Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS

Shko poshtë

Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS Empty Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 11, 2012 11:00 pm

Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS 260692_100002556155693_4943945_n

Rrustem Geci:KËNGËT E RRUGËS
( p o e m ë )

Tek po pija kafenë e mëngjesit
një zë shumëzohej nga qyteti
lashë kafenë, dhe dola në rrugë
në Prishtinë kudo demonstrata!..

Ajo këngë e zëshme e Kosovës
ai zemërim gjigand i studentëve
popullit tonë i dha zemër, kurajë
që të bëhemi më shumë duar!..

O sa më gëzoi ai himn i rrugës
O sa më gëzoi mua Prishtina
në tëra ato duar të bëra grusht
pashë një vox dei për Kosovën!..

Kosova ato vite digjej si qiri
dhe me vete barte mesazhin e ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij
në të gjitha kohët ka emrin, liri!..

2
------------------------------------

Studentët, loçkat e shpirtit
më të mirët e kombit, më të
dashurit; më të patremburit
thyen xhama, pasqyra, orendi
goditën figurën e pushtuesit
për ta nxjerrë në shesh të
vërtetën, dhe atë ferr të bërë
Në demonstratat 1968 - 2000
mbi rininë trime të Kosovës
u sul e gjithë ushtria e serbit
individ të muzgut, karkalecë
polic me medaljone krimesh
njerëz me urejtje të pëtejme
specialistë të ndëshkimeve
titistë me babë dhe me bir
udb-istë të çajtoreve, berberë
miq të armiqve të sofistikuar
drejtorë bankash,sindikalistë
gjykatës me pozita në shtet
iu sulën rinisë së Kosovës
moshës sonë më trimërore

3
-----------------------------------

Në ato vite të kryengritjeve
Një natë në Prishtinë ; në
Tavnik e në Ferizaj; në Pejë
e Prizren ; në Gjilan dhe në
Gjakovë; në Tetovë e Ulqin;
në Prizren e Skënderaj, në
Preshevë e Kumanovë; në
Mitrovicë dhe në Medvegje
edhe ëndërrat kullonin gjak
Prej se njihen të mbjellat
dhe prej se njihen të korrat
Kosova të bukurën e ka
në puthje dhe në përqafim
flisnin gjyshet dhe gjyshërit
prindërit tanë të martirizuar
Qytetarë trima të Prishtinës
Jehonte zëri i militantëve
vullneti popullit nuk shkilet
vullneti i popullit nuk jepet
vullneti popullit nuk shuhet
as me tanke, e as me burgje

4
------------------------------------

Nën atë shtetrrethim nga serbi
shqiptarët ishin të kërcënuar
natën, ditën, në rrugë, në punë
sulmoheshin shkollat shqipe
sulmohej mielli dhe buka, uji
dhe pemët, mësuesi dhe libri
emri dhe mbiemri, prejardhja
sulmoheshin veshjet, dasmat
kostumi dhe veturat, punët e
ditës, ndenjat e vona, njerëzit
e zakonshëm, mbjellat dhe të
korrat,sulmohej arti dhe artisti
dhe historia e popullit tonë
Në ato vite të gjenocidit serb
pakica serbe në K o s o v ë
e përkrahur nga Beogradi
sulmonte çdo gjë shqiptare
rrënjët tona të gjithmonshme
E në sofër të shqiptarëve
mungonin fëmijët, shija dhe
ngjyra, e një Kosove të lirë!

5
-------------------------------------

Në Kosovën e atyre viteve
Prishtina , kryengritësi ynë
u ngrit lotët t´i kthejë në gurë
në grushte, në armë, në beteja
Zullumi këputet prej s´trashi
thot një fjalët e jona e urtë
Prishtina , trimja e Kosovës
pështynë ekranin e televizorit
natën e zezë pis, dhe ngritet
shtypjen ta flak dhe ta mbys
Qytetarë trima të Kosovës
thirrnisnin militantët në rrugë
ju që lirinë e keni në zemër
të ngritemi duhet të gjithë
se këtu jemi më afër gjuhës
më afër dijes, më afër gjakut
se këtu jemi të gjithë në luftë
që Kosovën ta bëjmë të lire

6
-----------------------------------

Kosovë, shumëzoj grushtat
Prishtina sonte s´ ka gjumë
ajo do që të jetë e zgjuar
deri në f u n d të këngës
deri në fund të luftës
Unë, më i vogli poet , më i
vockli, një banor i Kosovës
i mblodha këto pika gjaku
që kjo poemë të mbijetoj
Njerëz, sonte nuk jam poet
sonte jam i njëjtë s´ i ju
dhe kam aq gjak në trup
sa dorën ta bëjë grusht
Prishtinë, e bukura Kosovës
këngën mos e le që të ikë
mbaje fort, dhe shtrëngoje
është këngë e gjakut tënd
dhe këngë e rrugëve tua!..

7
------------------------------------

O ti që preke atë që s´preket
ti që vrave atë që s´vritet
dhe me duart prej xhelati
shkele në barkun e butë të
grave tona, vetëm pse ishin
shqiptare, dhe mjalt-ëmbla
Prishtina të rënët i këndon
ajo e ruan kujtimin për ta
si gjënë më të shtrenjtë
Liri, unë e ti jemi Kosovë
liri, unë e ti jemi Shqipëri
liri unë e ti jemi Iliridë
dhe më shumë se kaq;
këtu jemi lindur, dhe këtu
do të vdesim, ishte fjala e
fundit e një të rëni dje
lufta ende nuk ka mbaruar
jemi pesë degë të një rrënje!..

Rrustem Geci - Prishtinë, 1981
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi