ashtu edhe LDK do të mbajë një akademi përkujtimore kushtuar themeluesit dhe liderit të vet shumëvjeçar, Ibrahim Rugova, në të cilën do të flasë kryetari i LDK-së, Dr.Isa Mustafa.

Ndërsa, për Ibrahim Rugovën si figurë të dijes dhe të kulturës do të flasë akademik Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së. Fillimisht paradite (në orën 10:30), kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi