Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”!

Shko poshtë

Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”! Empty Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 08, 2012 1:04 am

Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”!


Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”! Mehdi-HYSENI-bs-2-2
Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Bajram Rexhepi:“Jemi të vetëdijshëm se, do të jetë problem integrimi i veriut në sistemin e Kosovës, por oferta jonë është që, njerëzëve, të cilët jetojnë në veri të Ibrit, t’u njihet AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur. Mesazhi i kësaj deklarate, nuk do të thotë “më rrove, të rrova, brisku i berberit”, por “ më mirë ta vras veten sesa armikun”!? -Çfarë naiviteti dhe miopie politike, minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, qysh në vitin 2007, një vit, para se Kosovës, t’i njihej pavarësia (17.02.2008), ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës dhe, tani, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajaram Rexhepi u ka premtuar njohjen e statusit politik të “AUTONOMISË THELBËSORE”(!) Kjo është e gjithë tragjedia dhe fatkeqësia politike, pse Beogradi dhe Prishtina, po luajnë me fatin e Kosovës së Shqipërisë!

“Dialogu teknik”-strategjia e serbizimit të Veriut


Derisa Beogradi të mos e njihte pavarësinë e Kosovës, drejtuesit e qeverisë së Kosovës, nuk do të duhej të fillonin kurrfarë “dialogu teknik” me Serbinë, sepse ky së fundi, do t’u “dalë dardhë me bisht” si thotë populli, me gjithë zhurmën e tyre politiko-propagandistike në sy të opinionit publik shqiptar, se kinëse, serbëve në Veriun e Kosovës, nuk do t’iu njohin kurrfarë statusi të autonomisë speciale!? Ky është gabim i pakorrigjueshëm politik dhe diplomatik i qeverisë aktuale të Kosovës, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Nga një pamendësi e këtillë politike dhe diplomatike, do të përfitojë vetëm Beogradi dhe minoriteti serb në Veriun e Kosovës ngaqë Prishtina zyrtare, do të jetë e detyruar, që të bëjë koncesione në favor të njohjes së autonomisë speciale serbëve në Veirun e Kosovës ngaqë vetë, në mënyrë të vullnetshme ka pranuar të hyjë në “dialogun teknik” me Serbinë, pa menduar fare se çfarë do të sillte epilogu i tij politik për fatin e Kosovës Veriore. Sikur pala shqiptare e Kosovës, të mos pranonte kurrfarë “dialogu teknik” me palën serbe të Beogradit, për shkak të faktit se më 17 shkurt 2008, është mbyllur zgjidhja e statusit të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, Serbia, do të kishte ngelur “me gishta në gojë”, nuk do të kishte pasur kurrfarë shansi politik e as diplomatik, që psotfestum, të ndërhynte në çëshjte të brendshme të Kosovës, duke kërkuar ndërkombëtarzimin e pjesës veriore të saj. Tani, pavarësisht nga pluhuri dhe mjegulla propagandistike, që po e çojnë përafqësuesit e qeverisë së Kosovës, duke manipuluar me Parlamentin e Kosovës dhe me popullin, se gjoja “kurrë nuk do të pranojnë negociata politike” me Beogradin për statusin e Kosovës Veriore, “dialogu teknik” ka provuar të kundërtën-vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së Kosovës, që të negociojë me qeverinë e Serbisë dhe me faktorët ndërmrjetësues ndërkombëtarë për zgjidhjen e statusit politik të pjesës veriore të Kosovës.
Kjo është punë e kryer, këtë e di jo vetëm kryeministri i qeverisë, Hashim Thaçi, por edhe ministri Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili qysh në vitin 2007 (kur ishte kryeministër), një vit para se të pavarësohej Kosova, pat deklaruar botërisht se : “Jemi të vetëdijshëm se, do të jetë problem integrimi i veriut në sistemin e Kosovës, por oferta jonë është që, njerëzëve, të cilët jetojnë në veri të Ibrit, t’u njihet AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur. Kjo deklaratë është argumenti më i qëndrueshëm dhe më i jusitifikueshëm politik, pse ka filluar “dialogu teknik” midis Prishtinës dhe Beogradit, jo për reciprocitetin e targave të automjeteve, të kthimit të kopjeve të dokumenteve të kadastrave dhe të regjistrave civilë, si dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve dhe të qarkullimit të mallrave Kosovë – Serbi.



BE-ja nuk është fajtore, por Prishtina



“Shpikja” e “dialogut teknik” është pjellë e strategjisë “lebensraum” e Beogradit, që hap pas hapi synon rikthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovën shqiptare.
Realisht, këtë formulë të vjetër hitleriane të sundimit kolonial shekullor të Serbisë, qeveria e Kosovës e ka pasur për detyrë, që ta “neutralizojë”, duke ia “përplasur në fytyrë” Serbisë së Boris Tadiqit, dhe, prerazi, duke e refuzuar para BE-së, si të dëmshme dhe të rrezikshme për statusin e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Mirëpo, qeveria e Kosovës e bëri të kundërtën, e pranoi atë, pa asnjë kundërshtim, gjëja për “normalizimin” dhe për “reciprocitetin” e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare etj. Prandaj, asksush nuk mund t’ia hedh fajin e as prgjegjësinë BE-së, pse ka filluar dhe, pse po kërkohet, që të vazhdojë “dialogu teknik” ngase ky është “produkt” i politikës strategjike të Serbisë, që përmes tij, të vërë në pikëpyetje statusin e pavarur dhe sovran të Kosovës, me tendecë, që brenda një afati të caktuar kohor, sipas formulës “lebensraum” të Hitlerit, ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës në favor të territorit dhe të shtetit të Serbisë.



E drejta ndërkombëtare nuk njeh “sovranitet të dyfishtë”!


Kërkesa e Beogradit për vendosjen e “sovranitetit të dyfsihtë” në Veriun e Kosovës, do të thotë vendosjen e sistemit dyshtetëror serbo-shqiptar mbi territorin integral të Republikës së Kosovës. Do të thotë, sundim dypushtetësh serbo-shqiptar mbi Veriun e Kosovës së Shqipërisë. It’s cannot be done, pavarësisht nga pretendimet territoriale të Serbisë për copëtimin gradual të Republikës së Kosovës, edhe pse në vitin 2007, Bajram Rexhepi u ka premtuar serbëve të Veriut të Kosovës, se do t’iu njihet “ AUTONOMIA THELBËSORE” gjë që, kur ky term, të përkthehet në gjuhën juridike dhe kushtetuese, do të “sovranitet i dyfishtë” brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi