Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...!

Shko poshtë

Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...! Empty Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 23, 2012 3:51 pm

Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...!


Nga Florim ZEQA: Pas 1053 km rrugëtim...



Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...! 0_350x263_images_stories_2012_Maxhun-Smajli-ne-rrugetimin-e-tij
Në ditën e 59-të të Marshit të tij, Maxhun Smajli arrin në Portin e Barit (Itali), duke permbyll kështu rrugëtimin në këmbë nëpër shtetët që në vitin 1999 ishin pjesëmarrëse në bombardimet e NATO-s ndaj caqeve Serbe.


Ju deshtën 405 km apo 14 ditë për ta kaluar Gjermaninë, 138 km apo 6 ditë Austrinë, dhe 39 ditë apo 1053 km rrrugë për të permbyllë rrugëtimin këmbë në shtetin, nga i cili për 78 ditë u ngriten Aeroplanët nga baza e Avianos që sollën lirinë e vendit tonë.

Në Itali hyri në vendbanimin Passo di Resia në ditën e 20-të të Marshit të tij, në km 558-të, më 12.04.2012 në ora 13 e 28 minuta, për të kaluar natën e parë në vendbanimin e quajtur San Valentino. Për të vazhduar rrugëtimin nga një vend në tjetrin, hap pas hapi, minutë pas minute, ditë pas dite, kilometër pas kilometre, deri në kilometrin e 1596-te që Maxhunin e gjenë në Portin e Barit, në prag të nisjes drejtë tokës Shqiptare, për të vazhduar nga Porti i Durrësit, në derjtim të Alpeve Shqiptare, deri në cakun final të Marshit të tij,që është Kosharja legjendare ku pritet të mbërrijë më 12 qershor.

Gjatë rrugëtimit nëpër Itali, Maxhuni hasi në një mikëpritje vëllazërore nga bashkatdhetarë të shumtë, si dhe një mikëpritje të ngrohtë të popullatës dhe autoriteteve Italiane...

"Nga ky rrugëtim dola i pasur" - shton Maxhuni, në Itali gjeta shumë vllëzer e motra që deri para këtij Marshi nuk e dinja që i kam,... për të cilët do të mendoj gjithmonë. Po ashtu në kontakt të përditshem më popullatën Italiane i mësova shumë fjalë,... më të shpeshta ishin fjalët; io sono Albanese, vado a piedi in Kosovo, grazie,...arrivederci etj."

Për Italianët, Maxhuni ishte një befasi e pa pritur dhe e pa imagjinueshme. Plaku 75 vjeqar Maurizio i thotë Maxhunit; "deri më tani kam parë e ndëgjuar për; Anglez, Gjerman e të tjerë që kan bërë udhëtime të gjata në kembë,... është hera e parë në jetën time që takova një Shqiptar duke bërë një rrugëtim kaq të gjatë në kembë".

Njëri nga vendet ku është pritur e nderuar Maxhuni eshte "Centro di Educazione alla Pace" ne Rovereto afër Trento. Nga aty Maxhuni u shpreh: "ky marsh i imi është një falenderim për NATO-në dhe shtetët që ndihmuan në çlirimin e vendit tim, dhe një mesazh për autoritetet Kosovare, për qeverinë që nuk po bejnë sa duhët për popullatën në Kosovë".

Në ditën e 33-të të Marshit, më datën 25.04.2012 në Itali ndodhej ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli. Në pyetjën e një bashkatdhetari që i bëhet atij rreth Marshit të Maxhunit,ai përveq rrudhjës së krahëve tregohet fare i pa interesuar për ket akt të guximshëm, human e patriotik të një pjestari të Diasporës, ministrinë e së cilës ai e drejton.

E pajustifikueshme mbetet indiferenca e Institucioneve të Shtetit, Ambasadave të Kosovës në vendet nëper të cilat rrugëtoi Maxhuni, e në veqanti kjo në Itali që nuk e panë të udhës të kontaktojnë më të, së paku për t'i dhënë nje mbështetje morale. Përderisa autoritetet Italiane e pritën dhe nderuan disa here duke e çmuar lartë Marshin e tij.

Ndodhë kështu sepse Institucinet e vendit sot, përfshirë këtu edhe Ambasadat në të shumtën e rasteve nuk janë të krijuara mbi bazën e vlerave të mirëfillta kombëtare e njerëzore.

Maxhuni është vlerë kombëtare, veprimtaria atdhetare e tij është shumë dimenzionale nga e cila bartësit e institucioneve do të mund të mësonin shumëçka, e në radhë të parë dashurinë ndaj atheut e popullit të vet.

Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...! Maxhun-Smajli-ne-rrugetimin-e-tij
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi