Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete

Shko poshtë

Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete Empty Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 04, 2012 10:41 pm

Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete

Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete Spi1

Njëri prej ish-komandantëve më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është mbrojtur nga akuzat e një ish-komandanti tjetër të UÇK-së, Latif Gashi.

Selimi ka mohuar kategorikisht pretendimet e Latif Gashit, i cili ka deklaruar se Selimi kishte pasur një polici sekrete, e cila ishte funksiononte jashtë kornizave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Në një deklaratë me shkrim, ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, për të cilën ka shkruar dje “Koha Ditore”. ka thënë se personi i shumëpërfolur Naim Miftari nuk ishte anëtari SHIK-ut, por ka qenë pjesëtar i ‘policisë sekrete’ të Rexhep Selimit. Ky i fundit ka qenë ministër i Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2001.

Mirëpo kjo është mohuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. “Jo more, as që bëhet fjalë për diçka të tillë”, - ka thënë Selimi për “Tribuna Shqiptare”. Ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë çështje me arsyetimin se deklaratat e zyrtarëve të PDK-së janë vetëm spekulime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi