Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë

Shko poshtë

Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë Empty Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 24, 2012 10:35 pm

Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë


Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë 001-ta_pastrojme
Në aktivitetin e pastrimit të mjedisit, nismë kjo që ka filluar në mbi 100 shtete të botës e ku është përfshirë edhe Republika e Kosovës, në Lagjen “Dardania” të Prishtinës, Presidentja Jahjaga ishte së bashku me Kryeministrin zotëri Hashim Thaçi dhe me kryetarin komunës së Prishtinës zotëri Isa Mustafa.

Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë 001-aksioni_ta_pastrojme_Kosoven-(1)



Presidentja Jahjaga me këtë rast theksoi se ky aksion për pastrimin e mjedisit duhet të vazhdojë në baza të rregullta.

“Sot kemi dalë që të përkrahim një iniciativë të këtillë, sepse Kosova është atdheu ynë dhe secili prej nesh dëshiron që ta ketë një vendbanim, një lagje dhe një qytet më të bukur, më të mirë dhe më të pastër.
Është një iniciativë shumë e mirë të cilës edhe Republika e Kosovës i është bashkangjitur, iniciativë që tanimë ka filluar në mbi100 shtete të tjera dhe që ka aspektin vullnetar të qytetarëve të ndryshëm, që është iniciativë që quhet “Let’s do it World”.


Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë 001-aksioni_ta_pastrojme_Kosoven-(4)

Duhet të përshëndetet një iniciativë e këtillë, që ka filluar edhe në Kosovë dhe shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dhe jo vetëm sot, në bazë të vullnetit të mirë, jo vetëm në Prishtinë, po në të gjitha qytetet e tjera të Republikës së Kosovës, kjo iniciativë të vazhdojë dhe të mirëmbahet si e këtillë, sepse të gjithë ne dëshirojmë që Kosova të jetë e pastër dhe duhet ta mbajmë të tillë.
Kjo ka të bëjë edhe me aspektin e vetëdijesimit të njerëzve, sepse nuk është punë e një dite, por është punë e përditshme, meqë dëshirojmë të kemi një ambient më të pastër, për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.


Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë 001-aksioni_ta_pastrojme_Kosoven-(5)-1

Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë 001-aksioni_ta_pastrojme_Kosoven-(2)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi