Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RrGGK kërkon dorëheqjen e Editës

Shko poshtë

RrGGK kërkon dorëheqjen e Editës Empty RrGGK kërkon dorëheqjen e Editës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 15, 2012 9:28 pm

RrGGK kërkon dorëheqjen e Editës

RrGGK kërkon dorëheqjen e Editës Edita-tahiri
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka kërkuar dorëheqjen e zv/kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, pas raportimeve se ajo ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve për udhëtimin në Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ka edhe arsye tjera për këtë kërkesë që Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka kërkuar që zëvendëskryeministrja Tahiri të japë dorëheqje:

- Keqpërdorimi i parave të taksapaguesve, të cilat do të duhej të ishin përdorur për të luftuar për të drejtat e grave e jo për përfitime personale;
- Rrënimi i sovranitetit të Kosovës nëpërmjet kompromiseve shumë të dhimbshme, përkatësisht duke ringjallur rezolutën 1244, e cila praktikisht hap rrugën për ata të cilët kanë dhunuar gratë gjatë luftës të hyjnë sërish dhe të kryejnë krime të ngjajme në të ardhmen;
- Dështimi gjatë negociatave për të përmendur krimet e kryera ndaj grave gjatë luftës, ose për të promovuar këtë cështje publikisht, përkundër shumë premtimeve tuaja për të bërë kështu; dhe
- Dështimi për të raportuar në Kuvendin e Kosovës, dhe duke dështuar kështu të jeni e përgjegjshme dhe transparente me përfaqësuesit e zgjedhur në Kosovë për negociatat, gra dhe burra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi