Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma Shqiptare

3 posters

Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Dasma Shqiptare

Mesazh nga Admin Mon Dec 15, 2008 4:51 am

Dasma Tipike Tropojare
Nder ceremonit me karakteristike te kesaj krahine pa dyshim eshte ajo e dsmes dhe si behet ajo. Dasma ne keto ane ka elemente dhe zakone . Karakteristike eshte se ne keto ane dsma behet me tupan e zurla.
Si caktohet dasma ne keto ane?
Zakonisht dasma caktohet disa muaj me pare qe ndryshe ne keto ane eshte e njohur si “Keputja e Penit” ose “Daja e Vades”. Caktimi i dasmes behet nga te dy palet. Pala e djalit shkon te ajo e nuses. Ne keto raste renkon. Shkon i zoti i shtepise i shoqeruar nga vellai, djali etj. Kur keta shkojne vajzat e Opojes zakonisht e kendojne kete keng apo ngjajshem keshtu:
Oj Kumrije lidhe qenin se po vina me ta pre penin.
Ore Hasan ore kopuk a po ja bojsh vajzes ni sofer buke,
Menjeher pas keputjes se penit fillon pregaditja e dasmes e rendesi te posaqshme i kushtohet nga ana e djalit. Nusja ma nuk del mbyllet dhe pregadit qejzin. Kur nusja pregadit qejzin vajzat e kendojne keshtu:
Fryni era madhe dhe na i shkuni theknat
Ori Kumrije hanum po ti presin petkat.
Fryni era madhe e na i shkuni grunet,
Oj Kumrije hanum ki mi hanger krunet...
Kur afrohet dasma atehere ngazhohet i tere farefisi i gjere i cili merr pjes ne pregaditjen e dasmes dhe gjerave ushqimore. Edhe keto gjera zakonisht behen duke bere shaka dhe duke kenduar. Vajzat ne kete rast japin lajmin e dasmes me keto kenge karakteristike:
Qile Hasan aga deren e madhe,
se po vine shoket me pi kafe,
Zjarrmi kall e dera qel,
Byjrum kafe me sheqer,
Hajdni hajdni mire se vini,
Te Hasan aga darsem kini,
Krejt i kena thirr krejt i kena grysh,
Kurkujna qefin sja kena prish,
Krisi pushka ra te rrasa
Hsan aga per hajr darsma.
Zoti i dasmes e hap deren dy jave para marrjes se nuses. Farefisi dhe miqesia keto dite zakonisht i shfrytezojne per keshilla dhe duke luajtur “filxhana” ose “fshehja e kapuqit”.
Pala fituese ne keto loje e kendon keshtu humbsin:
Ky hasani eshte i jemi her e pordhi her e feni,
Sili e Gege o ce prishi lojen keti Hasanit ja dhefsha gojen,
Kater ose pese dite para dasmes caktohet udheheqesi i dasmes. Dasmat ne keto ane behen me shpenzime shume te medha. # dite para dasmes i zoti dasmes dergon GRISHTARET keshtu quhen djemt e ri qe i ftojne miqt ne dasem. Ata kur therrasin veprojne keshtu: „ Kini selom pi Hasanit te vini ne dasem diten e shtune“
Dy dite para dasmes thirren bijat te cilat sjellin peshqeshe dhe dhurata per darsem. Ato priten keshtu:
Na ra dilli vija vija
Per Hasanin po mledhen bijat,
Na ra dilli te dollapi
Ori halla e modhe a po bahesh gati,
Nje dite para dergimit te rrobave te nuses vajzat zene kulaqin e nuses e dhendrrit e brenda ati kulaqi fusin shkopinj e para ne menyre qe pastaj te pjeket ne hi. Gjate kesaj ngjarje kendohen edhe kenget:
Gu e gu po bon gugaqi
Sonte Hasonit po ja zome kulaqin,
Nje dite para fillimit te dasmes skatesisht diten e premte pala e dhendrrit ja dergon nuses rrobat me arka e valigje te ndryshme te shoqeruar nga disa burra ku patjeter ketu duhet te jete daja. Edhe nusja njesoj kthen keso peshqeshe per dhendrrin dhe familjen. Ne kete rast kur nisen pala e djalit vajzat kendojne:
Na ka ra dilli i Shullanit
Po ja qojna petkat Kumrije honmit,
Oj kumrije fshihu pas dere
Aga baba a mun erdhe,
A mun erdhe a mun dole
Dil e rrokja kalin per dore,
Oj kumrije e holl si moni
A te ra tamon mitoni,
Oj Kumrije e holl si plepi
A te ra taman jeleki,
Vajza qe shkon nuse naten e fundit i mbledh shoqet e saj dhe ju shtron darke. Ketu ato ja vejne kanen prandaj kjo nate quhet si ”Kanagjegji”. Vajzat shoqet ja kujtojne te kaluaren nuses sa e sa here qajne dhe mallkojne fatin e tyre dhe te saj. Kurse vajzat e pales se dhendrrit gjate kesaj nate zakonisht kendojne kenge te tilla:
Oj Kumrije oj qekmexhe
A i mblodhe shoqet per kanagjegje,
Oj Kumrije kur e vune konen
A e harrove baben e nonen,
Oj kumrije shko kalle llomen
Edhe sonte me nonen,
Edhe sonte je te baba
Neser prama je te Hasan aga...
Dasma fillon ne mengjesin e dites se shtune. Kete dite eshte zakon dhe tradite sillet flamuri kombetar ne dasem qe zakonisht e bart nje nga kusherinjet e afert.
Diten e dyte mirret nusja e Dielle pra. Krushqit nisen pasi te hane dreke. Radhitja e tyre behet nga udheheqesi i dasmes qe eshte caktuar me heret. Deri para vitit 1981 ne krye te kolones printe hoxha por tash prin bajraktari me flamur kombetar. Nusja merret me veture tani perpara eshte marre me qerre, kije ose kuaj. Ne veturen e nuses jane personat e caktuar 3 gra pra halla, kunata dhe motra e dhendrrit dhe nje djal i vogel djali i kerrit.
Kur hyne keto gra ne veture vajzat i kendojne keshtu origjinal:
Kush po hyn ne serrem mrena
Halla Xhyle xhi e jemja,
Kush po hin mrena kerrit
Motra Fahri hanmi i shehrit,
udha mare zonjat e Shkupit
shkoni shihni shpin e kopukut...

PS/ do ta vazhdoje me vone kete teme se u lodha Very Happy
Admin
Admin

Numri i postimeve : 20
Registration date : 16/11/2008

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Hapsira Thu Dec 18, 2008 8:51 pm

Mezi po presim santa
Hapsira
Hapsira

Numri i postimeve : 12
Age : 34
Location : Shqiperi
Registration date : 18/12/2008

http://www.loves.gettalk.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:14 pm

Hapsira shkruajti:Mezi po presim santa

Besa mirë e ke. E kur më?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:36 pm

Dasma dibrane: Një kod i përpiktë, nga batutat e deri te gjobat dhe roli i dajove

Pas katër orësh udhëtimi përtej maleve, që nga Kukësi, më në fund mbërritëm në qytetin e Dibrës (Peshkopi), ku pa humbur kohë, duke pyetur e duke kërkuar, takuam disa nga burrat e moshuar të qytetit, të cilët pranuan të na rrëfenin mbi ritualet e kësaj treve. Dasma, lindja e vdekja edhe në këtë krahinë të Shqipërisë, patjetër që ka veçantitë e tyre, rritet dhe zakonet e shumta, që sigurisht nuk pretendojmë t'i zbulojmë sot deri tek e fundit... Ashtu si në ditët e sotme, ku para kurorëzimit vajza dhe djali pyeten nëse do ta duan njëri-tjetrin “në të mirë e në të keqe”, “në hidhërim e gëzime”, për t'u betuar më pas para Zotit, edhe në atë kohë, në Dibër, para imamit apo shehut, çiftit i bëhej e njëjta pyetje; 73-vjeçari dibran, Bajram Çenga tregon për “Shekullin” se “atëherë firmosej edhe në letër, pra me ligj kjo gjë, ashtu siç unë e kam bërë para 50-vjetësh...”. Përsa i përket pajës së nuses, për dibranët ajo nuk ka qenë tepër e rëndë; “Dy ose tri veshje komplet për nusen, ishin të detyrueshme në çdo rast. Por, kërkesat nga ana e shtëpisë së dhëndrit mund të shkonin deri në 7 apo 8 palë veshje, gjë që në atë kohë e rëndonte tepër familjen e nuses. Stolitë e nuses ishin napoleonat e varura në qafë e në veshje, si dhe monedhat e vjetra turke që shpoheshin dhe përdoreshin në vend të vathëve”,- thotë xha Bajrami. Dhuratat e para, shenja të fejesës, ishte shamia ose shalli për vajzën dhe riza për djalin. Më vonë piheshin kafet në të dyja shtëpitë dhe vendosej dita e martesës.

Krushqit marrin nusen

Gjithmonë, për të marrë nusen, krushqit e dhëndrit shkonin në numër tek. Do të ishin 7, 9, 13 ose 15 vetë, jo më tepër. Nga krushqit, tre prej tyre duhet të ishin shumë të përgatitur ose siç thotë populli “të rrahur me vaj e me uthull”. Njëri prej tyre nevojitej të ishte shumë i mençur e me përvojë të madhe, tjetri duhej të ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund të gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndërsa i treti kryesor i krushqve të dhëndrit, duhej të zgjidhej “trim e sypatrembur” në mënyrë që nëse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (që mund të kërkonte para shumë) ai të vepronte duke iu kërcënuar atyre. Të gjithë këta krushq që shkonin për të marrë nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombëtar. Atë e shoqëronin vllezërit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore që kishin, nuk binin derisa nusja futej në kufirin e fshatit të dhëndrit. Atje i prisnin në hyrje të fshatit të gjithë me gëzim, lodra e këngë. Në raste të rralla, ndodhin edhe ngatërresa, sidomos kur takoheshin dy palë krushq. Në këto raste, njëra palë duhej të hapte rrugën dhe tjetra të kalonte, e duke mos lëshuar asnjëri fill, kanë ndodhur edhe vrasje. Madje, këtu në fshatin Shuman, gjendet një episod i habitshëm natyror me 22 gurë përballë njëri-tjetrit (11 në secilën anë) dhe një gur të 23-të të veçuar. Për 11 gurët e anës së majtë, të gdhendur nga natyra, njerëzit thonë se janë krushqit e gurëzuar, ndërsa në anën matanë ndodhet një gur i përkulur, për të cilin thonë se është nusja. E çuditshme është, se dhe në krahun tjetër janë 11 gurë. Tregojnë, se dikur ndodhi që dy karvane me krushq, një në ardhje e një në kthim, u vunë përballë në rrugën e ngushtë. Asnjë nuk i hapi rrugë tjetërit dhe u... vranë, e u gurosën... por këto lloj ngatërresash kanë qenë të rralla në Dibër dhe legjendat e moçme tregohen me të qeshur...

Pazari i dajave për nusen

Sigurisht, që nuk mund të harronim në këtë shkrim, episodin e pazarit të dajos së nuses me dajon e dhëndrit dhe krushqit e tjerë...
Një tjetër dibran i hershëm, madje i njohur dhe respektuar në gjithë zonën, siç ishte Ahmet Eqeremi, zbulon për ne një nga momentet më interesante të dasmës dibrane;
Përballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisë, këmbimet e batutave dhe një alegori e retorikë e mrekullueshme gjallonte në të tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar në ndjeshëm, deri në zhdukje të këtij zakoni.
“Atje kishte një ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherë shoqërohej me një garë për trimëri e pasuri...”,- thotë Eqeremi. “Në muhabet e sipër, fillonte daja i vajzës që kishte të drejtat e veta; Ai do të pyetej për vajzën, por edhe do të kërkonte. Daja i nuses e niste duke kërkuar një sasi të madhe lekësh. Pastaj fillonin shokët e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi të dashtun. Prandaj ule këtë vlerë...”. Më tej, dilte një shok tjetër i dajos së nuses dhe thoshte: “Prapë shumë e ke, ne do çojmë vajzën nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Më në fund, arrinte që daja i dhëndrit jepte shumë pak, ndonjë peshqesh për atë që bënte kafen, ndonjë dhuratë tjetër për nusen dhe një bakshish të vogël për derën. Shumë pak ishin ata që nuk të falnin. Nuk ishte dëshirë e dibranit për të ngacmuar mikun. Shumë rrallë, miqtë dilnin të pakënaqur nga dhomat. Në këto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumë të matura që këmbenin me njëri-tjetrin, duke dashur të ulnin çmimin që daja i dhëndrit duhet t'i paguante dajos së nuses. Shprehjet përdoreshin tepër alegorike dhe nuk ishin asnjëherë direkte: “Shqiponja ishte njëherë lart, por tani o ul në një kep...”,- që do të thotë se kanë qenë kohëra më të mira, por tani daja i dhëndrit është keq ekonomikisht. Më tej, oratoria vazhdonte me shprehje të tjera: “Rrasa atje në një arë, por miqtë e mi nuk më rregullojnë groshët...”. Kur daja kërkonte lekë mund t'ja niste “shtëpia është t'u më ra...”. Ndërkaq hidhej një nga krushqit për ta zbutur dajën: “Vërtetë është shtëpia duke të ra, por na ke ne, të ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Më ndihmoni ju, por jeni larg”, ndërkaq dikush tjetër mund t'ja kthente dajës, “me burrat tanë bëhemi shumë, nja 1000 plita t'i pres unë...”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janë marrë vesh dhe daja i nuses ka kërkuar shumë lekë, aq sa krushqit e dhëndrit kanë mbetur pa nuse dhe janë detyruar të vijnë më pas, e ta marrin me forcë vajzën...

Nusja shikohej nga unaza

Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq, dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen për herë të parë nëpërmjet saj. “Unë vetë e kam parë nusen ditën e dasmës që brenda unazës”, tregon Mendu Lusha. “Më parë ne nuk kishim bërë takime dhe aty unë e pashë gruan me duvak, për herë të parë, nëpërmjet unazës së florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtëpisë dhe në dy krahët i futeshin bukët, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe një gjel mbi kokë. “Me një hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhëndri

Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t'i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të “mos ta zinte magjia”.

Nata e parë e dhëndrit me nusen

Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje që ja kanë kënduar atij vetë gjatë martesës: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh, duke kullotur gomarët...”. Shokët ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhëndër, mos e fal nusen për sonte...”. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. “Na këndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanim petullat”. Me ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilje përjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujë. Të paktën kështu ka qenë kjo traditë, deri vonë në Dibër...

Më tepër se një grua?

Eqeremi, i njohur tepër brenda dhe jashtë sektit mysliman të zonës, tregon se “martesa me shumë gra në fenë myslimane është e ndaluar kategorikisht. Por, ka një përjashtim; Në rast se gruaja e parë vdes, ke të drejtë të martohesh me të dytën, ose nëse gruaja e parë ka lindur 5 fëmijë dhe nuk është në gjendje t'ju shërbejë siç duhet, atëherë burrit i lind e drejta për të marrë një grua të dytë. Gjithmonë, kur merret pëlqimi edhe nga gruaja e parë. Një kusht i vendosur nga feja islame për burrin, është që ai duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë për të dyja gratë. Nëse i ble njërës një rrobë, duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me tjetrën. Nëse i rregullon njërës një dhomë, duhet ta bëjë këtë gjë edhe për nusen tjetër. Pra, duhet t'i trajtojë gratë në mënyrë sa më të barabartë”.

Petrika Grosi Marrë nga Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:42 pm

Tradita shkodrane, një javë dasmë, dhjetra këngë...

Dasma, ky event kaq i hershëm i bashkimit të dy njerëzve për të krijuar familje, është pasuruar gjatë shekujve me lloj-lloj rritesh. Por e kaluara gjithmonë tërheq... Pas sugjerimeve të lexuesve tanë nga treva të ndryshme të Shqipërisë, menduam të nisim një çikël të traditës së hershme dhe ritualeve mbi proceset më të rëndësishme jetësore, siç janë dasma, lindja e vdekja. Ciklin vendosëm ta nisim nga Shkodra, për respekt të lexuesve tanë atje, të cilët kanë qenë të parët që na kanë dhënë një ide të tillë. Për të folur për dasmën shkodrane, sigurisht që më parë duhej parë qyteti e të takoheshin njerëzit e duhur. Për dasmën qytetare shkodrane na foli pinjolli i një prej familjeve disashekullore të këtij qyteti, Skënder Lohja. Gjatë bisedës me Skënderin, të cilin e falënderojmë për mirësjelljen, ne fillojmë të zbulojmë nga pak traditën e harruar të dasmës shkodrane...

***

“Fejesa në kohën tonë ka pas qenë bërë me shkesi, pra prej njohjeve mes fiseve, familjeve e kështu me radhë. Gjithnjë kanë preferuar të zgjidhin një vajzë apo një djalë nga familje të mira, të ndershme...”, tregon Skënderi, duke vijuar se, “sipas shtresave, gjithsecili nga prindërit është munduar të zgjedhë një bashkëshort për fëmijën e tij nga kasta që i përkiste. Kjo ka qenë e përgjithshmja për t'u lidhur një çift në martesë. Janë fenomene shumë të rralla ato martesa që janë bërë me njohje vetë të çiftit, por edhe në ato raste shkuesit kanë qenë ndërhyrës për njohjen. Ka pasur edhe ekspertë që merreshin me fejesat. Këta shkues kishin njohuri për të gjitha familjet e qytetit dhe mundoheshin të kryenin lidhje sa më të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Këta njerëz shkonin herë te njëra familje e herë te tjera, duke biseduar për bashkimin e të rinjve, derisa bihej dakord. Dajat dhe xhaxhallarët, me rekomandimet e tyre, gjithmonë kishin ndikim në dasmat e nipërve”.
Fejesa s'ka pas rite të dukshme. Më tepër këto rite bëheshin mes familjes dhe të njohurve. Fillimisht bëhej “këputja e fjalës”, që nënkupton momentin kur një xhajë apo dajë i dhëndrit shkon te familja e nuses së ardhshme dhe i kërkon dorën vajzës. Ky person ishte me autoritet të padiskutueshëm. Ky person shkonte i vetëm në derën e vajzës dhe aty i jepej fjala nga babai i saj, vëllezërit e xhajat apo dajat. Kjo ishte edhe faza e parë e fejesës. Më tej vinte pirja e kafeve. Më parë kjo bëhej më pak njerëz. Krushqit e dhëndrit, rreth 7-8 veta, shkonin e pinin kafe. Kjo vizitë kthehej në të njëjtin numër krushqish nga ana e familjes së vajzës. Pasi mbaronte edhe pirja e ndërsjellë e kafeve, e gjitha kjo quhej një farë dëshmie dhe aprovimi për fejesën dhe martesën e ardhshme. Ceremonia ishte e thjeshtë, me disa llokume, pirje kafesh dhe disa dhurata të thjeshta reciproke. Më vonë dërgoheshin edhe shenjat, një rreth, unazë floriri. Rrethi çohej nga të rinjtë në të dyja familjet, por pa u parë njëri me tjetrin çifti i ardhshëm. Edhe këtu kemi dhurata të thjeshta që u jepeshin atyre që çonin shenjën. Kjo fejesë është shoqëruar edhe me praninë e një kleriku katolik ose një hoxhe, në varësi të fesë, i cili bënte lutje dhe bekimin për të vajtur bashkimi i të rinjve në rrugë të mbarë. Burri shpesh nuk e kishte parë ndonjëherë para dasmës nusen e tij. Në vitet '20-'30 ka pasur edhe ndonjë përjashtim, kur burri e nusja njiheshin që para se të martoheshin.

Paja e nuses

Pas fejesës nis faza e bashkimit të çiftit në martesë. Këtu ka pasur zakone të tjera që janë zbatuar në varësi të sferës që njerëzit i takonin. Këto adete ndryshonin mes të varfërve e të pasurve apo mes fshatit e qytetit. Po kështu, të ndryshme nga këta dy të parët i kanë pasur zakonet familjet e mesme. Ata që ishin të pasur janë marrë me përgatitjen e “dhëntisë” së dhëndrit dhe me përgatitjen e pajës së nuses. Skënderi tregon se “me një gjergjef të vogël dorë, vajzat që nga koha e fejesës, por edhe vite para saj, janë marrë me përgatitjen e pajës së tyre, duke qëndisur sa më shumë. Atëherë çdo gjë qëndisej nga dora e nuses. Me vite të tëra vajzat punonin për pajat, madje ka pasur edhe raste plot që janë kthyer edhe në këngë popullore kur këto nuse janë qëruar nga puna e gjatë dhe lodhshme me pajat e tyre. Përgatisnin dhomën e gjumit, qëndisnin të gjitha rrobat e veta, të brendshme e të jashtme etj”. Babai i vajzës interesohej gjithashtu që t'i blinte bijës gjëra të kushtueshme. “Këtu në Shkodër ka qenë karakteristike për familjet e mëdha blerja e gjërave shumë të kushtueshme nga babai për nusen e re, - thotë Skënderi, -rrobës kombëtare i shtohej një lloj veshjeje që vihej në kokë që quhej hilalëk. Ajo ishte shumë e kushtueshme dhe kishte 100 napoleona ari të varura rrotull. Pastaj, përmbi rrobat kombëtare, sipas pasurisë së njerëzve, janë varur ato që quhen dupe, vargje me monedha ari, të cilat shkonin deri në 3 breza. Këto quheshin dupe, pasi ishin zakonisht monedha ari, dukate të Venedikut”. Interesimi kalonte më pas te këpucët e nuses që të ishin të stolisura e të qëndisura. Në pazar të Shkodrës, mjeshtra e rrobaqepës kishin punishtet e tyre dhe merreshin me porosi enkas për këto raste.

Gratë “spiune” brenda dy fiseve

Gjatë kësaj kohe, pra të përgatitjes së fejesës dhe pajës përfundimtare, ka pasur kontakte dhe këto kontakte bëheshin zakonisht me njerëz, sidomos gra që i kanë njohur të dyja palët, të cilat janë përdorur me shku e me ardh për të parë se çka po bën dhëndri, e çka po bën nusja në anën tjetër deri sa të mbaronin krejt përgatitjet.
“Dhëntia”, përfshinte pjesën tjetër të pajës, pasi pas rrobave kombëtare, kanë qenë ato të stilit modern evropian. Ka pasur, veç rrobave të dasmës dhe fustane të përditshme apo këpucë e breza, byzylykë, sahate ari, aromatizues. Pinjolli i familjes 4-shekullore shkodrane, Lohja, tregon në lidhje me këtë se “babai i nuses rëndohet shumë, pasi babai i nuses çon shumë më tepër në shtëpinë e burrit sesa sjell burri”. Ky është dhe ndryshimi mes fshatit dhe qytetit. “Nusja përgatit, veç të tjerash, edhe të gjitha enët e kuzhinës, prej bakri, duke nisur që nga lugët, thikat, tenxheret, xhezvet, tepsitë, dyshekë, jorganë, mbulesa atlasi, perde dritaresh, mineret prej cope të kuqe që kushtonin shumë, shiltet që janë vu nëpër minere, të cilat mbusheshin me lesh etj”. Por sipas Skënderit, ky zakon ndryshon sërish nga një zonë e Shkodrës në tjetrën;
“Në zonat verilindore çdo gjë e paguan dhëndri, edhe pajën e nuses e paguan ai. Nëpërmjet inventarit që i jepte babai i vajzës, dhëndri dërgonte paratë ose i blinte dhe ia niste nuses me njerëz të tjerë. Këto janë zakone fshatare të malësorëve që ndryshonin shumë nga ato qytetaret”, - tregon qytetari i vjetër shkodran.

Dasma qytetare

Zakonisht, muaji i preferuar për dasmën është shtatori, pra, stina e vjeshtës. Përveç kohës së mirë, ka të bëjë edhe simbolikisht rritja e prodhimtarisë gjatë vjeshtës. Pra, kjo bëhet që edhe çifti të ketë pjellori të mirë.
Vetëm në ndonjë rast të jashtëzakonshëm mund të bëhet një dasmë jashtë shtator-tetorit, kur lihej data e dasmës. Në dhoma e çardhaqe dhe oborr shtrohen sofrat. Gratë e vajzat, shoqëruar me dajre, këndojnë e kërcejnë, ndërsa burrat, nga ana tjetër, i dëgjojnë. Gratë e burrat qëndronin të ndarë nëpër dhoma. Të gjithë të ftuarit ishin prej një gjaku, pra vetëm të fisit dhe shumë rrallë mund të kishte ndonjë shok a mik siç ndodh dendur në ditët e sotme.

320 këngë dhe një javë dasmë

Shtëpitë i prisnin miqtë në çardhaqet e tyre. Dasma festohej me këngë e me valle dhe me mish e me pije. Në anën myslimane, ndryshe nga katolikët, nuk kishte verë dhe raki, por vetëm valle dhe lëngje frutash, sherbet shege dhe ëmbëlsira. Sipas gojëdhënave, ahengu shkodran ka pasur 320 këngë. Pra, rrallë se të binte radha të dëgjoje të njëjtën këngë të përsëritur dy herë në një javë festë. Veglat muzikore kanë qenë violina, sazja, një vegël me tetë tela, si çifteli e madhe dhe gërneta. Këngëtarë kanë qenë një ose dy e shumta, tre burra, kurse më vonë janë futur edhe femrat. Nga ana myslimane kanë marrë edhe valltare femra për të kërcyer në aheng, të cilat vinin nga një lagje romësh në Shkodër dhe e kishin për zanat atë punë. Edhe ana katolike nuk ka pasur shumë ndryshime në dasmë, me përjashtim të ritualeve fetare.

Nusja në shtëpinë e dhëndrit

Nëse sot, kur vjen nusja në shtëpi, njerëzit i bien borive të makinave, në atë kohë përmbi kuaj krismat nuk kishin të sosur. Nusja ulej në fillim në gjerdek, një qoshe e ndarë e dhomës ku qëndronte pa fjalë, ndërkohë që të gjithë vinin e shikonin, duke admiruar bukurinë e saj, që nga të afërm, komshinj e kështu me radhë. Në krah të nuses qëndron një i afërm i saj dhe një i afërm i dhëndrit. Pasi ulet nusja në karrige i çojnë një fëmijë, të cilit ajo i jep një dhuratë, zakonisht një monedhë ari. Këtë fëmijë nusja e merr, duke e përkëdhelur, e ul në prehër dhe e puth në të dyja faqet. Fëmija duhet të jetë patjetër një djalë. Ndërkaq, Ilvie Lohja tregon “...qysh të martën te burri lidhet dhuntia. Të mërkurën dërgojnë dhuratat te nusja dhe në darkë pihet kafja. Të premten përgatitet nusja dhe të shtunën bëhet dasma në shtëpinë e saj, ndërsa te burri të dielën nis festa. Sa hyn te burri, asaj i vihet një bukë në sqetull, kokën ia shtypin pak nën derë, ashtu siç ma kanë bërë edhe mua, në mënyrë që nusja e re të jetë e urtë e t'i bindet burrit. Dhëndri e gjuan me karamele, lekë, sheqer dhe oriz. Nusja pastaj përulet në gjunjë para portës dhe një çun i vogël i sjell ujë që të lajë duart. Ajo e shpërblen me një monedhë ari. Më tej i vënë në prehër një djalë që ajo të trashëgohet me fëmijë mashkull. Nusja rri në dhomë e s'bën zë. Të paktën më përpara nuset s'kanë folur, kurse tani ec e mbaji (qesh)”.

Nata e parë e dasmës

Në Shkodër, natën e parë burri nuk fle me nusen. Nusja fle në një odë tjetër të posaçme, e cila i përgatitet nga shtëpia e burrit për këtë rast. Ndërkaq, dhëndri gjendet mes shakave të shokëve e kushërinjve që e fusin shpesh në lojë. Para se të hyjë, natën e dytë, dhëndri te nusja, hedh një shami para portës dhe të gjithë vërsulen që ta marrin. Ndodh që për të parën herë dhëndri e sheh nusen aty pasi i heq duvakun. Të nesërmen, pra ditën e tretë, njerëzit e shtëpisë dhe nusja çohen herët në mëngjes. Nusja i ka hequr rrobat kombëtare të dasmës dhe ka vënë rroba të tjera, zakonisht të gjata. Atëherë nusja ulet poshtëë, i puth dorën vjehrrit dhe nis u jep dhurata fëmijëve. Njerëzit gëzoheshin dhe festonin edhe më tepër kur nusja dilte e bukur, e mirë. Xha Skënderi kujton: “I mbaj mend ato kohë (vitet '30, kur kam qenë fëmijë) I kujtoj të gjitha, sepse i kam përjetuar në shtëpinë tonë shumë prej tyre. Kam qenë në martesat e haxhave të mi. Normalisht, këto zakone kanë shkuar duke u liberalizuar deri sot kur dasmat pak ndryshojnë nga njëra-tjetra me përjashtim të këngëve folklorike që këndohen sipas krahinës”.

Prishja e martesës

Mund të prishej dasma, megjithëse kjo shumë rrallë ka ndodhur, atëherë kur nusja dilte me defekte e mangësi të mëdha apo të papritura. P.sh. nëse dilte e çalë apo me deformime të ndryshme dhe familja e dhëndrit nuk ishte njoftuar që më parë për këto të meta, atëherë puna arrinte deri aty sa prishej dasma për moskallëzim dhe prerje në besë. Por ndonëse nusja mund të ndahej, për ta bërë këtë gjë nuk ishte e lehtë sepse do të krijohej përplasje mes dy fiseve. Edhe kur në fillim të 1900-ës me ligj është lejuar ndarja, ka qenë tepër e vështirë. Ndërsa ana katolike, nëse dikush ndahej, nuk kishte të drejtë të rimartohej. Kisha nuk e jepte kurorën dy herë dhe njeri nuk të jepte nuse pa shkuar në kishë ku vihej kurora. Këtyre njerëzve që mund të ndaheshin, nëse donin nuse, nuk iu mbetej gjë tjetër veç emigrimit sa më larg asaj zone...

Virgjëria

Ta merr mendja që virgjëria kërkohej gjithmonë nga qytetarët për nuset e djemve të tyre apo edhe nga vetë dhëndri shkodran për nusen e tij. Madje dhe sot e kësaj ditë është një kriter që më së shumti dominon në kërkesat e djemve për nuset e tyre.

Vdekja

Si nga ana katolike, ashtu dhe nga ajo myslimane, riti i vdekjes nuk ka pas ndryshime të mëdha. Kur vdes dikush, bile edhe më parë se ai të vdesë, lajmërohet i gjithë rrethi i ngushtë familjar që të jenë të pranishëm në vdekjen e tij. Më pas bëhen lajmërimet për njerëzit. Ata vijnë, pinë cigare e kafe pa sheqer dhe dalin. Më tej përcaktohet xhenazja (varrimi). Gjysmë ore para se të bëhet varrimi, gratë dalin te dhoma e të vdekurit dhe e qajnë. Gjithnjë aty janë vetëm gra. Pastaj, kur vjen orari i daljes së arkivolit për në varreza, hyjnë burrat dhe e marrin arkivolin, duke e nxjerrë përjashta për ta hipur në karrocë, sot nëpër makina. Më pas i bëhen ritet fetare; myslimanët me hoxhën e katolikët me priftin. Burrat vijnë më pas për ngushëllime, ku pinë nga një cigare dhe kafe pa sheqer. Ata vijnë vetëm javën e parë e pas kësaj kohe veç ndonjë që nuk njeh zakonet mund të vijë, kurse gratë vazhdojnë hyrje daljet deri në pesë javë rresht. Pas të shtatave mund të shtrohet një drekë për njerëzit më të afërm. Pas kësaj vijnë të 40-at, ku i vdekuri përkujtohet sërish. Kohët e fundit ka nisur të kujtohet i ndjeri edhe në 1-vjetorin e vdekjes, por ky nuk ka qenë zakon shkodran.

Lindja

Nëse lindej djalë, burrat e shtëpisë dilnin në oborr apo çardhak dhe kanë qëlluar me pushkë e kanë bërtitur për lindjen e djalit. Po të lindte vajzë, kuptohet që nuk kishte aq shumë zhurmë. Një shtëpi që ka pas më shumë meshkuj, ka qenë më e fortë, më e integruar dhe është respektuar më tepër.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:43 pm

Dasma fshatare shkodrane

Sigurisht që edhe dasma e fshatit do të ishte me mblesëri. Fillimisht, krushqit e dhëndrit shkojnë vizitë te shtëpia e vajzës e më pas vizita rikthehet nga krushqit e nuses. Krushqit e dhëndrit duhet që të shkojnë në numër tek, ndërsa të nuses çift, (një më tepër sesa të dhëndrit). Pas disa kohësh, sipas zakonit, njerëzit e dhëndrit çojnë një shenjë në shtëpinë e nuses së ardhshme. Një unazë, zakonisht, dërgohet në këto raste. Më pas bëhet voda, që është caktimi i datës së martesës nga të dyja palët. “Ne, katolikët, shkojmë në kishë dhe e kryejmë kurorëzimin që dy javë para se të bëhet martesa. Shtëpia e vajzës e bën një ditë para dasmën, zakonisht të shtunën”, thotë Ndrek Gjoni, një nga banorët më të hershëm të fshatit Bërdicë e Madhe në Shkodër.

Dasma në shtëpinë e nuses

Krushqit e djalit, që shkojnë si miq të rinj, duhet të venë në banket një orë me vonesë dhe të çohen e të ikin një orë para. Kur krushqit largohen, nuk bën mirë që babai i dhëndrit të japë lekë, por vetëm sa takon njerëzit, ndërkaq shoqëruesit e tij japin të gjithë lekë. Në ditët tona krushqit e këtij fshati e kanë tarifën 1 000 lekë personat që shkojnë për të uruar dhe 2 000 lekë ato çifte që janë të ftuar për drekë.
Dasmat, në ndryshim nga më parë, bëhen në lokal e jo në shtëpi. Siç thamë edhe më lart e jo vetëm në fshatra, por edhe në qytetin e Shkodrës, krushqit venë një orë me vonesë e ikin një orë para dasmës, një zakon i hershëm ky, i cili gjen zbatim dendur edhe në dasmat e kësaj zone. Krushqve të dhëndrit normalisht u lihet një kënd i veçantë dhe priten me nderimet e rastit. Aty ngrihen e vallëzojnë sipas zakonit vetëm krushqit e shtëpisë, ndërsa ana e dhëndrit nuk lejohet të ngrihet në vallëzim. Të tjerët që janë rrotull duhet të darovitin me radhë çiftin që ngrihet të kërcejë. Djali me vajzën kërcen vazhdimisht në dasmën e nuses. Sipas traditës, babai i nuses ngrihet i pari ndër ata që darovitin dhe ia ngjit pas ballit nuses një shuk me lekë. Më tej dasmorët e tjerë, sipas qejfit, por edhe xhepit, vazhdojnë të hedhin lekë për kërcimin e çiftit.

Nga nusja te dhëndri

Zakoni i vajtjes një orë me vonesë dhe daljes një orë para mbarimit të darkës festive për dasmorët vlen edhe për krushqit e nuses që shkojnë në banketin e dhëndrit të gjithë bashkë dhe largohen po së bashku.


Nata e parë, me nusen flenë të tjerët

Pasi bëhet dasma te nusja, natën tjetër ceremonia zhvillohet edhe në përmasa më të mëdha në shtëpinë e dhëndrit. Një e veçantë është fakti se pasi festa mbyllet për nusen atë natë, ajo nuk fle me dhëndrin, por me një djalë tjetër. Sipas zakonit, ky fëmijë i vogël që fle me nusen duhet të jetë mashkull e jo femër, rreth 8 vjeç. Kjo bëhet me qëllim që nusja të lindë djalë.

Tabuja e ndarjes dhe virgjëria

Ndarja nga bashkëshorti nuk lejohet në asnjë rast tjetër përveç kur ka shkelje të kurorës. Pavarësisht nëse merret vesh çifti, sëmuret a jo etj., ndarja nuk lejohet. Të paktën ata që janë katolikë, kisha nuk i kurorëzon për së dyti. Gjithashtu, domosdoshmëri tjetër për një femër që do të bëhet nuse është virgjëria. Pasi në rast se ajo e ka prishur atë jashtë kurorës, sërish nuk pranohet prej dhëndrit vetëm në rast se vajza i ka treguar atij më parë për këtë gjë dhe të dy e kanë pranuar pavarësisht bashkimin. Gjithsesi, sigurisht që kjo është relative dhe nuk vlen për të gjithë fshatarët shkodranë, pasi ka të bëjë me besimin, formimin e personit, kulturën, mentalitetin...

Lindja

Pasi lind fëmija, caktohet data e pagëzimit në kishë. Zgjidhen shoqëruesit nga një femër e një mashkull që i bëhen kumbarë. Përveç kësaj, shpërndahen petulla nëpër fshat, ëmbëlsira.

Vdekja

Një nga pjesët ndoshta më interesante të ritualit të vdekjes në fshatrat e Shkodrës është edhe ajo e qajcave. Atë ditë që i vdekuri kalon orët e fundit në shtëpinë e tij për t'u përcjellë më pas në banesën e fundit, gratë e mbledhura rreth e qajnë. Madje si zakon, vaji duhet të dëgjohet sa më shumë e të shfaqet dukshëm. Për këtë arsye merren me mëditje gra që qajnë, e jo vetëm gra, por edhe burra. Burrat që e bëjnë këtë punë janë shumë më të rrallë, por për të pasur ka. “Pagesa për këta persona që kanë zanat të qajnë të vdekurit është rreth 1 000 lekë për orë. Në rastet e fatkeqësive, e para gjë që bëhet është larja e të vdekurit dhe rregullimi i tij. Më pas lajmërohen të afërmit, bëhet lista e njerëzve që do mbahen për darkë dhe nisin vajet. I vdekuri nuk duhet të mbahet mbi 24 orë në shtëpi”, tregon xha Ndreka. Para varrimit i vdekuri çohet njëherë në kishë ose prifti vjen në shtëpi, sipas rastit, e më pas shkohet drejt varrezave. Më tej riti vazhdon me ngushëllimet në shtëpi. Familjarët rreshtohen para hyrjes së shtëpisë dhe takojnë të gjithë ata që vijnë për ngushëllime. Pak a shumë, banorët e fshatit tregojnë se këto zakone nuk kanë ndryshuar nga më parë, me përjashtim të faktit që tani jepen edhe peshqeshe. Me peshqesh ata kuptojnë të hollat që vizitorët i japin familjes, duke i lënë mbi tabaka teksa u jepet kafja dhe ndonjë biskotë. Edhe për këto shuma në ditët e sotme fshati i Shkodrës i ka të ndara hesapet. Gjatë një jave që bëhet pritja e ngushëllimeve të gjithë që vijnë për të pirë kafen japin lekë sipas gradës së afrimitetit të tyre me familjen e të ndjerit që nga 200 deri në 2 000 mijë lekë.

Petrika GROSI Marrë nga Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:48 pm

Dasma Korçare, krushq “hajdutë” e vjehrra që lyejnë nuset me mjaltë

Tradita në zonën e Korçës, cilat janë ritualet e dasmës, lindjes dhe vdekjes

Ashtu sikurse rrethet e tjera të vendit, në fillim-shekullin e kaluar, edhe Korça nuk bënte përjashtim nga fenomeni i martesave nëpërmjet mblesërive. Në vijim të ciklit mbi traditat, ritet dhe zakonet e krahinave të ndryshme të Shqipërisë, kësaj here ne shkuam pikërisht drejt “qytetit të serenatave”, për të mësuar diçka më tepër mbi dasmën korçare. Në fakt, të gërmosh të kaluarën, traditën, ngjarjet dhe zakonet e largëta të humbura dhe kapërdira ndër vite, asnjëherë nuk është e lehtë. Gjithsesi, arritëm të gjenim dy personazhe përfaqësuese të trevës në fjalë, banuese në qytetin e Korçës, me origjinë nga dy prej fshatrave më të famshëm të krejt zonës, siç janë Voskopoja dhe Polena.

***
Siç e parathamë, dasmat në atë kohë, edhe në zonën e Korçës janë bërë nëpërmjet mblesërive; njerëz që shkonin në të dyja familjet, herë nga nusja e herë tek dhëndri i ardhshëm, duke bërë negociatat për fejesën dhe martesën e radhës, e cila, sipas tyre, ishte e përshtatshme për personat që bashkoheshin dhe e leverdisshme për fiset që lidhnin krushqi. Elefteri Kristo, aktualisht 80-vjeç, me origjinë nga Voskopoja, e nis rrëfimin e saj, pikërisht me mënyrën se si çiftet e reja bashkoheshin në martesë asokohe. Me logjikën e ftohtë, ndonëse 8 dekada i mbart shkëlqyer mbi shpinë, Elefteria kujton dasmën që në momentet e para të saj, pra, duke e nisur nga çastet fillestare, zanafilla:
“Çdo dasmë bëhej nëpërmjet mblesit. Nuk dinim ne dashuriçka e bredhje poshtëë e përpjetë, siç kanë dalë në modë sot...”,- thotë ajo, duke vijuar se “vinte një njeri që i njihte të dyja familjet dhe bënte bisedimet, duke u mbushur mendjen të dyja palëve që martesa ishte e mirë, si për njërën familje, ashtu dhe për tjetrën”. Fejesa bëhej me gosti ku rakia derdhej lumë, mes këngëve e valleve, ëmbëlsirave dhe njerëzve të shumtë që hynin e dilnin, duke uruar trashëgim me shumë djem dhe jetë të lumtur çiftit të ri.
Një kod i tërë përcaktonte mënyrën dhe e etapat e zhvillimit të ceremonisë më të rëndësishme në jetën e njeriut, siç ka qenë dhe për pjesën më të madhe të njerëzve, kryesisht femrave, mbetet dasma bashkimi nën kurorë me bekimin e familjes, sektit fetar, kishës apo xhamisë, priftit apo imamit. E, nëse tradita sot është zhdukur, tjetërsuar dhe harruar, kjo ka ndodhur për arsye të ndërfutjes së kulturave globale, por edhe si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ekonomike e kulturore. Në rast se ky kod do të ishte i shkruar dhe i dokumentuar, patjetër që dhe dasmat do të ishin më të pasura me elementë të humbur të traditës dhe folklorit, sipas trevave ku zhvillohen.

Dhuratat, nusja fal shami e çorape leshi
Po cilat ishin zakonet për vizitat e para mes dy palëve të krushqve të ardhshëm?
Nga ana e burrit vinte xhaxhai dhe daja i dhëndrit, bashkë me kryefamiljarin. Pra, linja më e afërt e dhëndrit. Sigurisht, që krushqit e dhëndrit do ta bënin vizitën të parët në shtëpinë e nuses, ku do të kërkonin dhe dorën e vajzës për djalin e tyre. Ata duhej të rrinin jo më tepër se dy orë në shtëpinë e nuses dhe pas urimeve dhe gostisë, ktheheshin në shtëpi. Nganjëherë, sipas rastit, shkonin edhe për darkë. Si dhurata fejese, zakonisht çohej bukë me qiqër, çorape të leshta, këmishë, etj. Kurse nusja, sipas zakonit, i jepte shami fëmijëve dhe i puthte, dërgonte çorape leshi të bëra me duart e saj për dhëndrin, vjehrrin, kunetërit, xhaxhallarët dhe dajat e dhëndrit. Veç këtyre, çoheshin edhe jorganë, çorga, levenxa, veshmbathje, e kështu me radhë...

Paja e nuses
Paja, përveç mobilimit të dhomës së gjumit dhe kuzhinës, veshjeve të dhëndrit, por dhe të nuses, kishte dhe shpenzime të tjera në kohë, energji dhe para... Elefteria kujton, se “kur u bëra nuse, shpura në shtëpinë e dhëndrit pallto, manto', nja dhjetë fustane, peshqeshe të ndryshme, këpucë, 30 çorape dhe 30 këmisha, që u kisha qëndisur jakat e mëngët me duart e mia. Unë jam martuar para 63-vjetësh (1943)”. Më tej, ajo vijon të tregojë, se “kur u martova unë, shtëpinë e burrit e kisha shumë larg nga e imja. Jemi nisur me kuaj që në mëngjes dhe arritëm në darkë. Vajta atje e hipur mbi një kalë të bardhë dhe e shoqëruar nga 10 krushq. Para se të hipja në kalë, mamaja më vuri përpara një gjym të mbushur me ujë, të cilit duhet që t'i bija me këmbë e ta rrëzoja përdhe. Mbasandaj, vëllai me xhaxhain më shoqëruan, duke më mbajtur njëri nga një krah e tjetri në anën tjetër. Kur u nisëm, burrat shkrehën pushkët dhe, edhe kur arritëm në shtëpinë e dhëndrit, pushkë të tjera u shkrehën në ajër nga ata që na prisnin. Para se të hyja në shtëpinë e burrit, më erdhi një fëmijë i vogël, të cilit i dhashë një shami që e kisha qëndisur, ca lekë dhe një palë çorape. Pastaj, pa hyrë akoma në shtëpinë e burrit, ata shtruan poshtëë një pëlhurë të bardhë, që duhet ta shkelja me këmbën e djathtë, për të sjellë fat e mbarësi në shtëpinë e re. Siç hyra brenda, takova familjarët. Të porta doli vjehrra që më leu duart me mjaltë, pastaj faqet dhe buzët. (Qesh). Kjo bëhej që të ëmbëlsoheshim të dyja: nusja me vjehrrën... Më hodhën edhe oriz...”.

Takimet e nuses me dhëndrin

Gjatë dasmës, deri natën vonë kur nisnin vallëzimi, as nusja as dhëndri nuk kishin ndonjë rol të madh, përveçse atij të manekinëve. Protagonistë ishin krushqit, dajat, xhaxhallarët, kunetërit e kunatat, vjehrrit dhe vjehrrat, pa harruar kumbarin që nuk duhej anashkaluar në asnjë rast. “Ne nuk bënim ndonjë gjë të veçantë dhe rrinin të ndarë, unë në dhomën e grave, dhëndri në atë të burrave”,- thotë Elefteria. Dhëndri me nusen takoheshin vetëm kur largoheshin njerëzit. Ata mundet që nuk njiheshin fare dhe nuk ishin parë me njëri-tjetrin. Madje, 80-vjeçarja kujton një tjetër episod gjatë bisedës sonë, të cilin na e thotë duke rrudhur ballin nga kujtimet dhe përjetimi i dhimbshëm i humbjes së bashkëshortit, e më pas, duke qeshur për ndodhinë e para 60-viteve. “Tani që m'u kujtua,- rrëfen e moshuara,- kur isha në natën e parë të dasmës, hyn im shoq në dhomën ku rrinim ne, që të ndizte cigare dhe unë u ngrita që të shkoja e t'i puthja dorën kur, ndërkohë, një nga gratë që kisha afër më bie me këmbë për të më ndalur dhe vetëm aty e kuptova se burri që kisha para meje ishte im shoq. Ç'të bëja, nuk e njihja?!... (Qesh). Dhëndri nuk kishte kostumin sepse ishte ndërruar, ndaj dhe unë nuk e njoha. Mua më kishin porositur, që kush ka një lule dhe shami në xhepin e kraharorit të palltos, është dhëndri, por siç duket nuk e vura re...”. Vjehrra e vinte nusen në provë: “Unë, si 17-vjeçare që isha, i pëlqeva vjehrrit dhe vjehrrës, sepse isha edhe shumë e pashme, madje u çuditën të gjithë dhe u gëzuan për mua”.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:49 pm

Nata e parë, nusja me dhëndri flenë të ndarë

Natën e parë, asnjëherë nusja nuk flinte me dhëndrin. Pasi ajo hidhte vallen me dhëndrin e mbaronte dhe festa, shkonin e flinin; nusja në dhomën e grave e dhëndri në atë të burrave. Në lidhje me këtë rast, Marjeta Mile, 70-vjeçare nga Korça, pohon se “mbaj mend, por edhe me çfarë kam dëgjuar nga mamaja, se atëherë mblidheshin e më këndonin, shanin dhëndrin e lëvdonin nusen, kurse dhëndrit në anën tjetër, i shanin nusen ndërsa atë vetë e lëvdonin. Por nusen ama, e shanin më tepër, kurse me dhëndrin ishin më të përmbajtur...”.

Krushqit “hajdutë” telash për dasmorët

Një zakon i veçantë në zonën e Korçës është ai i krushqve, që duhet të bëhen hajdutë kur shkojnë gjatë vizitave të ndërsjella që bëhen nga të dyja palët, me rastin e shpalljes së fejesës së çiftit të ri, traditë kjo, që ka mbijetuar dhe gjen zbatim deri në ditët e sotme... Vjollca Zguro, me origjinë nga fshati Polenë, i njohur për traditat e shumta në trevën e Korçës, tregon se “fillimisht shkëmbehet nishani, bëhen ato që ne u themi “shkelkat”. Pastaj, kur vijnë krushqit e dhëndrit, rrëmbejnë ndonjë panoramë apo send tjetër në shtëpi dhe e fshehin duke e marrë me vete. Pastaj, kur krushqit e tjerë kthejnë vizitën, edhe ata bëjnë të njëjtën gjë dhe pas një jave i kthejnë gjërat e vjedhura. Por, ka edhe raste kur ndonjë krushk, me qëllim apo pa qëllim, harron sendin që ka vjedhur dhe nuk e kthen më. Kur u martova unë, krushqit e burrit na morën një panoramë, kurse njerëzit e mi morën disa gjëra të ndryshme; panorama, filxhanë, etj.”. Puna e vjedhjeve të sendeve gjatë këtyre vizitave, në kohën e regjimit, ka qenë tepër problematike, pasi pavarësisht traditës dhe qëllimit, përse ky veprim bëhej, mund të hapte telashe për familjet e dasmorëve. Kjo, pasi nëse vidheshin disa filxhanë ose gota, dhe ndodhte që të mos riktheheshin më mbrapsht, këto orendi mund të ishin tepër të veçanta e të rralla, për më tepër, duke pasur parasysh stadin ekonomik dhe varfërinë e përgjithshme, të marra borxh nga fqinjët apo të njohur të fisit... E pra, këto raste sillnin pastaj shqetësime më vete për organizatorët e dasmës që duhet të gjenin, ose krushqit “hajdutë” dhe të merrnin sendet e humbura, ose të përgjigjeshin para atyre që ju kishin mbetur borxhlinj, me shumë të madhe parash apo me të njëjtat orendi si ato që humbën. Sipas gjithë gjasave, ndoshta kjo traditë ka qenë pikërisht për të shtuar më tepër emocionet e dasmorëve, derisa sendet e zhdukura riktheheshin sërish atje ku ishin marrë me shkathtësinë dhe fshehtësinë më të madhe, m'u para hundës së dhjetëra njerëzve të shtëpisë mikpritëse.

Kumbari, më i rëndësishmi ndër të gjithë

Asnjëherë nuk ndodh, që kurora të vihet pa praninë e kumbarit. Madje, kur nusja merret, ajo duhet të kërkohet në praninë e kumbarit dhe me mirëkuptimin e tij.
E, teksa nusja rri në shtëpinë e saj në krye të këndit, kumbari ftohet që të enjten, tri ditë para se të bëhet dasma. Vjollca shprehet se: “Kumbari është kryesori dhe pa të nusja me dhëndrin nuk mund të vënë kurorë. Detyra e kumbarit është të shoqërojë çiftin në altar e të vënë kurorë. Gjithashtu, kumbari bën peshqeshe, kujdeset që gjithçka të shkojë sipas rregullit... Kur njerëzit e dhëndrit nisen për të marrë nusen, ata duhet që të flasin në fillim me kumbarin e të bien dakord me të dhe së bashku, shkojnë e marrin nusen që të vënë kurorën. Njerëzit e nuses, janë të detyruar të shkojnë gjithmonë 2 më shumë sesa kanë ardhur njerëzit e dhëndrit tek nusja. Ne e kemi si traditë, që kumbarin e mbajmë në krye të këndit, tamam si njeri të shtëpisë”.

Maskat trembin nusen, para valles në mesnatë

Një veçanti tjetër që e kanë dasmat e zhvilluara kryesisht në fshatin Polenë të Korçës, është ajo e maskimit të dasmorëve dhe lojërave që bëjnë ata me krushqit dhe gjithë të pranishmit e tjerë, për të nxehur më tepër atmosferën, teksa afron dhe vallëzimi i parë i nuses. Në lidhje me këtë, Vjollca Zguro thotë se “diku andej nga mesi i dasmës, ka dasmorë që vishen me maska, si arap, ose si palaço, me fytyra e veshje të ndryshme grash apo burrash, për të bërë qyfyre e për të nxehur atmosferën, sepse pas këtij momenti, nusja ngrihet në vallen e parë. Kjo, zakonisht ndodh pas orës dy të natës”.

Përplasja e dy dasmave dhe “Varri i Krushqve”

Kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin fill në këtë mes. Lidhur me këtë zakon, ka dhe një legjendë, sipas së cilës, në disa fshatra afër Vithkuqit ekzistojnë disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën, pasi këto kërkojnë kohë më të gjatë investigimi dhe punë shkencore, por ajo që na thanë, është se kishte ndodhur që në atë zonë, një ditë të bukur, dy karvanë dasmorësh që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit janë përballur dhe asnjëra palë nuk tërhiqej prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.
Meqenëse këto lloj përplasjesh mund të ndodhnin për shkak se dasmat mund bëheshin midis dy familjeve nga zona tepër të largëta me njëra-tjetrën, e gjithashtu, dasmat zhvilloheshin në muajin e vjeshtës, atëherë, gjithkush nga shtëpia e dhëndrit që shikonte për së largu në horizont, karvanin me krushqit dhe nusen hipur në dorian teksa arrinin shëndoshë e mirë, jepte lajmin duke qëlluar në ajër. Krismat më tej pasoheshin nga dhëndri, që donte të tregonte se tashmë nusja dhe karvani, ishin të sigurtë nën mbrojtjen familjes së tij...


Lindja

Ekskluzivitetin e emrit të fëmijës, e ka kumbari. Ai ka të drejtë të bëjë propozimin për emër dhe familjarët zgjedhin mes alternativave që u jepen. Zakonisht, kumbarët kanë parasysh emrat e gjyshërve dhe stërgjyshërve të fëmijës që lind, të cilat i shënojnë edhe në listë, për të mos i harruar. Asnjëherë emri nuk vihet pa rënë në mirëkuptim me kumbarin. Ditën e tretë pas lindjes, bëhen petulla dhe shpërndahen bashkë me lajmin nëpër lagje dhe në njerëzit e afërt. Pavarësisht se nëpër lindje nuk ka ndonjë diferencim përsa i përket mënyrës së festimit, nëse bëhet djalë apo vajzë, në përgjithësi, gëzimi është më i madh dhe gjithëpërfshirës, kur fëmija i parë lind mashkull, sepse kështu vazhdon vija e gjakut dhe trashëgohet mbiemri i familjes...


Vdekja

Me sa na treguan në Polenë, e ashtu si atje në të gjitha fshatrat e ngjashme me përqindjen mbizotëruese të banorëve të krishterë, (orthodoksë), kur vdes dikush në fshat, ndryshe nga qyteti, nuk është nevoja të lajmërohen të gjithë për varrimin dhe vizitat, sepse fatkeqësia merret vesh shpejt dhe njerëzit vijnë vetë. Pas kryerjes së varrimit me të gjitha zakonet fetare dhe sigurisht praninë e një prifti, vizita për ngushëllime bëhen ditën e nëntë dhe të dyzetë, pastaj në gjashtë muaj, një vit, një vit e gjysmë, dy, dy e gjysmë e deri në trevjetorin e vdekjes, kur i ndjeri kujtohet për të fundit herë. “Kur kalojnë nëntë ditë nga vdekja, ne ndajmë grurë me sheqer, u japim kafe atyre që vijnë, e bashkë me kafen, edhe një biskotë dhe një gotë konjak”,- thotë Vjollca. Ajo shton, se “në ndryshim nga fshatrat që kemi përreth, të cilët janë shumica të besimit musliman, gratë në anën tonë shkojnë në varrim. Mbaj mend në Qatrom dhe Ravonik, që janë dy fshatra afër Polenës, se në varrime shikoje vetëm burrat, ndërsa gratë rrinin në shtëpi. Pastaj koha ndryshoi dhe tani gratë mund të shkojnë, por atëherë kështu ishte tradita. Edhe diçka tjetër, të vdekurit në këto fshatra i linin lakuriq dhe i mbulonin vetëm me çarçaf, kurse ne i vishnim dhe vazhdojmë t'i veshim tamam sikur janë gjallë, duke ju vënë erëza, portokaje anash arkivolit, ndonjë lule në gojë dhe një monedhë”. Përsa i përket monedhës, i jepet të vdekurit me vete; ky është një rrit që e ka origjinën përtej Korçës dhe Shqipërisë, në tokën Helene... Sipas mitologjisë, kur dikush vdes, i duhet të kalojë në lumin e Ferrit dhe që ta bëjë këtë, duhet të hipë në varkën që transporton të vdekurit dhe të paguajë vozitësin për rrugën, ndaj, në bazë të kësaj filozofie, ka mbetur dhe zakoni i vendosjes së një ose dy monedhave, në sytë apo gojën e të vdekurve, para se ata të përcillen drejt banesës së tyre të fundit...

Petrika Grosi GazetaShekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:51 pm

Dasma Tiranase, nga "dita e nuses" te "vjedhja e dhëndrit"

Kësaj here shkrimi mbi traditën dhe ritualet kryesore të jetës, si dasma, lindja e vdekja, ka për shtysë interesimin e madh të treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, në të cilat qytetarë të shumtë nga Tirana, të nxitur nga reportazhet e mëparshme të "Shekulli-Kontakt", kanë treguar diçka mbi zakonet e trevës së tyre.


"Edhe nga anët tona dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanë qejfin; dhëndrit një kostum i është veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen...",- kështu shprehet një nga pjesëmarrësit në forumin ku diskutohej tema në fjalë, duke vijuar të tregojë se "pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses... Gratë vijnë e shikojnë se çfarë` do çojnė dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se çfarë` ka sjellë nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekët ne, nuk ka derman!). Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Unë, në të gjitha dasmat tiranase që kam parë, mbaj mend që në çdo valixhe të pajës nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi".

***

Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo më kot, por sepse atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që "është e lirë". Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet sipas qejfit, në lokale të ndryshme pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijnë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por që siç thamë, të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes...

Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografitë e dasmës",- thotë Albani. E gjitha kjo bëhet sa për t'i treguar dhëndrit, se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit...".

***

Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t'i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t'ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!". Imagjinoni pak, një atmosferë me muzikë, urime, ecje dhe qëndrime me kujdesje në të njëjtën kohë, për t'u ruajtur se mos shkelet ndonjë zakon, sikundër duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori që ndez festën. E mes këtyre të gjithave, përfytyroni krushqit që ruajnë palën tjetër se mos ju vjedh gjë, megjithëse gjithmonë del dikush i zoti nga "hajdutët" për shkak dhe të gjithë rrëmujës së krijuar.

Nusja?! Ka lezet të qajë pak...! Teksa nusja është duke kaluar pragun e shtëpisë i hedhin tek këmbët raki... Kjo ka mbetur si zakon, për të mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot në Tironë s'ka pas lezet, ndaj ka qenë si "modë" për nuset të bënin sikur qanin njëçikë (pa dashur t'u hyjmë në hak, atyre që kanë qarë me gjithë mend...). Por nga bisedat e zhvilluara në forumet prej nga përzgjodhëm materialin e dasmës së sotme, dikush, mes të tjerash thoshte: "Ne themi që nuk ka lezet nuse pa lot, por kam parë unë edhe nga ato, që sapo dalin ja fillojnë me "oiii" e mbajnë kujë sikur po i pushkaton! Hiqen sikur po i martojnë me zor, e sikur nuk deshën burrë...!". Më pas, porsa nusja del jashtë, ia shtron valles me komshijtë e të afërmit përpara pallatit dhe shtëpisë, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojnë për asnjë çast. Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht, motiv të cilit për momentin nuk ja kemi gjetur ende domethënien simbolike. Pas kësaj, makinat nisen karvan duke u rënë borive dhe bëjnë xhiro në qytet. Të gjitha shkojnë ama në një vend të bukur, siç është Kopshti Botanik, ku dhe dasmorët bëjnë foto që t'i kenë kujtim.

***

Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë e gjora për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ja kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta... Kur nusja hyn në dhomën e saj shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t'ia mbushë me florinj (mjerë ai që i bie nusja me numrin e këmbës 42!).

Bestytnitë tiranase, nga morti deri te... vampirët

Riti funeral në Rrethin e Tiranës, i përshkruar prej disa informatorëve në vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar në dorëshkrimet e shumta të Arkivit të Etnografisë në Institutin e Kulturës Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranë këtij Instituti, ka pranuar të na ndihmojë duke treguar diçka specifike më tepër, mbi traditat e trevës së Shqipërisë së Mesme dhe Tiranës në veçanti;

Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetër besojnë se kur i sëmuri flet me vete, thuhet se po flet me të vdekurit, po e thërrasin të vdekurit. Po kështu edhe kur i ngul sytë në një pikë, ajo është shenjë e sigurtë e vdekjes. Të agonizuarve, hoxhallarët u këndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi që ishte duke ndëruar jetë linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e çdo faji). Populli beson se në vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj për të vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lëshoi shpirti".

***

Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatë momentit të daljes së shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratë. Të vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., në mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen përgjatë trupit. Banorët e fshatrave përdornin si aromatik për xhenazen, bahur (bar i bardhë) dhe trëndafila.

Gjatë natës i vdekuri "përgjohet" që të "mos e marrin shpirtrat e kDhampiri dhe Lugati i Selitës

Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtë loje për tironsit... Koncepti i kësaj treve mbi vampirin dhe historinë e tij, është krejt ndryshe... Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe tiranasit besojnë se shpirti i një burri të keq rikthehet në trup dhe bëhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund të kryejë marrëdhënie me gruan e tij të gjallë dhe prej këtej lind "dhampiri". Egziston një legjendë në periferitë e Tiranës: "...Një lugat me emër dhe që ka qenë i tmerrshëm, siç thonin në shekullin e kaluar (XIX) në Rrethin e Tiranës, ka qenë Lugati i Selitës. Familjarëve të cilëve u përkiste lugati, i këndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarët e tek shehelerët, i digjnin varrin me gëlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri të atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (për të mbathur, siç besohet, ndofta edhe patkonjtë e djajve që endeshin poshtëë e lart).

Petrika GROSI Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:56 pm

Dasma vlonjate, sprovat që nusja duhet të kalojë me vjehrrën dhe loja e hajdutit...

Si objekt të ciklit mbi traditën, zakonet dhe ritualet e dasmave, lindjes dhe vdekjes, këtë javë “Shekulli-Kontakt” u ndal në zonën e Vlorës. Ajo që dihet, është se traditat ndryshojnë nga një vend tek tjetri dhe Vlora ka shumë zona. Ajo bën pjesë në zonën e Labërisë, por njëkohësisht ndahet edhe në 9 zona të tjera, siç janë; zona e Lumit të Vlorës, zona e Dukatit, që përmbledh Dukat, Tragjas e Radhimë e njëkohësisht, janë dhe zona e Bregdetit dhe ajo e Papalltisë, pra një pjesë e Myzeqesë që futet në Rrethin e Vlorës. Siç parathamë, gjithsecila prej zonave të lartpërmendura ka veçantinë e saj, por ajo çka krijon një unitet tradite, është pjesa e Labërisë së Vlorës.

***
Sigurisht, që edhe në Labëri nuk gjendet një moment tjetër më i rëndësishëm jetësor sesa organizimi dhe festimi i një martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janë ato që sërish flasin me një gjuhë krejt autentike të zonës, duke shfaqur veçanti, ashtu sikurse në episode fragmentare, natyrisht që nuk mund të mungojnë elementë të përngjashëm me dasmat që zhvillohen në trevat e tjera të vendit. Periudha e martesës është momenti më i rëndësishëm i jetës në zonën e Labërisë. Para se të planifikohej një bashkim mes dy familjesh, përmes lidhjes së kurorës nga çifti i ri, ajo që shikohej me vëmendje më parë nga të dyja palët, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetër që të ishin të një niveli ekonomik, social e kulturor, në mënyrë që të mos lindnin diferencime e mospërputhje klasore dhe të shmangeshin pakënaqësitë e përveçme.
Ai që merrte iniciativën për një bashkim martesor, patjetër që nuk mund të ishte veçse mblesi. Mblesi shkonte për të pirë kafe në shtëpinë së cilës i kishte vënë “shënjestrën” dhe nëpërmjet simbolikës frazeologjike, plastikës së lëvizjes dhe çdo gjesti e fjale që thoshte, linte të kuptohej qëllimi i vizitës. Pra, e thënë në mënyrë më popullore, “ai kuptohej që në gojë, kur kishte ardhur për punë mblesërie”. Më tej, mblesi kërkonte dorën e vajzës në emër të familjes që do ta merrte për nuse. Çdo bisedë zhvillohej mes burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzës kërkonte pak kohë për të dëgjuar “zërin” e dhëndrit dhe familjes së tij, pasi kishte raste kur ai mund të ishte me të meta fizike, mendore, apo me ndonjë ves. Novruz Bajramaj, tregon se “para disa ditësh ishim duke pirë kafe, pimë një gotë raki, morëm nga një gotë tjetër dhe i zoti i lokalit na thotë se kam raki të mirë. Miku im nga Labëria, ia kthen: Kur vjen dikush e të kërkon vajzën për djalin, nuk thuhet që ke vajzë të mirë, sepse ai e ka vlerësuar derisa ka ardhur ta kërkojë”. Kjo histori tregon dhe njëherë, për traktatet dhe mënyrat e komunikimit mes familjeve, ku gjithçka vendosej prej krushqve e mblesëve dhe pak kishin në dorë ata që do të martoheshin, që dashur pa dashur, do të kalonin jetën me njëri-tjetrin.

Momentet premartesore të Labërisë
Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.
Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një ditë këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.

Nusja pritet me krisma
Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit.

Sprovat që duhen kaluar me vjehrrën
Studiuesi vlonjat, Novruz Bajramaj, tregon se “provokimet kanë qenë në traditën e Labërisë. Para se nusja të nisej nga shtëpia e saj, porositej prej grave të fisit, hallave dhe tezeve, që të mos harronte asnjë zakon të traditës. Në asnjë mënyrë, nusja nuk duhej që të harronte se, po të takonte një nuse tjetër rrugës, ato duhet të këmbenin shamitë dhe ëmbëlsira mes tyre. Më pas, nusja e re nuk duhet të harronte gjithashtu, momentin kur të hynte në shtëpinë e dhëndrit; ajo patjetër që duhet të linte mënjanë ngurimin dhe hutimin dhe shumë solemnisht, kur të zbriste nga pela e bardhë, duhet që të përulej e t’i puthte dorën vjehrrit dhe vjehrrës. Po kështu, nusja e re nuk duhet të harronte që kur i afrohej pragut të portës, të mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltë, me të cilin ajo do të ngjynte pragun. Më pas, kemi momentin kur ajo përballet tet a tet, me vjehrrën në dhomën e burrave, ku duhet ta rrotullojë plakën tre herë dhe t’i puthë dorën në çdo rrotullim, për të kaluar tek monedha që nusja duhet ta fusë në këpucën e saj para se të niset, në mënyrë që kur nipçja i vogël i dhëndrit të shkojë e t’i heqë këpucën, ta gjejë këtë simbol mbarësie... Nëse nusja harronte ndonjë prej këtyre adeteve, atëherë do të shikohej që në fillim me përçmim nga vjehrra dhe do të kishte probleme në marrëdhëniet mes tyre. Veç këtyre zakoneve, kemi dhe atë që quhej “Syri i zi”. Për të shmangur “Syrin e zi”, nuses i vareshin hudhra e qepë të fshehura dhe një flamur i kuq, pasi labët besonin se shejtani e kishte frikë të kuqen dhe largohej.

***
Kur vjen nusja te dhëndri, të parët që ta presin duhet të jenë patjetër vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth dorën që të dyve, ndërkohë që, pas çaste më pas, të tjerët nisin e i hedhin nuses lekë, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtëpisë, ku vjehrra i sjell mjaltë, me të cilin nusja, për mbarësi duhet të lyejë derën. Pasi nusja hyn në shtëpi, kemi një zakon tjetër; ajo drejtohet menjëherë në dhomën e burrave, ku gjen të ulur në krye të këndit, vjehrrën. Kjo është përballja e parë vetëm për vetëm, e dy zonjave të shtëpisë. Pasi hyn në dhomë, nusja fillon të vërtitet plot tri herë rreth karriges ku është ulur vjehrra dhe në çdo rrotullim, shkon dhe i puth dorën plakës. Diçka para dhe pas atyre momenteve ishte e pathënë, por vetëkuptohej prerazi: Për çdo fjalë që vjehrra thoshte, nusja duhet t’ia kthente kokëulur “lepe”, që do të thotë “si urdhëron”. Siç mbaron me rrotullimin tri herë dhe puthjen e dorës së vjehrrës, nusja ulet në fronin e saj, ku duhet të nusërojë disa orë. Aty vjen një nga nipçet e dhëndrit dhe i heq vajzës këpucën, për të marrë monedhën që ajo ka fshehur.

vijon


Edituar për herë të fundit nga Epirotarum në Thu Dec 18, 2008 10:59 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 18, 2008 10:57 pm

Dhëndri dhe lojërat e hajdutërisë
Nëse krijojmë një pasqyrë imagjinare të ndarë në dy sfonde, në krahun tjetër të ndodhive me nusen, ishin dhe ndodhitë me dhëndrin. Ai merrej nga djemtë dhe burrat e fisit, të cilët e uronin, e përqafonin dhe më pas loznin me të, apo e ngacmonin me alegori, por gjithmonë në një sfond tepër dashamirës dhe në funksion të ndezjes së atmosferës festive të dasmës. Pas momentit kur fëmija i vogël merr monedhën nga këpuca e nuses, në dhomë hyn dhëndri, i cili i ngre përçen gruas, për ta parë në fytyrë. Gra e burra nuk kanë qëndruar asnjëherë bashkë, madje gjithmonë ndarjet bëheshin në tri kategori: Gratë, burrat dhe fëmijët, që uleshin të ndarë sipas klasifikimit dhe nuk përziheshin me njëri-tjetrin. Si në dhomën e grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojëra popullore, të cilat sipas traditës, për fitues kishin atë që tregohej më i zoti ndër shokët për të vjedhur njëri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekë e monedha, duheshin shtrënguar mirë, e në të njëjtën kohë, me sy kërkohej preha që duhej të humbte, pikërisht ato objekte që “hajduti” i ruante për vete, mos ia vidhnin sy ndër sy... Ka qenë dhe një zakon tjetër sipas të cilit, krushqit e nuses, para se të jepnin vajzën për grua, provonin dhëndrin sa i zoti ishte. Ata i vinin si kusht që ai të vidhte, p.sh., dashin më të mirë të një kopeje që ata ia caktonin. Nëse dhëndri nuk e bënte, do të thoshte se nuk qe i zoti “për ta nxjerrë qimen nga qulli” dhe nusja nuk i jepej. Teksa e pyesim për këtë zakon, etnologu Bajramaj, na thotë se “ky nuk është një zakon i mirëfilltë vlonjat, por e ka origjinën më tepër nga barinjtë e malësisë, të cilët kishin si zakon që ia vidhnin njëri-tjetrit bagëtinë dhe nëse dhëndrit i vidhej bagëtia dhe ai nuk vidhte dot, atëherë tregohej se nuk qe i zoti për familje”.

Dajat, gjithmonë në krye të këndit
Tradita e respektimit të dajës maksimalisht, madje shumë më tepër sesa xhaxhain, gjendet edhe në zonën e Labërisë. Bajramaj tregon, se “jo vetëm nëpër dasma, por në çdo ceremoni tjetër, vendet kryesore i zinin dajat, pastaj krushqit e mëdhenj në moshë, e kështu me radhë...”. Daja kishte rëndësi të madhe dhe konsiderohej si njeriu më i respektuar në familje, pasi nuk ishte pjesë e familjes, por ishte vëllai i nënës dhe miku më i afërt i familjes. Vazhdimisht daja ka qenë personi më i rëndësishëm, edhe për nusen dhe për dhëndrin, ndërsa xhajat kishin detyrime në shtëpi dhe merreshin me punët e dasmës. Daja mbante peshën kryesore të mbarëvajtjes së gostive, muhabeteve, festës dhe krejt ceremonive. Duhet thënë se fjala e dajës kishte tepër peshë; ajo qe urdhër, qoftë për ata që shkojnë të marrin nusen, apo dhe për ata që e sjellin nusen tek dhëndri.

Vallja e Zogave
Një valle e veçantë me tipare qytetare, nuanca të së cilës ndeshen në krejt Labërinë, por edhe më gjërë, në Kosovë, Çamëri e Maqedoni, është “Vallja e Zogave”. Në një anë të odës, qëndron një grua bashkë me vajzat e saj dhe ia nis këngës me këto fjalë: “Lum kush ka zoga shumë...”, në anën tjetër ndodhej një grua e vetme, e cila ia kthente vargun së parës: “Ke ti, por ta marr unë...”. E kështu, çdo herë që përsëriteshin këto fraza, gruaja e vetme i merrte gruas që niste këngën nga një vajzë, simbolikisht, për djemtë e saj, kuptohet, nëpërmjet këngës dhe vallëzimit.

Natën e parë, me nusen fle nipçja i dhëndrit
Natën e parë, nusja nuk flinte me burrin, por me një të afërm të burrit. Kuptohet, që i afërmi duhet të ishte një nip dhe i vogël, me të cilin nusja flinte natën e parë. Burri nuk bëhej xheloz për këtë gjë, pavarësisht mentalitetit, sepse ishte përgatitur gjatë gjithë jetës për të pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin më të madh, këtë zakon.

Mëngjesi i parë i nuses, pasi ka fjetur me dhëndrin
Nusja, pasi fle me dhëndrin, del e shoqëruar nga kunatat dhe puna e parë që bën, do t’i çojë kafe vjehrrit e vjehrrës, ndërsa ata i hedhin para në tabaka (dhisk). Pastaj, ajo është e detyruar të ndërrojë rrobet e nusërisë, për të mbajtur veshjen karakteristike të zonës së gruas të shtëpisë. Siç përfundon me kafet, nusja merr shtambën dhe shkon të mbushë ujë në burimin e fshatit. Por, që në të gdhirë, kemi një fenomen tjetër tashmë të harruar, i cili ka qenë zakon për zonën. Për të treguar virgjërinë e vajzës, në mëngjes, vjehrra var në oborr çarçafin që e ka hequr nga krevati ku kanë fjetur nusja me dhëndrin, i cili duhet të jetë i përlyer me gjak, për të treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenë e virgjër. Por jo gjithnjë dasmat shkonin mirë...! Nëse burri s’do ta gjente vajzën e virgjër, atëherë ai e kthente në shtëpi. Këtu nuk kishte ndonjë problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjë qejfmbetje, por ata që e mbanin përgjegjësinë më të madhe ishin mblesët, të cilët kishin dalë edhe garant për vajzën. Ka pasur raste që këto probleme janë mbyllur me vrasje, ashtu siç ka ndodhur që janë mbyllur edhe me mirëkuptim.

Matriakati i fshehur
Gruaja ka pasur pushtet të madh në zonën e Labërisë. Zakonisht, kush luan rolin më të rëndësishëm në shtëpi, është dhe më i fuqishmi. Në zonën e Labërisë, burrat shkonin në mal për të kullotur bagëtitë, apo në luftë e gurbet. Në të tilla raste, gruaja me moshë më të madhe në familjes, pra zonja e shtëpisë, bënte ligjin. Ajo mbante paratë, bënte llogaritë për të gjitha gjërat, deri tek më delikatet, pra, luante rolin kryesor në ekonominë e shtëpisë dhe sigurisht, kishte pushtet më tepër edhe se burri, por me një përjashtim: Kjo nuk ndodhte në ato familje, burrat e të cilave quheshin “Burra të Kuvendeve”, të cilët kishin pushtet absolut në shtëpitë e tyre.


Lindja, vjehrra e lidhte nusen në stallën e bagëtive
Kur në një familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me të madhe. Tingëllon duke zgjuar habi, por është e vërtetë! Bajramaj tregon se “nuk duhej ta merrte vesh njeri ditën e lindjes së një fëmijë, pasi syri i keq dhe magjitë, mund të dëmtonin foshnjën. Zakonisht lindjet bëheshin në shtëpi dhe dita nuk tregohej e saktë. Kishte gra që merreshin me këtë punë. Sipas zakoneve pagane që kanë ekzistuar deri vonë, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte në stallën e bagëtive nga të dyja duart dhe e linte aty të ulërinte e vetme, derisa të lindte”. Kuptohet që, nëse fëmija do të lindte mashkull, festa do “buçiste” edhe më shumë, por edhe në rast se fëmija qe vajzë, gëzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte në botë fëmija i parë për çiftin. Peshqeshet më të mëdha ishin të vajzës nga prindërit e saj, kur lindte fëmja, pas 40 ditësh. Nëna e re, e merrte pjellën e vet dhe e çonte tek familja e saj, për t’u rikthyer pas disa ditësh tek shtëpia e dhëndrit, bashkë me peshqeshe të shumta...

Vdekja, gra që ngrejnë kujë dhe çjerrin fytyrën
Ka qenë shumë interesante edhe tradita e vdekjeve, përsa i përket zonës së Labërisë të Vlorës. Mënyra e ritualeve dhe e përjetimit të një vdekje, varej nga mënyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Në rast se i ndjeri ishte në moshë relativisht të re, atëherë kuja ishte më e madhe, ngashërimi më rrënqethës, kurse, kur ai që ndahej nga jeta ishte i moshuar, atëherë kuptohet që dhe vaji do të ishte i një shkalle më të ulët, pasi vdekja normalisht, në ato raste, pritet si proces i natyrshëm. Novruzi tregon për “Shekulli-Kontakt” se, “kur isha në Radhimë si mësues, ndodhi që një djalë i mrekullueshëm rreth të 30-ve të vdiste pasi e zuri korenti. Pashë që gratë e fshatit dolën në pjesën më të ngritur të fshatit dhe ulërinin me të madhe e çirrnin faqet. I pashë me sytë e mi, që fytyrat e tyre u mbushën me gjak...”. Pasi vdes personi, sigurisht që ndër të parat veprime që bëhen, pas kontrollit mjekësor, janë përgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve, parfumosja, etj. Një traditë tjetër e veçantë e vlonjatëve, është mënyra e përcjelljes së të vdekurit drejt banesës së fundit. Në Tragjas të Vlorës e kanë pasur si zakon, që arkivoli i të vdekurit, në çdo lagje që kalonte, mbahej nga banorët e lagjes përkatëse.

Petrika Grosi G.Shekulli

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dasma Shqiptare Empty Re: Dasma Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi