Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gashi: Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK

Shko poshtë

Gashi: Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK Empty Gashi: Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 03, 2012 2:49 pm

Gashi: Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK


Gashi: Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK Gashi-selimi
Akuzat ndërmjet PDK-së e Vetëvendosjes kanë shfaqur informacione të cilat nuk janë ditur deri më tani. Nga këto akuza, së paku sipas ish-drejtues të SHIK-ut, ka dal se Rexhep Selimi i Vetëvendosjes kishte pasur polici sekrete.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, ka mohuar se Naim Miftari të ketë qenë ndonjëherë në organizatën e tij. Gashi nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se, "policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK".

Gashi i njohur si "Lata" ka mohuar të ketë pasur kontakte me Naim Miftarin.

"Në asnjë rast, me asnjë person dhe me asnjë fakt ky person nuk mund të ndërlidhë veprimtarinë time dhe të institucionit ku unë kam punuar deri më 14 qershor 2008, me pretendimet kriminale të ngritura kundër personalitetit tim dhe i konsideroj tërësisht me qëllim të qartë politik, degradues dhe dezinformues", ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se nuk e njeh personalisht atë dhe as që e ka takuar ndonjëherë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi