Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi

Shko poshtë

Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi Empty Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 15, 2012 6:33 pm

Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi


Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi Hoxha-006440

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur në selinë e tij, imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, prof.dr. Shefqet Krasniqi.
Daci pasi i ka dëshiruar mirëseardhje hoxhës, e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij në kryesinë e Ligës së dijetarëve botëror musliman. Më pas kryetari Daci e ka njoftuar imam Krasniqin me punën që është duke bërë LDD-ja dhe me qëndrimet e tij dhe të partisë rreth gjendjes në Republikën e Kosovës dhe në trevat shqiptare në Ballkan. Ndërsa dr. Shefqet Krasniqi, nga ana e tij, pasi ka shprehur respektin e tij për akademik Dacin, ka njoftuar për punën e tij që është duke bërë, ka shprehur pikëpamjet e tij për gjendjen në Kosovë dhe në rajon dhe e ka njoftuar kryetarin Daci me kërkesat dhe nevojat e besimtarëve musliman e që në Kosovë përbëjnë 96% të popullatës. Daci u dha përkrahje kërkesave të arsyeshme të hoxhë Krasniqit dhe shprehu qëndrimin e tij që në Kosovë dhe gjetiu ku jetojnë shqiptarët të respektohet tradita e atdhedashurisë, kombëtarja dhe besimi islam autokton i cili duhet të zhvillohet mbi traditën e gjatë në Ballkan dhe mbi bazat shkencore të muslimanizmit në trojet tona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi