Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar

Shko poshtë

Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar Empty Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 3:08 am

Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar U1_fjalor_enciklopedik_i_gruas_shqiptare
Para disa kohesh doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar nga Dr. Zenepe Dibra.
Libri eshte mirepritur dhe promovuar, jo vetem ne sferat e inteligjences shqiptare, por promovimi i ketij fjalori enciklopedik prej 759 faqesh, i ka kaluar kufijte e atdheut dhe ne disa shtete te botes . Kete liber voluminoz , ma sollen miqte e mi nga qyteti im i lindjes dhe jo vetem me ka manihnitur, por dhe befasuar qofte nga tema qe trajtohet qofte dhe nga ana aparenciale
"Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" eshte i pari i ketij lloji qe del, ne vendin tone . Nuk eshte shkruar gjithe historia e ketyre grave por pjesa me e madhe e historise tyre . Nuk jane te gjitha vlerat, por ato me te rendesishmet. Nuk jane te gjitha grate, por ato gra te shquara, qe dhane kontributin me te madh . Autorja ne parathenie te librit thote qe,kriteret qe jane marre ne konsiderate per te vendosur zerat ne kete enciklopedi kane qene:
1)Momentet historike me te rendesishme te veprimtarise se gruas shqiptare ne lufte, arsim , kulture e cdo fushe te jetes shoqerore shqiptare , qe nga lashtesia ilire dhe deri me sot.
2) Zgjedhja e emrave te shquara ne baze te vlerave dhe kontributeve, qe ato dhane per Atdheun e kombin.
3) Grate qe kane dhene por kane vdekur ne nje moshe te re( si heroinat e luftes dhe te tjera).
4) Gjithe perfshirja e hapsires gjeografike shqiptare bashke me diasporen .
5) Gra me vlera dhe kontribute qe jane gjalle , kryesishte mbi moshen 55 vjec ( eshte vendosur vetem nje perqindje e vogel e tyre qe kane vlera te vecanta dhe jane nen kete moshe.
Ne enciklopedi jane perfshire gra qe jane shpallur "Sportiste te shekullit" apo Nderi i sportit shqiptar Jane perfshire "heroinat e popullit" "Artiste te popullit""Artiste te merituara" etje, etje.
Une do ti shprheja autores dhe bashke qytetares time, admirimin tim, per kete enciklopedi ,e para ne kete gjini letrare qe hyne, ne letersine dhe historine shqiptare . Urime dhe komplimentet e mija dhe nje falenderim te vecante, qe ne kete enciklopedi gjej te renditur me emrat e grave te shquara dhe nenen e madhe te nderuaren dhe respektuaren mikeshen tone antare, qe ne fillimin e krijimeve te forumeve shqiptare ne internet, poeten humanen dhe shkrimtaren zonjen Vitore Stefa Leka,ku kontributi i saj i shquar i ka kaluar kufijte shqiptare.Ajo tashme eshte e pranishme ne cdo vater shqiptare dhe ne emigracion,me kontributin prej nje nene te urte dhe te zgjuar ,qe jep keshilla dhe gjindet prane shume problemeve qe kane familjet shqiptare ne emigracion.Ajo eshte e perzgjedhur dhe ne keshillin e komunes se Tristes ,gjithnje ne ndihme te emigranteve.
Me respekt per autoren dhe gjithe lexuesit
Edhe nje here ju faleminderit per kete enciklopedi me vlera te vecanta.

Luigj shkodrani



Doli nga shtypi "Fjalori enciklopedik i gruas shqiptare" shkruar U1_foto_zenepe_dibra
Zenepe Dibra
Kush eshte autorja e fjalorit enciklopedik?
Zenepe Dibra lindi ne shkoder me 13 mars 1948 ku kreu shkollen fillore dhe te mesme Me 1970 diplomohet inxhiniere ndertimi ne universitetin e tiranes , fakulteti i inxhinierise dega Ndertim
Deri ne vitin 1974 punon inxhiniere projektuese ne Zyren urbanistike , pran komitetit ekzekutive ne rrethin e shkodres Per 13 vite deri me 1987 eshte pedagoge ne Filialin e universitetit tiranes
Me 1986 merr graden shkencore "Kandidat i shkencave "(konvertuar ne dottore shkencash me 1993) ne vitin 1997 punon drejtore prane "Drejtorise rajonale te rrugeve Shkoder " deri ne vitin 2000 Me pas emerohet inxhiniere e deges teknike prane kesaj ndermarje
Me 1998 krijon shoqaten Gruaja intelektuale shkodrane " Me kete shoqate ka organizuar shume aktivitete ne ndihme te grave edhe te vajzave te qarkut shkodres
Me 2004 ka botuar librin "Bijat e Rozafes -gra te shquara te hapsires shkodrane
Me 2006 eshte bashkautore ne librin "A BIOGRAPHIKAL DICTIONARY OF WOMEN'S MOVEMENTS AND FEMINISM-central , Eastern , and South Eastern Europe , 19 th and 20 th Centurie(Fjalor biografik i levizjes femerore dhe feminizmit -i Europes qendrore , lindore dhe jugelindore i shekullit 19 dhe 20 )

Me poshte do te lexoni Parathenien e mirenjohjes shkruar nga Dt.Moikom Zeqo
Jo per rastesi te befasishme por per kuptimshmeri te brendshme duhej nje grua qe te shkruante "FJALORIN ENCIKLOPEDIK te gruas shqiptare "Keshtu nocionet kryesore per kete subjekt perputhen mrekullishte
. E njohe prej kohesh dr Zenepe Dibra kam lexuar librat e shkruara prej saj me nje perkushtim te vecante. Me nje kembengulje te jashtezakoneshme dhe thjeshtesi proverbiale kjo grua e paepur , e ditur , e perkushtuar si askush , u perqendrua per nje kohe te gjate dhe me nje dashuri vezulluese per te shkruar njej leksion te figurave te grave te shqiperise , mbi te cilat pluhuri i harreses dhe mosmirnjohjes tone , ka rene perkohesishte por aspak perfundimishte
Per mua eshte dicka e admirueshme te te kundershtosh dhe te sfidosh harresen Grate e shquara qe meritonin nje fat shume me te ndritur muk kane nevoj aspak per panagjerik te pakuptimte apo per vleresime politike Ato jane gra qe i perkasin historise dhe jetes Emri i tyre nuk mund te humbas Drita e tyre nuk mund te shuhet . Vdekja dhe heshtja nuk kane tager mbi to
E kam lexuar ne doreshkrim librin e Dr zenepe dibra dhe duke qene njeri i uluntimeve di forte mire se sa e veshtire eshte te rikrijosh kozmosin , kinse te harruar te grave shqiptare
jame gezuar dhe i habitur nga perpjekja e bere nga autorja e ketij libri tejet te rendesishem dhe substancial Nuk ka komb vetem te meshkujve , perndryshe do te kishim gjysem kombKombi eshte edhe i femrave per te qene i plote
Duhet te lexoni te gjithe librin qe te kuptoni vetveten dhe ploterine e mahniteshme te historise
Qe te gjithe duhet te jene mirnjohes per punen qe ka bere autorja dhe t'i shtrengojne doren qe shkroi kete liber
DR Moikom Zeqo
Tirane .shkurt me 13 /2/2008

Për ZSH: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi