Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:E THA VET ZOTI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:E THA VET ZOTI Empty Mentor Thaqi:E THA VET ZOTI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 03, 2012 1:05 pm


Mentor Thaqi:E THA VET ZOTI 529967_399990526697025_100000582437455_1349616_1498657409_nMentor Thaqi:E THA VET ZOTI 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:E THA VET ZOTI

(Në respekt të bashkjetesës fetare shqiptare)

Feja e tjetrit është feja ime dhe anasjelltas
...
në diversitetin-unitetin tonë fetar


Kur Zoti, vet foli
me gojë
e edhe me shkrim
e la,
Krishtlindjen bekoi
dhe tha:
"Kujtoni sakrificën
n´shërbimin tuaj!"!
Dikush u hamend,
dikush u përmend,
një tjetër u çmend
në atë vend,
gjithë tjerët kuptuan
se u bekuan!
Për tevona, tha:
"Do ua japë ringjalljen
dhe me jetën
përballjen,
bashk
me Pashkë!
Do ju japë
edhe sprova
me veten
e jetën,
do ju japë
agjërimin
që t´matni veten,
sakrificën,
durimin ...!
Do keni edhe festat
e gëzimit,
t´mallëngjimit,
netët e Shëntorëve,
netët e Mëdha,
Pashkë e Bajram,
hashure e sufure,
për secilin popull
rreth e rrotull!
Na dha dhe ndalesa,
10 urdhëresa
n´shërbesa,
ngreu dorën lartë
numëroi në pesë,
le t´jenë sharte-kushte
për respekt-besim
paskësh thënë!

Eh,
a kishte më vend
për hamendje?!
Paj,
duheshin mend
për mbarërendje!
E AI, pastaj,
na i dha Apostujt,
numëroi deri në 12-të
për një jetë:
12 Apostuj,
12 Muaj,
12 orë ditë,
12 orë natë,
po, ne shqiptarët
nga ata të parët?!
Edhe ne n´nderim
bëmë 12 Fiset,
botës në bekim
iu ndanë 12 hiset!
Andaj,
neve shëntëritë
na lanë harmonitë,
bashkjetesë fetare
Ala-Shqiptare,
unikale,
reale!


Mentor Thaqi VS., 02.04.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi