Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135

Shko poshtë

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135 Empty Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 23, 2012 12:16 pm

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135 Lamtumira-per-studentet

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135


Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135 Berisha610x-55
Tre prej vajzave të plagosura nga aksidentin tragjik në Himarë, që po marrin mjekim të specializuara në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndodhen në gjendje kritike. Një prej tyre ndodhet në koma ndërsa dy të tjerat paraqiten në gjendje të rëndë dhe mund të dërgohen jashtë Shqipërisë.

Drejtori i Politraumës, Sami Koçeku, është shprehur se dy prej tyre mund të dërgohen edhe jashtë vendin për një trajtim akoma edhe më të specializuar.

“Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen. Eriselda është politraumë e mirëfilltë. Ka dëmtuar mjaft rëndë shpretkën. Ka një veshkë unike, ne e fusim tek të sëmurët serioz. Florieje Peçi, krahas politraumës ka dhe frakturë në shtyllën kurrizore. Duke u nisur nga një sensibilizim i madh meqë janë të gjitha vajza të reja mendohet se mundet ti transportojmë”, deklaroi Koçeku.

18:45 Presidenti i Komisionit Evropiane, Jose Manuel Barroso, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Barroso ka përcjell ngushëllim në emër të institucionit që përfaqëson dhe në emrin e tij personal për viktimat e tragjedisë së Himarës.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve te Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshirojnë t`u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të aksidentit rrugor tragjik që ndodhi dje në Himarë”, thuhet në mesazhin e Barrosos.

18:00 Gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak në Tiranë, kryeministri Berisha është shprehur se gjithçka që do të jetë e nevojshme për të plagosurat. “Garantoj prindërit që qeveria do të bëjë gjithçka për t’u dhënë atyre ndihmën më të specializuar”, tha kryeministri. Nga ana tjetër ai shprehu falënderim për ndihmën e shpejtë të dhënë nga banorët e zonës së Bregut në Himarë, mjekët dhe forcat e armatosura, që sipas tij kanë fluturuar jashtë kushteve të lejuara për të shapërtuar jetën e të studentëve të plagosura.

16:35- Kryeministri, Sali Berisha, ka vizituar sot Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ku shprehur ngushëllime me viktimat e tragjedisë së Himarës. Berisha, u shpreh se aksidenti ku humbën jetën 11 studente të këtij universiteti ishte një dramë e madhe.

“Ishte një tragjedi dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen edhe dy herë më e rëndë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta, në një aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur”, tha kryeministri.

Pas vizitës në Elbasan, Berisha është nisur drejtë Spitalit Ushtarak, ku do të vizitojë studentet e plagosura.

6:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot Elbasanin për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për studentët që humbjen jetën dje në Himarë.

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135 T10938

Topi ka vendosu kurora me lule në hollin e universitetit ku ishin vendosur fotot e njëmbëdhjetë studenteve që humbjen jetën.

“Jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik”, tha Presidenti.

Topi duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, theksoi solidaritetin e shprehur nga të gjithë.

Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 26 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare135 Fk610x-53

07:30 - Të gjitha institucionet e vendit do të ulin sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, do të mbajnë një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.

Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji.

Ndërkohë, trupat e pajetë të 13 viktimave janë nisur mëngjesin e sotëm nga Vlora për në kryeqytet.

Viktimat janë:

1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
11. Eriola Xhoi nga Elbasani (vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët)
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja


Himarë, bie autobusi me studentë nga Elbasani, 13 viktima
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi