Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim DESKU:CIKEL POETIK

Shko poshtë

Agim DESKU:CIKEL POETIK Empty Agim DESKU:CIKEL POETIK

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 14, 2012 10:24 pm

Agim DESKU:CIKEL POETIK 370806_100002324100275_1968433942_n

Agim DESKU:CIKEL POETIK
Në ditën e Shen Valentinit

Kush ma fali pranverën

Cila ëndërr ishte e imja
Për këngën e pa kënduar
Që fjala e saj u bë vargu im
E përjetim shpirtëror
Në ditën e Shën Valentinit
Më erdhi pranvera papritmas
Me secilat aroma lulesh
Që nuk e dija cila ishte më e bukura
Pranë dritarëve të princezës
Rri kalorsi që pret furtunat
Si shi ka mbi faqe bukurinë mahnitëse
Edhe dielli ia ka për lakmi
Se hëna i vie rrotull
Më te bukurave fjalë
Që dashurojnë mikën time
O sa i dehur u bëra
Kur të takova të vetmuar
Nëpër piramidat e Saharës
Aty ku lindi një dashuri e re
Shumë e pritur e më shumë e kërkuar më vite
Në secilën zemër që e takoja
Vetëm tek shpirti yt e gjeta
Si dhurat e vetë zotit
Që më falë më të bukurën,
Më të dashurën fjalë
Që e ruaj si kujtim nëpër secilin varg timin ,
E ruaj edhe si ditar që çdo ditë e re të zgjohem
Si princi më shumë yje
Për pranverat që m`i falën dashuritë e ëndërrave
Vetëm unë e di që më nuk janë ëndërra,
Është piktura e fjalës sime PO
E fytyrës se shkruar vetëm për TY.

Kush ma fali vargun

Në mbrëmjen pa hënë
Erdha të ndezi kandilin
Të shijoj pak armoën
E secilës lule që dua ta takoj
Kësaj mbrëmje që me sjell
Ngapak frymëzim
Të kërkoj vetëm pak njeriun
E atdheut tim
Diku të tretur
Apo diku të dehur për fjalën
Që e mbaja për ty
E u zgjova nga lapidari
Të rri bashkë me mikën
E vargjeve te mia
Kur lulet me sjellin aromat
Më te bukura te tyre
E unë vdes nga dashuria
Për më te bukurën time
Që rri dritareve të pranverës
Të kërkuar me vite

Vargu që më lë pa frymë

E di atë fjalë që hyn e del shpirtit tim
E rri mes lueve më të bukura
Që i dua për pranverat dhe aromat e tyre
Sa më dhëmb fjala e jote që herë hyn vargut tim
E del në dyluftim me furtunat e cunamet të valëdetit
Pulëbardhat i ruaj nga mëkatet e mia të agimeve mëngjesore
I ruaj në ëndërrat e mia edhe kujtimin e mbrëmjes me hënë
Kur vetëm ti më fale buzëqeshjen
Që e ruaj në dhimbjen time te shpirtit
Dhe endem nëpër avenytë e metropoleve holivudiane
Sa nëpër De la Pari
Flokët me ngjajnë në thinja të bardha
Të gjyshit tim pa ëndrra për atdheun……
Eh është ky vargu im që më le pa frymë,
Është frymëzimi yt mike,është shpirti yt
Këtë varg e ruaj nëpër secin cep të atdheut
Të mikes sime,që ruaj nëpër secilën lule
Aty ku aroma më vie si shkëlqim hëne,
Si dritë e qiririt kur lexoj ditarin tënd
Atë fjalë që ma fale si kujtim ëndërrash
Si relikt që më vite e kërkova
Në një botë më ndryshe,
Në një varg që burimin e ka tek emir yt,
Tek flokët tua,tek sytë e tu
Që sa bukur shkëlqejnë kopshtin tim,
Lulet e mia, ëndërrat e shpirtit tim.
Sonte i nisa këto vargje
Të përkulëm para tyre
E sa herë edhe bëhëm i krisur
Se më lënë pa frymë sonte
Kur skam asgje tjetër në kët botë
Përpos emrit tënd
Që ka hyrë si flakë mu në mes të secilit varg
Dhe rri si e vetme në trupin tim
Dhe si të iku nga ky dyluftim me shpirtin,
Me këtë botë që më bën të çmëndëm
O zot më ndihmo në lutjen time
Për botën më ndryshe të vargut tim
Dhe kujtimit për trëndafilin tënd
Një ditë ma dhurove si të vetmën aromë
Që unë e dua kur pranvera vjen
Sebashku me pulëbardhat e agimeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi