Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova Empty Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 11:15 pm

Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova


Qibrije Hoxha:Një dhembje e pashuar për presidentin Ibrahim Rugova Rugova-21
Qibrije Hoxha, Suedi


U bënë gjashtë vite që na mungon Presidenti Rugova. Presidenti Rugova që me plotë të drejtë konsiderohet Simbol dhe Baba i Pavarësisë së Kosovës, na mungon edhe më shumë pikërisht në këto kohëra kur po ndërtojmë shtyllat e Pavarësisë dhe Demokracisë. Projektin e Pavarësisë të cilin e krijoi vetë, do të dinte vetëm Ai, Presidenti Rugova, ta përfundojë ashtu si e do populli i Kosovës.
Edhepse sot ne nuk na mungojnë njohuritë e sistemeve politike botërore, por ne na mungon shumë strategjia e ndërkombëtarizimit për njohje të reja të Pavarësisë së Kosovës të cilën e promovonte Presidenti Rugova.
Po na mungon Presidenti Rugova sepse ne po e ndjejmë mungesën e besimit, të solidaritetit dhe mirësisë të cilën e promovonte dhe kultivonte vazhdimisht Presidenti Rugova.
Kosovës i mungon qëndrimi i palëkundshëm i Presidentit Rugova edhe në promovimin e politikës nacionale të cilin Presidenti e arrinte me bashkëbisedim, marrëveshje e dialog me të gjitha forcat politike në Kosovë, në Shqipëri po edhe jashtë.
Mënyra e komunikimit të Presidentit Rugova i njohur si komunikim me fjalë të buta por me qëndrime të palëkundshme arriti të krijojë respekt sidomos te qarqet diplomatike ndërkombëtare.
Mbaj në mend takimet e Presidentit Rugova me delegacione të huaja ku kisha nderin që të jem prezente edhe vetë. Diplomatët e huaj përgatiteshin që të shtronin shumë pyetje e çështje për Presidentin. Por pranimi dhe qëndrimi i qetë i Presidentit Rugova, buzëqeshja dhe butësia e komunikimit por edhe qëndrimi i prerë i Presidentit Rugova kur ishte në pyetje statusi i Kosovës, i binte bashkëbiseduesit në situatë që me respekt dhe maturi të pajtoheshin se mesazhi i qartë dhe i pakompromis që përcillte Presidenti Rugova ishte vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi. Pas takimeve të diplomatëve të huaj me Presidentin Rugova, përshtypjet e tyre ishin se Presidenti Rugova ishte një politikan modern shumë i veçantë dhe se Presidenti kishte një dhunti të Zotit për komunikim jashtëzakonisht të veçantë, që rrallë gjendet te politikanët tjerë botëror.
Kështu ishte edhe me takimet e Degëve të LDK-së (e di për Degët e LDK-së në Diasporë).
Presidenti Rugova nuk e pëlqente egoizmin dhe gjithmonë na porosiste të tolerojmë sa më shumë. Na përgëzonte për punën që bënim dhe na jepte kurajo që të vazhdonim gjithnjë duke i parë dhe vlerësuar vetëm anët e mira të veprimtarisë.
LDK vazhdon të trashëgojë vlerat të cilat i promovoi Presidenti Rugova dhe ne kemi obligim t’i aplikojmë ato si model në punë dhe në jetë.
Ju faleminderit President Ibrahim Rugova për punën Tuaj dhe sakrificën Tuaj, për Lirinë e Kosovës, për mësimet Tuaja dhe për gjithë atë dashuri që ditët të ia falni njerëzve Tuaj dhe Kosovës Tuaj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi