Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita

Shko poshtë

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita Empty Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 02, 2012 8:41 pm

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita


Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita Sheri_Mita
Aktori, shkrimtari dhe regjisori i mirënjohur Sheri Mita është ndarë sot nga jeta në moshën 69 vjeçare, njoftoi familja e të ndjerit.

Sheri Mita, është lindur në Fterrë të Sarandës më 14-03-1943. Mbas shkollimit të mesëm, kreu Institutin e Lartë të Arteve dega Dramaturgji në vitin 1967. Fillimisht emërohet po aty pedagog i mjeshtërisë së aktorit, por hiqet për arsye biografike. Emërohet regjisor në Kinostudio, aktor në Teatrin Popullor etj., deri sa u dërgua si regjisor në Estradën e Beratit, nga ku kthehet në Tiranë në vitin 1989 fillimisht si regjisor në Cirkun e Tiranës.

Në vitin 1993 emërohet në Estradën e Tiranës si drejtor e vitet e fundit udhëheqës artistik. Në vitin 2004 doli në pension.

Ka dhënë kontribut të veçantë si aktor dramatik, por dhe komik. Ka luajtur role në 16 filma artistikë, si në filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Yjet e netëve të gjata”, “Ballë për ballë”, “Gjeneral Gramafoni’, “Veterani”, “Në fillim të verës”, “Valixhja me një milion dollarë” etj. Ka interpretuar si aktor në teatër, si te pjesët “Shtëpia në bulevard”, “Fytyra e dytë”, ‘Arturo Ui”, ‘I pazëvendësueshmi” etj.

Si regjisor, përveç dhjetëra numrash estrade, ka vënë në skenë në Teatrin Popullor, në Fier, Berat, Korçë etj. disa drama e komedi.

Si krijues letrar, ka shkruar gjashtë drama e komedi. Katër prej tyre: dramat “Vite të paharruara” dhe “Dy krisma në Paris” dhe komeditë “Këshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe” kanë fituar çmime në konkurset kombëtare të dramaturgjisë dhe Festivalet Kombëtare të Teatrove. Në vitin 2004 u nderua me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Kush ishte Sheri Mita

Sheri Mita është lindur në fshatin Fterrë të Sarandës më 14-03-1943 dhe vdiq me 2-4-2012. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve "". Përveçse aktor, është edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur. Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës Komedinë "Këshilli i Ndrikullave". Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit Dramën: "Dy krisma në Paris", "Vite të Paharruara". Nga Viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjisor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit "Margarita Tutulani" ku ka vënë në skenë me dhjetëra komedi, drama dhe variete. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë" si dhe është nderuar me Titullin "Qytetar Nderi' i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009) Prifti

Oreksi i madh - (1995) (TV)

Familja ime - (1987) .... Stavri

Të mos heshtësh - (1985)

Gjurmë në dëborë - (1984)

Nata e parë e lirisë - (1984)

Skëterrë 43 - (1980)

Gjeneral gramafoni - (1978)

Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967) .... Villi Heller

Njerëz në rrymë Inxhinjeri

Yjet e netëve të gjata Xhelo paterica

Operacioni "zjarri" Gjin Martini

Ballë për ballë Gazetari rus

Vetmi Petraqi

Kronike e një nate Austriaku Jozef

Vitet e pritjes Qendro Bukhudhra

Përdhunuesit... Shefi i sigurimit

I paharruari.. Ndjekësi

Gjoleka i biri i Abazit ..Daja

Rrugicat që kërkonin diell - Kryetari i njësitit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi