Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe të mëdhenjët shqiptarë

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe të mëdhenjët shqiptarë Empty Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe të mëdhenjët shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 2:32 am

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe të mëdhenjët shqiptarë U1_XhevatRexhajSHQIPTARËT DHE TË MËDHENJËT SHQIPTARË
Nga Xhevat Rexhaj
“Gonxha Bojaxhiu, wuchs in einer wohlhabenden katholischen albanischen Familie auf. Ihr Vater stammt ursprünglich aus der Mirdita, einer Region im Norden Albaniens, und ihre Mutter aus Gjakova im Kosova. Sie wurde von ihren Eltern sehr religiös erzogen. Ihre Schulausbildung absolvierte sie an einer katholischen Mädchenschule in Shkodra. Als sie zehn Jahre alt war, starb ihr Vater überraschend; sie widmete sich daraufhin noch mehr dem Glauben”
“Gonxhe Bojaxhiu u rrit në një familje me mirëqenje të lartë katolike shqiptare. Babai i saj ishte me prejardhje nga Mirdita, një krahinë në veri të Shqipërisë, ndersa nëna e saj ishte nga Gjakova e Kosovës...” ( xh.r.)( marrë nga Enciklopedia Evropiane)
Fehmi Agani (1932 në Gjakovë - 6 maj 1999 i vrarë nga armiku serb, Kosovë) filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar, akademik, gazetar dhe Hero shqiptar i Kosovës.Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimin e shoqërisë shqiptare në gjitha lëmit e jetës.
Pasuri kombëtare

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët dhe të mëdhenjët shqiptarë U1_Tereza-AganiNjë grua, Një burrë, Trungu i njëjtë, gjaku (Gjakova e njëjtë, Mirëdita, Shqipëria e njëjtë), ku ishin ku janë dhe ku do jenë.
Vitet e 70 ta dhe të 80 ta ishin për mua vite të interesimit për shumë çka. Ishin vitet e rrëmujave dhe turbullirave të mëdha, si i ri mundohesha të jem në kohezion me to dhe sidomos më ngacmonin ngjarjet dhe Njerëzit e ngjarjeve të mëdha. Kishte momente kur neve gjeneratat e atëhershme ishim edhe të kushtëzuar të thithnim më shumë dije sa i përket perëndimit sepse automatikisht të vihej etiketa si imperialistë, pra antikomunistë. Mirëpo kishte edhe ahere shumë Njerëz të mëdhenj kombëtar që kur kuptoheshin mirë filozoftë e tyre të brumosnin me entuziazëm se edhe ne shqiptarët ishim një faktorë real dhe një pjesë përbërëse e të kaluarës evropiane dhe ashtu e të ardhmes së saj.
Falë djalit të axhës tim, thënë realisht autodidaktit dhe poliglotit Isa Hajdar Rexhaj, kisha në shërbim mundësi për të lexuar literaturë dhe shtypë të asaj kohe. Isa lexonte dhe dinte shumë për sfera të ndryshme jete, ama primare e kishte mbushjen e diapazonit të tij me dije historike shqiptare për herë të parë nga ai kam dëgjuar emrin Nënë Tereza, edhe për tu përballur me serbët e asaj kohe në vendpune ku ai ishte në spital...( në vitet e 70 ta ai izolohet dhe degradohet politikisht me letrën e Titos të asaj kohe si nacionalistë.)
Isa ishte edhe një shtytës për mua që të studioi në Prishtinë gjuhën angleze, e bëra dhe tani i falënderohem për ahere.
Në Prishtinë mundësit ishin të mëdha, Intelektualët tanë ishin në shërbim të studentëve, shumica e tyre, e një nder ta ishte i urti i mençuri dhe demokrati nacionalistë shqiptarë Prof. Fehmi Agani, ai la shenja të pashlyera në mendjet e studentëve dhe intelektualëve të ardhshëm me mprehtësinë dhe filozofinë e tij që edhe sot e kësaj dite sjell frymëzim për shqiptarët që duan ta përjetojnë veten si demokrat me ide të një sociologjie tipike shqiptare dhe evropiane, çfarë ende mungon te ne.
Zoti Agani si shqiptarë i veprave e jo i fjalëve këtë e vazhdoi edhe në partinë e parë demokratike në trojet shqiptare në LDK, pra aty ku u përputhën tërësisht dhe u bashkëdyzuan idealet e ardhmërisë, njerëzi-urtësi-durim-bashkim dhe ardhmëri si shtet i pavarur evropian, vizion i përbashkët me bashkudhëtarin e tij Presidentin Rugova. Që të dytë ishin Njerëz të veprave, njerëz të punës, njerëz të fjalës dhe përkrahës të madhështisë të së Madhes sonë Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë.
Nga kjo shihet se ata që i dërgon Zoti i Madh për të ndryshuar rrjedhat dhe epokat nder kombe të ndryshme nuk janë të padukshëm por janë Njerëz me njerëzi dhe urtësi, veti kryesore që i duhen një populli, që sinqerisht të them na mungonin disi.
Nënë Tereza dukej si shqiptare, sillej si shqiptare, vepronte si shqiptare, deklarohej si shqiptare, angazhohej si shqiptare dhe rrezatonte kudo në botë si shqiptare, aty ku ajo ishte përgatitej terreni edhe për shqiptarinë, pra aty gjendeshin shqiptarët. Thjeshtë kur u hapen dyert e Papës Vojtila- PAPA GJON PALI( të cilin do e kujtoi tanë jetën për të mirë) për shqiptarinë në krye me Presidentin e shqiptarëve Ibrahim Rugova ra edhe perdja e fundit, Shqiptarët ringjalleshin nga një shpellë ku i kishin hedhur armiqtë shekullorë si të pa vlerë, ishte pra vlera që rrodhi nga gjaku i pastër shqiptarë Kastriot të Gonxhe Bojaxhiut.
Në vitin 1994, në Schaffhausen ishte për vizitë I MADHI FEHMI AGANI, dhe nder të tjera pat thënë( ekziston procesverbali), “ Të dashur bashkatdhetarë, fëmijë, gra dhe ju aktivistë të shumtë të çështjes kombëtare, koha po punon për neve sepse edhe ne po punojmë me kohën, ne po shënojmë përparime të dukshme, SHBA në kemi krahë të fortë, do të fitojmë pavarësinë dhe populli shqiptarë mirëqenien.... kemi këmbëngulësin e Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, Njeriut të duhur në kohë të duhur, dhe bamirësin e madhe të Nënë Terezës si Misionare shqiptare, bota po e din ku dhe kush jemi... “
Të dashur shqiptarë, urtësia e Njerëzve të mëdhenj është patriotizmi më i madh kombëtar, është fortësia e së drejtës, andaj edhe në të ardhmen na duhen ato të mira që i patën të Mëdhenjtë tanë, t'i duam dhe t'i respektojmë vlerat e mëdha që i kemi, pa mohuar as të tjerat por duke i mbjell në mendjet tona për të ardhmen, do jemi më të fortë dhe më të dashur në mes veti, njerëzimi dhe urtësia na duhen edhe tutje.
Gjaku i pastër shqiptarë të rrjedh në damarët tanë edhe më tutje, lum na që patëm Gonxhe dhe Fehmi, shpirti i tyre sigurisht që dëshiron të duam gjakun tonë, është i pastër...
Përjetësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi