Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri

Shko poshtë

Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri Empty Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri

Mesazh nga Lek Wed Apr 04, 2012 10:57 pm

Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri


Nga: Klajd Kapinova


Tetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri
Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO” (2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f.127

Në fondin e artë të koleksionit të madh të librave të shumëllojshëm biografik kushtuar të Lumes Nënë Tereza, bën pjesë qysh nga viti i kaluar vepra e re “Nënë Tereza GEO” me bashkëautorë Ruma Bose & Lou Faust. Autorët amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në përmbajtje.
Duhet thënë, se gjatë shekullit XX dhe deri tani janë botuar një numër i madh artikujsh, librash, realizuar dokumentare dhe artistik, aktivitete përkujtimore në gjuhë e shtete të ndryshme në mbarë botën, qysh nga koha kur ndërroi jetë Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997).
Esenca e tërësisë së tyre, është se në qendër të vëmendjes shkrimtarët dhe studiuesit botërorë, kanë pasur si përsonazh figurën e madhe të udhëheqëses së humanizmit botërorë, që ishte dhe mbeti e mishëruar tek murgesha trupvogël por zemërmadhe Nënë Tereza, si një shembull i mirësisë dhe përkushtimit njërëzor, duke jetuar e punuar mes dhe vetëm për të varfërit kudo në botë.
Në këtë linjë vlerësimi, është edhe libri i ri i sapodalë në qarkullim në Amerikë, në dhjetor të vitit 2011. Ai është shkruar më pasion dhe dashuri të veçantë nga bashkëautorët Ruma Bose & Lou Faust. Kësisoj autorët si bleta punëtore mblodhën e përpunuan nektarin e veprimtarisë dhe gjithçka ata ruanin në kujtesën e tyre për këtë udhëheqëse mirësie, që u dha dritë e shpresë njerëzve më të përbuzur të planetit tonë. Libri “Mother Teresa, GEO”, është shkruar thjeshtë me ndjenjë të lartë dhe të pastër dashurie nga Bose & Faust, dy njërëz të njohur në komunitetin e madh amerikan. Ato sëbashku na e kanë dhënë Të Lumen Nënë Tereza me tërë origjinalitetin e saj (përmes zbërthimit të tetë parimeve udhëheqëse në jetën dhe misionin e Saj), si një lidere shembullore sot, në shekullin XXI e mbërthyer nga plagë luftrash, plot male mjerimi në shumë anë të botës, ku dhembshuria e ka humbur kuptimin nga mospërdorimi i saj në shumë situata konfliktesh dhe luftrash të pakuptimtë.
Tashmë kushdo e di, se Ajo, ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën, që t’i përkushtohen njerëzve të varfër, duke themeluar misionet e saj të bamirësisë (si motrat dhe vëllezërit e Nënë Terezës, sikurse njihen në trojet tona etnike), për të varfërit mes më të varfërve, duke u munduar me përkushtim e dhembshuri të zbusë sado pak plagët shumëvjeçare në shpirtin e tyre, mjerimin e thellë material dhe shpirtëror.
Dhe për fat të mirë misionet e dashurisë, ndaj më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve, jetimëve, lebrozëve, malarikëve, njerëzve me të meta mendore e fizike, që janë braktisur nga shoqëria dhe familja, u kanë dhënë e japin prej dekadash dhe sot ngrohtësi me dashuri të vërtetë prindërore njerëzve të shumtë në nevojë.
Vepra në fjalë, është e ndarë në 8 kapituj, që ndryshe mund të thuhet se jane titujt e 8 parime, që e kanë udhëheq në jetë kryemisonaren. Ato ofrohen sot për herë të parë në këtë vepër të vetme, të mirëseardhur për lexuesit kudo në botë.
Ikona ose bija e shquar e tokës së Arbërit, sikurse dihet nga të gjithë sëshpejti nga Selia e Shenjtë në Vatikan, pritet të bëhet e Shenjtë, duke rritur edhe me shumë në këtë mënyrë frymëzimin për brezat e rinj dhe njërëzit e ardhshëm, për të shpalosur dhe praktikuar gjithnjë principet udhëheqëse të vlerave të humanizmit dhe përkushtimit për të varfërit e planetit tonë.
E lumja Nënë Tereza në mendjen dhe zemrën e bashkëautorëve amerikanë
Në hyrje bashkatorët Ruma & Lou, kanë vënë përkushtimin me nënshkrim, që ata i kanë bërë nga thellësia e zemrës së tyre librit të sapodalë në qarkullim. Kështu bashkëpunëtorja në Misionin e Bamirësisë të së Lumes Nënë Tereza, shkruan, se këtë vepër ia ka dedikuar dy engjëjve në jetën e saj, që janë: E Lumja Nënë Tereza dhe babait shumë të mirë Tapan Kumar Bose Roma, ndërsa autori tjetër amerikan përkushtimin e vet e ka formuluar në adresë të nënës së dashur JoAnn Devane Faust Lou.
Me shumë kënaqsi, lexuesi mund të kundroi kapitujt: “Ëndrrën e thjeshtë, thuajse me zë”, “Për të fituar një engjell, bisedo me djallin”, “Prisni! Pastaj merrni momentin tuaj”, “Përqafoni fuqinë e dyshimit”, “Zbuloni gëzimin e disiplinës”, “Komunikoni në një gjuhë që njerëzit të kuptojnë”, “Kushtoni vemendje pastrimit”, “Përdorni fuqinë e heshtjes”. Libri, mbyllet me konkluzionin sinjifikativ, që kanë nxjerrë në fund të veprës, hartuar me dinjitet dhe përkushtim nga bashkëautorët amerikanë Bose & Faust. Ato tregojnë, se në vitin 1948 Misioni i Bamirësisë i themeluar nga Nënë Tereza kishte vetëm 12 antarë dhe dekada më vonë arrijnë në miliona misionarë.
Sot organizata në fjalë, ka veprimtari në mbi 100 vende, duke përfshirë mbi 1 milion anëtarët e ekipit, duke qenë një nga më të mirënjohurat në histori. Kryemisionarja me origjinë shqiptare, ka pasur një vision dhe besim të plotë në suksesin e misioneve të Saj në tërë botën, mbasi po arrinë sot të përmbush mrekullisht një detyrë shpirtërore shumë të lartë të frymëzuar nga filozofia, jeta dhe pervujtëria e Jezu Krishtit, duke frymëzuar shumë pasardhës (e) në rrugën e Saj të madhe dhe të vështirë, plot përkushtim për të varfërit kudo nëpër botë.
Autorja me origjinë indiane Ruma Bose, kaloi një kohë në Kalkuta (Calcutta) të Indisë, duke punuar si vullnetare me Nënë Terezën dhe misionarët e Saj të bamirësisë në vitet 1992-1993. Mbas 20 vitëve këtë përvojë jetësore ajo e ndan sot me lexuesit amerikanë dhe botërorë. Me kalimin e kohës, Bose zbuloi, se suksesi i Nënë Terezës mbështetej tek përdorimi i kujdesshëm i tetë parimeve të thjeshta dhe të papritura tek paraqiten sot në mënyrë origjinale për lexuesit. Duhet theksuar, se shkrimtarja Bose, krahas bisnesit të saj, është e angazhuar aktivisht në bamirësi në vendlindje dhe kudo në botë. Aktivistja e palodhur, bën pjesë si drejtuese e rëndësishme në një numër organizatash jofitimprurëse. Përmes faqeve të këtij libri, lexuesi njihet mbas shumë vitëve me këto parime, duke mësuar në çdo faqe përvojën e Bose-së me Nënë Terezën, dhe sikurse shkruajnë bashkëautorët: “zbuloni se si të aplikoni parimet e Nënë Terezës, nëse gjendeni para një projekti të vetëm, brenda një organizate ose në jetën tuaj.”
Bashkëautori tjetër Lou Faust, është biznesmen dhe këshilltar, me 30 vjet përvojë në koorporata, duke përfshirë dhjetë vjet në Wall Street Brothers me Salomon, ku, ai ishte drejtor dhe sot punon si drejtor i operacioneve globale. Gjithashtu Faust, është bashkëdrejtues dhe themelues i Capital Partners Edge, e cila ofron këshilla strategjike për kompanitë e reja, që janë në rritje të aktivitetit të tyre tregtar. Menjëherë mbas botimit në San Francisco (California), për librin e ri në qarkullim, kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial Times, Wall Street Journal, The New York Post, etj.

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi