Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatra 100 vjet në shërbim të kombit

Shko poshtë

Vatra 100 vjet në shërbim të kombit Empty Vatra 100 vjet në shërbim të kombit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 29, 2012 2:59 pm


Vatra 100 vjet në shërbim të kombit


Vatra 100 vjet në shërbim të kombit Vatra_shba


Shqiptarët në Nju Jork vazhdojnë festimet me rastin e 100 vjetorit të krijimit të federatees Vatra. Mes tyre ndodhen këto ditë shqiptarë nga të gjitha anët e Amerikës por edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,Mal i Zi e Lugina e Preshevës. Në konferencën shkencore dje, që zgjati thuajse gjithë ditë, morrën pjesë ose përshëndetën edhe kryeministri i Shqipërise, Sali Berisha, nën kryeministrja e Maqedonisë, Teuta Arifi, ministri i Kosovës për diasporën Ibrahim Makolli, përfaqësues të arbëreshëve të Italisë dhe udhëheqës nga të katër besimet fetare. I pranishëm ndodhej gjithashtu ambasadori amerikan në Shqipëri,
Aleksander Arvizu. Kolegu ynë Astrit Lulushi e ndoqi nga afër këtë zhvillim.
Në një nga hotelet e njohura në Manhattan, The Helmsley Park Lane, dje më 28 prill u zhvillua Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”. Në konferencë paraqitën kumtesa studiues të njohur të botës akademike shqiptare, të cilët me analizat e tyre ritheksuan rolin e kësaj federate që nga arritja e saj thelbësore, themelimi i shtetit shqiptar, deri në këtë 100 vjetor.
Konferencën e deklaroi të hapur kryetari i Vatrës, doktor Gjon Buçaj. Pas interpretimit të hymneve kombëtare amerikane e shqiptare, nga artistët e njohur Merita Halili dhe Raif Hyseni, klerikë të larte shqiptarë nga të katër besimet fetare përshëndetën e u lutën për shqiptarët dhe Vatrën në këtë 100 vjetor.
I pranishem në konferencë, kryeministri Sali Berisha tha se në këtë ditë nderohen të gjithë sepse e tillë gjithëpërfshirëse është Vatra. Zoti Berisha falenderoi shqiptarët e Amerikës për emrin e mirë që i japin vendit të tyre dhe theksoi se Shqipëria krenohet me 'ta.
Historia e Vatrës, është edhe histori e marrëdhënieve shqiptare amerikane tha zoti Frank Shkreli duke u paraqitur pjesëmarrësve, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan e cilesoi këtë përvjetor si një rast për të reflektuar e gjithashtu për të rikthesuar se përpjekjet dhe marshimi i shqiptarëve drejt një jete çdo ditë më të mirë vazhdon e kurrë nuk do të ndalet.
Prof. Dr. Nicholas Pano preku vecanërisht atë aspekt të Vatrës që lidhet me përvojën e tij jetësore si shqiptaro amerikan me prindër veprimtarë që në fillimet e Vatrës. Dr. Elez Biberaj foli mbi rolin e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me ekzistencën dhe nëpërmjet të cilit, tha ai, qeveria amerikane tregon drejtpërdrejt kujdesin e saj për aspiratat e kombit shqiptar për demokraci e begati, ashtu siç ka treguar interes e angazhim kur ka qenë nevoja edhe për lirinë e këtij kombi.
Shkrimtari Naum Prifti foli mbi rolin e Nolin në kuadër të Vatrës por edhe si përkthyes i kryeveprave botërore dhe sesi ai uya përshtati ato nevojave dhe kulturës shqiptare. Ndërsa, autori i librit Faik Konica - Jeta ne Ushington, Ilir Ikonomi tregoi sesi konkretisht Vatra me përfaqësuesit e saj kontribuoi në njohjen de-jure të shtetit shqiptar nga Shtetet e Bashkuara dhe si ndikoi drejtpërdrejt kjo Vatër në hapjen e ambasadës së parë amerikane në Tiranë, 90 vjet më parë në korrik të vitit 1922.
Punimet e konferencës vazhduan gjatë gjithë ditës ku studiues, historianë, intelektualë trajtuan secili aspekte të vecanta të veprimtarisë 100 vjecare të Vatrës. Për shembull, studiuesi Idriz Lamaj e përqëndroi kumtesën në trajtimin që Vatra u bëri pretendimeve territoriale greke në vitet 1920, kur Vatra i paraqiti memorandumin e saj Lidhjes se Kombeve. Ishte ky memorandum që çoi në vendimin ndërkombëtar për t'a detyruar Greqinë të tërhiqte trupat e saj nga Korca, Gjirokastra e gjithë Shqipëria jugore, tha zoti Lamaj.
Trajtesat shkencore që u paraqitën në Konference, Vatra ka në plan t'i botojë në formë libri në nje vëllim të posaçëm me titull: Vatra 100 vjet në shërbim të kombit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi