Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë

Shko poshtë

Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë Empty Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 16, 2012 1:42 am

Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë


Qeveria e publikon marrëveshjen me Serbinë KOSOVA-FUSNOTE
Më në fund sot, Qeveria e Kosovës e ka publikuar marrëveshjen me Serbinë për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

1. Të dy palët konfirmojnë përkushtimin e tyre për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal efektiv dhe gjithëpërfshirës.
2. Për këtë qëllim, 'Kosova*' është shënimi i vetëm që do të përdoret në kuadër të kornizës së bashkëpunimit rajonal.
3. Fusnota që do të aplikohet në yllthin e cekur në pikën 2 është:
"Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve për status dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës."
4. 'Kosova*' merr pjesë vetë dhe flet për veten e saj në të gjitha takimet rajonale.
5. Me rastin e parafimit dhe/ose nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, përfaqësuesi i Kosovës*' do të nënshkruajë në përputhje me shënimin në pikën 2 dhe 3.
6. Sa i përket ndryshimeve të marrëveshjeve ekzistuese të nënshkruara nga UNMIK-u, asgjë në këto konkluzione nuk do të interpretohet me paragjykim për të drejtat ligjore të UNMIK-ut. Përfaqësuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do të ftohet në takimet e organizuara në kuadër te marrëveshjeve ku është nënshkrues. UNMIK do të vendos nëse dëshiron të marrë pjesë në ndonjërin nga këto takime.
7. Nikoqirët e takimeve do të inkurajohet që të shmangin shfaqjen e simboleve nacionale përveç të tyre dhe të BE-së, duke marrë parasysh statutet e organizatave përkatëse.
8. BE-ja si Lehtësuese do t`i informojë organizatat dhe entitetet përkatëse rajonale për aranzhimet për shënimin, përfaqësimin dhe nënshkrimin. Ato duhet të reflektohen në organizimin praktik të takimeve rajonale. BE-ja do ta monitorojë zbatimin e këtyre aranzhimeve.
9. Të dy palët dhe BE-ja do t`i nxisin partnerët që të mbështesin këto aranzhime dhe të ndihmojnë në zbatimin e tyre.
10. Organizatat rajonale për të cilat bëhet fjalë në këto konkluzione janë organizatat ose aranzhimet ekzistuese dhe ato të ardhshme ndërqeveritare, qëllimi i të cilave është promovimi i bashkëpunimit ose integrimit në rajonin e Ballkanit. "Takimet rajonale" përfshijnë takimet e këtyre organizatave dhe poashtu takimet ad-hoc ose takimet jo-formale me qëllime të ngjashme. Kjo gjithashtu përfshinë takimet me institucionet e BE-së në kontekst të agjendës evropiane.
11. Këto aranzhime janë miratuar në baza të përkohshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi