Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITA E VERËS ORGANIZOHET NGA BASHKIA E TIRANËS MË BUKUR SE KURRË

Shko poshtë

DITA E VERËS ORGANIZOHET NGA BASHKIA E TIRANËS MË BUKUR SE KURRË Empty DITA E VERËS ORGANIZOHET NGA BASHKIA E TIRANËS MË BUKUR SE KURRË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 14, 2012 1:51 pm

DITA E VERËS ORGANIZOHET NGA BASHKIA E TIRANËS MË BUKUR SE KURRË U3_dita%20e%20veres

DITA E VERËS ORGANIZOHET NGA BASHKIA E TIRANËS MË BUKUR SE KURRË

TIRANË - Ashtu si në qytetin e Elbasanit, edhe në Tiranë festohet sot Dita e Verës. Me këtë rast Bashkia e Tiranes ka përgatitur një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore për të gjitha grupmoshat.


Një ditë më parë, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha deklaroi se “Dita e Verës do të vijë në Tiranë me gjithë gjallërinë, gëzimin dhe optimizmin që sjell pranvera në qytetin tonë. Ngjyrat e pranverës kanë veshur që sot kryeqytetin, ku përmes luleve shumëngjyrëshe sjellin ndryshe atmosferën e pranverës në Tiranë.

PROGRAMI FESTIV
“Në rrugën “Murat Toptani”, në orën 10.00 hapet Panairi i Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën “Murat Toptani” do të shoqërohet edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.

Në Lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore “Tirana”. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë “Parkut Rinia”.

Festimet do të kulmojnë në sheshin “Nënë Tereza” me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e cila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00.” (bw)




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi