Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ndalen shpërthimet në “Viva”

Shko poshtë

Nuk ndalen shpërthimet në “Viva” Empty Nuk ndalen shpërthimet në “Viva”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 12:12 am

Nuk ndalen shpërthimet në “Viva”


Nuk ndalen shpërthimet në “Viva” Market_viva-490x320
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi (Foto: B. Frangu)



Për më pak se pesë muaj, katër shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në ndërmarrjen tregtare “Viva” në Ferizaj

Nga Bardh Frangu më 15.04.2009 në ora 14:42

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në minimarketin “Viva”, i cili gjendet në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Detonimi ka thyer shumë xhama në lokalet përreth dhe ka tronditur banorët që jetojnë në këtë pjesë të qendrës së qytetit.

Ky është sulmi i katërt me radhë brenda më pak se pesë muajve ndaj lokaleve të ndërmarrjes private “Viva”, në Ferizaj.

“Sot rreth orës 4:15, policia është informuar nëpërmjet telefonit nga një qytetar se ka ndodhur një shpërthim në marketin ‘Viva’. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka siguruar vendin. Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa pasoja në njerëz”, tha për “Express”, zëdhënësi rajonal i policisë, rreshter Behxhet Krasniqi, i cili kishte dalë në vend të ngjarjes.

Ai ka saktësuar se në një diametër prej 100 metrash dëme të mëdha kanë pësuar edhe lokalet përreth. Deri më tani nuk ka të arrestuar apo të dyshuar lidhur me këtë rast.

Në rrugën “Ahmet Kaçiku”, të cilën nga rruga “Dëshmorët e Kombit” e ndanë hekurudha, pronarët e lokaleve vazhdonin të pastronin hapësirat nga xhamat e thyer dhe të vendosnin xhama të ri. Pronari i dyqanit që merret me rregullimin e asutotapicerive, “Babuqi”, vlerësonte se dëme i ishin shkaktuar në vlerë prej 400 eurove, ndërsa ishte detyruar që gjithë xhamat e thyer t’i ndërronte.

Shefqet Selimi, i cili me familje banon mbi dyqanin e tij në këtë rrugë, ende ndjehej i tmerruar nga shpërthimi i mëngjesit të së mërkurës. “Edhe fëmijëve të vegjël u doli gjumi dhe nisën të qajnë. Nuk e kishim idenë çka po ndodhte. Më vonë kam parë që rruga ishte mbushur me xhama të thyer”, shprehej i habitur Selimi.

Nexhat Xhokli, zyrtar në “Viva Fresh”, tregon se minimarketi ishte i siguruar nga kompania për sigurime “Besa”, porse punëtorët e saj nuk e kishin vërejtur vendosjen e eksplozivit.

“Nuk ka pasur ndonjë paralajmërim për këtë. Është e vërtetë që ky është shpërthimi i katërt, që për fat të mirë të gjithë kanë kaluar pa pasoja në njerëz. Këto sulme nuk e kanë penguar ndërmarrjen ‘Viva’ që të rritet edhe më. Tash kemi rreth 500 të punësuar. Ky mund të jetë mëkati ynë”, shprehej Xhokli, i cili thoshte se dëmet në market ishin të konsiderueshme, por që në mesditë puna kishte filluar normalisht.

Me keqardhje, ai thekson faktin se asnjë nga zyrtarët komunalë nuk ka dalë në vend të ngjarjes për të parë pasojat e shpërthimit.

Zëdhënësi i policisë, Krasniqi, nuk ka mundur të thotë se për çfarë lloji të eksplozivit bëhet fjalë, sikundër që nuk ka mundur të thotë gjë as për dy personat e arrestuar me rastin e goditjes me murtajë dore të objektit të “Vivës”, vjet më 12 dhjetor. “Kjo është çështje e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë”.

Por burime të informuara mirë thonë se dy të dyshuarit janë liruar në mungesë provash. Përkundër këtyre sulmeve, dy objektet e ndërmarrjes “Viva”, në Ferizaj, kanë vazhduar të punojnë normalisht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi