Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave Empty Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 1:30 am

Çoroditja e mediave

Enver Bytyçi
Karla del Ponte si fantazmë serbe


Akuzat dhe shpifjet e Karla Del PonteS kundër UÇK-së dhe luftës së drejtë të saj, kanë ngjallur këto ditë do reagime të flashkëta. Ajo që po mbetet në tymnajën e provokimeve antishqiptare mbetet në hije. Shkakun e kësaj çoroditjeje që po shkakton media europiane, rrjeti botëror i BBC dhe aksioni mediatik ballkanik duhet kërkuar në Beograd, por edhe në agjenturat e huaja brenda Kosovës dhe Shqipërisë.
Karla del Ponte i ka dhënë medias dhe qarqeve antishqiptare europiane brumin e gatshëm të një skeme, e cila po përdoret në një kohë flori për qeverinë serbe për të akuzuar e provokuar shqiptarët dhe për të dhënë një ekuivalencë relative me krimet makabre serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Është e qartë se ringritja në sistem europian dhe ballkanik i këtij diskutimi i shërben dosjes serbe të përgatitur për në GJND, ku kërkohet anulimi i pavarësisë së Kosovës. Askush nuk mund të anashkalojë faktin se kjo alibi kinse e "krimeve të shqiptarëve kundër serbëve" dhe "e transplantimit të organeve të serbëve të vrarë" nga ana e strukturave të UÇK-së ka dalë në dritë dhe është hedhur në tregun e medias e të opinionit publik për ta nxjerrë Serbinë nga përgjegjësia e krimeve të saj në Kosovë. Vetë ish-kryeprokurorja e Hagës, e cila kishte mundur ta fshehë deri në fund antishqiptarizmin e saj, mbetet edhe më tej autore kryesore e alibisë së qëllimshme e të paguar mirë kesh në ndihmë të Serbisë fashiste. Ndërsa gazetarët, si ai i BBC në Budapest, të cilët ndezin ndonjë qiri, për ta shitur si "dhimbje" të familjarëve serbë për "njerëzit e masakruar" prej shqiptarëve, janë ndihmësit e Del Pontes, të UNMIK-ut serb në Kosovë.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, është deklaruar se "në Serbi Kosova prezantohet vetëm si shkas për fillimin e ndërhyrjes ushtarake, por nuk shpjegohen shkaqet pse erdhi deri tek ndërhyrja. Për ndërhyrjen flitet sikur ajo të ishte e befasishme dhe pa asnjë shkak. Fjala është për një manipulim të pastër dhe mendoj se Karla del Ponte ka bërë një gabim të madh". Ngjashëm është deklaruar dhe zëdhënësja e Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës, çka tregon se ka njerëz, të cilët kanë hetuar trillimet e qëllimshme serbe për t'i vënë në një peshore të barabartë agresorët dhe barbarët serbë si dhe viktimat e tyre, shqiptarët. Zonja Biserko ka dhënë gjithashtu dhe një dëshmi tjetër, sipas së cilës qëllimi i përhapjes së këtyre akuzave është nxitja e shqiptarëve në veprime të dhunshme.
Që e gjithë historia e shpifur dhe e shpikur e vrasjes masive të serbëve në kampet ose burgjet e UÇK-së si dhe ajo e transplantimit të organeve të tyre në një shtëpi, e cila as dyer e dritare nuk ka, duket se është montuar në bashkëpunim me UMNIK-un. Shefi i EULEK-sit në Kosovë, Kermabo, në të gjitha deklarimet e tij i referohet një dosjeje të UNMIK-ut, e cila u gjendka "si rastësisht" në duart e EULEX-it. Që kjo dosje ka ardhur në zyrat e UNMIK-ut e gatshme nga Beogradi, ndoshta nga kryeprokurori serb, kjo nuk le më asnjë gjurmë dyshimi. Dhe që prej këtej del përfundimi se UNMIK-u ishte në Kosovë si instrument i Beogradit dhe Moskës, edhe ky moment është krejt i qartë. Se si do ta sqarojë e përhapë të vërtetën EULEX-i, këtë le ta shohim në të ardhmen. A do të lihet kjo çështje të ripërdoret kur të afrohet dhënia e vendimit të GJND për të drejtën e Kosovës që të jetë e pavarur, edhe kjo do të lihet të shihet.
Por që njerëzit e UNMIK-ut ta përdornin këtë dosje në prag të fillimit të gjykimit të çështjes në GJND, kjo mbetet të vlerësohet si një shërbim plus i administratës ndërkombëtare ndaj barbarëve serbë të fundshekullit të XX. P.sh në një raport të BIRN-it kjo akuzë është risjellë në publik përmes Jose Pablo Baraybar, një ish-shef në administratën e UNMIK-ut, i cili kishte abuzuar skajshmërisht me eshtrat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë, në kundërshtim me vullnetin e familjarëve. Përmes kësaj dosjeje ngacmohen e shpërblehen me çmime të majme të gjitha fantazitë e përfytyrimet që dalin nga filmat horror dhe që objekt kanë "kriminalitetin e skajshëm të shqiptarëve, pashpirtshmërinë e tyre ekstreme".
Shefi i EULEK-sit në Kosovë, Kermabo, në të gjitha deklarimet e tij i referohet një dosjeje të UNMIK-ut, e cila u gjendka "si rastësisht" në duart e EULEX-it. Që kjo dosje ka ardhur në zyrat e UNMIK-ut e gatshme nga Beogradi, ndoshta nga kryeprokurori serb, kjo nuk le më asnjë gjurmë dyshimi. Dhe që prej këtej del përfundimi se UNMIK-u ishte në Kosovë si instrument i Beogradit dhe Moskës, edhe ky moment është krejt i qartë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi