Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak

Shko poshtë

TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak Empty TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 9:18 pm

TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak 527724_436379209713374_267000826651214_1639680_1651013127_n

TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak

TIRANE - Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak, ku tashme kane mberritur disa prej te plagosurve nga tragjedia e rende qe ndodhi pasditen e se henes ne Qafen e Vishes.

Topi shprehu ngushellimet per familjaret e viktimave, nderkohe qe u uroi sherim te shpejte te lenduarve. "I gjithe shteti eshte ne kembe, te gjithe strukturat po perpiqen ne maksimum per t'u ardhur ne ndihme
te plagosurve", tha Topi.

Me vone ne Spital ishte edhe kryetari socialist Edi Rama, i cili dhuroi gjak ne ndihme te te plagosurve dhe beri thirrje qe te gjithe te shkojne te bejne te njejten gje, pasi ndihma e tyre sot eshte jetike. Me heret permes nje komunikate per shtyp, Rama shprehu hidhërimin e tij për jetët e humbura.

Gjithashtu, përmes mesazhit, Rama ka njoftuar se ka vënë në lëvizje bashkitë socialiste në jug të vendit për të ndihmuar në lehtësimin e situatës.

“Një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti e përpjekjesh për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të shpëtuar jetën e atyre që mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit dhe Vlorës të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar”, thuhet në mesazhin e zotit Rama.


Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet

Ndërkohë, nga Samiti i NATO-s në Chicago kryeministri Berisha shprehu ngushëllimin e tij për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe apeloi për të bërë të pamundurën që të shpëtohet jeta e të plagosurve.

“Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në të thuhet gjithashtu se, kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.


INFOPLUS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi