Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klasë politike e skaduar

Shko poshtë

Klasë politike e skaduar Empty Klasë politike e skaduar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 12, 2012 12:31 am

Klasë politike e skaduar


Klasë politike e skaduar Skaduarrr
Klasa jonë politike në Tiranë, Prishtinë e gjithandej po përvijohet përditë e më shumë si një konglomerat klanesh që i përfaqëson vetëm interesat e veta, që i përfaqëson ekskluzivisht vetëm interesat e saj të ngushta. Përditë e më shumë interesat e klasës politike po e thellojnë hendekun me interesat e mirëfillta të shqiptarëve në të gjithë hapësirën e tyre në perëndim të gadishullit të Evropës Juglindore dhe kudo tjetër që ndodhen shqiptarët nëpër botë. Dhe përditë e më shumë kjo klasë politike po mbyllet brenda vetvetes, po ngujohet brenda interesave të veta. Vijat ndarëse në Parlamentet e Prishtinës, Tiranës e tjerë janë të vetmet që i veçojnë grupimet e ndryshme të klasës sonë politike, e cila është njëkohësisht klasë e biznesit politik, e biznesit ekonomik, e biznesit të nëndheshëm. Sa më thellë të shkohet në këtë enumeriacion, aq më shumë fije të fshehta dhe të ndyra e bashkojnë në mënyrë të pandashme këtë klasë politike. Sa më shumë që pasqyrohet kjo klasë, sa më shumë që borgjezohet kjo klasë, aq më shumë varfërohen dhe deqytetarizohen qytetarët shqiptarë. Sa më shumë që kapardiset kjo klasë, aq më shumë poshtërohen qytetarët shqiptarë. Tashmë miqtë dhe dashamirët tanë, miqtë dhe aleatët e kombit shqiptar, partnerët tanë perëndimorë po detyrohen të dalin gjithnjë e më haptas në shqiptimin e kësaj të vërtete, në shqiptimin e së vërtetës se klasa politike shqiptare është një klasë politike e skaduar, se kjo klasë politike duhet përcjellë një herë e mirë për tek bizneset e saj ekonomike. Miqtë, dashamirët, aleatët, partnerët, si dhe vetë opinioni i brendshëm kombëtar tashmë ia lexojnë klasës sonë politike të shkruar mu në ballë në formë damke etiketën "mall i skaduar". E vetmja dobi që i mbetet të bëjë kësaj klase ndaj shoqërisë shqiptare në të gjithë hapësirën e saj dhe kudo që ndodhet në botë, është që të largohet pa e shoqëruar largimin e saj me dëme të tjera, çka shqiptarët nuk do t'ia falnin, çka miqtë, dashamirët, aleatët, partnerët e shqiptarëve nuk do t'ia falnin kurrë. Kombi shqiptar në hapësirën e vet në perëndim të gadishullit të Evropës Juglindore është në prag të një hopi të madh të gjithanshëm të përparimit të tij në të njëjtin hap me kombet e tjera të qytetëruara perëndimore në të dyja anët e Oqeanit Altantik. Është një komb vital që përgatitet të nxjerrë nga gjiri i tij faktorë të rinj të cilët janë rritur me frymën perëndimore, janë rritur në kuadrin e shoqërive të hapura perëndimore, janë rritur me frymën e respektit për ndjenjat e bashkëkombësve dhe të bashkëqytetarëve, janë rritur me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj shoqërisë, ndaj kohës, ndaj brezave. Këta faktorë të rinj vijnë me integritet të plotë dhe kanë yll polar integritetin perëndimor dhe integrimin perëndimor të shqiptarëve në erën e madhe të globalizmit. Ky proces, të cilit i ka ardhur koha tashmë, është e domosdoshme që të rrjedhë natyrshëm, pa pengesa, pa tronditje, në të mirë dhe në interes të plotë të shqiptarëve, në të mirë dhe në interes të plotë të Kosovës, të Shqipërisë, të të gjitha hapësirave të tjera tona kombëtare, në të mirë të Diasporës shqiptare. BOTA SOT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi