Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje

Shko poshtë

Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje Empty Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 7:58 pm

Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje


Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje Thaqi-sot
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar edhe sot se integriteti dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë.
Në takimin e grupit ndërministror për integrime evropiane ai ka thënë se Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale si shtet ndërsa në fusnotë do të futet Deklarata e Pavarësisë, Mendimi i GJND-së dhe Rezoluta 1244.


Duke folur për fusnotën me të cilën do të përfaqësohet Kosova në takimet rajonale, kryeministri tha se Kosova do të përfaqësohet si e barabartë me shtetet tjera.

Kreu i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi ka thënë se përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe rregullimi i brendshëm kushtetues i Republikës janë dy gjëra të ndara. Megjithatë kryeministri ka thënë se Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale me fusnotën që jep tri shpjegime.

“Kosova do të përfaqësohet me deklaratën e pavarësisë të shpallur me 17 shkurt si shtet sovran dhe i pavarur, me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimon pavarësinë e saj dhe me Rezolutën 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Kosovës dhe siguron prezencën e NATO-s në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Duke folur në takimin ndërministror për integrime evropiane kryeministri Thaçi ka thënë se Qeveria po vazhdon me përmbushjen e standardeve dhe reformave në kuadër të kësaj perspektive. ”Muajin e kaluar ne lansuam dialogun për liberalizimin e vizave. Kjo nuk ka qenë dhuratë e fund-vitit por rezultat i punës së palodhshme. Ne do të vazhdojmë me agjendën evropiane pa lëvizur asnjë hap prapa në reformimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri.

Ai ka numëruar një varg segmentesh në drejtësi, ekonomi, administratë dhe politikë ku Qeveria, sipas tij, është duke bërë përmirësime dhe reforma.

>>Kryeministri Thaçi pranon fusnotën me 1244 dhe mendimin e GJND-së

>>Isa Mustafa: Kyreministri po e manipulon opinionin!

>>Vetëvendosje: Kryeministri personalisht hoqi dorë nga Republika!


>>AAK: Qeveria po e shkel Kushtetutën

>>Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës

Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje Thaqi-sot1

Thaçi: Integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të vihet në pikëpyetje Thaqi-sot2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi