Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryesia nëndegës së LDK-së së NRW-së-Ftesë për z. Agim Gashi

Shko poshtë

Kryesia nëndegës së LDK-së së NRW-së-Ftesë për z. Agim Gashi Empty Kryesia nëndegës së LDK-së së NRW-së-Ftesë për z. Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 19, 2012 5:30 pm

Kryesia nëndegës së LDK-së së NRW-së-Ftesë për z. Agim Gashi

Kryesia nëndegës së LDK-së së NRW-së-Ftesë për z. Agim Gashi LDK-Logo2
Në emër të kryesisë së nëndegës së LDK-së së NRW-së, ju ftojë të merrni pjesë në manifestimin tradicional ( të katërtin me radhë ), të shënimit të " 24 Majit - Ditës së Presidentit", i cili mbahet në qytetin e Henefit, afër Bonit.
Manifestimi, si gjer më tani, mbahet në organizimin e nëndegës së LDK-së së NRW-së, përmesë aktivit të Aachenit me rrethinë e, nën patronatin e Degës së LDK-së së Gjermanisë.
Në kuadër të këtij manifestimi, Cmimi simbolik " Ora e Presidentit " ( siq është bërë e ditur më parë ), do ti dhurohet Akademik Mark Krasniqit, bashkëpunëtorë besnik i prijësit historik të Kosovës, Presidentit Rugova dhe mbështetës i vendosur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, që ishte emblema e LDK-së.
Këtë vit, ky manifestim përshkohet edhe me promovimin e vëllimit " Kosova ", të historianit, publicistit e veprimtarit Jusuf Buxhovi, i cili ishte edhe një nga themeluesit e LDK-se. Autori Buxhovi, i cili do të jete i pranishëm, ka ofruar gatishmërinë e tij për bashkëbisedim me auditorin, ku nuk do të mungojnë edhe librat e tij me autografet e dëshiruara eventuale.
Ende mbesim me shpresë, se këtij evenimenti do ti bashkohet edhe studjuesi, kritiku e recenzenti i këtij vëllimi, Ramadan Musliu, por gjerë më tani nuk kemi konfirmimin e tij, per qeshtje teknike.
Prania e juaj në këtë manifestim shënues e nderues, nderon manifestimin dhe organizatoret.

Manifestimi mbahet me 27, maj 2012, në Euro Park Hotel, Reuther str 1, në Hennef (sieg) 53773 dhe fillon në ora 13.30


Ju mirëpresim.

Köln 19 maj 2012
Kryesia nëndegës së LDK-së së
NRW-së,
Muharrem Sfarqa, kryetarë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi