Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëmbehet një femër në Klinë, policia arreston 3 persona

Shko poshtë

Rrëmbehet një femër në Klinë, policia arreston 3 persona Empty Rrëmbehet një femër në Klinë, policia arreston 3 persona

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 27, 2012 1:07 am

Rrëmbehet një femër në Klinë, policia arreston 3 persona


Rrëmbehet një femër në Klinë, policia arreston 3 persona Klina
Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar të enjten se në rrugën Pejë-Cerkovikë , në afërsi të Klinës është rrëmbyer një femër.
Policia ka gjetur një këpucë dhe një zinxhir të dorës i arit në vendin e ngjarjes, të cilat dyshohet se viktimës i kanë rënë derisa kishte bërë rezistencë gjatë rrëmbimit.
Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë në Pejë ka thënë se sipas hetimeve te para dyshohej se në ketë rrëmbim personat e dyshuar kishin përdorur automjetin e tipit “Opel vectra” ngjyrë hiri, kurse policia ka arritur të identifikojë edhe numrin e targave.
“Dyshohej se në këtë rrëmbim ishin të përfshirë tre persona të dyshuar të cilët më forcë e kanë futur viktimën në automjet”, ka thënë Ibra për Kosovapress.
Angazhimi i shumë njësiteve të stacionit policor të Klinës ka rezultuar me ndalimin e automjetit të dyshuar në mes të fshatit Ujmir – Doberdol diku rreth orës 14:50 dhe është arrestuar i dyshuari shtetasi L.(F.)Mehmetaj (1992)nga fshati Cerovikë i Klinës.
Ibra më tej ka shtuar se gjatë bastisjes së automjetit është hasur viktima shtetasja e Kosovës, nga një fshat i Komunës së Klinës, e lidhur më një litar dhe kishte lëndime të lehta trupore në duar, të shkaktuara nga litari. Po ashtu, në këtë automjet është gjetur edhe një thikë, dy shalla të cilat i kanë përdorur të dyshimtit për maskim, një maskë e zezë të cilën ia kishin vendosur viktimës në kokë për të mos pasur njohuri ku e dërgojnë.
Më pas hetuesit kanë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, shtetasit K.(S.) Mehmetaj (1994) nga fshati Cerovikë-Klinë dhe shtetasin A.G.(1995) nga Shipoli i Mitrovicës.
Gjatë bastisjes së shtëpive të dyshuarve, është konfiskuar edhe një pushkë e gjuetisë.
Me vendim të Prokurorit Publik ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, tre të dyshuarve. Rasti do të procedohet në Prokurorinë Publike nga njësitet përkatëse të cilat janë duke zhvilluar hetimet
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi