Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore

Shko poshtë

Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore Empty Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 15, 2012 8:53 pm

Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore


Mbi 500 viktima nga acari në Evropën Lindore Bukuresht
Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në ekstrem u kanë marrë jetën mbi 500 personave në Evropën Lindore.

Autoritetet në Rusi thonë se 205 njerëz kanë vdekur nga të ftohtët që ka nisur në fund të janarit, përderisa Ukraina ka shënuar 112 viktima dhe Polonia 107.

Rumania po ashtu është goditur rëndë nga stuhitë dhe acari, ku temperaturat kanë shënuar -30 gradë Celsius. Autoritetet thonë se të paktën 86 njerëz kanë humbur jetën në këtë vend, shumica e tyre në jug dhe në lindje të vendit, ku reshjet e borës kanë kapur 5 metra. Rreth 23,000 njerëz mbeten të izoluar pa energji elektrike dhe furnizime të tjera.

Në anën tjetër, Kosova ka shënuar 10 viktima në fshatin Restelicë, si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës, ndërsa Serbia dhe Hungaria 20, përkatësisht 35.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi