Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi

Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2009 12:06 am

Pacolli lobon edhe në Libi


Z. Pacolli në Libi po qëndron mu për këtë arsye dhe po shfrytëzon çdo takim të mundshëm, që Kosova të njihet sa më shpejt që të jetë e mundur.


Sipas burimeve tona, z.Behgjet Pacolli, lobisti kryesor i njohjeve të reja të Republikës së Kosovës, të dielën ka vizituar Libinë dhe pritet që të niset për SHBA, për të marrë pjesë në konferencën: “Completing America’s Mission in the Balkans”, CSIS International Councilor Behgjet Pacolli.
Sipas AKR-së nga kjo konferencë do të ketë suksese të mëdha për Kosovën, pasi do të diskutohet gjithnjë për të ardhmen dhe për njohjet e reja të Kosovës. "Z. Pacolli i tëri është në fushën e diplomacisë për njohje të reja të Kosovës. Më datën 13 dhe 14 prill në Uashington do të mbahet konferenca ndërkombëtare me temën: “Kompletimi i Misionit Amerikan në Ballkan”. Kjo Konferencë organizohet dhe financohet nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli. Në këtë konferencë kanë konfirmuar pjesëmarrjen ambasadorët dhe diplomatët që përfaqësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ekspertët dhe zyrtarët e lartë të Qeverisë Amerikane, përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan, përfaqësuesit nga Kabineti i Presidentit të SHBA-së, z.Barak Obama dhe zv.presidentit Xho Bajden. Në hapje të kësaj Konference do të flasin studiuesi i njohur i çështjeve të Ballkanit, z.Janusz Bugajski dhe kryetari i AKR-së z.Behgjet Pacolli, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar internacional në Qendrën për Studime Strategjike (CSIS) në Uashington.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Jul 14, 2009 9:36 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty “Do të shkoj vetë në Komore”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 11:54 am

“Do të shkoj vetë në Komore”


Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi 05_fisnik.dobreci_pacollvi097-490x320

Behgjet Pacolli thotë se do të shkojë në Komore për të lidhur marrëdhënie diplomatike nëse këtë nuk e bën ministri Skënder Hyseni. Ai insiston se ky shtet ka njohur pavarësinë. Por, në Ministrinë e Punëve të Jashtme e mohojnë këtë duke thënë se i njohin mirë letrat e njohjes

Nga Shpend Limoni më 15.04.2009 në ora 8:17

Behgjet Pacolli është i bindur se Komoret kanë njohur pavarësinë, përderisa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se letra që ka shkuar në adresë të saj është vetëm një nga shumë letrat që merr ky dikaster nga shtete të cilave u kërkohet njohja.

“Në letër është përshëndetur Ministri shprehimisht për letrën e 3 shkurtit, është treguar që është marrë letra. Janë uruar festimet e pavarësisë dhe është shprehur gatishmëria për të pasur lidhje të miqësisë. Notat e njohjes janë tjera...”, ka deklaruar Albana Beqiri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ne kemi pasur shumë letra që na kanë ardhur, por s’i kemi bërë publike sepse ato janë letra që vijnë....janë me dhjetëra, kështu që ato s’janë për publik. Por, meqenëse kjo u problematizua shumë, ne u detyruam ta publikojmë. Kjo faktikisht nuk është letër e njohjes”, ka thënë Beqiri.

Por Pacolli këmbëngul se Komoret kanë njohur pavarësinë dhe insiston se është ai që ka dërguar letrën në Ministri. Në njoftimin për media që është dërguar nga Ministria e Jashtme thuhet se letra është dërguar nga Ministria e Jashtme e Komoreve.

“Ajo praktikisht është letra e njohjes dhe duhet të pasojë takimi për të lidhur marrëdhëniet diplomatike. Kur ua kam dërguar letrën Ministrisë unë i kam shkruar ministrit se çka duhet të bëjë”, ka thënë Pacolli, në një prononcim për Express.

“Ata me atë letër de facto kanë njohur pavarësinë, por vetëm presin kërkesën për të lidhur marrëdhënie diplomatike. Nëse ata (MPJ e Kosovës) nuk arrijnë ta bëjnë këtë unë nuk kam punë me ta” ka thënë Pacolli.

Sido që të jetë, lideri i AKR’së në prononcimin për Express edhe pse ka insistuar se Komoret kanë njohur Kosovën, ai ka përmendur vetëm njohjen “de facto”.

Ai thekson se nëse Ministria e Jashtme nuk i përgjigjet Komoreve, këtë do ta bëjë ai.
Madje Pacolli thotë se do të shkojë në Komore personalisht për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

“Është pak e pakuptueshme nga ana e Ministrisë dhe besoni se vet do të shkojë të kërkojë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Komoret nëse dikush nuk shkon.
Ajo është punë e kryer...”, është shprehur Pacolli.

Ministria e Jashtme e Kosovës javën e kaluar kishte njoftuar se do të kontaktojë Ministrinë e Jashtme të Komoreve për të sqaruar punën e letrës. Zëdhënësja Beqiri thotë se Ministria e Jashtme është duke kontaktuar me Ministrinë homologe, pa hyrë në detaje.

“Ne jemi duke bërë punën tonë, por normalisht kjo nuk është punë që bëhet publike edhe nuk e kemi ndërmend ta bëjmë publike se cilat kanale ne i shfrytëzojmë. Në momentin që ka diçka të re, ne e bëjmë publike. Kjo temë kështu është e mbyllur për ne”, ka thënë zëdhënësja Beqiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Pacolli takoi mbretin e Jordanisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:45 pm

Pacolli takoi mbretin e Jordanisë

Lideri i AKR-së vazhdon lotimin
Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Sh_b

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi --pacolli%20ii

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, është takuar sot me Mbretin e Jordanisë, Abdullah. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm dhe miqësor, z. Pacolli ka informuar gjërësisht, Mbretin Abudallah për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai, që Mbretëria e Jordanisë t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur tashmë Republikën e Pavarur të Kosovës. Në këtë bisedë, Mbreti Jordan, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhje që çon drejt një njohje të re për Kosovën. Ai ka nënvizuar faktin se vendi i tij është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. “Mbretëria e Jordanisë është dashur që edhe më herët të ndërmarr veprime konkrete në drejtim të njohjes së Pavarësisë Kosovës” – është shprehur Mbreti Abdullah.
Në kuadrin e një fushate, lobuese, shumë të fuçishme, që po zhvillon Lideri i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, ky takim, ashtu si shumë takime tjera të më hershme, rezulton I suksesshëm në drejtim të njohjeve të reja të vendit tonë. Ky takim në Uashington vjen si rezultat, i takimeve që z. Pacolli kishte zhvilluar në Konferencën e Ligës Arabe, ku përveç takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Amar Musa, ai kishte zhvilluar takime të rëndësishme edhe me delegacionin e Tujnizisë, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Praimit. B.S
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Pacolli në Amerikën Qendrore

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:50 pm

Pacolli në Amerikën Qendrore



Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Heder4-490x320

Nga Express më 26.04.2009 në ora 18:27

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në kuadër të aktiviteteve të tij lobuese, do të vazhdoj këtë javë fushatën në vendet e Amerikës Qendrore.

Gjatë kësaj jave, të hënën dhe të martën, Lideri i AKR-së do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e lartë të shteteve: Guajana, Xhamajka, Haiti, Trinidat Tobaco dhe Domenika.

Kryetari i AKR-së, gjatë këtij turneu në Amerikën Qendrore, do të kërkojë nga këto vende që të kenë si prioritet njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Re: Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 11, 2009 3:49 pm

Pacolli: Kosova e ka identitetin e vet

Rexhep Isufi, BOTA SOT
Lideri i AKR-së në Lipjan


Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi --behgjet%20pacolli

Aleanca Kosova e Re, Dega në Lipjan, të dielën ka mbajtur kuvendin e dytë zgjedhor,në të cilin ka marrë pjesë kryetari i saj, z.Behxhet Pacolli, me bashkëpunëtorë. Duke folur për spektrin politik të Kosovës, z.Pacolli, ka thënë: ”Spektrit politik të Kosovës i duhet diçka tjetër, jo ajo që ka qenë deri më tani edhe pse periudha e udhëheqjes së presidentit Rugova ishte shumë e rëndësishme për bërjen e shtetit të Kosovës, sikurse edhe lufta që bënë djemtë e UÇK-së, për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Tash shtetit të Kosovës I duhet procesi I zhvillimit të vendit, përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.
AKR-ja, nuk është parti e grindjeve, por vepron dhe punon në favor të qytetarëve të saj dhe se jemi konstruktiv në punën tonë për qëllime konstruktive të shoqërisë të Kosovës, sepse ky popull po kalon nëpër një periudhë të vështirë ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Prandaj duhet tua shtrijmë dorën partive konkurrente, për të mirën e qytetarëve të Kosovës “. Duke e përmbyllur fjalën e tij z.Pacolli, ka thënë:”Kam qenë i angazhuar edhe jashtë Kosovës, për çështjet madhore të saj sepse Kosova e ka identitetin e vet, të cilin, fatkeqësisht nuk e ka pasur. Kosova tani ka letërnjoftimin e vet, pasaportën dhe këtë identitet ne duhet ta ruajmë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Pacolli paralajmëron njohje të reja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:35 pm

Pacolli paralajmëron njohje të reja

Albulena Neziri, Bota Sot
Lobimi për pavarësinë e Kosovës


Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Aak%20pacolli%20(Small)
Lideri i AKR-së ka thënë se ka njoftimin zyrtar se presidenti i një shteti këto ditë ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk ka përmendur emrin e shtetit ashtu siç ka mohuar kandidimin e tij për kryetar të Prishtinës.
E mbështet Thaçit
Në konferencën për shtyp Behgjet Pacolli thase kryeministri Hashim Thaçi ka dhënë mbështetje për të lobuar për njohur sa më shumë shtete pavarësinë e Kosovës.
E di Amerika
“Çdo veprimi imi para çdo takimi zyrtar me ldierë të vendeve të ndryshme për çështje të pavarësisë së Kosovës, përmes këshilltarëve të mi informohet edhe State Departamenti amerikan i cili është duke më mbështetur në këtë drejtim” tha lideri i AKR-së.



Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka paralajmëruar një njohje këtë javë nga një shtet të cilit nuk e ia ka përmendur emrin por sipas tij presidenti i këtij shteti ka nënshkruar dekretin. “Unë nuk mundem sot të ju gëzoj me një njohje të re por dua të them se shumë shpejtë do të ju tregoj se do të kemi njohje sepse është nënshkruar dekreti nga presidenti i atij shteti. Nuk është El Salvadori është një shtet tjetër.
Në një konferencë të mbajtur për media lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, po ashtu nuk ka bërë publik emrin e partisë së tij për kryetar të komunës së Prishtinës, gjë që ka zvogëluar gjasat se ai do të kandidojë vet për të marrë kreun e udhëheqjes së kryeqytetit.
Fillon turneun në Afrikë!
Po në këtë konferencë për shtyp Pacolli njoftoi se këto ditë do të udhëtojë në Afrikë ku në takime me liderë të shteteve të këtij kontinenti do të kërkojë njohje të reja për Kosovën
“Unë javën e fundit të këtij muaji do të jem në Afrikën Perëndimore. Atje kam shumë miq dhe shtete që përfaqësoj dhe njërit prej këtyre shteteve jam edhe ambasador i nderit. Atje do të kem disa takime shumë interesante dhe besoj se do të kthehem me rezultate prej këtij shteti” ka theksuar presidenti AKR-së, Pacolli. Po në këtë konferencë për shtyp Behjget Pacolli nuk ka kursyer kritikat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai ka mohuar akuzat e Ministrisë së Jashtme se po ndërton institucione paralele, duke theksuar se lobimin po e bënë për interesa të Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës. Po ai ka shtuar që nuk është duke punuar për përfaqësues të institucioneve. “Kam kërkuar prej përfaqësuesve të institucioneve më të lartë të institucioneve të Kosovës bashkëpunim. Por një po ju them përfaqësuesve të institucioneve ata që mendojnë në mënyrë destruktive është problem i tyre. AKR-ja dhe Behgjet Pacolli janë ë duke punuar për interesin e Kosovës për interesin e qytetarëve të Kosovës. Jemi duke punuar për institucionet e Kosovës por nuk është e thënë që është duke punuar për disa përfaqësues të institucioneve të Kosovës” ka theksuar Behgjet Pacolli.
Për lobimin e Pacollit, informohet edhe Departamenti i SHBA-ve
Në këtë konferencë për shtyp Behgjet Pacolli tha se për çdo veprim të tij rreth lobimit për pavarësinë e Kosovës informohet edhe State departamenti i SHBA-së. “Çdo veprimi imi para çdo takimi zyrtar me ldierë të vendeve të ndryshme për çështje të pavarësisë së Kosovës, përmes këshilltarëve të mi informohet edhe State Departamenti amerikan i cili është duke më mbështetur në këtë drejtim” tha lideri i AKR-së.
Në këtë takim me media presidenti i AKR-së foli edhe për zgjedhjet lokale. Ai mohoi se do të jetë kandidat i AKR-së për Prishtinë por tha se AKR do të del fitues në disa komuna shumë me rëndësi. Sipas tij me ardhjen e këtyre profesorëve, inxhinerëve njerëzve të ekonomisë, AKR-ja është më e fortë. Ai ka hequr dilemat që ai mund të jetë kandidat për komunë të Prishtinës. Pacolli tha se nuk mund të bëhet lokalist dhe të ia kthej shpinën elektoratit të komunave tjera, duke premtuar që shumë shpejt do të jetë kandidati për Prishtinën. Ai ka premtuar se kandidati i ardhshëm për komunë të Prishtinës do të ketë përkrahjen maksimale të tij. I përfolur këto ditë se kandidat për Prishtinë nga radhët AKR mund të jetë Vegim Gashi, Pacolli theksoi se ende nuk vendosur, por ka folur fjalë të mira për zotin Gashi. “Janë spekulime është provokim nuk e kam thënë asnjëherë se sot do të bëjë të njohur kandidatin e Prishtinës. Por nuk duhet të pohoj një gjë se ne jemi duke biseduar me zotin Vegim Gashi. Ai po të pranojë kandidaturën do të mbështetet nga çdo anëtar i AKR-së dhe nga udhëheqësia e AKR-së, grupi parlamentar i AKR-së në parlamentin qendror po ashtu asamblistët e komunës së Prishtinës” tha Pacolli. Edhe vetë z. Vegim Gashi theksoi se është duke biseduar me AKR-në dhe e ka marr seriozisht këtë punë. I pyetur se pse AKR-ja në zgjedhjet e fundit lokale ai ka mbështetur, Fatmir Limaj për komunë të Prishtinës dhe a pritet të mbështes prapë ndonjë nga partive të tjera, Pacolli tha se kemi vlerësuar se Limaj ka mundur të jap më shumë për Prishtinën dhe për atë është mbështetur.
Ndërsa për kritikat e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj që Pacolli është pro qeveritar, Pacolli ka mohuar, duke thënë se nuk është as pro qeveritar as pro opozitar, por AKR klikon në ato pika ku qeveria ka dështuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Jozefina Topalli lobon për njohje të reja të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:00 pm

Jozefina Topalli lobon për njohje të reja të Kosovës




Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Topalli%202

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli kërkoi në Gjenevë njohje dhe më shumë lobim për njohjen e Kosovës nga sa më shumë vende. Sipas saj, kjo do të nxisë dhe zhvillojë përpjekjet bashkëpunuese në Ballkan në rrugën e integrimit për në BE. Topalli i bëri deklaratat në takimin e parë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve /IPU/, ku për herë të parë edhe Shqipëria bëhet pjesë e këtij komiteti.
Në takimin e parë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që pritet të mbahet në vitin 2010, Shqipëria u përfaqësua për të parën herë përmes kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi Empty Re: Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi