Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit Empty Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 10, 2012 5:59 pm

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit 530400_408716539162195_100000715571256_1200127_2144451693_n

Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit

DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit 41495_1458014986_7727_n

Muharrem Sfarqa

Qyteti i Stolbergut afër Ahenit është strehë e hershme e shqiptarëve, e atyre që si " gastarbeiter " kishin mësyrë Gjermaninë, nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, nga fundi i viteve të 60-ta, për tu intensifikuar pastaj në ato të 90-tat, me shqiptarë të rinjë që ishin shpërndarë anë e mbanë Evropes, nga ndjekja e persekutimet serbe. Janë ende të freskëta në kujtimet shqiptare, ato vite kur individë e familje të tëra kishin mësyrë përëndimin. Pikërisht në maj të vitit 1992, edhe familja Gashi nga Obiliqi kishte marrë këtë rrugë.

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit Scaled.php?server=35&filename=mebabushin

Abedin Gashi, një aktivistë i pakursyer i çështjes kombëtare, me shoqen e tij Fegjrijen dhe me katër fëmijët e tyre, ditën kur e lanë vendlindjen as që u kishte shkuar mendja se Stolbergu i Gjermanisë do të bëhet shtëpia e tyre e dytë.

Atëkohë, djali i madh i kësaj familje Muharrem A. Gashi kishte vetëm 15 vjet. Ai , edhe pas njëzet vitesh, kujton me dhembje atë ditë. Më shfaqet thuaja e njejta dhimbje, ndarja nga shkolla, nga shokët, miqët dhe të afërmit.

Integrimi në rrethin e ri, në shkollë të huaj e në gjuhë të huaj ishte tepër i vështirë. Në vitet e para, ai thotë se mendoja se vetëm një apo dy vite, e do të kthehemi në atdhe. Më vonë, disi përjetoja një pjekje të hershme, nga takimet me shumë shqiptarë nëpër klubet tona të ndryshme, ku gjithmonë babai im i ndjerë më merrte me vete. Aty organizoheshin tubime e takime të përditshme dhe vazhdimisht flitej vetëm për shqiptarët dhe për Kosovën. Lajmet që i përcillnim, sidomos në TVSH-në , përmes valësh satelitore, që ishin bërë ushqimi ynë shpirtëror, më këndellnin dhe po më krijonin dhe forconin bindjen se, Kosova megjithatë është një problem i rëndë, për të cilin përkushtimi shqiptar qenka tepër i arsyeshëm dhe i domosdoshëm. Edhe vëllau im Naimi, shpesh ishte me ne nëpër klubet shqiptare si; " Arbëria " në Stolberg, " Besa " në Ahen, " Bashkimi Kombëtar " në Julish, " Kacaniku-90 ", në Këln, " Emin Duraku " në Dyseldorf etj, të cilat ishin bërë vendtakime të atdhetarëve; politikanëve, shkrimtarëve, këngëtarëve, publicistëve, gazetarëve e, veprimtarëve të shumtë. Që atëherë, falë babait tim unë përjetova përkdheljet prindore të atyre që po kontribuonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe sot kur i kujtoj ledhatimet ose vendosjen e dorës së tyre mbi supet e mia, përjetoj një rrënqethje nostalgjike , madje shpesh fëmijërore si; të presidentit Rugova apo bashkpuntorëve të tij, Anton Kolajt, Fehmi Aganit, Muhamet Bicajt, Isa Mustafes, Mark Krasniqit etj. Po nuk mungonin as shkrimtarët ;si Ismail Kadare, Azem Shkreli, Daut Demaku, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi... Natyrisht që përshkohem edhe nga një krenari, e cila përzihet me mallë e dhimbje, sidomos kur kujtoj ata që nuk janë më në mesin tonë.

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit Scaled.php?server=190&filename=akadidrizajetin

Edhe bashkëpuntorët dhe bashkëveprimtarët e babait tim, disi me donin si të isha fëmija i tyre. Bie fjala, Bahtir Avdiu, Hamit Halili, Veli Selimi, Mustafë Haziri, Muharrem Ramabaja, Faruk Tasholli, Muharrem Zajmi, Agim Gashi, Hasim Ademi, Agim Kameraj, Sofije Dumnica, Hazir Krasniqi ...tek të cilët gjeja ngapak Kosovë, dhe domosdo ndikuan që unë, në formimin tim, dashurinë ndaj atdheut ta kultivoj si vyrtyt e veçori identifikuese. Me nje numër miqësh të babait tim, i cili ishte veprimtar i orëve të para dhe kontribues deri në vdekje i Degës së LDK- së në Gjermani, vazhdojmë aktivitetet tona kombëtare si me Behgjet Krasniqin, Qazim Bajgoraliun, Smajl Çekajn, Sahit Hazirin, Muharrem Xhafollin, Qazim Thaqin, Jakup Gergurin, Myftar Dragidellen, Binak Gashin, Muharrem Sfarqen etj., me të cilët vazhdojmë të jemi në shërbim të mërgatës shqiptare.

Dashuria ndaj atdheut dhe ndaj bashkëkombasve të mi, më ka ndihmuar në marrjen e shumë vendimeve të jetës; si në zgjedhjen e fatit të jetës, në kultivimin e gjuhës shqipe në familje dhe me fëmijët e mi ashtu edhe në përcaktimin e vendit tim në shoqëri.

Shoqja ime Dija, vazhdon veprimtari Gashi, është ajo që më mbështet dhe përkrah vazhdimisht, si në punë ashtu edhe në aktivitete.

Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit Scaled.php?server=135&filename=neakademi

Koha ikën shpejt thot Muharrem A.Gashi. Por, ka dicka që nuk më heqet asnjëherë nga mendja e ajo është dëshira e imja dhe e familjes për t’u kthyer në Kosovë. Dëshirë që rëndon si pesha e kryqit. Këtë vit, në ditën e parë të shkollës, kur djali im Auloni, po bëhej nxënës i klasës së parë të shkollës gjermane, pata një emocion dhimbjeje sepse kur erdhi në jetë, mendoja se klasën e parë do ta fillojë në Kosovë.

Megjithatë, planet nganjëherë mbesin vetëm dëshira të bukura por të parealizuara ose, presin ditë më të mira, shton Muharremi. Atë ditë mendova edhe për ata moshatarë të djalit tim që ndoshta nuk kanë libra, fletore e lapsa. Prandaj barti me vete dëshirën time të cilën përpiqem ta realizoj, për formimin e një shoqate humanitare, e cila do t’u gjendej afër njerëzve në nevojë; fëmijëve, pleqëve, të sëmurëve, jetimëve, skamnorëve, familjeve që humbën më të dashurit e tyre në luftën e fundit në Kosovë.

Formimi i Shoqatës Kulturore Shqiptaro - Gjermane e pagëzuar me emrin " Amza shqiptare ", e inicuar për të gjallë të Abedin Gashit, shpreson ta bëjë së shpejti realitet. Nuk do të thotë, ta udhëheqi unë. Do gjenden njerëz që kanë shpirt human, kanë përkushtim dhe nuk denjojnë për t’u angazhuar në themelimin dhe mbajtjen e saj, thot z. Gashi.

Por, preokupimi i tij i përditshëm, mbetet kthimi në Kosovë.

Një ditë do të bëhet realitet, thot me plot bindje. Për këtë qëllim ne patëm ndërtuar një shtëpi të bukur dhe moderne, por ajo vazhdon të mbetet e mbyllur, sado që shkojmë shumë shpesh në Obiliq. Aty ku më lidhin kujtimet e fëmijërisë, ku kam të afërmit e mi dhe miqët e babait tim; Sali Zogianin, Hajzer Krasniqin, Ferat Rexhepin... dhe kolegët e punës së babait tim, me të cilët ai punoi në KEK, e me disa prej të cilëve vepruan e punuan bashkë në degën e LDK-së së Obiliqit si Ismet Hashani, Hajriz Bekteshi, Mehmet Krasniqi, Enver Gashi, Qerim Braha, Nexhmedin Kelmendi, Adem Preniqi ...

Veprimtari Muharrem Gashi si një kuadër i dalluar i LDK-së në Gjermani, është sekretar i nëndegës së LDK-së së NRW-së dhe në ballë të çdo aktiviteti atdhetar e partiak. Pa ndihmën e tij, një numër i madh i veprimtarive politike e kulturore, përkushtuese e nderuese, vështirë se do të realizoheshin . Ai është edhe një afarist shumë i suksesshëm në Gjermani. Ngritja e tij e lartë profesionale në fushën e ndërtimit dhe sukseset e ndërmarrjes së tij " AMN Gashi - bau ", ate e kanë bërë një adresë identifikuese shqiptare, ku bashkëkombasit tanë, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë apo blejnë shtëpi e banesa, paraprakisht e kosultojnë për ndihmë dhe sygjerime profesionale, të cilat ai ua ofron krejtësisht falas, apo meremetimet e renovimet e nevojshme , kundrejt një çmimi shumë të leverdishëm.

Ai madje nuk heziton që të rinjtë tanë t´ i ndihmojë që të futen në botën e biznesit, ku shqiptarët nuk duken aspak inferiorë por shumë konkurentë në tregun e ashpër për kualitet, në shtetin gjerman.

Muharrem A. Gashi është i vetëdijshëm se thënja e popullit " të jesh djalë i babait të mirë, nuk është aspak e lehtë ". E kishte dëgjuar atë ditë kur i kishte shkuar në amshim babai i tij Abedini. Tash, kjo thënie e përcjell në çdo hap, si udhrrëfyes i jetës në përpjekjet e tij për ta arsyetuar epitetit që tash ka filluar të dëgjohet pa hezitim " djalë i i mirë, i një babai të mirë",

Shembull që duhet kultivuar, jo vetëm në mërgim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi