Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.

Shko poshtë

Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI. Empty Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 11:30 pm

Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI. 157456_100003270958580_1191593925_nMalli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI. 275246_100000582437455_2097760_n

Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.

Kurre nuk kam menduar se eshte kollaj te shkruash nje leter malli.
Per te vetmen aresye, se asnjehere fjala, sado e persosur te jete, nuk do te arrije kurre te shprehe ate qe ndjen zemra dhe shpirti i njeriut.
I dashur vella! Marr shkak nga komenti juaj brilant qe i bete krijimit tim modest : NE KRYE TE DHEUT TIM, te shpreh mirenjohjen, jo thjesht se me ...
miklohen veshet nga fjalet e bukura, por nga ndjenja e krenarise qe ndjej, kur vleresohem nga nje mik i shquar si ju. Ne jemi shqiptare! Fati na e solli qe te largohemi nga trojet tona. Por shpirtin e kemi lene atje. Rrenjet i kemi atje.Trungun atje. Deget atje... Kjo ndjesi na ben qe te ndjehemi gjalle. Ne jete.
Kam ndjekur , me aq sa kohe kam patur ne dispozicion ( kurre nuk me ka mjaftuar) veprimtarine tuaj patriotike, kulturore e letrare dhe jam mrekulluar me pathosin tuaj njerzor dhe kombetar. Ky eshte per mua nje shembull i shkelqyer per tu ndjekur nga te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Macedoni, Cameri dhe me gjere, ne Diaspore.
Perkushtimi juaj duhet te jete nje motiv me shume per te gjithe intelektualet, pa dallim perkatesie politike, besimi, treve e tjeter botekuptimi, per t'ju kushtuar çeshtjes kombetare me ndergjegje, me vetemohim dhe deshire, per te forcuar pavaresine, per te ndertuar strategjine e bashkimit kombetar, per te ndertuar dhe zhvilluar nje ekonomi te pavarur ,mbi bazen e mentalitetit te ri te kohes qe jetojme.
Levizjet progresiste perhere i kane iniciuar dhe frymezuar intelektualet perparimtare. Populli i ka ndjekur dhe mbeshtetur. Por shpeshhere, mjerisht, ne trojet tona, pikerisht kjo klase intelektuale, me ardhjen ne pushte, nderron fytyre dhe trategjite i konfondon ne aksione mediokre dhe bien ne nje paaftesi te qellimshme...
Ju, profesor, jeni nje shembull i prosperitetit konseguent dhe per kete, influenca juaj duhet te jete e rendesishme ne boten politike e kulturore te kombit tone.
Jam krenar qe ju kam mik e vella! Na bashkon çdo gje shqiptare! Toka jone. Qielli yne. Ajri yne. mishi dhe gjaku yne! Na bashkon PEMA e perbashket e jetes, e MBJELLE ne KREUN E DHEUT TONE!
Ju falenderoj perseri dhe ju uroj shendet dhe lumturi ne jete! Suksese ne veprimtarine politike e kombetare dhe ate kulturore e artistike!

Me respekt: Tonin Nikolli, ne arte : MALLI POETIK!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi