Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POLICIA SERBE SOT KA ARRESTUAR 6 SHQIPTARË NË BUJANOC

Shko poshtë

POLICIA SERBE SOT KA ARRESTUAR 6 SHQIPTARË NË BUJANOC Empty POLICIA SERBE SOT KA ARRESTUAR 6 SHQIPTARË NË BUJANOC

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 04, 2012 1:51 pm

POLICIA SERBE SOT KA ARRESTUAR 6 SHQIPTARË NË BUJANOC





POLICIA SERBE SOT KA ARRESTUAR 6 SHQIPTARË NË BUJANOC PolicicSerbe6-300x209
Gjashtë shqiptarët e arrestuar, janë kryesisht të rinjë nga fshatrat e Tërnocit të Madh dhe Breznicës, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Bujanoc, 4 maj

Sot në orët e hershme të mëngjesit, policia serbe ka ekzekutuar një aksion të ri në emër të “luftës kundër krimeve të luftës” në Luginën e Preshevës, pikërisht në Bujanocit ku ka arrestuar deri tash gjashtë persona, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” Të arrestuarit akuzohen si zakonisht “për krime lufte kundër popullsisë serbe..”
Lidhur me arrestimet në fjalë kryetari i Bujanocit z.Shaip Kamberi i ka deklaruar sot agjencisë “Presheva Jonë” se këto aksione janë në vazhdën e aksioneve tjera me qëllim të futjes së frikës dhe panikut ndër popullatën shqiptare” Por, sipas z.kamberi arrestimet e sotme kanë të bëjnë dhe me fushatën parazgjedhore dhe situatën e tensionuar në Kosovë, me zgjedhjet serbe, ku policia kosovare ka paralajmëruar se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Gjashtë të arrestuarit, kryesisht të rinj nga fshatrat e Tërnocit të Madh dhe Breznicë. Sipas mediave serbe, gjatë aksionit të arrestimeve “policia serbe është sulmuar..”. Aksionet dhe hetimet ende po vazhdojnë, Në mesditë pritet një konferencë shtypi nga ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Dacic.

Më herët, policia serbe rrëmbeu dy policë të Kosovës brenda territorit të republikës së Kosovës nën justifikimin se janë gjetur të armatosur në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit të firmosur në Kumanovë më 2000 mes Serbisë dhe NATO-s. Policët u liruan pak ditë më pas, por pajisjet e tyre u konfiskuan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi